VOAL

VOAL

Sveçla: Municioni në veri s’është thjesht mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur rreth një aksioni të Policisë së Kosovës në Zubin-Potok.

Permes një postimi në Facebook,  ai ka thënë se aksioni i Policisë në veri të vendit ka vazhduar për dy ditë radhazi, ku janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe pajisjeve për prodhim të kriptovalutave.

Siç tha ai, këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Në anën tjetër, Policia ka njoftuar se në Zubin-Potok ka gjetur uniforma, municion dhe pajisje ushtarake.

janë gjetur në një lokacion ku Policia ka shkuar ta kërkojë një të dyshuar për në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili ishte hetuar në vitin 2018.

“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin-Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018”, thuhet në njoftim. sn

Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.

Përmes një postimi në X, Bislimi reagoi ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë që ia refuzoi ankesën qytetarit nga Medvegja, Safet Demiri, për kthimin e adresës së banimit.

“[Vendimi i Gjykatës Kushtetuese serbe] shkel të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk kanë besim në sistem dhe hezitojnë të iniciojnë procedura gjyqësore”, tha Bislimi.

Ai publikoi disa pjesë të vendimit të Gjykatës serbe, që thonë se Demiri nuk planifikon të jetojë në mënyrë të përhershme në adresën e paraqitur të banimit. Aty po ashtu thuhet se të drejtat e lëvizjes dhe banimit, ndonëse janë të garantuara me Kushtetutë, ato “nuk janë absolute”, duke iu referuar neneve të ligjeve serbe që lejojnë mundësinë që këto të drejta të kufizohen.

Sipas Bislimit, ky arsyetim i vendimit tregon “se si të drejtat e shqiptarëve po gërryhen, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese, që tregojnë për mungesë të demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Serbi”.

Më herët gjatë 20 nëntorit, edhe kryetarja e Preshevës, Adrita Sinani, ka reaguar për këtë vendim të Kushtetueses serbe.

Sinani tha po ashtu se gjykata më e lartë serbe po “legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës”.

“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”, tha ajo, duke shtuar se rasti i Demirit është shembulli më i mirë i diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga institucionet serbe.

Sinani tha se shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci – që njihen edhe si Lugina e Preshevës – u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare.

“Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, shkroi ajo në Facebook.

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që një kohë të gjatë ankohen për pasivizimin e adresave të banimit të tyre në Serbi.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.

Në fillim të këtij muaji, shqiptarët në Luginë protestuan kundër kësaj çështjeje.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.

Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.

raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.

Ndërkaq, në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për vitin 2022, është përmendur se praktika e pasivizimit të adresave në Serbi, konsiderohet veprim kontrovers.

Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të monitorohen kushtet e jetesës në atë pjesë. REL

Departamenti i Shtetit: Ambasada amerikane në Kiev rihapet të enjten

VOA/Marrë nga Reuters

Shtetet e Bashkuara presin që ambasada e saj në Kiev t’i kthehet funksionimit normal të enjten pas mbylljes të mërkurën për arsye sigurie u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ambasada u mbyll të mërkurën dhe punonjësit e ambasadës u udhëzuan të qëndronin mbrenda në një vend të sigurt, një ditë pasi Ukraina përdori raketa amerikane për të goditur një objektiv brenda Rusisë, një zhvillim që Moska e ka cilësuar si një përshkallëzim të luftë.

Krahas ambasadës amerikane u mbyllën sot edhe disa përfaqësi të tjera diplomatike perëndimore në Kiev.

Diplomatët amerikanë thanë se kishin marrë një paralajmërim për një sulm të mundshëm masiv ajror rus në kryeqytetin ukrainas.

Ky zhvillim vjen pasi zyrtarët rusë u zotuan për një përgjigje ndaj vendimit të Presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të godasë objektiva brenda territorit rus me raketa amerikane. Vendimi i Uashingtonit ka shkaktuar zemërimin e Kremlinit.

Ambasada amerikane tha se mbyllja dhe paralajmërimi për sulm u lëshuan në kontekstin e sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dronë ruse në Kiev ndërsa parashikoi një kthim të shpejtë tek operacionet e rregullta.

Ambasada italiane dhe ajo greke njoftuan se do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se ambasada e saj do të qëndrojë hapur.

Lufta, që shënoi 1000 ditë të martën prej fillimit të saj, ka marrë përmasa ndërkombëtare në rritje me dislokimin e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në fushën e betejës.

Zyrtarët amerikanë thanë se ky zhvillim nxiti dhe ndryshimin në politikën e administratës së Presidentit Biden për armët me rreze të gjatë veprimi.

Si reagim Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një doktrinë të re bërthamore, sipas së cilës Moska mund të reagojë me një përgjigje bërthanore edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë, nga çdo vend që mbështetet nga një fuqi bërthamore.

Ka gjasa që kjo të përfshijë edhe sulmet ukrainase të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit perëndimorë e quajtën vendimin e Moskës një përpjekje për të penguar aleatët e Ukrainës që të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për Kievin.

Ndërkohë tregjet e aksioneve u tronditën pasi Ukraina përdori për herë të parë raketa amerikane me rreze më të gjatë veprimi (ATACMS) për të goditur një objektiv brenda Rusisë.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas thonë se Rusia po grumbullon raketa të fuqishme me rreze të gjatë veprimi, ndoshta në një përpjekje për të shkatërruar rrjetin elektrik ukrainas ndërsa afron dimri.

Ekspertë të Institutit për Studime Lufte me bazë në Uashington thanë se vendimi amerikan për përdorimin e ATACMS nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim domëthënës në fushën e betejës, por mund të ndihmojë në dobësimin e trupave ruse.

Rama përgatitet të ‘përcjellë’ Veliajn para zgjedhjeve – Blendi Gonxhe vjen me ‘urgjencë’ drejtues qarku në Tiranë

Karriera politike e Erion Veliaj duket se po perëndon. Pas aferave korruptive me inceneratorin e Tiranës, të cilën e ka kryer së bashku me Edi Ramën, por veçanërisht me vjedhjen spektakolare të “5D”, ku shpiku një super skemë për gëllabërimin e taksave të qytetarëve të Tiranës, skemë e cila habiti dhe frikësoi edhe vetë kryehajdutin Edi Rama, Veliaj duket se e ka të pashmangshme më dorëzimin para drejtësisë.

Megjithë përpjekjet për ujdi me Ramën dhe Dumanin, gjurmët e vjedhjes janë aq brutale se s’ka ujdi që të mund t’i fshijë, kështu kapoja i Rilindjes përflitet se ka vendosur ta dorëzojë ish-beniaminin e tij para zgjedhjeve të 2025.

Vox news ka publikuar së fundi një artikull ku flitet se Blendi Goxhe është thirrur për të qenë drejtues politik i Qarkut të Tiranës, së bashku me Spiropalin dhe Manastirliun me arsyetimin se Tirana është qark i madh dhe ka nevojë për më shumë drejtues.

Por një burim që nuk pranoi të identifikohet tha për Syri-n se ‘bileta’ për Veliajn është prerë. E vetmja gjë që ende nuk po ekzekutohet është fakti se Lali Eri duket ka gjetur fijet në gjykatë, e cila po heziton të ekzekutojë menjëherë vendimin, por që gjasat janë të mos mundet dot më të pengojë çuarjen para drejtësisë të kryebashkiakut të Ramës.

Kujtojmë se prej kohësh Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë futur në hetim pasuror, të dyshuar për pastrim parash.

Fushata në Tiranë aktualisht i është besuar Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.

Voxnews pretendon se Gonxhja do të angazhohet në të gjithë qarkun e Tiranës, por me theks në zonën e Kombinatit.

Zyrtarizimi i këtyre ndryshimeve mund të kërkojë disa ditë, apo javë, por burimet brenda socialistëve theksojnë se lëvizjet bëhen në kuadër të nevojës për të fuqizuar fushatën në qarkun e Tiranës. sn

Lutfiu: Gjykata Kushtetuese në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në Serbi e ka legalizuar pasivizimin e adresës së një shqiptari nga Medvegja.

Në në postim në Facebook, Lutfiu shprehet se Safet Demirit i është refuzuar ankesa nga kjo gjykatë për kthimin e adresës, dhe se kjo do të thotë që edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave.

“Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, sqaroi më tej Lutfiu. sn

Opozita në Shkup reagon ndaj deklaratës së Kurtit për Ligjin për gjuhët

Mural me motive shqiptare në Shkup 

 

Enis Shaqiri

Opozita në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili, të hënën, pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua në Prishtinë, tha se në Maqedoninë e Veriut “nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe”.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në opozitë, deklaratën e Kurtit e cilësuan si “të pavërtetë dhe të papranueshme”, duke i bërë thirrje që t’i “korrigjojë menjëherë deklaratat dhe të mos shërbejë si mburojë për përpjekje që cenojnë barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve”.

“Është për keqardhje që një kryeministër i Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativët që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sugjerimet se disa nene të Ligjit edhe ashtu nuk janë zbatuar dhe se rishikimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë i pranueshëm, u japin alibi përpjekjeve për ta dobësuar këtë legjislacion vital”, thuhet në komunikatën e BDI-së cila u publikua të martën.

Deklarata e Kurtit, nxiti reagimin edhe të Ziadin Selës, kryetarit të njërit prej fraksioneve të Aleancës për Shqiptarët, i cili e krahasoi atë me periudhën e fillimi të viteve ’80 të shekullit të kaluar.

“M’u rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje! Shqip, u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase në Maqedoninë e Veriut. Uroj të jetë një lajthitje momenti…”, u shpreh të hënën mbrëma, Ziadin Sela.

Çfarë tha saktësisht Kurti?

“Në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve, që e përmend shifrën 20 për qind, por nuk është ligj për përdorim të gjuhë shqipe, është për përdorim të gjuhëve”, tha kryeministri Kurti duke shtuar se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë.

Ndërsa, Mickoski tha se gjyqtarët e Kushtetueses i ka zgjedhur koalicioni paraprak.

“Ata gjyqtarë që aktualisht janë pjesë e Gjykatës sonë, janë zgjedhur nga BDI – LSDM. Nga i pari deri tek i fundit në Kushtetuese janë të zgjedhur nga koalicioni i tyre”, tha kreu i Qeverisë maqedonase Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Çka thotë Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Neni 1 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili ka hyrë në fuqi më 2019, thotë se në tërë territorin në Republikën Maqedonisë (së Veriut) dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër, që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuha shqipe) gjithashtu është gjuhë zyrtare si dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.

Ky ligj hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017. Presidenti i atëhershëm, Gjorge Ivanov, refuzoi dekretimin e tij, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, ligji u miratua me 69 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO DPMNE-ja, nuk mori pjesë në seancë, ndonëse gjatë debatit në kundërshtim të tij paraqiti mbi 30 mijë amendamente (35.563).

Si presidenti Ivanov, edhe opozita e cilësuan ligjin si antikushtetues. Lënda që lidhet me Ligjin për gjuhët përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.

Këto iniciativa kontestojnë thuajse çdo aspekt, që nga mënyra e miratimit të ligjit deri te përmbajtja e tij. Tani, pas shtatë vjetësh, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e këtij ligji. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, ka thënë se nuk kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy – tri dispozita”.

Kreu i BDI-së, Ahmeti, më 27 tetor, u dërgoi edhe letër udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke shprehur shqetësimet e tij lidhur me zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Kur është fjala për shqetësimet dhe debatet lidhur me vendimin e pritshëm të Kushtetueses, në një takim të zhvilluar më 13 nëntor në Tiranë me kryetarin e Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi, por edhe gjatë vizitës së saj në Shkup, më 23 tetor, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, porositi se “respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të fituara të shqiptarëve, i shërben kohezionit, mirëkuptimit dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, tha se gjuha shqipe nuk cenohet nga Qeveria dhe se të drejtat e qytetarëve nuk do të degradojnë, por do të avancohen.

“Ka pasur Ligj për përdorimin e gjuhëve, gjuhë që flasin mbi 20 për qind të qytetarëve në Maqedoni të Veriut, dhe e dyta, nuk cenohet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti pas takimit ndërqeveritar mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, kreu i BDI-së, gjatë një takimi në lokalitetin Butel të Shkupit të hënën, porositi të gjithë faktorët politikë brenda dhe jashtë shtetit se “Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve, dhe është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë, themelet e Marrëveshjes së Ohrit nuk tolerojmë të preken”. REL

SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev për shkak të rrezikut nga sulmi ajror

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në tetor se Moska do të përgjigjet, nëse Ukraina sulmon me armë amerikane thellë brenda Rusisë.

Të martën, Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e rritur rrezikun për sulme bërthamore në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur pikën më të lartë në 50 vjetët e fundit. REL

Me kapelen MAGA, Trumpi i bashkohet Muskut në nisjen e raketës që synon të dërgojë njerëz në Mars (Video)

Me kapelen MAGA (Make America Great Again) Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump iu bashkua Elon Musk në Brownsville të Teksasit për të parë lëshimin e gjashtë testues të një anijeje kozmike të SpaceX Starship, një raketë që synon të dërgojë njerëz në planetin Mars.

Gjithashtu i janë bashkuar senatorët Bill Hagerty dhe Ted Cruz, si dhe Donald Trump Jr dhe kongresmeni Ronny Jackson.

SpaceX po ritentonte një operacion ku përforcuesi i raketës kapet në një bankë uljeje në kthimin e tij në Tokë, i cili u arrit për herë të parë gjatë fluturimit të pestë provë të Starship. Por për shkak të një problemi, SpaceX e ndërpreu planin dhe përforcuesi u hodh poshtë në Gjirin e Meksikës, pas vetëm disa minutash në ajër.

Në fillim të këtij muaji Trump zgjodhi Musk dhe Vivek Ramaswamy për të udhëhequr një “Departament të ri të Efikasitetit të Qeverisë” (Doge).

Trump tha se dyshja do të vepronte në një kapacitet këshillues dhe se Doge nuk do të ishte një departament zyrtar qeveritar.bw

“Ne betohemi se ata ishin UFO” Në Kongresin Amerikan dëshmitarët flasin për pamje të reja. Dorëzohet dokumenti sekret

Jetojmë në kohë të çuditshme! Edhe një herë, dëshmitarë të rangut të lartë kanë dëshmuar para Kongresit Amerikan se UFO-t ekzistojnë!
Qëllimi i seancës ishte të sqarohet se çfarë di qeveria amerikane për UFO-t ose UAP-të (dukuri anormale të paidentifikuara). Një gazetar i njohur amerikan hodhi “bombën” që në fillim.

Michael Shellenberger raportoi se qeveria e SHBA po drejtonte një program sekret kërkimor për UFO-t të quajtur “Immaculate Constellation”. Pentagoni mohoi ekzistencën e tij. Por Shellenberger i dha komitetit një dokument që përmbante informacion nga një sinjalizues që synonte të vërtetonte ekzistencën e programit. Aty thuhet ndër të tjera:

“Misioni kryesor i Immaculate Constellation është të mbledhë (…) informacione mbi avionët dhe anijet kozmike të paidentifikuara (…) të klasifikuara si UAP (fenomeni ajror i paidentifikuar) që operojnë në afërsi të instalimeve dhe burimeve ushtarake të SHBA që veprojnë”.

00c7a1a4d47e461bd21422520908a151,f4bb63ed

Incidente të frikshme të UFO-ve
Dokumenti përshkruan forma të ndryshme të UFO-ve që janë vëzhguar, të tilla si sfera, disqe, ovale, tic-tacs ose trekëndësha. Përshkruhen gjithashtu incidente të UFO-ve. Një F-22 u rrethua nga disa “rruzulla” të ndezura dhe u detyrua të largohej nga zona e tij e patrullimit.

“F-22 ndryshoi rrugën e tij të fluturimit dhe u përpoq të shmangte, por u kap dhe u rrethua nga rreth 3-6 UAP”. Në një rast tjetër, një ekuipazh helikopteri amerikan vëzhgoi një UFO të bardhë të dilte nga deti dhe të fluturonte larg 20 milje detare larg brigjeve të Kuvajtit.

Videoja e UFO-ve u zhduk nga kompjuteri
Dëshmitarët e tjerë dhanë gjithashtu dëshmi emocionuese mbi fenomenin e UFO-ve – dhe atë që qeveria amerikane duket se di për të.

Dr. Timothy Gallaudet, ish-admiral i marinës dhe ish-kreu i Agjencisë së Kërkimeve Oqeanografike dhe Atmosferike, tha se gjatë një stërvitje, mori një email në rrjetin e sigurt të Marinës.

“Problemi urgjent i sigurisë të fluturimit. Nëse dikush nga ju e di se çfarë është kjo, më tregoni menjëherë. Kemi disa gabime afër dhe nëse nuk e zgjidhim këtë së shpejti, do të duhet të anulojmë stërvitjen”.

Bashkëngjitur ishte video e ashtuquajtura “Go Fast” që pilotët kishin regjistruar nga një UFO. “Të nesërmen emaili u zhduk nga llogaria ime,” tha Gallaudet.

Gallaudet theksoi se ekziston një “imperativ moral” për të zbuluar të vërtetën rreth UFO-ve. “Ne e dimë (…) sipas deklaratave (…) të sinjalizuesve të besueshëm, (…) se ne nuk jemi inteligjenca e vetme e avancuar në univers”.

54b59fb962887056e532607c7fa77a35,6218600d

“UFO-t monitorojnë objektet ushtarake”

Luis Elizondo, ish-agjent i zbulimit dhe ish-kreu i programit të UFO-ve të Pentagonit tha se “teknologjitë e avancuara, as nga qeveria jonë dhe as nga ndonjë qeveri tjetër, po monitorojnë instalimet ushtarake në mbarë botën. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara posedojnë teknologji UAP, ashtu si edhe disa nga kundërshtarët tanë. Unë besoj se jemi në mes të një gare të fshehtë armësh prej dekadash”. Kur u pyet për detaje, Elizondo u përgjigj se ai mund t’i zbulonte ato vetëm pas dyerve të mbyllura për shkak të kërkesave të tij të vazhdueshme për ruajtje sekreti.

Mike Gold, ish nënkryetari i NASA-s, bëri thirrje për instrumente më të mira për të studiuar UFO-t. “Nëse do të kishim kërkuar vrima të zeza me kamera video, nuk do t’i gjenim kurrë”, tha ai.

Por për fat të keq asnjë nga dëshmitarët nuk dha ndonjë provë të prekshme si foto apo video të reja…


SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev për shkak të rrezikut nga sulmi ajror

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar informata për mundësinë e një sulmi të madh ajror të mërkurën, dhe si pasojë do të mbyllet përkohësisht, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit për Çështjet Konsullore.

“Ambasada do të mbyllet dhe punonjësit e Ambasadës janë udhëzuar të strehohen në vend, si masë parandaluese”, tha Departamenti në një komunikatë të publikuar në uebsajtin e Ambasadës amerikane në Kiev.

“Ambasada amerikane i këshillon shtetasit amerikanë të jetë të gatshëm për strehim të menjëhershëm në rast se njoftohet për ndonjë sulm ajror”, tha ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Ambasada amerikane në Kiev mbyll dyert nga rreziku i sulmeve ajrore.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia dha në ditën e 1.000-të të luftës.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në tetor se Moska do të përgjigjet, nëse Ukraina sulmon me armë amerikane thellë brenda Rusisë.

Të martën, Putini e ndryshoi doktrinën bërthamore të Rusisë, duke e rritur rrezikun për sulme bërthamore në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur pikën më të lartë në 50 vjetët e fundit. REL

Vendet nordike bëhen gati për luftë, Suedia dhe Finlanda paralajmërojnë banorët e tyre për situatën e sigurisë

Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve të saj rreth pesë milionë pamflete, duke iu bërë thirrje që të përgatiten për mundësinë e luftës.

Njësoj edhe shteti fqinj, Finlanda, ka hapur një faqe interneti me thirrje të ngjashme, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Si Suedia, ashtu edhe Finlanda, kanë hequr dorë nga neutraliteti që kanë ruajtur për dekada, dhe i janë bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s, pasi Rusia ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Prej nisjes së luftës, Stokholmi u ka bërë thirrje vazhdimisht suedezëve që të përgatiten si mendërisht, ashtu edhe në aspektin logjistik për mundësinë e luftës, duke përmendur situatën serioze të sigurisë në afërsi.

Udhëzuesi “Nëse përballemi me krizë apo luftë”, i nisur prej Agjencisë Suedeze të Kontigjencave Civile, përmban informacion se si duhet të përgatiten banorët për emergjenca sikurse lufta, katastrofat natyrore dhe sulmet kibernetike.

Udhëzuesi është një version i përditësuar i pamfletit që Suedia e ka lëshuar pesë herë prej Luftës së Dytë Botërore.

Versioni paraprak, i nisur më 2018, ka qenë i pari që u është dërguar suedezëve prej vitit 1961, periudhë e Luftës së Ftohtë.

“Situata e sigurisë është serioze dhe duhet të forcojmë qëndrueshmërinë për t’u përballur me kriza apo edhe ndonjë luftë”, ka thënë Mikael Frisell nga Agjencia Suedeze e Kontigjencave Civile.

Në udhëzues përmendet edhe se si duhet siguruar edhe ruajtur ushqimi dhe uji.

Agjencia ka thënë se udhëzuesi i përditësuar i vitit 2024 ka në fokus përgatitjen për luftë.

Në dy javët e ardhshme, udhëzuesin pritet ta pranojnë 5.2 milionë shtëpi në Suedi.

Udhëzuesi është përgatitur në gjuhën suedeze dhe në disa gjuhë tjera.

Po të hënën, Qeveria në Finlandë, e cila ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, e ka lansuar një uebfaqe me informacione për përgatitje të banorëve për kriza të ndryshme.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Internacionalja e Partive të Qendrës së Djathte rezolutë për Shqipërinë: Dënojme narkoregjimin e Ramës dhe burgosjen e Berishes dhe…

Organizata më e madhe e partive të qendrës së djathtë ka miratuar rezolutën ku dënon narkoregjimin e Edi Ramës në Tiranë, si dhe burgosjen e liderëve të opozitës.

Në tekstin e plotë të rezolutës theksohet se kjo organizatë ndërkombëtare e partive të djathta, do të qëndrojë në mbështetje të partive anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbështesë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

CDI shprehet gjithashtu se Shqipëria është një vend ku të gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një përsoni të vetëm, Edi Ramës, dhe se zgjedhjet janë kthyer në një fasade. Organizata madje e krahason Shqipërinë me vende si Bjellorusia, Tunizia etj, ku udhëheqësit e opozitëve përndiqen politikisht nga pushteti dhe kërcënime të drejtpërdrejta.

CID është grupi kryesor politik ndërkombëtar, i përbërë nga 109 parti politike nga 83 vende. Anëtarët e saj janë kryesisht nga Evropa dhe Amerika.

Divizioni evropian i CDI-së është Partitë Popullore Evropiane (EPP), aktualisht grupi më i madh politik evropian.

Rezoluta e miratuar nga 108 partite e djathta

Rezoluta e plotë:

CDI qëndron fuqimisht për respektimin e shtetit të së drejtës dhe integritetin institucional si shtylla kurrizore e shoqërive demokratike. Nën qeverisjen socialiste 12-vjeçare në Shqipëri, të gjitha pushtetet janë përqendruar në duart e një personi dhe zgjedhjet periodike janë thjesht një fasadë. E ngjashme me situatat në Bjellorusi dhe Tunizi, udhëheqësit e opozitës, anëtarët e parlamentit dhe qeverisja lokale nga opozita përballen me ndjekje politike dhe burgim, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe përpjekje për jetën e tyre.

Është shqetësuese korrupsioni i shfrenuar, si dhe lidhjet dhe ndikimet problematike të krimit të organizuar. Trafikimi i drogës dhe krimi i organizuar, të ndërthurura ngushtë me kartelat e drogës në Amerikën Latine që kanë depërtuar në shumë vende evropiane, po përdorin ekonominë dhe peizazhin politik shqiptar për pastrim parash, duke treguar një përzierje shqetësuese të shtetit dhe ndërmarrjes kriminale. Zbulimet e fundit nga autoritetet belge ekspozojnë në mënyrë alarmante lidhjet e drejtpërdrejta midis rrjeteve të krimit të organizuar me drejtuesit e Partisë Socialiste dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Regjistrimet e rrjedhura dhe dokumentet ilustrojnë një përpjekje të koordinuar midis organizatave kriminale dhe zyrtarëve qeveritarë për të emëruar njerëzit e tyre si deputetë, ministra të punëve të brendshme, gjyqtarë, prokurorë, oficerë të lartë të policisë, zyrtarë të lartë dhe për të manipuluar zgjedhjet në favor të Partisë Socialiste. Kjo bashkëpunim ka krijuar një mjedis ku rrjetet kriminale përdoren për të blerë vota, për të frikësuar votuesit dhe për të manipuluar sistematikisht zgjedhjet.

Gjatë kohës në pushtet që nga viti 2013, shumica socialiste ka dështuar të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR, të cilat kërkojnë masa urgjente për të parandaluar blerjen e votave, frikësimin e votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Kryeministri Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën, duke ndaluar të drejtën e partive të opozitës për të formuar koalicione. Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, situata politike është përkeqësuar ndjeshëm, në kontrast të fortë me kushtet e vitit 2013, kur socialistët fituan zgjedhjet dhe ishte e mundur një rotacion pushteti.

CDI nënvizon nevojën për një gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur shqiptar. Në këtë kontekst, ka shqetësime të ligjshme se institucionet kyçe, që supozohet të funksionojnë në mënyrë të paanshme si garantues të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në pjesën më të madhe janë kthyer në instrumente të fuqishme të shumicës socialiste për të shtypur kundërshtarët politikë.

Rastet e fundit të arrestimeve politike, burgimeve dhe ndjekjeve penale të udhëheqësve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të qeverisjes lokale disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme provojnë se Edi Rama dëshiron me çdo kusht një mandat të katërt. Vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme, të gjithë udhëheqësit e opozitës, të gjitha së bashku, përballen me ndjekje politike dhe burgime, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta dhe përpjekje për jetën e tyre. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të burgosur politikë: 1. Prof. Dr. Sali Berisha: President i PD-së dhe lider i opozitës.

Nën arrest shtëpiak politik për nëntë muaj si person nën hetim, pas një ankese të rreme të paraqitur nga drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe urdhrit të përsëritur të Edi Ramës. Arrestimi i tij shtëpiak është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kohët e fundit po përballet me akuza të motivuara politikisht për korrupsion pasiv, bazuar në gënjeshtra, dokumente zyrtare të falsifikuara, pa asnjë provë kriminale. Nuk ka asnjë shkelje ligjore, asnjë dëm publik dhe asnjë firmë nga Berisha, asnjë dëshmitar kundër tij; 2. Z. Ilir Meta: ish-president, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Parlamentit dhe aktualisht lider i Partisë së Lirisë (partia e dytë më e madhe e opozitës), është në burg si person nën hetim. U ndalua në rrugë, u arrestua brutalisht dhe u tërhoq e u godit në kokë nga policë me maska në një skenar të porositur; 3. Z. Fatmir Mediu, President i Partisë Republikane, ish-ministër i Mbrojtjes – përballet me ndjekje penale ndërkohë që Gjykata e Lartë e Shqipërisë hodhi poshtë çështjen “shpërdorim detyre” të Mediut në vitin 2009. Afati 10-vjeçar i parashkrimit për çështjen Mediu u përmbush në vitin 2019. Por Prokuroria e hapi çështjen në shkelje të afatit të parashkrimit dhe të gjykimit të dyfishtë; 4. Z. Ervin Salianji, deputet i PD-së dhe nënkryetar i grupit, i dënuar me një vit burg, bazuar në dëshmi të rreme dhe i akuzuar për deklarim të rremë, të cilin ai nuk e ka bërë kurrë; 5. Z. Fredi Beleri, deputet evropian, kryetar i zgjedhur i Himarës – i arrestuar dhe burgosur politikisht.

Gjyqësori nuk mund të përdoret si armë politike për të përgatitur terrenin për manipulimin zgjedhor, duke kujtuar taktikat e regjimeve autoritare. Paralajmërimi i Komisionit të Venecias në 2015 se reforma në drejtësi rrezikonte të bashkëpunohej nga partia në pushtet dhe të krijonte kaos brenda sistemit duket se është materializuar nën drejtimin e Ramës.

CDI nënvizon se injorimi i vullnetit të popullit, i shprehur qartë në zgjedhjet e fundit parlamentare, mund të çojë në një ulje të besimit në proceset demokratike tashmë të dobësuara dhe mund të shkaktojë një paqëndrueshmëri afatgjatë politike.

CDI dënon arrestimet dhe burgosjet e motivuara politikisht të liderëve, deputetëve dhe zyrtarëve të qeverisjes lokale në Shqipëri dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm.

CDI mbështet në mënyrë të pakushtëzuar përpjekjet e opozitës shqiptare për anëtarësimin në BE, si dhe luftën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare, duke njohur rolin e tyre të guximshëm dhe jetik në rikthimin e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Ne ritheksojmë rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si përgjegjësi jetike të një vendi anëtar të NATO-s dhe kandidat për në BE, duke theksuar nevojën për masa urgjente për të thyer rrethin vicioz midis krimit dhe votave.

CDI mbështet një gjyqësor të pavarur, i cili bazohet në respektimin e kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk përdoret si armë politike kundër kundërshtarëve. Gjyqësori duhet t’u shërbejë njerëzve, duke u mundësuar shqiptarëve të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë e tyre.

Është në interesin e Shqipërisë të lejojë krijimin e një qeverie kujdestare, të bazuar në modelin e Maqedonisë së Veriut. Një qeveri kujdestare që mbikëqyr procesin zgjedhor dhe siguron integritetin e tij ishte një përvojë e suksesshme në Maqedoninë e Veriut.

CDI do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe do të qëndrojë në mbështetje të partive anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe do të mbështesë të ardhmen evropiane të Shqipërisë. sn

Kritikët e Putinit protestojnë në Berlin; Kërkojnë demokraci në Rusi dhe fundin e luftës në Ukrainë

VOA/Marrë nga Associated Press

Figura të njohura të opozitës ruse udhëhoqën sot një protestë në qendër të Berlinit, ku kritikuan Presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën e tij në Ukrainë dhe njëherësh bënë thirrje për demokraci në Rusi.

Duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Jo Putin, jo luftë”, protestuesit u udhëhoqën nga Yulia Navalnaya, e veja e kritikut kyesor të Presidentit rus Putin, Alexei Navalny, si edhe nga Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, të cilët u liruan nga burgjet ruse, pas një shkëmbimi të të burgosurve gjatë kësaj vere.

Duke bërë thirrje “Rusia pa Putinin”, si edhe thirrje të tjera në gjuhën ruse, protestuesit mbanin pankarta me një sërë mesazhesh, përshirë “Putini është i barabartë me luftë” dhe “Putini është vrasës”, të shkuara në gjuhën gjermane.

Disa demonstrues marshuan me flamujt e Rusisë ose Ukrainës, ndërsa të tjerë me flamur me ngjyrë të bardhë e blu që përdoren nga disa grupe opozitare ruse.

Organizatorët thanë se marshimi nisi në sheshin Potsdamer dhe vazhdoi drejt Portës së Branderburgut dhe përfundoi para ambasadës ruse.

Nëpërmjet një deklarate protestuesit thanë se përmes “marshimit kërkohet tërheqja e menjëhershme e trupave ruse nga Ukraina, zhvillimi i një procesi gjyqësor ndaj Vladimir Putinit si kriminel lufte si edhe lirimi i të gjithë të burgosurve politikë në Rusi”.

Politikani në mërgim Ilya Yashin tha para protestës se synimi ishte që të “shfrytëzohej liria që kemi në Berlin për t’i dëshmuar botë se ekziston edhe një Rusi e paqtë, e lirë dhe e civilizuar”.

Opozitarët Navalnaya, Yashin dhe Kara-Murza u bënë bashkë sot për të treguar unitet.

Anëtarët e opozitës ruse që ndodhen në mërgim deri tani nuk ia kanë dalë të jenë të njëzëshëm dhe të paraqesin një plan të qartë veprimi.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella firmos ligjin, mëmësia surrogate një krim universal

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka firmosur ligjin për mëmësinë surrogate.

Projektligji, i cili e përcakton shtatzëninë për të tjerët si një “krim universal” edhe për ata që e përdorin atë jashtë vendit, u miratua përfundimisht nga Senati më 16 tetor.

Masa do të publikohet të hënën në Fletoren Zyrtare.

Kreu i Shtetit nënshkroi tekstin më 4 nëntor, përpara se të nisej për vizitën e tij në Kinë, por lajmi bëhet i ditur vetëm tani.

Dispozita parashikon ndalimin e ushtrimit të shtatzënisë për të tjerët jo vetëm në Itali, ku është e paligjshme, por edhe në vendet e huaja ku praktika është e ligjshme.

Çfarë parashikon ligji për surrogacitetin
Ligji i ri për surrogatinë ndryshon nenin 12 të ligjit 40 të datës 19 shkurt 2004.

Me fjalinë e mëposhtme, të përfshirë në paragrafin 6: “Kushdo që në çfarëdo forme krijon, organizon ose reklamon komercializimin e gameteve ose embrioneve ose surrogacinë e lindjes dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga 600 mijë deri në një milion euro”. sn

Protestuesit ia mësyjnë Parlamentit në Abkazi të Gjeorgjisë për shkak të një ujdie me Rusinë

Qindra protestues u mblodhën pranë Parlamentit lokal në Sukumi më 15 nëntor, Gjeorgji.

 

Protestuesit e udhëhequr nga opozita në rajonin e shkëputur të Gjeorgjisë, Abkazi, janë futur vrullshëm brenda oborrit të Parlamentit lokal në Sukumi, kryeqytetin rajonal, në përpjekje për t’i detyruar ligjvënësit ta shfuqizojnë një marrëveshje kontroverse me Moskën, e cila u jep përparësi sipërmarrësve rusë të ndërtimit.

Sipas mediave vendëse, përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen më 15 nëntor dështuan, pasi protestuesit u futën në oborrin e Parlamentit.

Por, kjo nuk i ndaloi protestuesit, të cilët tani duan një seancë të re parlamentare për të votuar për shfuqizimin e plotë të marrëveshjes.

“Kundërshtimet po rriten, dhe ka rrezik që të ketë gjakderdhje”, shkroi Nuzhnaya Gazeta në Telegram.

Sipas mediave vendëse, policia dhe qindra protestues u përleshën, pasi dyshohet se forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Nuk është raportuar për të lënduar apo arrestuar.

Zyra për shtyp e liderit të Abkazisë, Aslan Bzhania, tha se administrata e tij është duke e përdorur një dokument për tërheqjen e projektligjit nga Parlamenti.

Por, protestuesit thanë se nuk do të largohen para se Bzhania të japë dorëheqje.

Tensionet janë rritur dukshëm në javët e fundit në këtë rajon, pasi aktivistët opozitarë janë duke kërkuar t’i japin fund mbizotërimit të Rusisë në këtë rajon dhe në ekonominë e tij, edhe pse partitë opozitare thanë më 15 nëntor se protesta e tyre nuk është kundër Rusisë.

“Veprimet e protestave nuk janë kundër marrëdhënieve mes Rusisë dhe Abkazisë”, thanë ato në një komunikatë.

Ato thanë se janë të zemëruara me Bzhanian, të cilin e akuzojnë se i përdor lidhjet me Moskën “për përfitimet e veta gjatë gjithë kohës së tij në pushtet”.

Abkazia dhe Osetia Jugore u shkëputën nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.

Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë.

Shumica e vendeve ende e njohin Abkazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj. REL

Umerov: Ukraina po lufton për të çliruar gjithë territorin e pushtuar

VOA/AP dhe Reuters

Forcat ruse kryen një sulm vdekjeprurës në Odesë gjatë natës duke dëmtuar infrastrukutrën jetike dhe lënë pa ngrohje mijëra banorë në qytetin jugor të Ukrainës.

Ndërkohë, në Kiev po shtohen shqetësimet mbi të ardhmen e ndihmës së huaj ushtarake, pas fitores së Donald Trumpit në garën për Shtëpinë e Bardhës.

Por Ministri ukrainas i Mbrojtjes tha sot se objektivi i ushtrisë së tij nuk ka ndryshuar dhe ai është çlirimi i gjithë territorit të pushtuar nga Rusia.

Ukraina po lufton për të çliruar gjithë territorin e pushtuar nga Rusia dhe çdo pretendim ndryshe është i rremë, tha të premten Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

“Para së gjithash, ne po luftojmë për vlerat, liritë dhe interesat kombëtare. Integriteti territorial është pjesë e vlerave tona”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes në një konferencë të përbashkët me homologun e tij norvegjez në Oslo.

I pyetur mbi njoftimet se Ukraina po e zhvendos objektivin e saj në luftë, zoti Umerov tha se këto deklarata janë të rreme dhe pjesë e propagandës ruse.

“Ne vazhdojmë të kemi përparësi mbrojtjen e njerëzve dhe kombit, çlirimin nga pushtimi i përkohshëm pothuajse 10 vjeçar, kështu që Krimea dhe Donbasi janë pjesë e Ukrainës”, u përgjigj ai.

Forcat ukrainase po humbasin territor në lindje, ndërsa në Kiev po shtohen shqetësimet mbi të ardhmen e ndihmës së huaj ushtarake, pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe zotimeve të tij për t’i dhënë fund luftës.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë tha dje se vendi i tij është i hapur për negociata për t’i dhënë fund luftës, nëse ato vijnë si nismë e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Zoti Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur shkallën e ndihmës perëndimore për Kievin dhe ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit me shpejtësi, por pa ofruar hollësi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se paqja mund të arrihet vetëm pas largimit të të gjitha foracve ruse dhe rikthimit të të gjithë territorit të pushtuar nga Moska, përfshirë Krimenë.

Ndërkohë, autoritetet thanë të premten se si pasojë e një sulmi masiv rus në qytetin jugor të Odesës, një person humbi jetën dhe 10 të tjerë u plagosën, ndërsa mijëra banorë pranë portit ukrainas në Detin e Zi kanë ngelur pa energji dhe ngrohje.

“Ishim futur në strehimore dhe po prisnim. Ky është ndoshta shpërthimi me më së shumti shkatërrime që kam parë në luftë”, thotë ukrainasja Natalya.

“Një dron Shahed goditi ndërtesën pranë një shkolle të muzikës. Nuk e dimë se çfarë kishte brenda, por gjendja duket e rëndë”, shpjegon ukrainasi Viachislav.

Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper tha në rrjetin Telegram se sulmi dëmtoi edhe infrastrukturën e ngrohjes në një spital materniteti.

Për më shumë se 2 vite e gjysmë, Odesa dhe porti jugor ukrainas kanë qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve ruse.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i OKB-së tha të premten se çdo sulm shtesë rus ndaj sistemit të furnizimit me energji të Ukrainës, mund të shkaktojë një valë të re zhvendosjesh masive.

Ndërsa lufta po shkon drejt dimrit të tretë, këtë herë civilët janë më në rrezik për shkak të goditjeve ruse në sistemin energjetik dhe lodhjes së donatorëve, tha Koordinatori Humanitar i OKB-së në Ukrainë, Matthias Schmale.

“Shqetësimi i vërtetë është nëse do të vihet sërish në shënjestër sektori i energjisë. Kjo mund të ishte një pikë kthese për zhvendosje të mëtejshme masive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij”, u tha ai gazetarëve në Gjenevë.

Nga fillimi i luftës, në shkurt të vitit 2022, 3.6 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 6 milionë banorë kanë ikur përtej kufijve.

Rreth 65 për qind e prodhimit të energjisë në Ukrainë është aktualisht jashtë funksionit për shkak të sulmeve ruse, situatë më e rëndë krahasuar me vitin 2022 dhe 2023, tha zoti Schmale.

Incidenti me Belerin në Tiranë, presidenti i PPE letër Ramës: Nuk janë marrë masa për ta parandaluar aktin

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku ka dënuar sulmin me vezë dhe kos ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, i cili ndodhi më 29 tetor pranë Kryesisë së Kuvendit, gjatë pjesëmarrjes së tij në takimet e Delegacionit të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Weber thekson në letrën e tij se sulmi ndaj Belerit, i cili ka statusin diplomatik si anëtar i këtij delegacioni, ishte një veprim i papranueshëm, i cili përfshiu dhunë verbale dhe fizike nga një protestues gjatë daljes së eurodeputetit nga Kuvendi i Shqipërisë.

Po ashtu, ai shtoi se ky incident është një dështim i shtetit pritës në garantimin e sigurisë dhe integritetit të një përfaqësuesi të Bashkimit Evropian, dhe shprehet i shqetësuar për mungesën e masave mbrojtëse adekuate në rastin konkret. Ai nënvizoi se incidenti mund të ishte parandaluar, nëse autoritetet shqiptare do të kishin marrë masat e duhura të sigurisë për misionin zyrtar të Belerit.

Weber i bëri thirrje kryeministrit Rama që të sigurohet se ngjarje të tilla nuk do të ndodhin më në të ardhmen dhe se angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë do të respektohen në kuadër të procesit të integrimit në BE.

“Ky sulm përbën një dështim të shtetit pritës dhe, nëse do të ishin marrë masa sigurie, ai mund të ishte shmangur. E dënoj fuqishëm këtë incident dhe kërkoj që të siguroheni që incidente të ngjashme të mos ndodhin më, duke respektuar angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë,” përfundoi Weber. bw

Ukraina e zmbraps sulmin rus në Kupiansk

Ushtarët ukrainas të Brigadës së 24-të qëllojnë një obus drejt pozicioneve ruse në rajonin e Donjeckut, më 13 nëntor.

 

Ushtria e Ukrainës ka thënë të enjten se e ka zmbrapsur një sulm rus në qytezën Kupiansk në verilindje të rajonit të Harkivit, duke i hedhur poshtë pretendimet e Moskës se ka fituar terren në qendrën e rëndësishme strategjike për transportim.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë vazhduar të marrin jetë civilësh.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha në një komunikatë të enjten se forcat e saj e zmbrapsën sulmin, duke i shkaktuar humbje të mëdha materiale dhe në njerëz Rusisë.

Vitaly Ganchev, zyrtar rus, kishte thënë paraprakisht se forcat ruse kishin zënë pozicione në periferi të Kupianskut dhe se po çajnë përpara në verilindje dhe juglindje të qytezës.

“Informatat për pushtimin e vendbanimit Illinka dhe për zënien e pozicioneve nga trupat ruse në qytezën Kupiansk, janë të pavërteta”, tha Qendra për Komunikime Strategjike e Ushtrisë së Ukrainës të enjten.

“Shtabi i Përgjithshëm informon se dje ushtarët ukrainas ndaluan përparimin e armikut në Kupiansk, shkatërruan të gjitha pajisjet e tij të blinduara dhe eliminuan një pjesë të madhe të forcave të tij njerëzore”, thuhet në komunikatë.

Pretendimet ruse dhe ato ukrainase nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Forcat ruse kapën Kupianskun, një nyje hekurudhore me rëndësi strategjike, menjëherë pas fillimit të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por kjo qytezë u çlirua nga trupat ukrainase në një kundërofensivë të shpejtë në vjeshtën e po të njëjtit vit.

Në muajt e fundit, Rusia ka çarë përpara me një ofensivë në rajonin e Harkivit, derisa vazhdimisht po e godet Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me sulme raketore dhe artilerie, duke shkaktuar viktima të shumta mes civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile dhe atë energjetike.

Të enjten, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Gennady Gatilov, tha se Kremlini është i hapur për bisedime për paqe, nëse administrata e re e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i inicion ato, dhe nëse merren parasysh “realitetet në terren”.

Në ditët e fundit, Rusia ka fituar t erren në afërsi të qytezës së dëmtuar rëndë, Kurahove, në rajonin e Donjeckut dhe po kërcënon me rrethimin e tij.

Mëngjesin e së enjtes, sistemet e mbrojtjes ajrore i rrëzuan 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia në Ukrainë, raportoi Forca Ajrore e Ukrainës.

Dy njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në fshatin Shevchenko në Donjeck si pasojë e sulmeve ruse, raportoi zyra e prokurorit rajonal.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore rrëzoi dy dronë ukrainas të enjten, një mbi rajonin Kursk dhe një tjetër mbi rajonin Belgorod. REL

Sveçla: Municioni në veri s’është thjesht mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur rreth një aksioni të Policisë së Kosovës në Zubin-Potok.

Permes një postimi në Facebook,  ai ka thënë se aksioni i Policisë në veri të vendit ka vazhduar për dy ditë radhazi, ku janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe pajisjeve për prodhim të kriptovalutave.

Siç tha ai, këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Në anën tjetër, Policia ka njoftuar se në Zubin-Potok ka gjetur uniforma, municion dhe pajisje ushtarake.

janë gjetur në një lokacion ku Policia ka shkuar ta kërkojë një të dyshuar për në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili ishte hetuar në vitin 2018.

“Me datën 20.11.2024 rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin-Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin-Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018”, thuhet në njoftim. sn

Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po legjitimon, siç tha ai, praktikat e diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.

Përmes një postimi në X, Bislimi reagoi ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë që ia refuzoi ankesën qytetarit nga Medvegja, Safet Demiri, për kthimin e adresës së banimit.

“[Vendimi i Gjykatës Kushtetuese serbe] shkel të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk kanë besim në sistem dhe hezitojnë të iniciojnë procedura gjyqësore”, tha Bislimi.

Ai publikoi disa pjesë të vendimit të Gjykatës serbe, që thonë se Demiri nuk planifikon të jetojë në mënyrë të përhershme në adresën e paraqitur të banimit. Aty po ashtu thuhet se të drejtat e lëvizjes dhe banimit, ndonëse janë të garantuara me Kushtetutë, ato “nuk janë absolute”, duke iu referuar neneve të ligjeve serbe që lejojnë mundësinë që këto të drejta të kufizohen.

Sipas Bislimit, ky arsyetim i vendimit tregon “se si të drejtat e shqiptarëve po gërryhen, përmes interpretimeve të padrejta dhe diskriminuese, që tregojnë për mungesë të demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave të pakicave në Serbi”.

Më herët gjatë 20 nëntorit, edhe kryetarja e Preshevës, Adrita Sinani, ka reaguar për këtë vendim të Kushtetueses serbe.

Sinani tha po ashtu se gjykata më e lartë serbe po “legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës”.

“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”, tha ajo, duke shtuar se rasti i Demirit është shembulli më i mirë i diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga institucionet serbe.

Sinani tha se shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci – që njihen edhe si Lugina e Preshevës – u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare.

“Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”, shkroi ajo në Facebook.

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që një kohë të gjatë ankohen për pasivizimin e adresave të banimit të tyre në Serbi.

Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.

Në fillim të këtij muaji, shqiptarët në Luginë protestuan kundër kësaj çështjeje.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Pasivizimi i adresës përcaktohet me ligj në Serbi prej vitit 2011. Ligji parasheh që institucionet të bëjnë kontrolle për të kuptuar nëse një banor jeton në adresën e regjistruar.

Nëse vërtetohet që një banor nuk jeton në atë adresë, merret vendimi për pasivizimin e saj, dhe banori obligohet që të regjistrojë adresën e re brenda tetë ditëve, pas pranimit të vendimit.

Ndonëse ligji parasheh të drejtën për apel, qytetarët kanë thënë se, në disa raste, as nuk kanë mundur të ankohen ndaj vendimit, pasi nuk janë informuar me kohë për pasivizimin.

raportin e Komitetit të Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Serbi, të vitit 2021, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci përshkruhen si pengje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit, çështja e pasivizimit të adresave “në thelb është formë e spastrimit etnik nëpërmjet metodave administrative”.

Ndërkaq, në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, për vitin 2022, është përmendur se praktika e pasivizimit të adresave në Serbi, konsiderohet veprim kontrovers.

Banorët e Luginës dhe udhëheqës të komunave atje kanë kërkuar disa herë që të ketë prani të mekanizmave ndërkombëtarë, në mënyrë që të monitorohen kushtet e jetesës në atë pjesë. REL

Presidentja Osmani i kërkon parlamentit rishqyrtimin e ligjit për Këshillin e Sigurisë

VOA/Edlira Bllaca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ktheu të martën parlamentit të Kosovës për rishqyrtim ligjin për Këshillin e Sigurisë dhe atë për mbrojtjen e konsumatorit, të miratuara në tetor të këtij viti.

Në njoftimin e zyrës së presidentes Osmani, thuhet se ligji për Këshillin e Sigurisë “me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, ndërkaq ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve”.

Në arsyetimin e presidentes Osmani thuhet se në ligjin për Këshillin e Sigurisë, funksionimi i këtij mekanizmi gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme është lënë tërësisht i patrajtuar, duke tërhequr vërejtjen se boshllëqet ligjore në këtë aspekt mund të shkaktojnë pasoja.

Në vendim thuhet poashtu se rregullimi ligjor i funksionimit të Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjeve të jashtëzakonshme është posaçërisht i rëndësishëm për shkak të tendencave për destabilizim të vendit nga ana e Serbisë.

“Akti i agresionit të shtatorit 2023 është tregues i qartë se Serbia dhe struktura politike aktuale e saj nuk është e interesuar për paqe as fqinjësi të mirë, gjë që përbën kërcënim të vazhdueshëm ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës”, thuhet në vendim.

Ligji i miratuar nga parlamenti i Kosovës parasheh shfuqizimin e ligjit për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, i cili deri tani rregullonte funksionimin e tij në kohë paqeje dhe në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme. Në ligjin e ri thuhet se “funksionimi i Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme rregullohet me ligj përkatës”.

Në vendimin e presidentes Osmani thuhet se “pavarësisht faktit se ligji që synohet të shfuqizohet përmban dispozita të pakta dhe të pamjaftueshme sa i takon mënyrës së funksionimit të Këshillit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, kthimi në një situatë ku nuk ka fare rregullim juridik është shumë më i dëmshëm sepse pamundëson funksionimin kushtetues të institucioneve përkatëse në raste të tilla”.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës se presidentja Osmani me të drejtë ka kthyer dy ligjet për rishqyrtim, me theks të posaçëm ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës dhe parlamenti i Kosovës në mënyrë të pazakontë dhe të pashpjegueshme kanë shfuqizuar dispozitat e ligjit në fuqi qe lidhen me mandatin, funksionimin, dhe kompetencat e këtij këshilli në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme”, thotë zoti Miftaraj.

Sipas procedurave ligjore, presidenti i shtetit ka të drejtë të kthej vetëm një herë në rishqyrtim ligjin, ndërkaq parlamenti i Kosovës mund të bëjë ndryshimet e kërkuara dhe ta dërgojë sërish për dekretim te presidenti.

Policia konfiskon armatim në veri, dyshon për lidhje me rastin Banjska

Armatimi i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri, më 19 nëntor.

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën ka kryer kontrolle në rrugën Kralj Petri në Zveçan, dhe aty ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit.

Përmes një komunikate, Policia ka thënë se rasti ka të bëjë me një person me interes, që dyshohet se lidhet me rastin Banjska.

Në njoftimin e 19 nëntorit, Policia ka thënë se gjatë kontrollit ka gjetur kavanozë prej plastike të groposur në dhe, në të cilët ka pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë.

Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë kundër më shumë se 40 personave për sulmin që është kryer në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar nga një grup serb.

Si pasojë e sulmit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, ndaj të cilit është ngritur, po ashtu, aktakuzë.

Ai aktualisht besohet se është i lirë në Serbi.

Tre të akuzuar janë të paraburgim në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër në arrati.

Autoritetet e Kosovës e fajësojnë shtetin e Serbisë për këtë sulm që e konsiderojnë terrorist, mirëpo Beogradi zyrtar mohon gjithçka.

Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje disa herë Beogradit që t’i mbajë përgjegjës personat e përfshirë në sulmin në Banjskë. REL

Nënshkruhen disa marrëveshje me Maqedoninë e Veriut- Kurti përgjigjet pse nuk mbajti mbledhje me qeverinë shqiptare: I kemi mbajtur dy, jemi baras!

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ditën e sotme po mbajnë një takim të përbashkët në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski. Pas pritjes dy kryeministrat kanë mbajtur edhe një konferencë për mediat.

Kryeministri Kurti u pyet se përse nuk ka zhvilluar një takim me qeverinë e Shqipërisë ndërsa ai u përgjigj duke thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një mbledhje tjetër me qeverinë e Shqipërisë. Ai tha se tashmë Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë barazuar, pasi sot u mbajt mbledhja e dytë me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, njësoj siç ka ndodhur me Shqipërinë brenda këtij mandati.

“Me Shqipërinë i kemi mbajtur dy mbledhje tashmë, jemi barazuar sepse mbajtëm të dytën edhe me Maqedoninë e Veriut. Jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që sa më parë të mbajmë edhe një mbledhje me Shqipërinë. Përndryshe, 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi mbledhje të tretë këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se sa në të gjitha mandatet e mëhershme”, tha Kurti.

Gjatë takimit qeveritë kanë nënshkruar një protokoll për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e qytetarëve në dy pika kufitare, por edhe memorandumin e mirëkuptimit për energjinë dhe memorandumin për arsim.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan protokollin për zbatimin e marrëveshjes për kalimin në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë. Më pas është nënshkruar memorandum i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe burimeve minerale të Maqedonisë së Veriut në sektorin e energjisë.

Po ashtu, është nënshkruar edhe memorandumi i mirëkuptimit në mes Ministrisë së Arsimit, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Maqedonisë së Veriut, që është i fokusuar në aftësimin profesional. sn

Mbledhja e qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut, Kurti: Nuk kemi mosmarrëveshje, jemi fqinj, miq e partnerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar se këto dy shtete nuk kanë mosmarrëveshje mes vete.

Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë fqinj, miq e partnerë të lidhur.

“Së pari po e nisi me një pikë të rëndësishme, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo vetëm përmes tregtisë që është çdo herë në rritje por edhe përmes lidhjeve, familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, shefi i qeverisë theksoi rëndësinë simbolike të takimit që po mbahet sot, pasi tha se përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.

“Gjatë këtyre viteve janë nënshkruar 50 marrëveshje dhe memorandume që na ofruan më shumë me njëri-tjetrin, dhe rëndësi ka zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë”, tha kryeministri, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, Kurti shprehi kënaqësinë dhe nderin që në Prishtinë mirëpriti homologun maqedonas, Hristijan Mickoski dhe delegacionin e tij për takimin e dytë.

Riho Terras nga Estonia emërohet raportues për Kosovën në PE

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).

Parlamentin Evropian e kompletoi të hënën listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).

Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.

Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.

Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas kësaj, secili grup vendosi nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.

Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën. Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve. Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti.

Nga radhët e EPP-së si raportues për Bosnje e Hercegovinë është caktuar deputeti Onderj Kolar nga Çekia.

Raportues për Serbinë në PE është caktuar të jetë deputeti socialdemokrat nga Kroacia, Tonino Picula.

Nga pushteti në Serbi ka pasur reagime të ashpra, shpesh edhe fyese, pas emërimit të këtij ish-ministri të Jashtëm të Kroacisë si raportues për këtë vend.

Për Maqedoninë e Veriut raportues do të jetë deputeti i gjelbër, Thomas Waitz nga Austria. Deputeti liberal nga Sllovenia, Marjan Sharec, do të jetë raportues për Malin e Zi.

Raportues për Shqipërinë do të jetë deputeti nga Austria, Andreas Shrieder.

Raportues për Ukrainën do të jetë Mikchael Gahler nga EPP, për Moldavinë Sven Mikser nga radhët e Socialistëve dhe Demokratëve, për Gjeorgjinë Rasa Jukneviçiene nga EPP, ndërsa për Turqinë Nacho Sanchez Amor nga Socialistët dhe Demokratët.

Këta raportues në pesë vjetët e ardhshme do t’i ndjekin për së afërmi zhvillimet në vendet përkatëse dhe do t’i përpilojnë raportet vjetore.

Përmes këtyre raporteve do të vlerësohet përparimi i këtyre vendeve në procesin e reformave dhe në përmbushjen e kritereve për integrim në Bashkimin Evropian. Këto raporte pastaj miratohen edhe si rezoluta të Parlamentit Evropian. REL

Flamujt kuqezi valëviten në kufi me Serbinë

Në prag të 28 Nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit ndërmorën një aksion simbolik duke vendosur 444 flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së përgjatë rrugës Podujevë-Merdarë. Aksioni nisi nga rrethi me shqiponjë në Podujevë dhe përfundoi te pika kufitare me Serbinë në Merdarë, si homazh për festat e nëntorit dhe dëshmorët e rënë për lirinë e vendit.

Sipas organizatorëve, ideja për këtë nismë erdhi nga ish-ushtari Baki Ejupi, i cili nuk jeton më. Në shenjë respekti, shokët e tij dhe familja realizuan këtë projekt në bashkëpunim me organizatën e veteranëve të luftës.

Numri i flamujve, 444, ka një simbolikë të veçantë, pasi lidhet me vitin 1444, kur u mbajt Kuvendi i Lezhës nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Ky gjest simbolik pritet të mirëpritet nga mërgimtarët dhe të gjithë qytetarët, duke u kthyer në një mesazh krenarie dhe uniteti për të gjithë ata që kalojnë këtë rrugë, veçanërisht gjatë festave të nëntorit.

Përveç Ditës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntori shënon edhe daljen e parë publike të UÇK-së, një ngjarje me rëndësi të veçantë për Kosovën. sn

Qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zhvillojnë sot mbledhje të përbashkët, axhenda

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë. Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët.

Në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit. Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.
Agjenda mbyllet me një drekë zyrtare. bw

Opozita në Shkup reagon ndaj deklaratës së Kurtit për Ligjin për gjuhët

Mural me motive shqiptare në Shkup 

 

Enis Shaqiri

Opozita në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili, të hënën, pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua në Prishtinë, tha se në Maqedoninë e Veriut “nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe”.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në opozitë, deklaratën e Kurtit e cilësuan si “të pavërtetë dhe të papranueshme”, duke i bërë thirrje që t’i “korrigjojë menjëherë deklaratat dhe të mos shërbejë si mburojë për përpjekje që cenojnë barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve”.

“Është për keqardhje që një kryeministër i Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativët që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Sugjerimet se disa nene të Ligjit edhe ashtu nuk janë zbatuar dhe se rishikimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë i pranueshëm, u japin alibi përpjekjeve për ta dobësuar këtë legjislacion vital”, thuhet në komunikatën e BDI-së cila u publikua të martën.

Deklarata e Kurtit, nxiti reagimin edhe të Ziadin Selës, kryetarit të njërit prej fraksioneve të Aleancës për Shqiptarët, i cili e krahasoi atë me periudhën e fillimi të viteve ’80 të shekullit të kaluar.

“M’u rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje! Shqip, u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase në Maqedoninë e Veriut. Uroj të jetë një lajthitje momenti…”, u shpreh të hënën mbrëma, Ziadin Sela.

Çfarë tha saktësisht Kurti?

“Në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorim të gjuhës shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston Ligji për përdorim të gjuhëve, që e përmend shifrën 20 për qind, por nuk është ligj për përdorim të gjuhë shqipe, është për përdorim të gjuhëve”, tha kryeministri Kurti duke shtuar se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese, që nuk bën përjashtime dhe respekton shumëgjuhësinë.

Ndërsa, Mickoski tha se gjyqtarët e Kushtetueses i ka zgjedhur koalicioni paraprak.

“Ata gjyqtarë që aktualisht janë pjesë e Gjykatës sonë, janë zgjedhur nga BDI – LSDM. Nga i pari deri tek i fundit në Kushtetuese janë të zgjedhur nga koalicioni i tyre”, tha kreu i Qeverisë maqedonase Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Çka thotë Ligji për përdorimin e gjuhëve?

Neni 1 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili ka hyrë në fuqi më 2019, thotë se në tërë territorin në Republikën Maqedonisë (së Veriut) dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër, që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuha shqipe) gjithashtu është gjuhë zyrtare si dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj.

Ky ligj hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017. Presidenti i atëhershëm, Gjorge Ivanov, refuzoi dekretimin e tij, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, ligji u miratua me 69 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO DPMNE-ja, nuk mori pjesë në seancë, ndonëse gjatë debatit në kundërshtim të tij paraqiti mbi 30 mijë amendamente (35.563).

Si presidenti Ivanov, edhe opozita e cilësuan ligjin si antikushtetues. Lënda që lidhet me Ligjin për gjuhët përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.

Këto iniciativa kontestojnë thuajse çdo aspekt, që nga mënyra e miratimit të ligjit deri te përmbajtja e tij. Tani, pas shtatë vjetësh, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e këtij ligji. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitjan Mickoski, ka thënë se nuk kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy – tri dispozita”.

Kreu i BDI-së, Ahmeti, më 27 tetor, u dërgoi edhe letër udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke shprehur shqetësimet e tij lidhur me zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Kur është fjala për shqetësimet dhe debatet lidhur me vendimin e pritshëm të Kushtetueses, në një takim të zhvilluar më 13 nëntor në Tiranë me kryetarin e Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi, por edhe gjatë vizitës së saj në Shkup, më 23 tetor, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, porositi se “respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave të fituara të shqiptarëve, i shërben kohezionit, mirëkuptimit dhe integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, tha se gjuha shqipe nuk cenohet nga Qeveria dhe se të drejtat e qytetarëve nuk do të degradojnë, por do të avancohen.

“Ka pasur Ligj për përdorimin e gjuhëve, gjuhë që flasin mbi 20 për qind të qytetarëve në Maqedoni të Veriut, dhe e dyta, nuk cenohet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti pas takimit ndërqeveritar mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, kreu i BDI-së, gjatë një takimi në lokalitetin Butel të Shkupit të hënën, porositi të gjithë faktorët politikë brenda dhe jashtë shtetit se “Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjakun e dëshmorëve, dhe është jetësuar me djemtë më të mirë të UÇK-së (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) që vazhduan idealin e tyre në BDI, andaj sa të jetë gjallë BDI-ja, në opozitë apo në pozitë, themelet e Marrëveshjes së Ohrit nuk tolerojmë të preken”. REL

Kërcënime e pasiguri: Realiteti i vrazhdë i gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

Enis Shaqiri

Kërcënimet, komunikimi i papërshtatshëm nga politikanët, dezinformatat, pagat e ulëta, kontratat e punës me afat të shkurtër, mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe sociale, janë disa nga problemet që i përmend Raporti i Komisionit Evropian (KE) për vitin 2024, me të cilat ballafaqohen gazetarët në Maqedoninë e Veriut.

“Mund të themi realisht, se ajo që theksohet në raportin e Komisionit Evropian është diçka që, në fakt, si kritikë, është përsëritur prej një kohe të gjatë. Kështu që, kushtet e vështira ekonomike dhe sociale të gazetarëve ndikojnë drejtpërdrejt ndaj cilësisë së gazetarisë dhe të përmbajtjeve gazetareske që ata prodhojnë”, shprehet për Radion Evropa e Lirë, gazetari Bojan Blazhevski nga qyteti i Shkupit.

Sipas Blazhevskit, problemi i njëjtë nuk është vetëm në gazetari, por në të gjithë sektorët e vendit.

“Puna për pagë dhe shpërblimi për mundin që ke dhënë është motivimi bazë”, thotë ai.

Në Raportin e KE-së, në kapitullin “Liria e shprehjes”, thuhet se “Maqedonia e Veriut ka një nivel të caktuar, deri në mesatare, sa i përket gatishmërisë, duke bërë përparim të kufizuar në këtë fushë”.

Sipas raportit, gazetarët përballen me status të dobët ekonomik dhe social, i cili shpesh i shtyn drejt vetëcensurës.

“Mangësitë në kushtet e punës për gazetarët ekzistojnë ende, veçanërisht lidhur me kontratat e punës me afat të shkurtër ose të caktuar, pa sigurime shëndetësore dhe sociale të mbuluara, punë jashtë orarit e papaguar dhe paga të ulëta, të cilat së bashku kontribuojnë që të ketë autocensurë dhe ndikim të pronarëve ndaj politikës editoriale”, thuhet në Raportin e KE-së.

Në këtë drejtim, Blazhevski tregon se personalisht, punon si gazetar i pavarur, duke u fokusuar në çështje hulumtuese.

“Nëse thellohemi më shumë në këtë çështje, pagat e ulëta dhe në përgjithësi kushtet e këqija të punës kufizojnë zhvillimin e formave të reja të veprimtarisë gazetareske. Shumica e redaksive dhe gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, kufizohen në atë që quajmë ‘gazetari për klikime’ ose gazetari ditore informuese. Kurse, numri i gazetarëve që merren me gazetari hulumtuese është shumë i vogël”, shpjegon ai.

Kërcënimet dhe sfidat e punës në terren

Raporti thotë se ambienti i favorshëm për gazetarët në Maqedoninë e Veriut është zhdukur, duke i bërë ata të ndihen të pasigurt dhe të kufizuar në punën e tyre. Kurse në rubrikën për mbrojtjen e gazetarëve, thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut (MPB) ka regjistruar shtatë raste sulmesh ndaj gazetarëve në vitin 2023.

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë [SHGM] regjistroi pesë incidente ndaj gazetarëve, ku tre prej tyre përfshinin kërcënime jo fizike dhe ngacmime, ndërsa dy raste përfshinin kërcënime ndaj jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve”, thotë Raporti.

Një nga këto raste, është edhe ai i gazetarit të TV21, Senat Zylbehari, i cili për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë 16 vjetëve të tij si gazetar, është kërcënuar në shumë forma.

“Vetëm para një viti, teksa po raportonim për një djegie të një deponie, e cila ishte thuajse e kundërligjshme, në fushën e Pollogut, një person që u prezantua si pronar i deponisë, jo vetëm që më kërcënoi mua, por edhe të gjithë gazetarët e tjerë, të pranishëm aty. Edhe pse aty ishin forca policore. U detyruam të kërkojmë ndihmën e tyre për t’u mbrojtur”, tregon Zylbehari.

Ai shton se rastet e këtilla dekurajojnë gazetarët.

“Të nesërmen, me të arritur në vendngjarje, pasi zjarri ishte ende aktiv, shoh kolegët që ishin rreth një kilometër larg nga vendi i ngjarjes, pasi kishin frikë të afroheshin. Në koordinim me ta, dhe me mua përpara tentuam të futemi përsëri, kur prapë u përballa me të njëjtin person, në prani të policisë. Kësaj radhe duke na shtyrë edhe fizikisht”, përfundon Zylbehari, duke nënvizuar se nga gjithë ngjarja, i njëjti person u dënua me vetëm 50 euro gjobë, për prishje të qetësisë publike.

Në anën tjetër, Blazhevski thotë se personalisht nuk ka përjetuar sulme apo kërcënime të këtilla, por shton se ka “raste presioni ndaj një pjese të madhe të gazetarëve në vend, që punojnë mbi tema të ndjeshme”.

Gazetarët nën sulmin e gjuhës armiqësore nga politikanët

Raporti i KE-së gjithashtu vëren edhe ekzistencën e armiqësisë së politikanëve ndaj gazetarëve.

“Gazetarët përballen me gjuhë të papërshtatshme nga politikanë dhe personazhe publike”, thuhet në Raport.

Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë së Veriut (KEMM) duke e komentuar Raportin, thotë për Radion Evropa e Lirë se dënon ashpër gjuhën e papërshtatshme të politikanëve dhe personave publikë ndaj gazetarëve.

“Këto deklarata krijojnë një atmosferë mosbesimi dhe frike te punonjësit e mediave, gjë që i dekurajon më tej nga raportimi kritik. Ne vazhdimisht nxisim dhe promovojmë respektin dhe komunikimin e përgjegjshëm në hapësirën publike, me qëllim ruajtjen e integritetit profesional dhe sigurinë së gazetarëve”, thonë nga KEMM për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) njoftojnë se kanë përgatitur një Kod Sjelljeje për hapësirën online, me qëllim “sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe etik për punën e gazetarëve”.

“Kodi shërben si udhëzues për sjellje të mirë për të siguruar integritetin e informacionit gjatë zgjedhjeve dhe referendumeve, si dhe transparencën e reklamave politike dhe financimit të tyre, më pas përfshin sjelljen e partive politike, kandidatëve të tyre dhe kandidatëve të pavarur, në hapësirën online, të cilët ndër të tjera duhet të përpiqen të përdorin argumente dhe fakte në diskutimet publike, gjuhë të përshtatshme dhe të sjellshme në komunikimin me publikun, dhe të respektojnë qëndrimet dhe mendimet e ndryshme”, thonë nga ASHMAA për Radion Evropa e Lirë.

Kuadri ligjor, ende larg standardeve të BE-së

Në pjesën e kuadrit ligjor, Raporti i KE-së njofton se vendi nuk është plotësisht në përputhje me legjislacionin e BE-së, konkretisht me Aktin Evropian për Lirinë e Medias. Gjithashtu, si fenomen negativ përmendet kthimi ligjor i reklamave shtetërore në media, nga shkurti 2024.

Sa i përket transmetuesit publik shtetëror, në raport thuhet se Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM) është përballur me financime të parregullta nga shteti.

“Ligji për mediat audio dhe audio-vizuale [ASHMAA] i korrikut 2023 ka rritur financimin e përgjithshëm, por autoritetet kanë transferuar më pak [para] sesa kërkohet me ligj”.

Nga ASHMAA-ja thonë se për këtë, përgjegjëse është Ministria për Transformim Digjital.

Radio Evropa e Lirë u mundua të kontaktojë këtë ministri, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion.

Ndërkaq, Raporti gjithashtu përmend se sfida ka edhe rreth transparencës në pronësinë e mediave, dhe shton se përdorimi i financave paraqet një lloj kërcënimi për lirinë e shprehjes. REL

Gjetjet arkeologjike në Strugë i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve

Zbulimet arkeologjike në Strugë, përkatësisht në fshatin shqiptar Koroshishtë të cilat u prezantuan gjatë ditësh së djeshme nga ministri i Kulturës dhe arkeologët janë të shekullit 6 para Krishtit. Helmeta e bronzit, unazat e arit, enët e ndryshme, fletët metalike prej arit, por edhe format dhe dekorimet e ndryshme janë gjetur në kuadër të një tërësie të varrezave të cilat janë duke u gjurmuar prej vitit 2023 kur ekipi i udhëhequr nga Pero Arxhanliev e ka marrë lejen për gjurmim. Megjithatë, gjithçka ka filluar në vitin 2020, kur Shefit Shemshedini nga Koroshishta e Strugës duke punuar arën e tij ka hasur në gurë, ndërkaq më pas ka zbuluar një helmetë bronzi, të cilën e ka dorëzuar në Muzeun e Ohrit. Gjetjet, ndonëse nuk theksohet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, sipas arkeologut Fitni Dalipi, u takojnë fisit Ilir të Enkelejdëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit.

“Këtu janë gjetur deri më tani që ne i përfunduam gërmimet, mbi 100 artefakte. Erdhëm në konstatim se këto artefakte i takojnë popullatës që ka jetuar në pellgun e Liqenit të Ohrit, Ohër, Strugë Pogradec. Janë fisi i Enkelejdëve. Janë 2.600 vjet të vjetra”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.

Gjetjet, përkufizohen në përmasa të epokales, diçka që siç thotë Dalipi, një herë në 100 vjet ndodhin.

“Ne kemi artefakte të lines, bronzit, hekurit, kemi argjend dhe ar.  Domethënë është një varr shumë i pasur, që do të thotë se popullata që ka jetuar në këtë zonë ka qenë një popullatë shumë ekonomikisht e fortë që ka pasur mundësi të importon edhe objekte nga jashtë”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.

Për rëndësinë e gjetjeve ditë më parë foli edhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov i cili para se gjithash falënderoi pronarët e tokës Bukuri Shemshedini dhe Shefit Shemshedini të cilët kanë detektuar, denoncuar dhe ndihmuar në këto gërmime që sipas tij janë zbulimi më i madh arkeologji në Maqedoni të Veriut për 100 vitet e fundit.

Gjetjet, sipas paralajmërimit do të konservohen dhe do të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Shkupit, pasi nuk ka kushte për t’u mbajtur në Muzeun e Ohrit. Ajo që ra në sy dhe që ngrit dyshimet në opinion se mund të manipulohet me gjetjet është prezenca e Pasko Kuzmanit në vendin e gërmimeve, njeriut i cili në vitin 2016 u dënua me burg mbi akuzat se ka keqpërdorur dhe shitur artefakte deri sa ka qenë drejtori i Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore./Alsat.mk

Ish ambasadori Hysa: RMV gradualisht është duke u rreshtuar krah Orbanit e Vuçiqit, po bëhet fushatë antishqiptare

Ish-ambasadori i Kosovës Ylber Hysa, ka folur për situatën në Maqedoninë e Veriut, për sigurinë në rajon dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Situatën në Maqedoninë e Veriut, Hysa e vlerësoi si shumë serioze. Ai tha se brenda 100 ditëve të qeverisë së këtij shteti, ajo që dukej fushatë zgjedhore, tani po duket edhe si program qeverisës.

“Të gjitha ato që i kanë folur liderët e VMRO-së, përfshirë këtu edhe presidenten e vendit, Gordana Silanovska-Davkova, por edhe kryeministrin Mickoski, praktikisht janë realizuar”, tha Hysa.

Sipas tij, partia në pushtet, përveç se ka kundërshtuar BE-në ka pasur një përqendrim të theksuar të një fushate antishqiptare, duke i cilësuar si fajtor për degradimin identitar të Maqedonisë.

Duke folur për letrën e Ali Ahmetit dërguar liderëve ndërkombëtarë, por edhe të liderëve shqiptarë, Hysa tha se Ahmeti bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti për atë që po ndodhë tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Hysa përmendi mekanizmin e quajtur “balancer”, i cili e ruan përfaqësimin e shqiptarëve në bazë të kuotave në administratën shtetërore.

“Vendimi i cili e ka hequr ‘balancuesin’ për shqiptarët është serioz, sepse në arsyetimin që i bëhet në gjyqin kushtetues praktikisht mohohet etnia, si princip i punësimit dhe në rastin e Maqedonisë së Veriut, mohimi i etnisë do të thotë mohimi i vet Kushtetutës dhe frymës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha Hysa.

“Me vendim të tillë, praktikisht Maqedonia e Veriut kthehet para vitit 2001”, tha më tutje, Hysa.

Ai tha se qeveria e Maqedonisë së Veriut gradualisht është duke u rreshtuar krah bllokut ‘konservativ problematik në BE, që ka të bëjë me popullistët si Orban e Vuçiq.

“Kjo qeveri e kryesuar nga VMRO sikur dëshiron t’u thotë shqiptarëve se tani është një Maqedoni tjetër, nuk është si në vitin 2001, sikur dëshiron ta bëjë një revizionizëm historik të këtyre ngjarjeve”, tha Hysa.

Hysa tutje përmendi afrimin e kësaj qeverie me Beogradin zyrtar, i cili tha se brenda 100 ditëshit në qeveri, ka pasur shumë takime me zyrtarët serbë.

Kurse për partnerin qeverisës nga radhët e shqiptarëve VLEN, Hysa tha se karshi këtyre zhvillimeve nuk ka reaguar thuajse fare, përkundrazi, ka fajësuar BDI-në, që çështjet e tilla do të duhej të zgjidheshin në kohën kur BDI ishte në pushtet.

Ai tutje tha se situata gjeopolitike në botë ndikon që të mos ketë vëmendjen e duhur për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut.

“Nëse Maqedonia nuk brengoset për rrugëtimin e saj në BE, kur tani ka marrë një “flakareshë” me ndarjen nga Shqipëria, atëherë kjo tregon për një frymë jo shumë miqësore dhe properëndimore të Maqedonisë”, tha Hysa, teksa shtoi se kjo do të duhej të ishte shqetësuese edhe për vetë shqiptarët, të cilët ishin garantues të një Maqedonie properëndimore.

Hysa më tej tha se nëse kjo qeveri vazhdon me këtë logjikë dhe nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte vendim cenues ndaj përdorimin e gjuhës shqipe, atëherë do të ishte një alarm edhe për rajonin.

Hysa tutje, pohoi se ka një sinkron në mes të ngjarjeve që po ndodhin në Maqedoni të Veriut dhe të asaj në Serbi, ku pak ditë më parë është krijuar një gjykatë ku Kosova është shpallur “zonë e veçantë”. Sipas tij, kjo mund të prodhojë probleme serioze dhe politike, jo vetëm të sigurisë.

Qëllimi i Serbisë, sipas Hysajt, është që të krijojë një atmosferë nervozizmi karshi Kosovës.

Mes tjerash u diskutua edhe Raporti i Progresit. Hysaj tha se ky raport, ndonëse nuk është publikuar në tërësi, zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane është në thelb të reflektimi të raportit në fjalë, si dhe të rrugëtimit të anëtarësimit ën BE.

Ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Asociacionin, ish ambasadori kosovar tha se më shumë ka qenë përpjekje për ta mbajtur gjallë dialogun, sesa të arrihet ndonjë përparim esencial.

“Dialogu deri më tani ka qenë një lojë tenisi, ku palët kanë hedhur faje ndaj njëra-tjetrës, kurse pala ndërkombëtare dukej si një arbitër tenisi duke përcjellë topin”, theksoi ai.

Ndërkaq pas zgjedhjeve në SHBA, sipas Hysajt, pavarësisht se kush do të zgjidhet president, gjërat do të ndryshojnë, sepse do të ndryshojnë prioritetet në gjeopolitikën amerikane. /RTK/

Intervista- Mickoski: Jam i përgatitur për kompromis, por të mos marrim në thua në pengesa të reja drejt BE-së

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski gjatë intervistës dhënë për Radion Evropa e Lirë.

 

Sanja Vasiq

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, pret përgjigje nga Brukseli se si do të vijojnë negociatat me Bashkimin Evropian (BE) nëse miratohen ndryshimet kushtetuese dhe nëse do të vlejnë me zbatim të prolonguar.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai thotë se nuk ka ndikim rus në vend, por se euroskepticizmin e nxit një pjesë e politikanëve bullgarë. Ai nuk pret ndryshim në politikën amerikane për Ballkanin edhe pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, e as nuk favorizon ndonjërin nga dy kandidatët pavarësisht takimeve me Richard Grenellin.

Radio Evropa e Lirë: Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka porositur qartë se i vetmi hap deri në fillimin e negociatave janë ndryshimet kushtetuese, për të cilat shteti tashmë ka rënë dakord. A morët një “jo” për ndryshimet kushtetuese me veprim të prolonguar?

Hristijan Mickoski: Mendoj se duhet t’i japim kohë, kohës. Së pari, të shterim këtë hap e pastaj të flasim për hapat e ardhshëm.

Radio Evropa e Lirë: Për cilin hap mendoni, ndryshimet kushtetuese me veprim të prolonguar?

Hristijan Mickoski: Epo, po, diçka e ngjashme.

Radio Evropa e Lirë: Këtë e lidhni edhe me zgjedhjet e së dielës në Bullgari?

Hristijan Mickoski: Kjo është një çështje e brendshme e Bullgarisë. Mendoj se asgjë nuk është e përjetshme dhe se nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë. Jam i bindur se diktati nuk është zgjidhje, se ultimatumi nuk është zgjidhje, se është e nevojshme të bisedohet, deri në momentin kur të arrihet një zgjidhje që, siç shpesh thonë bashkëbiseduesit, të jetë win-win, ku fitojnë edhe të dyja palët, unë kam mendim të kundërt që të jetë lose -lose, që të dyja palët të humbin diçka. Nuk është mirë nëse njëra palë humb gjithçka, ndërsa tjetra fiton. Ky nuk është kompromis. Fundja, i tillë ishte edhe i ashtuquajturi propozimi francez. Ne kërkojmë që Bashkimi Evropian t’i respektojë parimet e veta dhe vlerat e veta. Kaq.

Radio Evropa e Lirë: Pra, prisni përgjigje nga Komisioni Evropian. Por, do të nevojitet edhe mbështetja nga Bullgaria.

Hristijan Mickoski: Unë jam i gatshëm të bisedoj me këdo, jam i gatshëm të ulem, shprehimisht, me këdo që ka qëllim të mirë që të gjejmë zgjidhje për këtë problem, sepse qëllimi ynë është të jemi pjesë e familjes evropiane. Edhe pse jam i bindur se këtë kemi merituar shumë më herët, madje edhe para disa vendeve të tjera anëtare të BE-së. Fatkeqësisht, për shkak të padrejtësisë që iu shkaktua qytetarëve maqedonas dhe neve si shtet, ne sot ende nuk mund t’i fillojmë as negociatat. Kjo nuk është një garë në të cilën ju duhet vetëm të merrni pjesë. Tani jemi në një situatë që kur do të fillojmë garën duhet të dimë qartë se do ta përfundojmë atë garë. E jo që në ndonjërën nga pengesat e radhës të marrim në thua dhe përsëri do të duhen poshtërimi e kështu me radhë. Unë nuk jam një bashkëbisedues i tillë. Unë jam një bashkëbisedues që është i gatshëm për kompromis, por vetëm nëse ky kompromis nënkupton rezultat, përkatësisht një përfundim, në rastin tonë fundi do të nënkuptojë anëtarësimin e plotë në kuadrin e Bashkimit Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Sa më larg të jetë Maqedonia e Veriut nga Bashkimi Evropian, aq më shumë ka hapësirë për ndikime të tjera. Kemi një rritje të euroskepticizmit. Sa është ndikimi rus në këtë dhe në ngjarjet politike në vend?

Hristijan Mickoski: Nuk do të thosha se kemi ndikim rus këtu. Nëse shohim historikisht, ne kurrë nuk kemi qenë si popull në prioritetet kryesore të diplomacisë ruse.

Radio Evropa e Lirë: Por, Maqedonia e Veriut është në listën e vendeve armike të Rusisë.

Hristijan Mickoski: Ne jemi pjesë e NATO-s, kemi politikën e përbashkët të jashtme dhe të mbrojtjes të Bashkimit Evropian, tërësisht jemi të harmonizuar dhe nuk ka ndryshim as edhe një milimetër nga kjo politikë dhe kjo është logjikshme. Unë më shumë do të thosha që ndikim kanë politikanë nga rajoni të cilët, në vend që ta shohin luftën, na kthejnë në mesjetë kur mbi tavolinë vendosin ultimatume dhe diktate. Dhe flasim për vlerat evropiane, flasim për të ardhmen. Ata kanë më shumë, do të thosha, ndikim këtu për të krijuar ndjenjën se jemi të tradhtuar nga vlerat evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Për cilët politikanë mendoni?

Hristijan Mickoski:Për një pjesë të politikanëve bullgarë kohëve të fundit, sepse ju nuk mund të bisedoni për të ardhmen, nëse dikush vazhdimisht ju shtyn mbrapa drejt mesjetës, ndërsa unë do të dëshiroja të bisedoj për të ardhmen.

Radio Evropa e Lirë: A lë kjo hapësirë për depërtimin e ideve, ndikimeve të tjera, investimeve të tjera, mbase nga Kina?

Hristijan Mickoski: Kina është më pak e pranishme te ne në rajon. Unë do të thosha se Kina është më e pranishme në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian sesa te ne. Dhe, vërtet jam seriozisht i habitur me tolerancën dhe lëshimet ndaj këtyre vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, sepse, fjala vjen, kompanitë kineze janë pronare të objekteve serioze, siç janë portet dhe të ngjashme, në vendet anëtare të BE-së, ndërtojnë infrastrukturë. Te ne, as ekonomikisht, as politikisht, nuk kanë ndonjë aktivitet, kështu që të kenë ndonjë ndikim të veçantë, që të bëjnë diçka këtu jashtë interesave strategjike dhe jashtë partnerëve strategjikë. A ekziston ndonjë opsion tjetër? Në këtë moment jo. Bashkimi Evropian është qëllimi ynë strategjik.

Radio Evropa e Lirë:A ndryshon se kush do të jetë presidenti i ri amerikan?

Hristijan Mickoski: Mendoj se strategjikisht cilido qoftë opsioni i zgjedhur si president i SHBA-së, do ta ketë Ballkanin në optikën e tij, kështu që këtu nuk shoh ndonjë ndryshim më dramatik se do të ndodhë ndaj Ballkanit.

Radio Evropa e Lirë: Keni pasur takime me ish-të dërguarin e posaçëm të Trumpit, Richard Grenellin. A do të thotë kjo se në një farë mënyre favorizoni Trumpin?

Hristijan Mickoski: Jo vetëm me Richard Grenellin, kam pasur takime edhe me Chris Pavlovskin, i cili është, të themi, shumë i afërt edhe në biznes, edhe privatisht, me të birin e presidentit Trump. Kam pasur gjithashtu takime edhe me Howard Lutnickun,i cili është shef, thënë kushtimisht, i ekipit tranzitor të Trumpit, zoti Munez ka qenë gjithashtu në Maqedoni [të Veriut], Robert Stefanovski, të themi, po ashtu, një njeri i afërt me familjen e presidentit Trump, por gjithashtu kam pasur shumë takime me njerëz që janë pjesë e strukturës së demokratëve dhe të afërt me nënpresidenten Kamala Harris, mirëpo kjo nuk do të thotë se favorizojmë njërin apo tjetrin.

Radio Evropa e Lirë: Maqedonia e Veriut ka pagën mesatare më të ulët në Ballkan. Ka shkallën më të ulët të rritjes ekonomike. Si do t’i mbani të rinjtë në vendin me pagat më të ulëta?

Hristijan Mickoski: Ne jemi qeveri prej katër muajsh. Ajo që trashëguam është kataklizmike. Dhe u përpoqëm ta sanojmë këtë kataklizëm brenda asaj që mundëm këto katër muaj. Treguesit e parë janë të mirë. Të themi, doli shifra për pagën mesatare në gusht, ajo është rritur për pothuajse 13 për qind neto krahasuar me vitin e kaluar, kemi rritje të pagës gjatë inflacionit të ulët. Me politikën tonë ia dolëm t’ua kthejmë vlerën atyre denarëve që i marrin si kompensim mujor në punë. A jemi më të dobëtit? Nuk jemi, ka shtete më të dobëta në rajon se ne për sa i përket pagës mesatare, por ajo që është e rëndësishme është të krahasohet indeksi Gini dhe të krahasohen të njëjtat produkte në shtete të ndryshme në kushte të njëjta. Kjo do të thotë se nuk do të mbështetemi në konsum, por do të mbështetemi në investime.

Radio Evropa e Lirë: Kur jemi tek investime kapitale, ministri Aleksandar Nikollovski thotë se nuk do të ndërtohet hekurudha drejt Bullgarisë, tjetri ministër, Orhan Murtezani thotë se do të ndërtohet?

Hristijan Mickoski: As njëri, as tjetri nuk ka thënë kështu. Hekurudha, korridori VIII, por edhe hekurudha e shpejtë e korridorit X, janë interesi ynë strategjik. Nuk ka prioritet më të madh për ne sesa të realizojmë interesin tonë strategjik. Kjo do të thotë që ne si shtet, natyrshëm, jemi kryqëzim i këtyre dy korridoreve VIII dhe X. Për dallim nga korridori X, për të cilin kemi rrugë të qartë, plan të qartë, zotim të qartë nga të gjitha shtetet, për korridorin VIII nuk kemi parë një gjë të tillë nga ana e Bullgarisë. Dhe kemi një pamje të paqartë se deri ku ka arritur hekurudha në Shqipëri. Tani, ekziston dialog i nivelit të lartë në Bruksel, i cili pati sesionin e parë, ai përfundoi, tani në fund të muajit duhet të jetë në Sofje dhe pres në Shkup që kjo përfundimisht të finalizohet.

Radio Evropa e Lirë: Opozita ju akuzon se keni vendosur kuadër partiak në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.

Hristijan Mickoski: Nëse mendoni për drejtorin e ri Bojan Hristovski, po, ai ishte pjesë e strukturës së VMRO-së, por në të kaluarën, sepse ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai është i depolitizuar, i apolitik plotësisht, i tillë është ligji. Ai si kuadër në Agjencinë për Siguri Kombëtare vjen nga kabineti i Ministrit të Punëve të Brendshme. A njihemi? Po. A duhet të bashkëpunoj me njerëz që i njoh? Po. Sepse, ja, u përpoqëm me njerëz që nuk i njihnim, që i trashëguam, nuk pati rezultate. Unë u zgjodha kryetar i Qeverisë dhe për dy, dy muaj e gjysmë nuk mora kurrfarë raportesh nga drejtori i atëhershëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Tani, është e logjikshme të punoj me njerëz të cilët i njoh dhe të cilëve u besoj, dhe nuk shoh ndonjë gjë të palogjikshme këtu. E tani, nëse ata janë të frikësuar se treguesit, edhe nga atje, edhe nga Agjencia e Inteligjencës, janë shumë serioze, prandaj nuk do të flisja publikisht, por do t’ua lë organeve ta bëjnë punën e tyre. Që këto dy agjenci në të kaluarën kanë qenë fortesa, nga ku janë shënjestruar qartë individë të opozitës, në vend se të merren me sigurinë e shtetit, kjo është një çështje tjetër.

Dhe duhet të jenë të frikësuar sepse informacionet fillestare që kam marrë janë tronditëse. Për abuzime të rënda në drejtim të punës kundër interesave shtetërore, spiunim i opozitës me të dhëna të falsifikuara dhe të fabrikuara, ndjekje të përfaqësuesve të opozitës. Kjo është diçka që do të jetë një skandal i madh dhe prandaj nuk do të doja në këtë moment të flas për detaje, t’i lëmë që, po them përsëri, kohë-kohës.

Radio Evropa e Lirë: Kur është fjala për Këshillin Gjyqësor, a keni përfundimisht një propozim për reformimin e këtij organi kyç të gjyqësorit?

Hristijan Mickoski: Kam pritur propozime dhe nuk kam marrë dhe tani po e bëj vetë detyrën time, sepse tashmë është kataklizmatike. Kam filluar të komunikoj me ekspertë ndërkombëtarë evropianë, të konsultohem me disa prej tyre, tashmë të shtunën kam një takim të dakorduar dhe ata do të vijnë te ne dhe do të diskutojmë për këtë temë, sepse qytetarët maqedonas qartazi janë të pakënaqur se si funksionojnë edhe prokurorët. Do të bisedojnë edhe me mua, me ministrin e Drejtësisë, si dhe me subjektet e tjera përkatëse, kështu që do të shohim. Shumë shpejt do të kemi një zgjidhje.

Përgatiti: Enis Shaqiri

Kërkonin ryshfet, në pranga përfundojnë më shumë se 35 policë e doganierë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar sonte një aksion të madh policor në dy lokacione të vendit, ndërsa në pranga kanë përfunduar më shumë se 35 policë e doganierë.

Sipas informacioneve, aksionet janë zhvilluar në Strumicë dhe Gjevgjeli ku janë arrestuar edhe disa doganierë.

Arrestimi është bërë për shkak të punës së papërgjegjshme në shërbimin doganor dhe marrjes së parave.sn

Presidenca e Maqedonisë së Veriut “nuk njeh” gjuhën shqipe, Qeveria pjesërisht, ndërsa Kuvendi po

Portalb.mk ka analizuar përdorimin e shqipes për një javë në komunikatat me mediat dhe ueb-faqet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Presidencës dhe Kuvendit, tani që me këto institucione kryesojnë njerëz të rinj.

Gjatë shtatë ditëve të analizuara (12-18 shtator) të komunikatave të këtyre tre institucioneve, vërehet që Presidenca nuk e përfill fare gjuhën shqipe, Qeveria dërgon komunikata edhe në shqip edhe pse me vonesë dhe jo të gjitha, ndërsa Kuvendi gjithmonë e zbaton gjuhën shqipe, përveç përjashtimeve tepër të rralla.

Presidenca

Gjatë shtatë ditëve të analizuara, presidenca nuk e ka dërguar as edhe një komunikatë në gjuhën shqipe, ndërsa praktikë të ngjashme ka pasur edhe gjatë kryesimit të këtij institucioni nga ish-presidenti Stevo Pendarovski. Megjithatë sërish nuk ka qenë në këtë nivel. Edhe pse me raste shumë të rralla, dërgohej tek-tuk ndonjë komunikatë në gjuhën shqipe.

Kur bëhet fjalë për ueb-faqen, situata nuk është më e mirë, por përsëri është funksionale edhe në shqip. Megjithatë, nuk është përditësimi i njëjtë si në maqedonisht. Për shembull, gjatë kontrollit të ueb-faqes nga redaksia jonë më 19 shtator, në versionin maqedonisht të ueb-faqes komunikata e fundit e Presidencës është e datës 18 shtator, ndërsa në versionin shqip është e datës 10 shtator, ndërkohë që mes datave 10-18 shtator ka pasur çdo ditë informacione në gjuhën maqedonase. Pra, për 8 ditë të plota, ueb-faqja nuk është përditësuar me asnjë informacion shqip. Ndërkohë, në versionin shqip, pjesa e “Kategorive” është në gjuhën maqedonase, siç mund të vërehet në fotografitë e mëposhtme (djathtas):


Versioni në maqedonisht i ueb-faqes së Presidencës së RMV-së
Versioni në maqedonisht i ueb-faqes së Presidencës së RMV-së
Versioni në shqip i ueb-faqes së Presidencës së RMV-së
Versioni në shqip i ueb-faqes së Presidencës së RMV-së

Kuvendi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në shtatë ditët e analizuara, pothuajse të gjitha komunikatat i ka dërguar në të dyja gjuhët, përveç një komunikate që është dërguar vetëm në maqedonisht.

Edhe sa i përket ueb-faqes së Kuvendit, njoftimet ditore dhe agjenda janë vazhdimisht të përditësuara me informacione të reja edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa kur bëhet fjalë për të dhëna më të veçanta, nuk gjenden në versionin në shqip. Për shembull rubrika “Të dhëna të hapura” dhe “Regjistër për organizata”, nuk ndodhet në versionin shqip të ueb-faqes.

Sidoqoftë, krahasuar me Qeverinë, e me presidencën as që bëhet fjalë, Kuvendi i RMV-së e zbaton gjuhën shqipe, veçanërisht në komunikim me mediat.

Kjo praktikë në Kuvend ka qenë edhe kur kryeparlamentar ishte Talat Xhaferi. Pra nuk ka ndryshime në këtë institucione, përkatësisht mund të konstatohet që gjuha shqipe zbatohet në tërësi.

Qeveria

Kur jemi te Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nuk është se ka ndryshuar shumë praktika e komunikatave të dërguara në gjuhën shqipe nga koha e Qeverisë teknike apo nga ajo e LSDM-së. Në të tre rastet, komunikatat në gjuhën shqipe dërgohen në mënyrë të parregullt. Gjegjësisht, çdo komunikatë fillimisht dërgohet në maqedonisht, pastaj në të dyja gjuhët njëherësh dhe dallimi midis dy komunikatave arrin deri në mbi dy orë. Kjo do të thotë, se pasi gazetarët tashmë e kryejnë punën, e përkthejnë komunikatën dhe plasojnë lajmin, arrin komunikata në gjuhën shqipe.

Më poshtë ilustrohet dërgimi për shtatë ditë i komunikatave nga Qeveria:

18 shtator – Qeveria ka dërguar 9 komunikata, pesë prej tyre edhe në gjuhën shqipe, të tjerat vetëm në maqedonisht. Njëra prej komunikatave e dërguar në shqip është dërguar pas dy orësh.

17 shtator – Në këtë datë janë dërguar 3 komunikata, dy vetëm në maqedonisht, ndërsa njëra në shqip dhe maqedonisht. Gjegjësisht, njëra prej komunikatave është dërguar njëherë në maqedonisht, ndërsa të dytën herë në shqip dhe maqedonisht.

16 shtator – Qeveria ka dërguar 11 komunikata. Të gjitha edhe në shqip edhe në maqedonisht, por si gjithmonë me 30 minuta e deri në një orë vonesë. Përkatësisht, 5 komunikata fillimisht janë dërguar në maqedonisht, pastaj në të dyja gjuhët. Një komunikatë e kësaj date është e 15 shtatorit, e cila në këtë datë, u dërgua vetëm në maqedonisht.

15 shtator – Në këtë datë është dërguar një komunikatë vetëm në maqedonisht. E njëjta në të dyja gjuhët është dërguar më 16 shtator.

14 shtator – Në këtë datë është dërguar poashtu vetëm një komunikatë vetëm në maqedonisht.

13 shtator – Qeveria ka dërguar pesë komunikata, dy prej të cilave fillimisht vetëm në gjuhën maqedonase, pastaj në të dyja gjuhët, ndërsa një komunikatë është me lista të zëdhënësve që nuk nevojitet përkthim.

12 shtator – Në këtë datë janë dërguar nëntë komunikata, katër njëherë vetëm në maqedonisht, pastaj në të dyja gjuhët. Njëra është dërguar vetëm në gjuhën maqedonase.

Sa i përket ueb-faqes së Qeverisë, gjuha shqipe është më e zbatueshme se sa e Presidencës, e cila për tetë ditë nuk e ka përditësuar ueb-faqen në shqip me informatat më të fundit. Qeveria, përditëson me një ose dy ditë vonesë versionin shqip të ueb-faqes. Kontrolluar më 20 shtator të dy versionet, vërehet se në versionin maqedonisht ka informacione të po kësaj dite, ndërsa në shqip janë të një dite më parë, 19 shtator.

Problemi me kategoritë, ashtu sikurse në ueb-faqen e Presidencës, hasen edhe në ueb-faqen e Qeverisë. Për shembull, siç mund të vërehet në fotografitë e mëposhtme, “Meta podatoci” dhe “Sliçni objavi” në të dy versionet e ueb-faqes janë në maqedonisht.

Versioni në maqedonisht i ueb-faqes së Qeverisë së RMV-së
Versioni në maqedonisht i ueb-faqes së Qeverisë së RMV-së
Versioni në shqip i ueb-faqes së Qeverisë së RMV-së

Sa për krahasim, mes tre qeverive, asaj të LSDM-së, asaj teknike dhe të VMRO-së nuk është se ka ndonjë dallim të madh, ajo që vërehet si ndryshim është se në krye me Talat Xhaferin, komunikatat shqip dërgoheshin gjithmonë paralelisht me ato në gjuhën maqedonase.
Gjithashtu, gjatë Qeverisë së Xhaferit, në shqip përktheheshin vetëm komunikatat ku si “protagonist” e kishin kryeministrin Xhaferi, ndërsa lidhur me anëtarët tjerë të Qeverisë, nuk dërgoheshin fare komunikata edhe në shqip. Në raste të rralla dërgoheshin komunikata në shqip, kur nuk kishin të bënin me Xhaferin edhe atë në lajme tepër të rëndësishme.

Në rast të mos zbatimit të këtij Ligji parashikohen gjoba materiale për institucionet dhe për individë fizikë.

Neni 22
(1) Gjobë në shumë prej 4.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë me denarë për kundërvajtje do t’u shqiptohet organeve të theksuara në nenin 1 paragrafi (3), nenin 2 paragrafi (3), si dhe të gjitha institucioneve tjera për mosrespektimin e dispozitave të këtij ligji.

(2) Gjobë në shumë prej 30% të gjobës së përcaktuar do t’i shqiptohet personit zyrtar dhe personit
përgjegjës në organet nga paragrafi 1 i këtij neni.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut, neglizhente ndaj gjuhës shqipe ishte edhe gjatë pandemisë së Koronavirusit. Në shikim të parë në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë të dhënat në gjuhën shqipe në disa raste nuk figuronin aspak e në disa raste nuk ishin të kompletuara ose nuk ishin të plotësuara dhe të përditësuara.

Heqja e tabelave shqip- Flasin qytetarët e Dibrës së Madhe: Me luftë do ta mbrojmë gjuhën shqipe

Pak ditë më parë në pikën e kalimit kufitar me Kosovën në Bllacë të Maqedonisë së Veriut u hoqën tabelat e sinjalistikës rrugore që përmbanin edhe gjuhën shqipe.

Kjo krijoi një zemëratë tek shqiptarët e shtetit fqinj. Tabelat që ishin vendosur në rrugën Bllacë – Shkup nuk përmbanin gjuhën shqipe, ndërsa ato janë zëvendësuar sapo rasti u bë publik në media.

Në lidhje me këtë ngjarje, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin situatën si kthim mbrapa në kohë, por që janë të vendosur se nuk do ta lejojnë të ndodhë. Qytetarët e Dibrës së Madhe shprehen se është luftuar në gjithë këto vite për gjuhën shqipe dhe se nuk mund të ketë një kthim në vitin 2001. Të tjerë qytetarë thonë se fillimisht do të organizojnë protesta, nëse do të ketë një tentativë për ta hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Shumë tabela në rrugët e Maqedonisë së Veriut u dëmtuan duke iu hequr gjuhën shqipe. Ndërkohë, Ndërmarrja Publike për Mbrojtjen dhe Mirëmbajtjen e rrugëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se do t’i kthejë tabelat në gjendje e mëparshme, me gjuhën shqipe të mbishkruar në to, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.bw

Heqja e mbishkrimeve shqip nga tabelat, kryeministri i RMV, Mickoski: Pjesë e planit për destabilizimin e vendit

Kryeministri i RMV Hristijan Mickoski ka deklaruar se heqja e mbishkrimeve në shqip nga tabela në pikën kufitare Bllacë është pjesë e një plani për destabilizim të vendit. Ai thekson se përgjegjësia për këtë veprim nuk i përket ndonjë institucioni të veçantë, por përbën një veprim të struktura kriminale që për vite me radhë janë pasuruar në dëm të qytetarëve. Mickoski sugjeron se këto veprime janë rezultat i panikut nga disa grupe që janë të shqetësuar për afrimin e hetimeve ndaj tyre.

“Nuk mund të identifikoj një institucion të veçantë përgjegjës për këtë, sepse nuk besoj se është një institucion i caktuar, por është pjesë e një plani për destabilizim nga struktura kriminale që kanë përfituar përmes aktiviteteve të paligjshme në kurriz të qytetarëve. Kriminelët politikë që kanë manipuluar me institucionet, kanë ndarë licenca për video-lotari të paligjshme dhe lotari online, tani janë të frikësuar pasi hetimet po i afrohen. Këta individë, të cilët ndihen të kërcënuar, përpiqen të destabilizojnë shtetin, por nuk do të kenë sukses,” u shpreh Mickoski.

Nga ana tjetër, Arben Taravari nga VLEN ka kritikuar dramatizimin e rastit, duke theksuar se heqja e mbishkrimeve në shqip ishte një manovër për të shpërqendruar opinionin nga vendimi i Gjykatës së Apelit që kishte rikthyer vulat e partisë së Taravarit. Sipas tij, një arsye tjetër për këtë defokusim ishte konferenca e njëjtës ditë ku u shpalosën parregullsi nga ish-funksionarët e BDI-së.

“Rasti është dramatizuar pa arsye. Heqja e tabelave ishte një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga vendimi i Gjykatës së Apelit dhe nga parregullsitë që u zbuluan në konferencën për shtyp. Tabela ishte ndryshuar me urdhër të ish-drejtorit të ndërmarrjes për rrugë publike dhe tani është rikthyer në përputhje me standardet. Përsëri, tabela e re do të jetë në tri gjuhë,” tha Taravari.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga opozita shqiptare, të shtunën u bë e qartë se tabelat e reja që kishin hequr mbishkrimet në shqip janë zëvendësuar sërish me ato që përfshijnë edhe gjuhën shqipe. Reagimi i opozitës dhe veprimet e ndjekshme kanë sjellë rikthimin e tabelave në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet shumëgjuhëshe.bw

Lutfiu: Gjykata Kushtetuese në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në Serbi e ka legalizuar pasivizimin e adresës së një shqiptari nga Medvegja.

Në në postim në Facebook, Lutfiu shprehet se Safet Demirit i është refuzuar ankesa nga kjo gjykatë për kthimin e adresës, dhe se kjo do të thotë që edhe institucioni më i lartë i drejtësisë në Serbi e legalizoi pasivizimin e adresave.

“Safetit i është hapur rruga për në Strasburg dhe ai do ta ndjekë atë. Ky spastrim etnik duhet të ketë verdikt ndërkombëtar, prandaj i ofroj mbështetjen time të plotë Safet Demirit”, sqaroi më tej Lutfiu. sn

Radmilla Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake.

NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme.

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte.

Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.

Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.

Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

Disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonimë, thanë për Radion Evropa e Lirë se ekzistonte një dëshirë e fortë që këtë pozitë ta merrte dikush nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe ajo t’i takonte një gruaje.

Ndër kandidatët e tjerë ishin ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Maria Gabriel, ish-presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, dhe Olivera Injac, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në Malin e Zi nga viti 2020 deri në vitin 2022.

Shekerinska do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jashtë Bashkimit Evropian. Aktualisht, ajo është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë.

Roli kryesor i zëvendësit të sekretarit të Përgjithshëm është ta zëvendësojë kreun dhe t’i kryesojë takimet e 32 ambasadorëve në Këshillin Veri-Atlantik dy herë në javë, ose në çdo takim urgjent, përfshirë edhe Këshillin NATO-Ukrainë. REL

Putin “mbledh” aleatët e tij të Ballkanit, fton Vuçiçin dhe Dodikun ta takojnë në Moskë vitin e ardhshëm

Presidenti rus Vladimir Putin ftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe atë të Republika Srpska Milorad Dodik për të vizituar Moskën në maj të vitit të ardhshëm, kur do të shënohet 80-vjetori i fitores në Luftën e Dytë Botërore.

“Ju ftoj të merrni pjesë në festimet e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Madhe Patriotike, që do të mbahet në Moskë më 9 maj 2025”, tha Putin në ftesën drejtuar liderëve serbë.

Në ftesë, Putin theksoi se është i bindur se ruajtja e kujtimit të fitores së madhe do të forcojë vendosmërinë e përbashkët për të kundërshtuar çdo manifestim të neonazizmit dhe për të rritur bashkëpunimin konstruktiv për të garantuar paqen dhe sigurinë në planet.

Presidenti i entitetit boshnjak Republika Srpska Milorad Dodik u mburr në rrjetin X me ftesën e ardhur direkt nga Kremlini.

“Jam i nderuar dhe mirënjohës për ftesën e Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, për të marrë pjesë në ngjarjet ceremoniale me rastin e 80-vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike, që do të mbahet në Moskë”, shkroi Dodik.

Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Dodik është takuar disa herë me Presidentin e Rusisë.

Ish-gjenerali serb e pranon përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë për lirim të parakohshëm

Shërbimi i Ballkanit i REL-it

Ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Radisllav Kërstiq, të cilin gjykata e Hagës e dënoi me 35 vjet burg dy dekada më parë për ndihmë dhe mbështetje të gjenocidit në Srebrenicë, e ka pranuar përgjegjësinë dhe ka shprehur pendesë për pjesëmarrjen e tij në gjenocid.

Kërstiq, në një letër drejtuar gjykatës ku kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu, shkroi se do të kishte votuar për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën.

“Nuk kam të drejtë vote, sepse në këtë Rezolutë përmendet emri im pasi kam kryer një vepër penale të papërfytyrueshme dhe të pafalshme”, ka shkruar Kërstiq në letrën drejtuar kryetares së gjykatës.

Ai ka shkruar gjithashtu se, nëse i jepet mundësia, do të shkonte në Potoçar për t’i “nderuar” viktimat e gjenocidit.

Në qershor të vitit 2024, mbrojtja e Radisllav Kërstiqit paraqiti kërkesë për lirimin e tij të parakohshëm në Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës), duke bashkëngjitur letrën e shkruar nga vetë Kërstiq, ku ai kërkon që ajo të bëhet publike.

Kjo letër u shpërnda për media më 13 nëntor nga Mekanizmi në Hagë.

Qendra Memoriale në Potoçari pret që ish-gjenerali Kërstiq, pasi pranoi përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë, të ndajë me Prokurorinë gjithçka që di për krimet e luftës, tha për Radio Evropa e Lirë Allmasa Sallihoviq, zëdhënëse e kësaj qendre ku janë varrosur viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Ajo, duke komentuar deklaratën e Kërstiqit, tha se Qendra Memoriale “përshëndet pranimin e përgjegjësisë”.

Nura Begoviq, e cila në gjenocidin e Srebrenicës humbi 19 anëtarë të familjes, tha për Radio Evropa e Lirë se ” Kërstiq sigurisht nuk e bën këtë nga zemra, por vetëm për siguruar falje”.

“Ai do të vinte në Potoçari, është e rëndësishme që e tha këtë, por me siguri familjet nuk do të dëshironin të takoheshin me të”, tha Begoviq.

Rasti i Kërstiqit

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës më 2004 e dënoi përfundimisht me 35 vjet burgim ish-komandantin e Korpusit të Drinës së Ushtrisë së Republikës Sërpska, Radisllav Kërstiq, duke e shpallur fajtor për ndihmë dhe mbështetje të gjenocidit në Srebrenicë, përndjekje dhe vrasje të boshnjakëve të Srebrenicës në korrik të vitit 1995.

Ky ishte vendimi i parë përfundimtar me të cilin Tribunali i Hagës konstatoi se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë. Ky vendim ia uli dënimin prej 45 vjet burgim Kërstiqit, të cilin ia kishte shqiptuar në vitin 2001 Dhoma e Shkallës së Parë të Tribunalit.

Me vendimin e shkallës së parë, Kërstiq ishte dënuar për kryerje të gjenocidit, por Dhoma e Apelit ndryshoi atë pjesë të vendimit.

Kërstiq në letrën drejtuar kryetares së gjykatës deklaroi se pranon vendimet e Tribunalit të vitit 2001 dhe 2004.

Ai konfirmoi se dinte që “disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm kishin për qëllim të kryenin gjenocid”, por se ai shtab “nuk kishte forca të mjaftueshme për të kryer ekzekutimet” pa “përdorimin e Korpusit të Drinës”, të cilin Kërstiq e komandonte asokohe.

“E dija që përdorimi i forcave nën komandën time do të kontribuonte në mënyrë të konsiderueshme në ekzekutimin e të burgosurve boshnjakë”, ka shkruar Kërstiq në letër.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se ka ndihmuar dhe mbështetur krimin kundër njerëzimit duke marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale për zhvendosjen me dhunë të civilëve boshnjakë nga Potoçari, prej 10 deri më 13 korrik 1995.

“Kam marrë pjesë në krijimin e një krize humanitare që i parapriu zhvendosjes së detyruar të grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga Srebrenica, në të cilën gjithashtu kam marrë pjesë, duke ditur që civilët në Potoçari ishin të ekspozuar ndaj vrasjeve, përdhunimeve, rrahjeve dhe abuzimeve”, ka shkruar Kërstiq.

Ai shtoi se gjenocidin në Srebrenicë e kryen individë dhe se për veprat dhe krimet e tyre duhet të përgjigjen, duke shtuar se “fatkeqësisht edhe unë jam një nga ata”.

Kërstiq ka deklaruar gjithashtu se po i drejtohet me letër publikut në ish-Jugosllavi.

“Do të doja që fjalët e mia t’i lexojnë dhe kuptojnë të rinjtë që sot jetojnë në hapësirat ku dikur ishte një vend që quhej Jugosllavi (…), të ndalojnë dhe të mendojnë – kurrë më. Kurrë më luftë, kurrë më vdekje për shkak të fesë, kombit ose bindjeve të ndryshme, kurrë më gjenocid”, ka shkruar Kërstiq.

Radisllav Kërstiq u arrestua nga forcat ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë më 2 dhjetor 1998. Pas vendimit përfundimtar, ai u dërgua në Britani të Madhe në vitin 2004 për të vuajtur dënimin.

Në një burg britanik, ai u sulmua dhe u plagos nga të burgosur të tjerë, për çka më 2013 u transferua në Poloni.

Pasi vuajti dy të tretat e dënimit, autoritetet polake, sipas ligjit të atjeshëm, nuk kishin mundësi ta mbanin më në burg, prandaj Kërstiq u rikthye në paraburgim në Hagë, ku ndodhet aktualisht.

Gjykata disa herë më parë e ka refuzuar kërkesën e tij për lirimin e parakohshëm për shkak të rëndësisë së krimit për të cilin është dënuar.

Vendimin për kërkesën e re do ta marrë kryetarja e gjykatës Grasiela Gati (Graciela Gatti) Santana.

Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë në korrik 1995 në Srebrenicë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Për këto krime, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Ministri turk i mbrojtjes: Izraeli mund të sulmojë Turqinë

Ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler lëshoi një paralajmërim të ashpër se Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë, duke deklaruar se “Izraeli është një vend agresiv; mund të na sulmojë”, ndërsa la te kuptohet mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në çdo moment.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë per nje television lajmesh ne Turqi, ministri Guler theksoi se Turqia duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Kur u pyet nëse Izraeli mund të ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për Turqinë, Guler u përgjigj:
“Presidenti ynë po paralajmëron shoqërinë sepse e sheh këtë rrezik. A do të shprehte zoti President shqetësime të tilla nëse nuk do të shihte një kërcënim të mundshëm nga Izraeli?”.

Guler tërhoqi paralele historike, duke kujtuar se si luftërat e mëparshme botërore nisën nga ngjarje në dukje të vogla, duke paralajmëruar se konflikti mund të shpërthejë papritur. “Sigurisht, ne nuk duam luftë, por duhet të jemi gjithmonë të gatshëm”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se prioriteti i Turqisë është ruajtja e paqes, por shtoi se forcat e sigurisë së vendit po bëjnë plane të detajuara për çdo kërcënim të mundshëm. Komentet e Guler vijnë mes tensioneve të rritura rajonale, me operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban që ngjallën shqetësime të përhapura në të gjithë Lindjen e Mesme. bw

Arrestohet ushtari i Ushtrisë së Malit të Zi i afërt me pro-serbin e pro-rusin Mandiq, ka tentuar heqjen e flamurit shtetëror nga një fshat malazez

Vaslije Krgoviq, pjesëtar i Ushtrisë së Malit të Zi (MCG), dyshohet se është arrestuar më 5 nëntor të këtij viti në ngjarjet në fshatin Mojkovac të Shtitaricës.

Sipas informacioneve që ka portali malazez Antena M, Krgoviq, me origjinë nga Donji Polje – Komuna e Mojkovcit, është i afërt me Demokracinë e Re Serbe, partinë e Andrija Mandiqit.

Fotografia e publikuar tregon Krgoviqin me anëtarët e sigurimit të partisë së Mandiqit dhe Mihail Çagjenoviqin, ish-shoferin e Mandiqit, i akuzuar në rastin “grusht shteti” për tentativë terrorizmi.

Më 5 nëntor, katër burra u dërguan në Departamentin e Sigurisë së Mojkovcit (OB) në Shtitaricë, sepse ata “provuan të thyejnë shtizën e flamurit shtetëror të Malit të Zi” natën vonë.

E kjo raportohet se nuk ishte hera e parë e këtij veprimi.

Në Shtitaricë, një grup vendasish për herë të dytë vendosën flamurin e Malit të Zi. Më herët gjatë instalimit të parë, është vjedhur flamuri malazez.

“Antena M” raporton se të hënën, Ministria e Punëve të Brendshme – Drejtoria e Policisë – Qendra Rajonale e Sigurisë – Mojkovac i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Brendshme për Krgoviqin lidhur me ngjarjet aktuale në Shtitaricë.

Tensionet në fshatin Shtitaricë u shkaktuan në fillim të festës së këtij viti, kur – sipas disa dëshmitarëve – nga dega e Kishës së Serbisë – Dioqeza e Budimljansko-Nikshicka Ljubisha alias Metodij Ostojic urdhëroi papritmas aktivistët vendas (komiteti i kishës) për të qëndruar përpara hyrjes së tempullit, pasi ata vunë në shtyllë flamurin serb. sn

Mali i Zi, sulmohet gazetarja Ana Raiçkoviç dhe familja e saj

Moment nga arrestimi i afaristit Zoran Beqiroviç nga policia e Malit të Zi

 

VOA/Ali Salaj

PODGORICË – Afaristi dhe sipërmarrësi i njohur i Malit të Zi, Zoran Beqiroviç, djali dhe truproja e tij janë arrestuar nën dyshimet se kanë sulmuar gazetaren e gazetës së përditshme ditore “Pobjeda”, Ana Raiçkoviç dhe familjen e saj, njoftoi të hënën policia malazeze.

Sipas autoriteteve, tre të dyshuarit sulmuan “verbalisht dhe fizikisht” gazetaren Raiçkoviç dhe anëtarët e familjes së saj të dielën në Podgoricë. Vetura e zonjës Raiçkoviç u dëmtua gjatë sulmit, sipas njoftimit të policisë.

Sulmi ndaj gazetares Raiçkoviq, e cila raporton mbi ngjarjet e kronikës së zezë në gazetën “Pobjeda”, është dënuar nga udhëheqësit malazezë, zyrtarët ndërkombëtarë dhe sindikata e gazetarëve.

“Liria e medias dhe puna e papenguar e gazetarëve është thelbësore për demokracinë”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kërkoi nga autoritetet shtetërore “të krijojnë një mjedis në të cilin gazetarët do të mund ta bëjnë punën e tyre të papenguar dhe pa frikë”.

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, tha se BE-ja “pret një hetim të shpejtë dhe një përgjigje efektive gjyqësore”.

“Dhuna ndaj gazetarëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, shkroi zoti Sattler në platformën X.

Sindikata e Medias së Malit të Zi (SMCG) bëri thirrje për ndjekjen e menjëhershme të autorëve të sulmit, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë “mund të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka të paprekshëm në këtë shoqëri dhe se çdo përplasje fizike dhe verbale me përfaqësues të mediave është e papranueshme”.

Gjatë vitit 2024, sipas kësaj sindikate, janë shënuar 18 sulme apo incidente ndaj gazetarëve në Mal të Zi.

Shpërthejnë protestat kundër Vuçiçit e Vuçeviçit në Serbi: I keni duart me gjak

Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e djeshme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet më 1 nëntor.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë për përgjegjësi dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, dhe kryeministrit të Serbisë, Milos Vuçeviç. Siç shihet edhe në foto pjesëmarrësit e protestës, të udhëhequr nga organizatorët kanë lyer urën me ngjyrë të kuqe, duke lënë gjurmë të duarve të përgjakura.

Me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkruar mbi urë mesazhe kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç Disa nga mesazhet janë: “pushteti absolut, përgjegjësi absolute”, “vitet e heshtjes përfundojnë me një minutë heshtje” si dhe “duart e tua janë të përgjakura”.

Stacioni Hekurudhor në Novi Sad u hap solemnisht në muajin korrik të vitit 2024, pas një rindërtimi trevjeçar. Shkaqet e shembjes së tendës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad ende nuk dihen.

Deri më 5 nëntor, Prokuroria e Lartë në Novi Sad ka marrë në pyetje 48 persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit, drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Novi Sad, përgjegjësit në “Hekurudhat e Serbisë” dhe “Infrastrukturën e Hekurudhave të Serbisë”, si dhe përgjegjësit për ekzekutimin e punimeve për shkak të aksidentit të 1 nëntorit.

Pas aksidentit, në Novi Sad dhe Beograd janë zhvilluar disa protesta nga aktivistët, opozita dhe një pjesë e qytetarëve, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë për përgjegjësi.

Gjatë protestës së 5 nëntorit në Novi Sad ndodhën incidente kur grupe burrash, kryesisht me maska dhe kapuçë, hodhën mjete piroteknike, gurë dhe sende të tjera drejt ndërtesës së Komunës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Gjithashtu për shkak të trazirave para ndërtesës së Komunës së Novi Sadit më 5 nëntor, u arrestuan 14 persona. sn

Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës serbe në Malin e Zi

VOA/Ali Salaj

Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi duke marrë parasyshë faktin se, sipas tyre, regjistrimi i popullsisë tregoi se shumica e banorëve flasin këtë gjuhë.

Këtë ndryshim të statusit të gjuhës serbe analistët e shohin si një kërkesë politike që ka për qëllim polarizimin e skajshëm të shoqërisë malazeze.

Ngritja e kësaj çështjeje, sipas analistit dhe gjuhëtarit Haxhi Shabani ka pretendime ndaj pavarësisë dhe shtetësisë së Malit të Zi.

“Duke pasur parasyshë ngjajshmëritë e shumta të gjuhëve që përdoren në Malin e Zi, gjuha serbe dhe gjuha malazeze realisht nuk kanë ndryshime thelbësore, prandaj mund të themi se serbishtja është një gjuhë që faktikisht është në përdorim zyrtar prandaj kërkesa është një çështje që ngritet për të pasur pretendime të tjera. Ato pretendime mund të jenë shumë më afatgjate dhe më të dëmshme për funksionimin e shtetit të Malit të Zi,” thotë zoti Shabani.

Edhe analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq tha se këto kërkesa janë lojëra politike me qëllim të ruajtjes së elektoratit.

“Këto janë disa lojëra të partive politike për ta ruajtur elektoratin e vet pasi kjo çështje nuk paraqet asnjë interes për qytetarët e Malit të Zi,” tha Pepiq.

Zoti Pepiq, vuri në dukje se në këtë kuadër nuk kemi asgjë të re përveç ndarjeve edhe më të thella ndëretnike në vend dhe se partitë politike po luajnë me ndasitë e identitetit gjuhësor për tu forcuar në skenën politike në Malin e Zi.

Analisti Nikollë Berishaj vë në dukje se marrja me çështjet gjuhësore sinjalizon për krizën e identitetit që mbretëron në Malin e Zi.

Në regjistrimin e popullsisë, sipas gjuhëtarit Haxhi Shabani janë vërejtur disa dukuri të pakuptimta që janë pasojë e politikave diskriminuese.

“Në këto regjistrime ka edhe disa absurditete, si përshembull më shumë ka malazezë se sa ka folës që gjuhë amtare kanë gjuhën malazeze. Kjo ndodh edhe me shqiptarët: më shumë ka folës të gjuhës shqipe se sa ka shqiptarë. Këto janë pasoja të politikës diskriminuese,” tha analisti Shabani.

Edhe pse gjuha serbe, sipas analistëve, është e përcaktuar në Kushtetutë si “gjuhë në përdorim zyrtar”,së bashku me gjuhët tjera që fliten në vend, kjo kërkesë e partive pro-serbe ka për qëllim dobësimin e shtetit qytetar dhe imponimin e politikës së identitetit etnik gjë që, sipas tyre, shkakton ndarje dhe fërkime të ashpra në shoqërinë malazeze.

Departamenti i Shtetit: Ambasada amerikane në Kiev rihapet të enjten

VOA/Marrë nga Reuters

Shtetet e Bashkuara presin që ambasada e saj në Kiev t’i kthehet funksionimit normal të enjten pas mbylljes të mërkurën për arsye sigurie u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ambasada u mbyll të mërkurën dhe punonjësit e ambasadës u udhëzuan të qëndronin mbrenda në një vend të sigurt, një ditë pasi Ukraina përdori raketa amerikane për të goditur një objektiv brenda Rusisë, një zhvillim që Moska e ka cilësuar si një përshkallëzim të luftë.

Krahas ambasadës amerikane u mbyllën sot edhe disa përfaqësi të tjera diplomatike perëndimore në Kiev.

Diplomatët amerikanë thanë se kishin marrë një paralajmërim për një sulm të mundshëm masiv ajror rus në kryeqytetin ukrainas.

Ky zhvillim vjen pasi zyrtarët rusë u zotuan për një përgjigje ndaj vendimit të Presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të godasë objektiva brenda territorit rus me raketa amerikane. Vendimi i Uashingtonit ka shkaktuar zemërimin e Kremlinit.

Ambasada amerikane tha se mbyllja dhe paralajmërimi për sulm u lëshuan në kontekstin e sulmeve të vazhdueshme me raketa dhe dronë ruse në Kiev ndërsa parashikoi një kthim të shpejtë tek operacionet e rregullta.

Ambasada italiane dhe ajo greke njoftuan se do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës, ndërsa Mbretëria e Bashkuar tha se ambasada e saj do të qëndrojë hapur.

Lufta, që shënoi 1000 ditë të martën prej fillimit të saj, ka marrë përmasa ndërkombëtare në rritje me dislokimin e trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Rusinë në fushën e betejës.

Zyrtarët amerikanë thanë se ky zhvillim nxiti dhe ndryshimin në politikën e administratës së Presidentit Biden për armët me rreze të gjatë veprimi.

Si reagim Presidenti rus Vladimir Putin shpalli një doktrinë të re bërthamore, sipas së cilës Moska mund të reagojë me një përgjigje bërthanore edhe ndaj një sulmi konvencional ndaj Rusisë, nga çdo vend që mbështetet nga një fuqi bërthamore.

Ka gjasa që kjo të përfshijë edhe sulmet ukrainase të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit perëndimorë e quajtën vendimin e Moskës një përpjekje për të penguar aleatët e Ukrainës që të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për Kievin.

Ndërkohë tregjet e aksioneve u tronditën pasi Ukraina përdori për herë të parë raketa amerikane me rreze më të gjatë veprimi (ATACMS) për të goditur një objektiv brenda Rusisë.

Zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas thonë se Rusia po grumbullon raketa të fuqishme me rreze të gjatë veprimi, ndoshta në një përpjekje për të shkatërruar rrjetin elektrik ukrainas ndërsa afron dimri.

Ekspertë të Institutit për Studime Lufte me bazë në Uashington thanë se vendimi amerikan për përdorimin e ATACMS nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim domëthënës në fushën e betejës, por mund të ndihmojë në dobësimin e trupave ruse.

Me kapelen MAGA, Trumpi i bashkohet Muskut në nisjen e raketës që synon të dërgojë njerëz në Mars (Video)

Me kapelen MAGA (Make America Great Again) Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve Donald Trump iu bashkua Elon Musk në Brownsville të Teksasit për të parë lëshimin e gjashtë testues të një anijeje kozmike të SpaceX Starship, një raketë që synon të dërgojë njerëz në planetin Mars.

Gjithashtu i janë bashkuar senatorët Bill Hagerty dhe Ted Cruz, si dhe Donald Trump Jr dhe kongresmeni Ronny Jackson.

SpaceX po ritentonte një operacion ku përforcuesi i raketës kapet në një bankë uljeje në kthimin e tij në Tokë, i cili u arrit për herë të parë gjatë fluturimit të pestë provë të Starship. Por për shkak të një problemi, SpaceX e ndërpreu planin dhe përforcuesi u hodh poshtë në Gjirin e Meksikës, pas vetëm disa minutash në ajër.

Në fillim të këtij muaji Trump zgjodhi Musk dhe Vivek Ramaswamy për të udhëhequr një “Departament të ri të Efikasitetit të Qeverisë” (Doge).

Trump tha se dyshja do të vepronte në një kapacitet këshillues dhe se Doge nuk do të ishte një departament zyrtar qeveritar.bw

“Ne betohemi se ata ishin UFO” Në Kongresin Amerikan dëshmitarët flasin për pamje të reja. Dorëzohet dokumenti sekret

Jetojmë në kohë të çuditshme! Edhe një herë, dëshmitarë të rangut të lartë kanë dëshmuar para Kongresit Amerikan se UFO-t ekzistojnë!
Qëllimi i seancës ishte të sqarohet se çfarë di qeveria amerikane për UFO-t ose UAP-të (dukuri anormale të paidentifikuara). Një gazetar i njohur amerikan hodhi “bombën” që në fillim.

Michael Shellenberger raportoi se qeveria e SHBA po drejtonte një program sekret kërkimor për UFO-t të quajtur “Immaculate Constellation”. Pentagoni mohoi ekzistencën e tij. Por Shellenberger i dha komitetit një dokument që përmbante informacion nga një sinjalizues që synonte të vërtetonte ekzistencën e programit. Aty thuhet ndër të tjera:

“Misioni kryesor i Immaculate Constellation është të mbledhë (…) informacione mbi avionët dhe anijet kozmike të paidentifikuara (…) të klasifikuara si UAP (fenomeni ajror i paidentifikuar) që operojnë në afërsi të instalimeve dhe burimeve ushtarake të SHBA që veprojnë”.

00c7a1a4d47e461bd21422520908a151,f4bb63ed

Incidente të frikshme të UFO-ve
Dokumenti përshkruan forma të ndryshme të UFO-ve që janë vëzhguar, të tilla si sfera, disqe, ovale, tic-tacs ose trekëndësha. Përshkruhen gjithashtu incidente të UFO-ve. Një F-22 u rrethua nga disa “rruzulla” të ndezura dhe u detyrua të largohej nga zona e tij e patrullimit.

“F-22 ndryshoi rrugën e tij të fluturimit dhe u përpoq të shmangte, por u kap dhe u rrethua nga rreth 3-6 UAP”. Në një rast tjetër, një ekuipazh helikopteri amerikan vëzhgoi një UFO të bardhë të dilte nga deti dhe të fluturonte larg 20 milje detare larg brigjeve të Kuvajtit.

Videoja e UFO-ve u zhduk nga kompjuteri
Dëshmitarët e tjerë dhanë gjithashtu dëshmi emocionuese mbi fenomenin e UFO-ve – dhe atë që qeveria amerikane duket se di për të.

Dr. Timothy Gallaudet, ish-admiral i marinës dhe ish-kreu i Agjencisë së Kërkimeve Oqeanografike dhe Atmosferike, tha se gjatë një stërvitje, mori një email në rrjetin e sigurt të Marinës.

“Problemi urgjent i sigurisë të fluturimit. Nëse dikush nga ju e di se çfarë është kjo, më tregoni menjëherë. Kemi disa gabime afër dhe nëse nuk e zgjidhim këtë së shpejti, do të duhet të anulojmë stërvitjen”.

Bashkëngjitur ishte video e ashtuquajtura “Go Fast” që pilotët kishin regjistruar nga një UFO. “Të nesërmen emaili u zhduk nga llogaria ime,” tha Gallaudet.

Gallaudet theksoi se ekziston një “imperativ moral” për të zbuluar të vërtetën rreth UFO-ve. “Ne e dimë (…) sipas deklaratave (…) të sinjalizuesve të besueshëm, (…) se ne nuk jemi inteligjenca e vetme e avancuar në univers”.

54b59fb962887056e532607c7fa77a35,6218600d

“UFO-t monitorojnë objektet ushtarake”

Luis Elizondo, ish-agjent i zbulimit dhe ish-kreu i programit të UFO-ve të Pentagonit tha se “teknologjitë e avancuara, as nga qeveria jonë dhe as nga ndonjë qeveri tjetër, po monitorojnë instalimet ushtarake në mbarë botën. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara posedojnë teknologji UAP, ashtu si edhe disa nga kundërshtarët tanë. Unë besoj se jemi në mes të një gare të fshehtë armësh prej dekadash”. Kur u pyet për detaje, Elizondo u përgjigj se ai mund t’i zbulonte ato vetëm pas dyerve të mbyllura për shkak të kërkesave të tij të vazhdueshme për ruajtje sekreti.

Mike Gold, ish nënkryetari i NASA-s, bëri thirrje për instrumente më të mira për të studiuar UFO-t. “Nëse do të kishim kërkuar vrima të zeza me kamera video, nuk do t’i gjenim kurrë”, tha ai.

Por për fat të keq asnjë nga dëshmitarët nuk dha ndonjë provë të prekshme si foto apo video të reja…

Nju Jork, prokurorët kundërshtojnë mbylljen e çështjes ndaj z. Trump

VOA/Marrë nga Associated Press

Prokurorët në Nju Jork janë shprehur kundër çdo përpjekje për mbylljen e rastit ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump në çështjen penale që lidhet me falsifikimin e dokumenteve, por u treguan disi të hapur të martën për shtyrjen e dhënies së dënimit deri pas mandatit të tij të dytë.

Në dokumentat e depozituara të martën në gjykatë, prokuroria e Manhatanit tha se fitorja e Shtëpisë së Bardhë nga zoti Trump nuk përbën arsye për të hequr dorë nga një çështje të gjykuar tashmë.

Por “duke patur parasysh nevojën për të balancuar interesat kushtetuese”, thanë prokurorët, “duhet të shqyrtohet” ngrirja e mundshme e çështjes deri pas mbarimit të mandatit të zotit Trump.

Zoti Trump u gjend fajtor në muajin maj nën akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit me qëllim fshehjen e një pagese për të heshtur një histori për marrëdhënie jashtëmartesore në një skemë për të ndikuar tek zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Trump i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Shpallja e dënimi ishte caktuar më 26 nëntor. Por pas fitores së zgjedhjeve presidenciale këtë muaj, avokatët e zotit Trump i kërkuan gjykatësit Juan M. Merchan që të hedhë poshtë çështjen. Ata shkruan se çështja duhet të rrëzohet “për të lehtësuar tranzicionin e rregullt të pushtetit ekzekutiv dhe në interes të drejtësisë”. Gjykatësi u dha afat prokurorëve deri të martën për të shqyrtuar se si mund të veprohej me çështjen.

Prokurorët e Manhatanit thanë të martën se “janë të ndërgjegjshëm për kërkesat dhe detyrimet e presidencës” dhe e kuptojnë se kthimi i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë “do të ngrejë pikëpyetje ligjore të paprecedentë”. “Ne gjithashtu respektojmë thellësisht rolin thelbësor të jurisë në sistemin tonë kushtetues”, thanë ata.

Asnjë vendim nuk është marrë, ndërsa gjykatësi Merchan nuk ka thënë se kur do ta shpallë vendimin. Megjithatë, zëdhënësi i zotit Trump dhe drejtori i ardhshëm i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, e cilësoi reagimin e prokurorëve të martën si “një fitore totale dhe përfundimtare për Presidentin Trump” në një rast që ai prej kohësh e ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.

“Ekipi ligjor i Presidentit Trump po punon për rrëzimin e çështjes një herë e përgjithmonë”, tha zoti Cheung në një deklaratë. Hedhja poshtë e çështjes do të eliminonte gjetjen fajtor të zotit Trump dhe mundësinë e dënimit me burg.

Gjykatësi Merchan gjithashtu mund të vendosë që ta shtyjë çështjen dhe të presë derisa një gjykatë federale e apelit të vendosë mbi përpjekjen paralele të zotit Trump për ta larguar çështjen nga një gjykatë shtetërore ose mund të zgjedhë alternativa të tjera.

Zoti Trump u gjet fajtor për 34 akuza në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Zoti Trump ka thënë se nuk ka patur marrëdhënie intime me të dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Guvernatori i Kalifornisë thirrje për rezistencë ndaj administratës së re të Presidentit të zgjedhur Trump

Gavin Newsom, guvernator i Kalifornisë
VOA/Matt Dibble

Ndërsa Donald Trumpi përgatitet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar, disa guvernatorë të zgjedhur nga radhët e Partisë Demokrate po përgatiten të mbrojnë politikat progresive të shteteve të tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Matt Dibble njofton nga Kalifornia, ku guvernatori ka bërë thirrje për një seancë urgjente të asamblesë së këtij shteti.

Ndërsa Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump përgatitet të marrë pushtetin me një shumicë republikane në të dyja dhomat e Kongresit, disa guvernatorë demokratë duan të kufizojnë ndikimin e tij në shtetet e tyre.

Kathy Hochul

Kathy Hochul

Nëse përpiqeni të dëmtoni njujorkezët, ose të hiqni të drejtat e tyre, unë do t’ju luftoj në çdo hap“, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hotchul.

Me shpejtësi reagoi edhe guvernatori i shtetit Illinois, J.B. Pritzker.

J.B. Pritzker

J.B. Pritzker

Nëse merresh me banorët e shtetit tim, duhet të kalosh nga unë njëherë”, tha guvernatori Pritzker.

Bëjmë thirrje për një seancë të posaçme urgjente të legjislaturës të shtetit tonë, të fokusuar në mënyrë të vendosur tek vlerat që ne i mbajmë të shtrenjta, që unë mendoj se janë vlera universale, që janë vlera amerikane”, tha guvernatori Newsom.

Guvernatori i Kalifornisë bëri kështu thirrje për një seancë të posaçme të asamblesë shtetërore për t’u përgatitur për atë që zyra e tij thotë se është: “një administratë federale e ardhshme që e ka kërcënuar shtetin në disa fronte”.

Donald Trump

Donald Trump

Pas fitores së tij, Presidenti i zgjedhur Trump postoi në rrjetin “Truth Social” se guvernatori Newsom “po përpiqet të VRASË Kaliforninë e bukur të vendit tonë”.

Shteti i Kalifornisë është një rrëmujë“, tha zoti Trump në shtator.

Presidenti i zgjedhur Trump thotë shpesh se politikat progresive në Kaliforni kontribuojnë për krimin, të pastrehët dhe emigracionin e paligjshëm.

Gjatë presidencës së parë Trump, Kalifornia ngriti mbi 100 padi ndaj qeverisë federale, duke mbrojtur me sukses politikat shtetërore për emigracionin, për standardet e gazeve që çlirojnë automjetet, si dhe për qasjen tek kujdesi shëndetësor.

Duke folur javën e kaluar pranë urës së mirënjohur “Golden Gate” të San Franciskos, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta tha se ekipi i tij planifikon të fillojë ngritjen e padive, sapo Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën.

Rob Bonta

Rob Bonta

Zoti Trump e tejkaloi në mënyrë të përsëritur autoritetin e tij në periudhën 2016 – 2020. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se ai nuk do ta bëjë këtë sërish. Ne e balancuam, e ndalëm dhe e zbrapsëm sa herë që përpiqej të tejkalonte kompetencat“, tha prokurori i Kalifornisë.

Në një ndalesë gjatë fushatës elektorale në Los Anxhelos në shtator, zoti Trump sulmoi udhëheqësit e Kalifornisë dhe menaxhimin e burimeve shtetërore nga ana e tyre.

Unë do t’ju jap siguri. Unë do t’ju jap një kufi të shkëlqyer dhe do t’ju jap më shumë ujë se pothuajse çdokush tjetër“, tha në shtator zoti Trump.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump gjatë një takimi në Kaliforni (29 shtator 2023)

Presidenti i zgjedhur Donald Trump gjatë një takimi në Kaliforni (29 shtator 2023)

Kalifornia shpenzoi mbi 41 milionë dollarë për të mbrojtur ligjet dhe politikat gjatë presidencës së parë Trump, sipas organizatës jofitimprurëse “CalMatters”.

Kur ligjvënësit e Kalifornisë të mblidhen në dhjetor, udhëheqësit demokratë thonë se do të votojnë për fondet e emergjencës për ta bllokuar administratën e ardhshme Trump që të deportojë emigrantët, të kufizojë të drejtat për riprodhimin dhe ato civile, si dhe të heqë masat për mjedisin në shtetin më të populluar të Amerikës.

Një qen robot (roje) për Trumpin

Qeni robot përdoret për të ruajtur rezidencën e Trumpitt në Florida

Shërbimi Sekret forcon masat e sigurisë duke shfrytëzuar edhe një prani shqetësuese, e cila duket se ka dalë nga një film distopian. Makineria patrullon pronën e presidentit të zgjedhur në Mar-a-Lago

VOAL- Nuk jemi në një film distopian, por në pronën Mar-a-Lago të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ku një qen robot (roje) endet në resort. Shërbimi Sekret vendosi ta përdorë atë për të forcuar masat e sigurisë për të mbrojtur Trumpin: makina kontrollon pronën përmes një rruge të planifikuar më parë.

Në videon e dukshme në faqen e BBC-së, lëvizjet e makinës duken shqetësuese dhe edhe pse nga informacionet e publikuara nga mediat, duket se nuk është e pajisur me armë, mendja shkon tek filmat fantastiko-shkencorë si Metalhead, një nga episodet e Black Mirror 4, ku robotët e qenve gjuajnë njerëzit pa mëshirë. ATS/RSI

Emërimet e drejtuesve të komunitetit të zbulimit

Tulsi Gabbard

 

VOA/Jeff Seldin

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur një aleat të hershëm për të drejtuar CIA-n. Ai gjithashtu ka propozuar dikë nga jashtë strukturave tradicionale për të mbikëqyrur agjencitë amerikane të zbulimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Seldin, shumë shikojnë mundësinë e ndryshimeve drastike kur ai të fillojë mandatit e tij të dytë në janar.

Emërimi që tërhoqi më shumë vëmendje është ai i ligjvënëses Tulsi Gabbard, e përzgjedhur nga Presidenti i ardhshëm Donald Trump për postin e drejtores së zbulimit kombëtar.

“Këto janë zgjedhjet që kemi: Vota për Kamala Harris-in është votë për Dick Cheney-in dhe është një votë për luftën, më shumë luftëra, ndoshta Luftën e Tretë Botërore dhe luftën bërthamore. Vota për Donald Trump-in është votë për një person që dëshiron t’u japë fund luftërave, jo t’i fillojë ato”, deklaronte ligjvënësja Gabbard.

Ish-demokratja u bë një zë i fortë për fushatën elektorale të ish-Presidentit Trump, duke siguruar mbështetje më të gjerë për axhendën e tij.

“Për këtë arsye jam krenare që mbështes Presidentin Trump dhe për arsyet përse ne, populli, duhet të votojmë për ta rikthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe për ta bërë Amerikën sërish madhështore”, u thoshte mbështetësve ligjvënësja Gabbard.

Kur bëri të ditur emërimin e zonjës Gabbard, Presidenti i zgjedhur Trump lëvdoi “shpirtin e saj të patrembur”, duke thënë se ajo do ta sjellë këtë cilësi edhe në detyrën e re.

Ajo sjell gjithashtu edhe mbi 20 vite eksperiencë me Gardën Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Por, edhe një nivel debati… duke i trazuar ligjvënësit republikanë dhe demokratë me një mesazh në mediat sociale, ku kritikët thonë se riprodhoi aludimin e propagandës ruse për financimin e laboratorëve të armëve biologjike në Ukrainë – diçka që zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se nuk është e vërtetë.

Senatori republikan Mitt Romney i quajti në atë kohë komentet e ligjvënëses Gabbard “gënjeshtra tradhtare” – një akuzë që ajo e mohon.

Ligjvënësja Gabbard është kritikuar gjithashtu për takimin me Presidentin sirian Bashar al-Assad, i cili është akuzuar për krime lufte. Por, ajo e mbrojti vizitën duke thënë se nuk mund të tregosh se e dëshiron seriozisht paqen, nëse nuk je i gatshëm të bisedosh me kundërshtarët.

Përzgjedhja e ish-ligjvënësit John Ratcliffe nga Presidenti i ardhshëm Trump për të drejtuar CIA-n, është më tradicionale. Zoti Ratcliffe shërbeu si drejtor i zbulimit kombëtar gjatë mandatit të parë të ish-Presidentit Trump.

John Ratcliff

John Ratcliff

Gjatë periudhës kur ishte anëtar i komisionit për zbulimin në Dhomën e Përfaqësuesve, ai i doli në mbrojtje ish-Presidentit Trump:

“A mundet dikush prej jush të thotë se pati ndonjë shkelje gjatë telefonatës që duhet hetuar? Thuajeni me zë të lartë”, u shpreh në atë kohë ligjvënësi Ratcliffe.

Ai vazhdoi të jetë një mbështetës i vendosur i ish-presidentit.

Dhe ish-Presidenti Trump i doli në mbrojtje, kur ligjvënësit e detyruan zotin Ratcliffe të tërhiqej nga procesi i shqyrtimit në vitin 2019 për të marrë postin më të lartë të administratës për çështjet e zbulimit.

“Për mendimin tim, media e trajtoi shumë padrejtësisht. Ai është një person i jashtëzakonshëm”, tha në atë kohë ish-Presidenti Trump.

Zotit Ratcliffe iu dha një shans i dytë dhe ai u premtoi ligjvënësve se do të sigurohet që agjencitë e zbulimit të Shteteve të Bashkuara do t’i ofrojnë vendit “të vërtetën e drejtpërdrejtë”, siç u shpreh ai.

Ai pati edhe përplasje me ligjvënësit për deklasifikimin e të dhënave të zbulimit në lidhje me akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.

Ai iu kundërvu ndërhyrjeve nga Irani, Rusia dhe Kina.

“Nuk ka asgjë më të shenjtë në republikën tonë se parimi themelor demokratik – një person, një votë”, deklaroi zoti Ratcliffe.

Presidenti i zgjedhur Trump po ia beson kështu një personi me eksperiencë dhe një politikaneje premtuese, përpjekjet e katër viteve të ardhshme të shërbimeve amerikane të zbulimit.

Republikanët marrin Dhomën e Përfaqësuesve

VOA/Marrë nga Associated Press

Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur kështu një fitore të plotë të pushtetit dhe duke siguruar kontrollin e të dy dhomave të Kongreasit.

Me një shumicë të ngushtë, udhëheqësit republikanë siguruan mandatin që do t’u bëjë të mundur ndryshimin e qeverisë federale dhe zbatimin me shpejtësi të vizionit që ka zoti Trump për Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur ka premtuar se do të ndërmarrë operacionin më të madh të deportimit në vend, do të mundësojë më shumë ulje të taksave, do të ndëshkojë armiqtë e tij politikë, do të marrë kontrollin e mekanizmave më të fuqishme të qeverisë federale dhe do të riorganizojë ekonominë amerikane

Fitorja që shënoi Partia Republikane në zgjedhje bën të mundur që Kongresi ta miratojë këtë agjendë ndërsa demokratët do jenë pothuajse të pafuqishëm për ta penguar atë.

Edhe më 2016, kur zoti Trump u zgjodh President, republikanët morën kontrollin e Kongresit, por ai u përball me disa udhëheqës republikanë që u bënë rezistencë politikave të tij. Po ashtu, Gjykata e Lartë në atë kohë kishte shumicë liberale. Por këtë herë, jo.

Kur zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë ai do të bashkëpunojë me një Parti Rapublikane e cila është transformuar plotësisht nga levizja e tij “Make America Great Again” (Ta bëjmë Amerikën sërish madhështore), dhe me Gjykatën e Lartë e cila dominohet nga gjyqtarë konservatorë, përfshirë tre anëtarë të emëruar prej tij.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johson, i cili me mbështetjen e zotit Trump do ta mbajë këtë detyrë vitin e ardhshëm, ka hedhur idenë e ndryshimit të programeve të qeverisë federale, përfshirë ndryshimin tërësor të programeve, që demokratët i kanë patur përparësi në vitet e fundit,

“Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat kanë një detyrë”, tha ai gjatë kësaj jave. “Populli amerikan kërkon që ne të zbatojmë dhe të çojmë përpara agjendën “Amerika e Para”.

Ndërkohë, ligjvënësi Jim Jordan, drejtues i Komisionit të Ligjeve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ligjvënësit republikanë nuk kanë “përjashtuar” asnjë element nga planet e tyre për të hetuar prokurorin e posaçëm Jack Smith, edhe pse ky i fundit po mbyll dy çështjet hetimore ndaj zotit Trump lidhur me përpjekjet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 2020 dhe atë lidhur me dokumentet sekrete të cilat zoti Trump i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin.

Mediat amerikane: Jack Smith planifikon të japë dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Trump të fillojë mandatin

VOA

Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të japin dorëheqjen para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të fillojë mandatin, njoftoi të mërkurën gazeta amerikane ‘The New York Times’, duke përmendur disa burime.

Prokurori Smith hetoi dy çështje kundër zotit Trump, njërën mbi dokumentet sekrete të cilat zoti Trump i mori në Mar-a-Lago pasi përfundoi mandatin dhe një tjetër rreth përpjekjeve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Një gjykatës federal në Florida hodhi poshtë rastin për dokumentet në muajin korrik. Departamenti i Drejtësisë tani po shqyrton se si ta mbyllë çështjen e zotit Smith mbi që lidhet me zgjedhjet.

Zoti Trump, i cili i ka mohuar akuzat për të dyja rastet, deklaroi muajin e kaluar se ai do ta shkarkonte prokurorin Smith brenda “dy sekondash” pasi të fillonte mandatin.

Departamenti i Drejtësisë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar mbi këto zhvillime.

Synimi i zotit Smith është që të mos lërë që pjesë të rëndësishme të përgjegjësive të tij t’i përfundojnë të tjerët, sipas gazetës ‘The New York Times’.

Rama përgatitet të ‘përcjellë’ Veliajn para zgjedhjeve – Blendi Gonxhe vjen me ‘urgjencë’ drejtues qarku në Tiranë

Karriera politike e Erion Veliaj duket se po perëndon. Pas aferave korruptive me inceneratorin e Tiranës, të cilën e ka kryer së bashku me Edi Ramën, por veçanërisht me vjedhjen spektakolare të “5D”, ku shpiku një super skemë për gëllabërimin e taksave të qytetarëve të Tiranës, skemë e cila habiti dhe frikësoi edhe vetë kryehajdutin Edi Rama, Veliaj duket se e ka të pashmangshme më dorëzimin para drejtësisë.

Megjithë përpjekjet për ujdi me Ramën dhe Dumanin, gjurmët e vjedhjes janë aq brutale se s’ka ujdi që të mund t’i fshijë, kështu kapoja i Rilindjes përflitet se ka vendosur ta dorëzojë ish-beniaminin e tij para zgjedhjeve të 2025.

Vox news ka publikuar së fundi një artikull ku flitet se Blendi Goxhe është thirrur për të qenë drejtues politik i Qarkut të Tiranës, së bashku me Spiropalin dhe Manastirliun me arsyetimin se Tirana është qark i madh dhe ka nevojë për më shumë drejtues.

Por një burim që nuk pranoi të identifikohet tha për Syri-n se ‘bileta’ për Veliajn është prerë. E vetmja gjë që ende nuk po ekzekutohet është fakti se Lali Eri duket ka gjetur fijet në gjykatë, e cila po heziton të ekzekutojë menjëherë vendimin, por që gjasat janë të mos mundet dot më të pengojë çuarjen para drejtësisë të kryebashkiakut të Ramës.

Kujtojmë se prej kohësh Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa janë futur në hetim pasuror, të dyshuar për pastrim parash.

Fushata në Tiranë aktualisht i është besuar Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.

Voxnews pretendon se Gonxhja do të angazhohet në të gjithë qarkun e Tiranës, por me theks në zonën e Kombinatit.

Zyrtarizimi i këtyre ndryshimeve mund të kërkojë disa ditë, apo javë, por burimet brenda socialistëve theksojnë se lëvizjet bëhen në kuadër të nevojës për të fuqizuar fushatën në qarkun e Tiranës. sn

Protesta- Pensionistët: Do shkojmë në Kosovë tek Albini ynë se i ka pensionet më të larta

Qytetarë të shumtë u grumbulluan sot përpara Kuvendit për të protestuar në prag të votimit për buxhetin e vitit që vjen.

Të pranishëm ishin shumë pensionistë, që janë shtresa më e prekur nga keqqeverisja e Edi Ramës. Ata kërcënuan se do të largohen në Kosovë, pasi atje pensionet janë më të larta se në Shqipëri.

“Kemi ardhur për t’u drejtuar në drejtim të parlamentit sepse ai është parlamenti që kemi ndërtuar ne. Kemi kontribuar ne dhe jo Spiropali që të na drejtojë Kuvendi.

Të hyjmë në parlament dhe të verifikojmë punën e kryer tonën. Nuk i lejojmë këta sharlatanë të nëpërkëmbin pensionistët.

Si tha kryeministri, mbeturina protestues. Po ai nuk është kryeministër, është hale. Prandaj i bëj thirrje që ne pensionistët, edhe në kohë të vështirë me shi, të bëhemi të fortë dhe ta shporrim këtë sa ma shpejt. Ilaçi më i fortë është ta largojmë menjëherë këtë kryeministër sepse është Shqipëria që kemi ndërtuar ne.

Ka mobilizuar 1500 forca kundër nesh, pensionistëve. Edhe serbi në vitin 1999 nuk ka mobilizuar kaq shumë forca kundër kosovarëve. Turp e faqja e zezë për këtë kryeministër që mashtron me 100 euro apo 150 euro.

Ose na jep pensionin që meritojmë, ose përndryshe do shkojmë në Kosovë tek Albini ynë se ai ka pensionet më të larta,” tha një pensionist.

Protesta u zhvillua nën kushte të këqija të motit.

Pas fjalimeve të qytetarëve dhe pensionistëve, tubimi u mbyll. sn

Mosbindja civile- Protesta e opozitës nis me 1 minutë heshtje për Martinin!

Protesta e opozitës para Kuvendit ka nisur me një akt fisnik.

Qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes të miturve.

Partia Demokratike paralajmëroi protestë për të kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit për vitin 2025. sn

Gazetari jep detaje: I mituri postoi foto në rrjetet sociale pas ngjarjes! Janë përfshirë 7 adoleshentë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit Martin Cani mesditën e djeshme (18 nëntor) pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, nga një bashkëmoshatar i tij.

 

Gazetari Igli Çelmeta u shpreh në Neës24, se 14-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë, është dërguar në një spital privat në kryeqytet, në mënyrë që të shmangej përplasja me familjarë të viktimës apo të të plagosurit.

Ai tregoi se pas kryerjes së krimit, autori ka pozuar me grushtin lart dhe thikën, armën e krimit, në një makinë që drejtohej nga familjarë të tij.

“Autori së bashku me tre shokët e tij, pas përfundimit të mësimit, sulmuan viktimën dhe u larguan drejt Pazarit të Ri, ku dyshohet se familjarë e dërguan në një spital privat sepse edhe vetë u dëmtua gjatë sulmit.  Autori postoi në rrjetet sociale foto nga arma e krimit, foto të bëra në makinën që drejtohej nga familjarë të tij, duke ngritur edhe grushtin në formë krenarie.

Ndër të tjera, ai tregoi se në konflikt janë përfshirë 7 adoleshentë dhe se ngjaja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

 “Viktima ka thirrur edhe ai 2 shokë të tij me të cilët luanin futboll, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është zbuluar që të përfshirë kanë qenë 7 adoleshentë. Histori horror, makabër. Motivi ende nuk dihet zyrtarisht, shokët japin variante të ndryshme”, tha ai. Panorama

Me grushtin lart, 14-vjeçari postoi FOTO në Snapchat pasi vrau bashkëmoshatarin

Ky është autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshtarit të tij të hënën pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Mario P., e ka postuar këtë foto pas vrasjes në aplikacionin Snapchat.

14-vjeçari pozon si për të demonstruar forcën, duke mbajtur një grusht lart. Ndërkohë po në pamje duket dëmtimi që ka marrë në dorë.

Efektivët e policisë ende nuk e kanë gjetur thikën e përdorur në krim. Sot pritet që të merret në pyetje i riu për të dhënë versionin e tij në lidhje me sherrin.

Policia njoftoi se atij iu vunë pranga për “Vrasje me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Aktualisht, i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën si pasojë e dëmtimit që ka pësuar. sn

Djali iu vra në atentat/ Ish-gjyqtari dënoi Shullazin e anëtarin e Camorra-s

Klaudio Prendi, i cili u ekzekutua në mesnatë në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.

Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.

Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore, mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorra-s italiane, për masakrën me tre viktima  në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.

Klaudio Prendi humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.

Vrasja e 14-vjeçarit- “Po rritet një brez shumë i keq”, flasin prindër të shkollës “Fan Noli”: Në vend të vijnë me fletore po vijnë me lule, nuk na bëjnë këmbët

Dhimbja është e madhe në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, aty ku një ditë më parë një nxënës 14-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari me thikë. Të tronditur e të trishtuar nuk janë vetëm nxënësit, por edhe prindërit. Neës24 ka parë nga afër situatën dhe ka folur me disa prindër të fëmijëve që ndjekin shkollën “Fan Noli”. Ata shprehen të shqetësuar dhe të trishtuar.

“Jemi të trishtuar sa s’ka më. Vajza është e tronditur, ka ardhur duke qarë në shtëpi. Jashtëzakonisht të shqetësuar jemi”, tha një prind.

“Po rritet një brez shumë i keq. Të ketë më shumë reputacion nxënësi se mësuesi është t’ia dhesësh racën. Të bëjë më shumë pordhë nxënësi se mësuesi… Thonë bullizim bulizim…”, u shpreh një tjetër prind.

“Si ndihemi sot, nuk na bëjnë këmbët. Në vend se të vijnë me fletore në shkollë, vijnë me lule. S’deshën me ardh në shkollë sot kalamajtë”, tha babai i një fëmije.

Një ish-mësues i shkollës gjithashtu bëri apel që mësuesit dhe drejtoresha të jenë të kujdesshëm.

“Mësuesit duhet të jenë më shumë të kujdesshëm. Drejtoresha mos të rrijë vetëm në zyrë”, tha ish-mësuesi. bw

“Qofsh i xhenetit vëllai ynë!”- Humbi jetën dje nga një thikë në zemër, shokët e klasës së Martin Canit lule e qirinj për vogëlushin e ndjerë (Pamje nga vendngjarja)

Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarë.

Shokët e klasës i kanë përgatitur një tufë me lule të cilën do ta vendosin tek banka e tij, e cila sot është bosh.

BalkanWeb ka siguruar edhe pamjet nga pas shkollës, vend ku edhe u krye krimi, ku janë vendosur foto të vogëlushit të ndjerë dhe pranë tyre janë vendosur e ndezur qirinj.

“Qofsh i xhenetit vëllai jonë!”, shkruhet në foto.

Genc Burimi: Kjo rezolutë është plumb në lëkurën e Edi Ramës

Gazetari Genc Burimi e ka cilësuar rezolutën për Shqipërinë, të miratuar nga Internacionalja e partive të djathta, si ‘një plumb në lëkurën e Edi Ramës’.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi u shpreh se, për këtë rezolutë kanë votuar të gjitha partitë e mëdha që janë në pushtet në Europë dhe më gjerë.

‘Falenderoj SYRI-n që informon shqiptarët për zhvillimet.

Disa javë më parë, një anëtar i CDU-së gjermane, Gunter Krischbaum bëri një reagim personal dhe mediat e pushteti i dhanë jehonë nga mëngjesi deri në darkë.

Sot falë SYRI-t shqiptarët mësojnë se, ndryshe nga Krischbaum është një CDU zyrtare që flet, se anëtar i kësaj internacionaleje të qendrës së djathtë, kemi përfaqësues të shquar të CDU-së, Manfred Weber, mbrojtësi më i flaktë i Kosovë.

Ke Elmar Brok, të firmosë Weberi dhe Brok një rezolutë ku thuhet se, në Shqipëri drejtësia është e blerë, kjo më shokon mua.

Në Shqipëri, sot drejtësia është bërë mashë e Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet.

Në këtë internacionale ke Kroacinë, kryeminsitrin aktual, Plenkoviç. Ke Orbanin e Hungarisë që Rama e merrte si aleat.

Kjo rezolutë është plumb në lëkurën e Edi Ramës.

Shqipëria është vendi ku pushtet janë të një personazhi. Sipas rezolutës, Shqipëria njohu rotacion në 2013 dhe që atëherë nuk ka më rotacion, Shqipëria është bërë vendi i mafias dhe korrupionit.

Shqipëria është vendi ku drejtësia ndihmon mazhorancën të mbajë pushtetin, duke futur në burg dhe jep emrat e 5 të burgosurve politik, Berishën, Metën, Salianjin, Mediun dhe Belerin.

As një gazetar shqiptar nuk kishte bërë diçka kaq të kompletuar’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

Send this to a friend