“Zonja Bucpapaj, une jam nji ndëre kundershtaret e pare dhe te pakte te politikave te HTH (Hashim Thaçit – shpjegimi im E.B.)dhe per kete une kam qene i kercenuem e sulmuem fizikisht me 2011.
Njashtu jam i atakuem nga keta neostalinistat e VV-se e ju merrni kinse-materiale “gazetareske” nga këta per me i perlloqe figurat publike ne Kosove.
Une asnjihere nuk jam marr me ju.
Pastaj satira bahet tuj e ironizu ose komentu nji tekst por jo permes nderhymjes bizare ne tekstin autorial.
Pra Pampress e ka shkel etiken dhe une landen e kam dergu tek Komesari i Mediave;
Ndersa Juve u jam drejtu me “ju lutem” ta hiqni se s’ka te baj me kurrfar lajmi, pra as me kurrfar “gafe” timen, por me nderhymje ne tekstin tim e ju po thoni se une po i kercenuekam gazetaret.
JO, jo e nderueme, une nuk kercenova por jam i shtrenguem ta mbroj prestigjin tim publik e profesional. Sepse me habisni nese keni mendu se une H.M. mund te kem ba nji gafe te tille.
Pra gjykata asht hapi im i fundit, nderkoh qe ju lus ta demantoni ose hiqni fare shkrimin e Pampress-it nga portali Juej.
Sa per info. qe teksti im autorial
Dhe shihni gafat e mia ne te. Trajtojeni me koment ose qysh te doni por jo me nderhy ne tekstin tim…
/permalink.php?story_fbid=1594622607509346&id=100008848660199&pnref=story
Fanatikët e rremë të skuadrës së Kosovës
http://www.lapsi.al/ide/2016/09/07/fanatik%C3%ABt-e-rrem%C3%AB-t%C3%AB-skuadr%C3%ABs-s%C3%AB-kosov%C3%ABs#.V9PcmL5CSUn
Halil Matoshi: Dhe ka te baj me nji tekst te Bushatit”
Elida Buçpapaj: O Halil, satira është satirë nuk ka caqe. Prandaj quhet e tillë, se merret teksti dhe bahet lamsh.
Po ti je shumë aktiv në rrjet dhe kjo asht e drejta jote, por ti provokon sa të dëshiron, dhe në fakt ne jemi për lirinë e fjalës, por problemi asht se liria jote asht e pakufizume për ty dhe e kufizume për të tjerët, ti e shkel Volterin kësisoj me të dy kambët.
Ia djeg flamurin lirisë së fjalës që Volteri ia jep si të drejtë kundërshtarit në mënyrë të barabartë ashtu si edhe vetes.”
Halil Matoshi: Nuk ka ligj te shkruar ose te pashkruar qe e lejon ne emer te satires shtremberimin e tekstit origjinal me qellim demtimin e prestigjit publik te tjetrit.
Dhe ju po me deshmoni se ka qene satire (po ku e keni shenuar se ne tekst eshte nderhyre per qellime satirike?
Por OK shihemi ne gjykate
Elida Buçpapaj: Halil Matoshi, ne tekstin e hoqëm menjëherë, por ne do ta vëmë rishtas sepse ti kërcënon me gjykata.
Tash do t’i botoj edhe shkëmbimet me ty në inbox.
Dhe të shohë opinioni se kush ka të drejtë!”
(Ndërkohë Voal botoi një foto që ishte vendosur nga publicisti Halil Matoshi në faqen e tij me diçiturën “Te gjithe antikoosvareve: Fuck off”, ç’ka kishte ndezë gjakrat e komentuesve të cilët sipas tyre konfondonin VV me çetnikët serbë që digjin flamurin e shtetit të Kosovës.)
Halil Matoshi: Zonja Elida, çka jeni teke e me keni ra ne qafe mua personalisht?
U kam ndonje borxh? S’ besoj? Ju serish me atakoni duke shpifur se une i kam krahasu “Cetniket serbe” me VV-ne?
Une as qe e kam peremndur VV-ne por vetem antikosovaret dhe s’e besoj se dikush nga VV-ja te deklarohet hapur per antikosovar!? Cfar paragjykimi asht ky? Pse e beni” Edhe kjo asht per gjykate, sepse une nuk kam mekanizem t’jeter te mbrohem…”
Elida Buçpapaj: Halil, po shiko si kanë reagu militantët, ju vetëm i keni nxitur:
Bardhyl Meta Fuck off – dhe, me ua ladrue, edhe minjt n’tavan
Pleurat Emma Zhara A jane te VV-se a po me duket
😜 !!
Syzana Zejnullahu Banda Četnike, plasni! Kosova Republike!
Tash jam unë: po cilin je tuj provoku? Se ti po provokon! Kush je ti që të lejohen provokimet dhe ne të rrimë suss! Po cilat janë mekanizmat e tua, që nuk i kam edhe unë, pse ti qenke gazetar me mekanizma speciale mbrojtëse dhe unë qenkam hiçi!
Halil Matoshi: Cfar provokimi Zonje kur serbet me ‘shajkace’ shihen tuj e ndez flamurin e Kosoves? Une mbaj pergjegjesi vetem per vete, jo per militante e komentues te ndryshem. VV-ja aty nuk permendet as nuk asht mendu, sepse nga VV_ja askush nuk ka dale hapur kunder Kosoves;
Pra kjo asht shpikje. Ajo Zonja Zejnullahu po merret me bandat cetnike – ju pengon kjo? Vertet njeri nga ata qe ndezin flamurin eshte me shenja cetnike. Ku po e shihni ju ketu VV-ne???O Zot i madh çfar mbrapeshtie.
Elida Buçpapaj: Po unë vijë nga bota e letrave Halil, shkruaj poezi, dhe e di se çfarë janë metaforat dhe asosacionet, por në dallim me ty, unë nuk të kërcënoj ty me të çu në gjyq !
Ti thua “të gjithë antikosovarëve fuck off” dhe kjo përmbledh gjithçka.
Por kjo është e drejta jote ta shprehësh mendimin tënd,
edhe unë kam të drejtën time të komentoj, por ty nuk të them se do të çoj në gjyq se po turbullon qetësinë sociale.
Dhe e nise këtë punë me megallomani sikur je zeusi.
Ne dje na e dërguan në inbox satirën.
I thashë atij personit, a është e vërtetë kjo.
Më tha nuk e di.
I dërgova mesazh Arbana Xharrës.
Dhe pa e marrë përgjigjen e saj hulumtova në faqen nga ishte marrë dhe e pashë se ishte saterike.
Kur më dërgoi Arbana përgjigje e kishim hequr nga facebook, ku kemi 99 % të lexueshmërisë.
Nga faqja e hoqëm kur e kam lexu mesazhin tënd në mes të natës dhe t’u përgjigja sot.
Gjeje krimin që kena bë kundër teje!”
Halil Matoshi: Elida, bukur fort, tash po te drejtohem si njeri qe shkruan dhe letersi, pse jo?
Edhe ti duhesh te reagosh njejte si une kur sheh se armiqte po e djegin flamurin e Kosoves?
Kurse ti sikur u del ne mbrojtje antikosovareve dhe e cileson per provokacion madje!?
Dikush ne kete tregim nuk asht ne terezi.
Elida Buçpapaj: Halil Matoshi ti je Halil Matoshi, unë jam Elida Buçpapaj, unë nuk ia du të keqen as Kosovës dhe as shqiptarëve,
në fakt unë nuk ia du të keqen askujt veç kriminelëve, atyre që ia prishin të ardhmen fëmijëve tanë.
Ndërsa debati asht i lirë.
Halil Matoshi: Tash edhe posten private po e publikon a? Me çfar te drejte? Une nuk shava, nuk fyeva askend, une te informova drejt, te thash: “ju lutem” e hiqni nga portali ate kinse deklarate timen se nuk asht lajm i vertet por kinse satire…ju po vazhdoni te silleni pa trohe pergjegjegjie publike… Pse e bani kete?
Komentet