Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në një shkrim të tijin në “Facebook” për ngjarjet e fundit dhe tensionet me Greqinë.
Ai komenton rastin e dënimit të dy shoferëve të MPJ-së, që u kapën me tekste në gjuhën shqipe në Janinë dhe janë dënuar brenda disa ditësh me nga 30 ditë burg.
Ngjela thotë se Greqia ka falsifikuar historinë që me mbretin gjerman që ka patur dhe deri me forcimin e kishës greke, e cila e urren gjuhën shqipe.
SHKRIMI I PLOTE
Frika historike e injorancës greke ndaj gjuhës shqipe, është një roman me horror.
Para disa ditësh u arrestuan dhe u dënuan në Greqi dy shoferë shqiptarë pse kishin në makinat e tyre libra të shkruar në gjuhën shqipe.
Por kjo nuk është një rastësi dhe as një lapsus policor: kjo është pjesë e pandarë e një historie antishqiptare, e injorancës anadollake greke, që ka njëqind e pesëdhjetë vjet që vijon. Kjo injorancë greke, dihet tani si e provuar se, për shkrimin e gjuhës shqipe, ka vrarë patriotë të mëdhenj shqiptarë gjatë pushtimit osman, në bashkëpunim edhe me pushtuesin osman, sepse edhe ky gjithashtu, ka qenë një armik shekullor i ethshëm i gjuhës shqipe.
l.
E gjithë histeria greke në 150 vjetet e racizmit grek antishqiptar ka qenë frikë dhe kompleks i psikikës së trembur greke nga zbulesa e historisë që po vinte. Historia e Greqisë moderne, është krijimi mitologjik i mbretit grek me dinasti bavareze, dhe, e gjitha, me tendence ahistorike antishqiptare, që shkon deri në racizëm.
I gjithë miti është një e pavërtetë për të pajisur me certifikatë historike helene të ardhurit grekë nga grekët e Anadollit.
Mbreti gjerman i Greqisë e dinte mirë se historia e kesaj treve, nga rrethet e Athinës e deri lart në kufirin malazez e serb, ka qenë një histori shqiptarësh. Por, fati i keq i shqiptarëve që ishin ende nën sundimin osman, dha shtratin e mitit bavarez antishqiptar. Ky mit filloi të zbehej, sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane dhe krijimit të Shqiperisë. Por, pikërisht në këtë kohë, trysnia greke antishqiptare kaloi në racizëm të hapur.
Tërbimi i luftës antishqiptare, i drejtuar nga kisha greke, u vërsul i gjithi kundër gjuhës shqipe. Dhe kjo vazhdon edhe sot. Ky është një turp i madh historik, të cilit po i vjen fundi.
E gjithë propaganda aktuale greke për “të drejtat e minoritetit grek në Shqiperi”, nuk ka lidhje me minoritetin prej 50 000 grekësh të ardhur nga Anadolli në Shqiperi, në fund të shekullit të XIX-të, por, vetëm e vetëm, që të mos ketë kurrë një pretendim për gjuhën shqipe në Greqi.
Kjo në fakt është arsyeja e moslejimit të librave shqip në Greqi, dhe burgosja e dy shoferëve shqiptarë para disa ditësh.
ll.
Gjithsesi, fakti më i rëndë në këtë histori greke antishqiptare është gjenocidi anti-çam kundet shqiptarëve në Çamërinë e vitit 1946: vrasja e rrerh 6000 shqiptarëve dhe dëbimi nga trojet e tyre i 28 000 shqiptareve, banues të lashtë autoktonë në Çamërinë epirote shqiptare, në një territor prej 18 000 km2.
Edhe ky krim ka qenë një fshehje e madhe, por tani i ka ardhur fundi. Ky genocid makabër, i njohur botërisht tani, do të marrë lartësimin e tij të përditshëm për dëmin kriminal antinjerëzor dhe ekonomik që shteti grek i ka shkaktuar shqiptarëve dhe shtetit shqiptar.
Demi civil, i shkaktuar kundër shqiptarëve në Çamëri, sipas një përllogaritjeje për të vrarët, të shpronësuarit nga rreth 100 000 ha tokë, për të shpërngulurit e 28 000 shiptarëve drejt Shqipërise: dëmi i tyre civil per capita dhe dëmi që i është shkaktuar Shqiperisë që i priti, i përllogaritur jo deri në fund, i kalon 150 miliardë Dollarë amerikanë.
Greqia nuk ka shans që të mos e paguaje këtë dëm, të kthejë tokat e shqiptareve të shpronësuar në Çamëri dhe jo vetem aty, dhe të lejojë riatdhesimin e çamëve të shpërngulur në vitin 1946.
Shumë shpejt do ta shihni, që çeshtja çame do të jetë ndërkombëtarisht shumë e mprehte dhe njëlloj sikurse ishte çeshtja kosovare në vitet ’90 të shekullit që kaloi.
lll.
Ka ardhur koha që shqiptarët duhet të riafirmojnë vetveten në Ballkan me historine e tyre të madhe në keto treva, dhe, njëherësh, të lajnë hesapet me tradhtinë dhe tregtinë e brendshme të shqiptareve të shitur, që historikisht kanë qenë vegla të genocidit dhe racizmit antishqiptar grek, që nga vitet 1920 dhe vitet 1940, e deri te shitja e fundit e detit shqiptar në gjirin e Sarandës, në vitin 2007-2009, autorët tregtarë antikombëtare të të cilit jane ende nëpër këmbë dhe kërkojnë të livadhisin sërish me tregtinë e tyre të ndyrë, për të ardhur në pushtet me këtë lloj tregtie antikombëtare… Ashtu siç erdhën ne vitin 2009; kur politika greke iu mundësoi manipulimin e zgjedhjeve politike të atij viti.
Historia e Shqipërisë patjetër që duhet të rishkruhet, dhe, reforma e nisur kundër korrupsionit aktual shqiptar, patjetër që ështe hapi i parë i madh në krijimin e dinjitetit kombëtar shqiptar, përpara historisë që vjen. Dhe këtu do të fillojë sigurisht rishkrimi shkencor i historisë shqiptare, të fshehur nga shtetet fqinje, nga fuqitë e mëdha të Europës së fillimit të shekullit te XX-të, dhe nga historiografia e shitur ose e trembur shqiptare.
Kjo është arsyeja që shqiptarët sot, në të dy shtetet shqiptarë në Ballkan, dhe kudo ku jetojnë, duhet të jenë të bashkuar përpara kësaj historie të re që po vjen për të rikrijuar vetveten, pas një nëpërkëmbjeje antishqiptare që ka zgjatur mbi pesëqind vjet. Sepse, e gjithë përçarja e shoqërisë shqiptare në pesë shekuj histori, ka si arsye fshehjen dhe denigrimin e çeshtjes shqiptare në Ballkan.
Komentet