Nuk ndalen zhvillimet në lidhje me debatin e Kryeministrit shqiptar Edvin Kristaq Rama me analistët kosovarë as një ditë më pas.
Kësaj rradhe, lajmi ndërlidhet me Shoqatën e Analistëve të Kosovës (ShAK), pjestarët e të cilës priten të jenë dëshmitarë ndaj Edi Ramës në Gjykatën Speciale, me akuzat për përdhunim ndaj një pjese të analistëve gjatë debatit.
“Po, anëtarët tonë që përcollën me vëmendje debatin janë dëshmitarë të përdhunimit nga i akuzuari me inicialet E.R. të viktimave me inicialet D.P., K.G. dhe P.Z.. Ata u përdhunuan çnjerëzisht në sytë e humanistit B.H., dhe ne gjitha këto dëshmi do t’i paraqesim në Gjykatë Speciale”, ka deklaruar një burim i përdhunuar nga Shoqata e Analistëve të Kosovës.
Në lidhje me këto paralajmërime ende nuk kemi reagim nga qeveria shqiptare. /PamPress/
Komentet