Siç mund të mësohet nga proceset ose zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë. Gjegjësisht, nga paradokset, anakronizmat, turbulencat, destruksionet, dekonstruksionet dhe anomalitë e shumëta objektive dhe subjektive në jetën e njohur institucionale dhe politike të vendit tonë: I ashtuquajturi “koalicioni i madh” në mes PDK-së dhe LDK-së , me kalimin e kohës ka zënë t’i ngjasojë një të ashtuquajture “kulle të Babilonisë” ku krahu i djathtë i saj (PDK), si të thuash nuk di asnjëherë se çfarë bën dhe vepron (prapa shpinde) krahu i majtë i saj (LDK) ose anasjelltas.
Aty janë edhe mungesat ose deficitet e hetueshme të etikës, estetikës, disiplines, emancipimit, disajnit, rezonanses dhe performanës së preferuar institucionale dhe konstitucionale të “koalicioni të madh” në fjalë së bashku me paradokset, mediokritetet, anakronizmat, hipotekat dhe anomalitë e njohura ( objektive dhe subjektive) të grupeve ose individëve të ndryshëm (brendapërbrenda “koalicionit të madh” në fjalë) të trashëguara që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Dhe, të cilat me kalimin e kohës paraqesin një ” gogol të madh” politik, apo sfidë e pakapërcyeshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin normal dhe kompetent të shteti dhe qeverisë kosovare në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme.
Për t´i arrirë “zenitin” ose kulminacionin e tyre me rastin e paralajmërimëve të njohura vendore dhe ndërkombëtare mbi ngritjen ose formimin e një të të ashquajture ” gjykate speciale” në Kosovë. Ku edhe njëherë u shfaqen ose dolen në shesh shantazhet, sabotazhet, subverzionet, aversionet, divergjencat, diskrepancat, kurhat, intrigat, komplotet dhe anomalië tjera sllavo-bizantine të LDK-së ndaj PDK-së. Ndaj obligimeve të njohura kushtetuese dhe juridike sidomos. Për të marrur kështu formen ose profilin e një “grushteti të vogël” institucional dhe konstitucional në jetën përgjithshme institucionale dhe politike në Republikën Kosovës.
Sidoqoftë, nga “akti” i mësipërm (“instutucional”) i Isa Mustafës dhe LDK-së: Hashim Thaçi dhe subjekti i tij politik (PDK)- me gjasë duhet të kenë mësuar diç më shumë mbi paqëndrueshmërinë, fraxhilitetin, inkompaktibilitetin dhe jovaliditetin e koalicioneve të ndryshme poroze, heterogjene dhe të panatyrshme ose alogjike ( jologjike) çfarë është i ashtuquajturi ” koalicioni i madh për shtetin” në mes PDK-së dhe LDK-së…?!
Ndonëse, është edhe koha e fundit për përcaktimin, profilizimin dhe pozicionimin e gjithëmbarshëm dhe përfundimtar të spektrit ose “mozaikut” të njohur politik dhe partiak në Kosovë. Dhe.. jo të vazhdohet si gjerë më tani me ” formula”, “koalicione” ose “aleanca” të panatyrshme, heterogjene, fraxhile dhe inkompaktible ( të PDK-së me LDK-në). Të cilat me tepër janë marrëveshje ose “aleanca poroze” dhe “ireverzibile” që i shpartallon dhe davarisë mëngjes.
Një apologji analogjike:
Se këndejmi, ndërkohë që LDK-së lindi ose u themelua dikur si ” levizje alternative” ose demokratike në muzgun ose buzëmbremjen e shkatërrimit ( dekompozicionit) të ish Jugosllavisë. Lufta dhe Revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë: Ishin Luftë dhe Një Revolucion i vërtetë ushtarak dhe politik i popullit dhe lidershipit të njohur ushtarak dhe politik kundër një vendi dhe regjimi të huaj kolonial, ose gjysëmkolonialist, çfarë ishte Serbia. Përkatësisht, ish-jugo-serbo-sllavia e dikurshme.
Në këtë mespërme revolucionare dhe patriotike, nga gjiri dhe vullneti titanik i popullit (kombit) dhe atdheut si tonë si feniksi, dolën dhe u shfaqën fuqishëm dhe përjetësisht edhe akterët dhe protagonistë kryesor të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Për të mos thënë këtu Gjorgj Uashingtonët dhe Tomas Xhefersonët shqiptar ose kosovar. Duke ngritur kështu përmendore ose një lapidar të përjetshëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari, ose patrioti të vërtetë.
Se këndejmi, lufta dhe revolucionin çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë etj. Ndërkohë që ishin të motivuara dhe stimuluara nga idealët dhe përpjekjet e kamotshme çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ( kombit) tonë për liri, shtet dhe pavarësi të plotë shtetërore dhe nacionale. Në anën tjetër ndërkaq, ishin të shquara (karakterizuara ) dhe tipizuara edhe për nga bashkëpunimi dhe aleanca e njohur politike dhe ushtarake e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara (SHBA-së) dhe vendet tjera të NATO-s ( Kujto: Aleancën e Madhe NATO-UÇK gjatë luftës çlirimtare dhe historike në Kosovë! Për të cilat në analët e përgjithshme të historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare tashmë janë shkruar libra, histori, antologji dhe enciklopedi të shumeta.)
E thënë dhe deshifruar ndryshe: Kjo donë të thotë se me rastin e luftës dhe revolucionit të lartpërmendur çlirimtar dhe patriotik të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë, kemi të bëjmë me apologji, ekskurse dhe diskurse të ndryshme politike, ushtarake dhe të tjera, analoge me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste në etapën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë (18) dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, e ashtuquajtura “rezistenca pasive” ose pacifiste e Dr. Ibrahim Rugovës dhe LDK-së në etapën e fundit të shekullit të kaluar, ishin si të thuash me tepër “uvertyrë” ose një “paralojë e butë revolucionare” ose politike në buzëmbrëmjen e njohur të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë. E cila siç dihet do i përjetonte me dhembje, trauma, pezmatime dhe gjakderdhje të shumta “abortin” ose “shkurorëzimin” e saj shtetëror dhe politik. Duke i nënkuptuar këtu luftërat e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë, të nxitura dhe shkaktuara nga regjimi kriminal dhe gjakatar i Millosheviçit dhe ultranacionalistëve të tjerë serbo-çetnik në Beograd dhe gjetkë.
Meqë gjithnjë fjala mbi komparacionet dhe analogjitë e lartpërmendura të luftës dhe revolucionit të njohur të UÇK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi: Atëherë do theksuar në vazhdim se etapa ose “epoka” e njohur e luftërave dhe revolucioneve të ndryshme nacionale dhe politike (para dhe pas vitit 18OO), si të thuash në mënyrë fundamentale dhe substanciale atëbotë e kishin eksploruar, reformuar dhe emancipuar rendin ose rregullimin e gjithëmbarshëm shoqëror dhe politik të shteteve dhe shoqërive të ndryshme qytetare dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe më larg. Ndërkohë që “epoka e re” revolucionare dhe historike në globin dhe kontinentin tonë kishte filluar pikërisht me luftën dhe revolucionin e njohur të popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga “kurora” e huaj imperiale ose kolonialiste.
Ndaj, mu për këtë, lufta dhe revolucioni i njohur amerikan atëbotë ishin bërë simbol dhe një udhërrëfyes i fuqishëm konspirativ dhe logjistik për revolucionet e ndryshme (të mëvonshme) në Evropë dhe kudo. Përse kjo? Sepse, lufta dhe revolucioni amerikan, ndërkohë që ishin të të ngjyrosur dhe përshkruar nga simbolet dhe elementët e shumta tradicionale dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian. Kjo për shkak të origjinës dhe lidhjeve të njohura historike, kulturore, emocionale dhe antropogjenteike të pjesës dërmuese të popullit amerikane me Evropën. Në anën tjetër ishin të bazuar dhe motivuar në luftën dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të popullit (kombit) të madh amerikan nga “kurora mbretërore” britanike dhe kështu me radhë…Të nisur ose filluar dikund në vitin 1619, në Tubimin e njohur parlamentar të Virgjinias. Për t´u pasuar nga Marylandi, Carolina, Nju Jorku, Nju Xhersi, Delavare, Georgia, Massachustti, Rhode Islandi etj.
Në vazhdim ia vlen të rikujtohen në sfond “Mayflower” dhe “41 viganët e parë” të luftës dhe revolucionit të lartpërmendur amerikan për pavarësi. Ndërkohë që dikur me vonë, Uilliam Penny do e ngrisi dhe themeloi shtetin e pavarur të “pyejeve” ( Pennsylvaninë) në vitin 1683. Duke shënuar kështu edhe fillimet e luftës dhe revolucionit të madh amerikan nga të të ashtuquajturat ” trembëdhjete shtetet” ose kolonitë e atëhershme amerikane-kunder “metropolës britanike” në shekullin 17. Të cilat në themelin ose substancën e tyre tyre ishin luftë dhe një revolucion i shkëlqyer në mes pavarësisë dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuquajturit “sovranitetit parlamentar” dhe monarkist anglez.
Për t´u kurorëzuar në ” Kongresin e Parë Konstitucional dhe Kontinental” të Philadelphias (Filadelfia) në vitin e paharruar 1774. Në të cilin, deputët e 13 vendëve të pavarura amerikane, do e zgjedhin dhe emrojnë Georg Washingtonin ( Gjorgj Uashingtonin) si udhëheqës dhe komandant të përgjithshëm politik dhe ushtarak të SHBA-së.
Duke e nënkuptuar këtu edhe fitorën e njohur (historike) të ushtrisë amerikane kundër asaj britanike në vitin 1775. Respektivisht, Deklaratën e njohur të 4 Korrikut të vitit 1776 ( nga ana e Thomas Jeffersonit) për Pavarësi të plotë të Shtetëve të Bashkuara.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe angazhimet dhe aktivitetët e shquara politike dhe diplomatike të Benjamin Franklinit, John Adamasit dhe të tjerëve në drejtim të afirmimit dhe zyrtarizimit (konfirmimit) të shtetit dhe pavarësisë së lartëpërmendur amerikane nga ana e popujve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor.
Duke e arrirë kështu “zenitin” ose kulminacionin e tyre me Konventën e famshme konstitucionale dhe juridike “Checks and Balances” (lëxo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias në vitin e paharruar 1787.
Kjo don të thotë se edhe shteti dhe kombi i madh amerikan në fillim i kishin pengesat dhe vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive në Rrugën e Lavdishme të lirisë, shtetit dhe pavarësisë amerikane.
Ndaj, edhe përcaktimi, koncentrimi, etablimi dhe profilizimi i partive ( subjekteve) dhe elektoratit shqiptar (kosovar) në dy parti ose subjekte të fuqishme nacionale dhe konstitucionale: Me kalimin e kohës do i dëshmonte përparësitë dhe beneficionet e shumta nacionale dhe politike në një kohë “inflacioni” të madh partiak dhe politik në Republikën e Kosovës. Pa të keq ndaj partive ose subjekteve të tjera politike në Republikën e Kosovës, por Partia Demokrate ( Party of The People) dhe Partia Republikane (The Grand Old Party) në SHBA-së me shumë gjasë sikur paraqesin Sinonim dhe Një Udhërrëfyes të fuqishëm logjistiko-katalogjik për jetën e përgjithshme parlamente dhe demokratike në vendin tonë. Pa dashur t´ua cekim emrat partive ose subjektëve të atjeshme politike.
Komentet