*KUJTIM GJONAJN, Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…
Arti nuk njeh kohë, nuk njeh kufij, nuk njeh mure e për më tepër moshë. Arti dhe krijuesi i artit është si vera e vjetër, qësa më shumë qëndron aq më e dashur bëhet. Ja kështu po ndodh dhe me regjisorin e shquar z.Kujtim Gjonaj në 70-të vjetorin e lindjes së Tij, rritur në kryeqendrën shqiptare në Tiranë me origjinë nga Mezhgorani i Tepelenës. Nuk kishte sitë ndodhte ndryshe me Kujtimin, përveçse të dashurohej me artin, sepse të kesh parë nga afër muzgun e mëndafshtë blu mezhgoranas, borën e bardhë majave si vello transparente e nuseve në ditën e dasmës, lulet e bardha të kumbullave me një vijëzim rozë anash si qëndismë paje, gurgullimën e përroit që derdhet si argjend nëlumin Vjosa dhe ndërkohë tëdëgjosh për luftrat, bëmat heroike, për shkollën shqipe dhe mësuesit e saj që shpërndanin dritën e diturisë, për avokatin e Pavarësisë Feim Bej Mezhgoranin patjetër që diçka do të futet në rremba të gjakut dhe do të ngacmojë gjer në lulëzim marramendës një ditë…Mjaft dokumentarë me figura nga më të ndritura historike dhe të artit kanë vlera të padiskutueshme, kanë shpirtin e një artisti me veshje të argjendtë poetike.Nuk e di sepse kam një ndjesi të ndaloje së pari tek filmi dokumentar me titullin “MARGARITA”, ku vetë emri i saj plot shkëlqim nuk e ka munduar fare për titullin, sepse çdo shkronjë ndriçon, bën dritë. Margarita është ikona e bukurisë femërore dhe e artit njëkohësisht. Binomi bukuri dhe art i kanë dhënë perëndeshën e frymezimit regjisorit për tësjellë për publikun këtë film të realizuar mjeshtërisht. Figura brilante e Margaritës, aktrimi i saj mahnitës me siguri në se do të jetonte në botën e lirë medoemos do të kishte tërhequr vëmendjen e Hollivudit…
Margarita edhe pse i ka kaluar të 80-at ajo qëndron si një hyjneshë e bukur dhe virtuoze në aktrim. Loja e saj aktoreske është siç thotë Bokaçio për poezinëse: “Sa më shumë ikin vitet, aq dhe mëbrilante bëhen tercinat e Dantes”.Vetë Margarita është POEZI!…
Dokumentari për Çamërinë të titulluar “Endrra e Çamërise” duket sikur vjen nga lashtësia homerike, ku së bashku me skenaristin Enver Kushin trokasin fort në zemrat shqiptare, në ndërgjegjen kombëtare për zgjimin e saj, për Sulin, Prevezën, Paramithin e gjithëÇamërinë. Çamëria në këtë dokumentar me gjithë materialin e sjellë nga arkivat e ndryshme jepet e plotëështë një frymëzim për brezat, ështëprush që qëndron i ndezur, është dëshmi në ninëzat e syrit çam…
Endrra e Çamërisë duket sikur mbledh rreth oxhakut ne Ninat në fshatin e lindjes së Hasan Tahsinit, Burrat e saj duke filluar me Hoxha Tahsin, poetin Bilal Xhaferri etj… Me të drejtë filmi dokumentar është quajtur “Deti i diturisë”, ku Hoxha Tahsin nga rektori i Universistetit në Stamboll shkon dhe me studime nëUniversitetin e Sorbonës në Francë etj. Filmi dokumentar është një libër i dijes që të ngërthen pas ekranit dhe përsëri kërkon që tëmos mbarojë aq shpejt… Eshtë populli çam i martirizuar, i dëbuar nga trojet qëtë sjellë pranë poetin Xhaferri me baladën çame i cili shkruan: “Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri/ Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote/ mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore/… Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri/ Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…Lamtumirë, Çamëri”!Regjisori Gjonaj ka punuar në nje nga institucionet më të mëdha të artit kombëtar në Kinostudio dhe padyshim vazhdon të sjellëme atë pasion, profesionalizëm artin e bukur shqiptar. Të realizosh një sërë dokumentarësh filmik me figurat më të shquara historike do të thotë të bësh një punë voluminoze, cilësore të bredhësh gati fusha e male, shtete, dete e oqeane sepse e tillëështë gjeografia e lëvizjes së shqiptarëve nëpë botë, nga historia, fati dhe vetja…Dokumentari filmik “Ditët e fundit të një luani” për Ali Pashë Tepelenën me skenar nga poetët e mirënjohur Petrit Ruka dhe Sadik Bejko është një kontribut tejet i vyer i regjisorit Gjonaj dhe shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”, është nje kontribut për të gjithë shikuesit e shumtë, sepse Ali Pashë Tepelena është burri që drodhi dhenë, është burri qëi vuri kufirin tek thana hordhive turke që pas vdekjes së Gjergjit të Madh, është burri që ka tërhequr vëmendjen e më shumë historianëve dhe diplomatëve të huaj në histori për Shqipërinë…
Ndonëse është e pamundur qët’i përmledhësh në një shkrim të gjithë filmat dokumentarë që ka realizuar Gjonaj përsëri do të ishte e udhës sëshenjtëtëpërmendnim Shenjtoren e Kombit shqiptar dhe të gjithë botës Nënën Terezë të sjellë nëpërmjet një dokumentari tejet special nga Gjonaj. Sa here që e transmetojmë në TV “Alba Life” në New York filmin dokumentar për Nënë Terezën shikues tëshumtë na marrin dhe na kërkojnë që ta ritransmetojmë dhe ne shpesh here jua kemi realizuar dëshirën, sepse ështënjë etje e tyre, është dashuri emigrantësh për kulturën, për figurat e shquara historike, ku mids tyre Nëna Terezëështë pasaporta e identitetit, eshte mirësia e popullit të shumëvuajtur shqiptar.
Duke i parë të gjithë filmat dokumentarë nga regjisori Gjonaj dhe realizimet marramendëse të cilat janë histori sepse kanë brenda zjarrin, hirin dhe vullkanin e kohërave, sjellin zëra dhe jehona të maleve kryelartë, pohoj se kjo krijimtari përbën një pasuri që do tëruhet përjetësisht në shpirtin e popullit.
Eshtë një pasuri që të kujton regjisorin e famshëm hollivudian Steven Spielberg i cili thotë: “I’ve always wanted to tell a story about Lincoln. I saw a paternal father figure; I saw someone who was completely, stubbornly committed to his ideals, to his vision”, që përkthehet: “Unë kam dashur gjithmonë për të treguar një histori rreth Abraham Lincolnit. Unë pashë një figurë tebabait. Unë pashë dikë që ishte i kompletuar dhe me kokëfortësi mbronte idealet, sipas vizionit të tij.
Në dokumentarët me figurat më brilante të Kombit ai eksploron me një perceptim të qartë intelektual, vizual, me një levizje të ndjeshme estetike dhe me nje shije të lartë elitare.Në moshën më të pjekur dhe më të re të 70-ve pasi ka shijuar vitet e arta të rinisë, tashmë ka arritur pjekurinë maksimale për punë dhe më të bukura që e presin përpara. Projektet befasuese që ka përpara e sfidojnë moshën, harrojne vështirësitë, lodhjet dhe të kujtojnë aktoren e famshme Sofia Loren e cila thotë se: “There is a fountain of youth: it is your mind, your talents, the creativity you bring to your life and the lives of the people you love. When you learn to tap this source, you will have truly defeated age”, qe perkthehet se:
“Atje është një burim i të rinjve: ai është mendja juaj, talenti juaj, kreativiteti që sjellë në jetën tuaj si dhe jetën e njerëzve që ju duan. Kur ju mësoni të trokisni lehtë në këtë burim, ju do të keni moshën e vërtetë të mposhtur.
Të gjitha këto i bëjnësfidë kohës nëper tëcilën kaloi dhe po kalon. Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…
Krijimtaria e Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”
Skenare
Këshilltarët, (1979)
Ata ishin katër, (1977)
Thirrja, (1976)
Regjisor
Shëmbja e idhujve, (1995)
Djemtë e Valiasit, (1984)
Dokumentarë
Ali Pasha Tepelena, Faik Konica, Jeronim de Rada, Naim, Mother Teresa and Sulejman Pitarka, Margarita, Hasan Tahsini, Gjithcka per Kosoven, etj
Vlerësimet
Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës së ShqipërisëBujar Nishani
Nderi i Tepelenës nga Bashkia me k/bashkiak Tërmet Peci
Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, 1986, filmi “Kështjella e këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), 1995, me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo), 1998.
16 Nëntor, 2016
Staten Island, New York
Komentet