Një burrë i pasur po darkonte me gruan në një restorant luksoz. Ndërsa po hanin, kaloi atypari një vajzë e re dhe e bukur. I afrohet burrit, e përqafon dhe i pëshpërit diçka në vesh. Sapo largohet vajza, gruaja kurioze e pyet burrin se kush ishte ajo vajzë misterioze:
-Është dashnorja ime, – i pëgjigjet burri krejt i qetë.
-Si guxon të thuash ashtu, i poshtër… Nesër do të thërras avokatin tim dhe do të kërkoj divorc të menjëhershëm.
-Mirë, – i tha burri, – thirre, por që nesër nuk do të vozitësh më vetura të shtrenjta, nuk do të darkosh më në restorante luksoze, nuk do të shtëtisësh më nëpër botë si deri tani, nuk do të bësh shopping në Londër, Paris, Nju Jork…
Gruaja uli kokën si e penduar dhe nuk po bëzante më. Pas pak hyri një shok i burrit me një vajzë përdore.
-Shiko Shabanin me një vajzë, – i tha gruaja burrit,- a thua kush do të jetë ajo?
-Është dashnorja e tij, – i tha burri.
- Nuk qenka aq e bukur, – i tha gruaja. DASHNORJA jonë është më e bukur.
Komentet