“Forcat serbe në Kosovë kanë shkatërruar 218 xhami. Toleranca fetare është shtylla shoqërisë tonë. Kemi raste kur kisha dhe xhamia ndajnë një oborr”.
“Është vetëm një kishë ortodokse në Kosovë që ne kemi problem. Dhe kjo është kur regjimi i Milloshviçit e kishte ndërtuar në pronën e UP-së”.
Këto komente Çitaku i ka bërë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku është duke u diskutuar për raportin tremujor të Kosovës.
Ambasadorja Çitaku, foli për këtë çështje pas fjalës së Ivica Daçiq, ku tregoi për gjendjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
“Kjo kishë ka filluar të ndërtohet në vitin 1991 kur autonomia jonë ishte e suprimuar dhe kur UP kishte mbyllur dyert për studentët dhe profesorët shqiptarë përfshirë edhe vet mua”.
“Kisha Ortodokse është e ndërtuar ilegalisht, me dhunë, në kuadër të fushatës së represionit dhe do ta ruajmë si të tilla. Shkatërrimi i saj nuk është zgjidhja. Ky objekt do të qëndrojë aty për të na kujtuar kohët e vështira”.
“Kosova është republikë sekulare, shumë fetare, shumë kulturore dhe në do të bëjmë çmos që ta mbajmë si të tilla”.
“E kemi të drejtë kushtetuese për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare, madje kjo është edhe obligim moral”.
Çitaku i replikon me fakte e numra Daçiqit për krimet serbe në Mushtisht
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, njëherësh përfaqësuese e Kosovës në Këshillin e Sigurimit ka replikuar me Ivica Daçiqin për ndalesën e serbëve për t’u kthyer në Mushtisht të Suharekës.
Çitaku ka thënë se askush nuk është dënuar për krimet në Mushtisht, e ata ballafaqohen me ata persona që janë viktima të krimit.
“Më saktësisht 3 prill 1999, forcat serbe, ku morën pjesë edhe serbët lokalë nga ky fshat, e kanë dëbuar popullsinë shqiptare nga fshati Mushtisht. Atë ditë forcat serbe kanë djegur 25 shtëpi të fshatit, ndërkaq deri më 10 qershor 1999, të gjitha shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të fshatit, 1051 sish. E numri i serbëve lokalë të uniformuar si ushtarë që kanë bërë krime janë 128 sosh. Janë komunitete të vogla dhe njihen mes vete kush çka ka bërë. Askush nuk u dënua për këtë gjë”, tha Çitaku.
Çitaku: 20-mijë gara janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, numri i të akuzuarve është zero
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në raportin tremujor në OKB, ka kundërshtuar me fakte tendencat e ministrit serb të Jashtëm, Ivica Daçiq. Ajo i kujtoi të pranishmëve se në Kosovë gjatë luftës nga forcat serbe janë dhunuar 20-mijë femra shqiptare dhe nuk është akuzuar asnjë person, ndërsa janë vrarë 1262 fëmijë dhe sërish nuk është akuzuar asnjë person.
Çitaku duke i falënderuar shtet e botës demokratike që kanë bërë shumë për Kosovën, por theksoi tani është viti 2016 dhe nuk është më 99, Kosova nuk është më e administruar nga Kombet e Bashkuara. “Që nga 17 shkurti 2008, Kosova është i lirë, shtet sovran dhe e njohur nga shumica dërmuese e shteteve të botës. Këto fakte janë të pakthyeshme, ora historike nuk mund të kthehet mbrapa, por serish ne vijmë këtu çdo tre muaj dhe të dëgjojmë nga kolegët serbë në një univers paralele, se shteti Kosovës nuk ekziston”, tha Çitaku dhe shtoi se në botën e vërtet Kosova është e lirë dhe është sovrane.
Ajo theksoi vendimin e GJND-së që është nxjerr me kërkesën e Serbisë. “Asnjë shtet nuk mund të përdor territorin për të shkatërruar popullatën, sepse këto krime i kthehen mbrapa në dëm të atij shteti, sepse shteti përbëhet për popullatën dhe jo për territorin”, citoi Çitaku vendimin e GJND-së.
Ajo theksoi se Kosova ka ndërmarrë masa të papara për të hetuar krimet e supozuara, duke themeluar një gjykate speciale në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kurse pala serbe nuk ka ndërmarr asgjë.
“Ne në Kosovë nuk i fshihemi drejtësisë, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. 20-mijë gara janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe numri i të akuzuarve është zero. 1262 fëmijë janë vrarë brutalisht, numri i të akuzuarve dhe dënuarve është zero. Janë mijëra të pagjetur që mungojnë dhe ka gjurmë të qarta të zinxhirit komandues dhe qeveria e Serbisë ka ngritur objekte mbi ato varreza për të humbur gjurmë, dhe numri i të akuzuarve dhe dënuarve është zero”, tha ajo, transmeton KosovaPerss.
Ajo foli edhe për arrestimet së fundi që janë bërë nga shteti serb ndaj dy qytetarëve të Kosovës, njëri komandant i Policisë dhe arrestimi është bërë me urdhër të autoriteteve serbe, dhe kjo është ndesh me marrëveshjen e arritur në Bruksel për lirinë e lëvizjes.
Ajo theksoi edhe listën e lëshuar nga Serbia për arrestimin e ish liderëve botërorë të shteteve perëndimore, si Bill Klinton, Medelin Ollbrajt, Havier Solana, Toni Bler, Zhak Shirak e shumë udhëheqës tjerë të lartë të shteteve perëndimore.
Ajo foli edhe për Ligjin e Trepçës, ku tha se minierat e Trepçës gjenden në Kosovën, ato i takojnë Kosovës dhe do të menaxhohen nga Kosova dhe ligji është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Çitaku foli edhe për manipulimin që Beogradi tenton të bëjë me numrin e të zhvendosurve serbë, ku siç tha ajo, në regjistrimin e kryer nga serbët në vitin 1991, kur institucionet udhëhiqeshin nga administrata serbe, në Kosovë jetonin 190-mijë serbë, dhe shtroi pyetjen, si mund të kenë ikur nga Kosova pas vitit 1999 200-mijë serbë, kur nuk kanë ekzistuar kurrë aq serbë.
Ajo foli edhe për kishën ortodokse serbë që është ndërtuar në lokalitetin e Universitetet të Prishtinës nga regjimi i Millosheviçit, kur studentëve shqiptarë u mohohej e drejta për të studiuar.
Ambasadorja Çitaku theksoi edhe kujdesin që Kosova i kushton luftës kundër terrorizmin, ku së fundi Policia e Kosovës ka arrestuar disa të dyshuar që kishin planifikuar kryerjen e sulmeve terroristë në Kosovë dhe rajon.
Vlora Çitaku: Nuk ka pajtim me Serbinë, pa llogaridhënien e tyre
Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk mund të ketë pajtim me shtetin fqinjë Serbinë, pa llogaridhënien e tyre.
Çitaku këto komente i ka bërë në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit, ku po diskutohet për raportin tremujor për Kosovën.
“Është viti 2016 dhe nuk është më 1999, së dyti Kosova nuk është më e administruar nga Kombet e Bshkuara nga 17 shkurt 2008”.
“Kosova është shtet i pavarur sovran dhe i njohur nga shumica e shteteve të Kombeve të Bashkuara”.
“Por në vijmë çdo tre muaj këtu dhe dëgjojë nga kolegët nga Serbia në nj univers paralel ku Kosova nuk ekziston si shtetas. Këtu ku agresori është bërë i shtypuri dhe Millosheviçi është bërë hero”.
“Kurse lëvizja që ka qenë çlirimtare është bërë terroriste”.
“Asnjë shtet nuk mund të shkelë integritetin territorial për të kryer krime, spastrim etnik, shpërngulje masive dhe t’i diskriminojnë ata në bazë të sovranitetit shtetëror. Ajo që ka ndodhë në Kosovë është se popullata e viktimizuar e ka kërkuar pavarësinë”.
“Mësimi i nxjerr është se asnjë shtet nuk mund të përdor territorin për të shkatërruar popullatën. Shteti krijohet për njerëzit dhe jo për territorin”.
“Në bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare kemi krijuar edhe Gjykatën Speciale për të kërkuar drejtësi për të gjithë”.
“Në në Kosovë nuk i frikësohemi drejtësisë, sepse s’kemi asgjë për të fshehur. Kauza dhe lufta jonë ka qenë e drejtë. Serbia në anën tjetër ka bërë çmos përveç, t’i ndjek kriminelët”.
“20 mijë gra janë dhunuar në Kosovë gjatë luftës, kurse asnjë i akuzuar”.
“Mijëra mungojnë dhe ka gjurmë të qarta të përgjegjësisë të komandës shtetërore që i fsheh këto gjurmë”.
“Qeveria e Serbisë madje ka ngritur objekte mbi varreza masive që t’i fesh ato. Nuk mund të ketë pajtim pa llogaridhënie”.
“Deri sa ne rikonfirmojmë zotimet tona për dialog ndërshtetëror. Ne nuk jemi të kënaqur me dinamikat e zhvillimit të marrëveshjeve.”
* * *
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se sot do të ketë një adresim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Por sipas saj, mbledhjet e Këshillit të Sigurimit kanë humbur kuptimin e tyre.
“Nuk ka nevojë të them se këto mbledhje kanë humbur kuptimin e tyre pas 17 shkurtit të vitit 2008. Jam shumë e bindur se Kombet e Bashkuara mund të përdorin kohën dhe resurset e tyre shumë më mirë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë.
Komentet