Ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me omega-3, perime, fruta, bishtajore dhe arra dhe eleminimi i alkolit, ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e riskut të depresionit.
E dini që humori i keq mund të trajtohet në tavolinë? Jo në atë të mjekut, por në atë të kuzhinës suaj. Ushqimi i mirë ndihmon që jo vetëm të mbajmë trupin tonë në formë, por edhe mendjen. Jo më kot dhe latinët nxorrën shprehjen “Mens sana in corpore sano” (Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë). Për këtë mjafton t’iu kujtojmë magjinë që bën një copë çokollatë e zezë për të na ndryshuar humorin. Por ka dhe shumë ushqime të tjera, që shërbejnë si antidepresantë të shkëlqyer. Sipas një studimi të kryer në më shumë se 15,000 njerëz, të ushqyerit me një dietë të shëndetshme me fruta perime, bishtajore dhe arra parandalon shfaqjen e depresionit. Studiuesit krahasuan tre lloje dietash: Mesdhetare, vegjetariane dhe një dietë specifike të krijuar posaçërisht për të luftuar sëmundjet kronike (Alternative Healthy Eating Index-2010), nga ku rezultoi se mishi dhe produktet e procesuara, përfshi dhe ëmbëlsirat u vlerësuan negativisht. Arrat, frutat dhe zarzavatet ndërkohë u vlerësuan në mënyrë pozitive.
Ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me omega-3, perime, fruta, bishtajore dhe arra dhe eleminimi i alkolit, mendohet se ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e riskut të depresionit. Si dieta Mesdhetare ashtu dhe Alternative Healthy Eating Index-2010 arrijnë t’i përmbushin këto kritere. Më poshtë është një listë me ushqimet dhe efektet e tyre të shkëlqyera në shëndetin mendor.
Mbroni memorien me flavanoile
Janë të shumtë ata që mbështesin flavanoilet si ndikuese në përmirësimin e memories. Besohet se flavanoilet parandalojnë, madje edhe mund të riparojnë dëmtimin e qelizave që shërbejnë për trasmetimin e informacionit në tru. Duke u ushqyer me një dietë të pasur me flavanoile mund të përmirësosh dukshëm kujtesën.
1-Pini çaj– I zi, jeshil, çaj mali; të gjithë janë të pasur me flavanoile. Në mëngjes është e këshillueshme të pini çaj të zi për një zgjim të mirë të trurit, duke qenë se është i pasur me kafeinë, çaj jeshil në drekë dhe çaj mali në darkë, por pa e tepruar me jo më shumë se 5 filxhane çaj në ditë.
2-Ushqehuni me fruta pylli. Boronica, manaferra, mjedra janë të pasura me antioksidantë si dhe me flavanoile të cilat e mbajnë mendjen e mprehtë. Shtojini mëngjesit tuaj këto fruta, ndërsa i miksoni me kos, apo me drithëra.
3-Agrume. Rrushi, portokallet dhe limonat janë flavanoilet që mbajnë kurorën e super flavanoileve. Pini një lëng rrushi për mëngjes, prisni një portokall për drekë dhe shtrydhni pak limon në sallatë, apo në pjatë tuaj të darkës.
Truri i shëndetshëm me ushqim të shëndetshëm
Amino acidet, vitaminat, yndyrnat dhe mineralet dhe antioksidantët në ushqime ndihmojnë për të luftuar humorin e keq, ankthin, irritimin, luhatjen e humorit dhe simptoma të tjera të depresionit. Duke i futur në dietën e përditshme, ju mund të evitoni ose të zgjidhni disa nga këto probleme të shëndetit mendor.
1-Ushqehuni me karbohidrate të shëndetshme. Të ushqyerit me karbohidrate si orizi, buka dhe makaronat integrale, quinoa apo thjerrëzat mund të ndihmojnë për të ngritur moralin duke bërë që truri të lëshojë serotinë, që është një neurotrasmetues që sjell humorin e mirë. Drithërat ndërkohë përmbajnë selenium, e cila lidhet me uljen e simptomave të depresionit.
2-Më shumë bulmet në dietë. Ushqimet e pasura me kalcium dhe vitaminë D së bashku me përbërës të tjerë ndihmojnë për t’u shplodhur, për të rigjeneruar dëmtimin e qelizave, për të stabilizuar humorin dhe për të promovuar ndjesinë e të qenit mirë. Pini një gotë me qumësht, një gotë kos apo pak djathë çdo ditë për të përfituar nga të mirat që ofron bulmeti.
3-Konsumoni çdo ditë fruta. Frutat e errëta të pyllit, agrumet dhe domatet janë të pasura me antioksidantë që mund të parandalojnë efektet negative të radikaleve të lira në trurin tuaj. Në këtë miks mos harroni të shtoni dhe bananet për të përmirësuar akoma më shumë humorin.
Mbroje trurin me Omega-3
Për acidet yndyrore Omega-3 thuhet se bëjnë gjithçka; që nga lëkura më e shëndetshme, tek përmirësimi i memories tek shëndeti kardiovaskular. Për shkak të rëndësisë së tyre në shëndetin e qelizave dhe në mbajtjen stabël të qarkullimit të gjakut , ka shumë gjasa që Omgea-3 të bëjnë pikërisht atë për të cilën promovohen. Përshijini më shumë këto acide-yndyore në dietë për një tru më të shëndetshëm.
1-Konsumoni peshk disa herë në javë. Acidet yndyrore si salmoni sigurojnë një shëndet më të mirë të trurit, madje dhe në përmirësimin e fokusit. Marrja e Omega-3 direkt nga peshku gjithashtu siguron dhe marrjen e proteinës.
2-Përdorni vajra me origjinë bimore. Vaji i ullirit, vaji i linit dhe vaji i lule diellit janë të gjithë super të pasur me omega-3. Përdorini në vend të gjalpit për gatim, apo duke ia shtuar sallatës suaj të preferuar.
3-Arrorët. Arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë shumë të pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore omega-3, që i bëjnë të shkëlqyer për mbajtjen e shëndetit mendor. Duke qenë shumë të pasur dhe me minerale ndihmojnë pagjumësinë dhe përmirësojnë humorin, kështu që shtojani sallatës për një super ushqim për trurin./AgroWeb.org
Komentet