80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e përgjakur me trupat e intelektualëve të Tiranës të vrarë nga barbarët komunistë, vetëm se ata nuk ishin komunistë.
80 vite ma vonë sot kremtojnë 80 vjetorin e vrasjes së tyre përball murit ideologjik të diktaturës të rikrijuar në emër të “demokracisë” dhe pa dhënë llogari për krimet që kishte ba Partia komuniste shqiptare. Mbas 80 vitesh këta intelektualë nuk ka një varr, sot shumica e tyre nuk ju është dhënë dëmshpërblimi se pse nuk janë vrarë mbas 25 tetorit, një aryetim banal klasor që vetëm klasa politike shqiptare e bënte me mbeturinat e komunizmit që kishin zënë kolltuqet e ligjëvënse shqiptar.
Sot shoqëria shqiptare ndodhet në një ndarje të pashmagshme, në antikomunistë dhe komunistë që ka ndruar emrin në socialistë. Ku vemi, ku vete Shqipëria, kujt i intereson kjo ndarje, pse ne antikomunstat duhet të përballemi me urrejtjen klasore të pasaardhsëve të diktaturës, përse nuk e shembim këtë mur siç u shemb muri i Berlinit 35 vite ma pare.
A po përballemi ne me të kaluarën tone si shoqëri e si komb….? Vëllavrasjet e shumta që shkaktoi lufta e dytë botërore, për marrjen e pushteti nga komunistët , arratisjet e shumë shqiptarëve antikomunist, prej atyre që dinin stuhinë që po vinte, ishin të ndërgjegjshëm se çeshtja shqiptare qe shitur tek ata që u shërbenini antishqiptarëve. Vrasjet e pafundme pa gjygj , arrestimet , denimet ,pushkatimet ,rezistenca në male, djegjet e kullave, shpronsimet, zabtimet e dhunshme të shtëpive, rrëmbimi i pasurive të arit, internimet masive të familjeve, gra e pleq e femijë të krejt elitës shqiptare e shëndrruan pesdhjetvjeçarin e pushtetit diktatorial një faqe të zezë më makabre të një genocidi ende të panjohur për botën demokratike.Të mos heshtësh përpara së keqes është mision…ky mision kombëtar është emergjent për shoqërin tonë, në këtë periudhë postkomuniste ku diktatura ka mbetur legjitime e pa denuar..
80 vjetori i vrasjes makabër të elitës së kombit siç ishin 39 intelektualët e Tiranës të viti 1944 , na kujton dhe obligon: Denimin e krimeve komuniste juridikisht, siç e kërkon Europa, siç e kërkojnë konventat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut. Demokracia nuk është për të mbrojtur krimin por për ta denuar atë që mos të përsëritet.
Në një shoqëri normale demokratike , ata që i kan shërbyer diktaturës nuk kan reference morale për të qënë udhëheqës politik në një sistem demokratikë.
Por cfar ndodh mbas 34 vitesh pluralizëm në Shqipëri..Partia komuniste përgjegjse direkt në krime, ndroi emrin dhe nuk u penalizua ligjërisht për krime ndaj kombit të vetë..
Klasa politike shqiptare si produkt i diktaturës kthejë në ligje datat selektive të diktaturës siç janë 5 maj, 17 nëndorin, dhe 29 nëndorin vendosjen e regjimit diktatorial në Shqipëri. Partia që ndroi emrin, sot është mazhoranca e vendit dhe po pregaditet për të kremtuar 80 vjetorin e të ashtuquajtur “çlirim” dhe rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha.
Këto data nuk janë aspak në shërbim të vërtetës dhe shoqërisë , por mbrotje politike që i bëhet sitemit diktatorial në Shqipëri.. E vërteta dhe e dokumentuar dhe nga arkivat e huaja është ndryshe , luftën ndaj fashizmit e nazizmit e ban shqiptarët pa dallim feje krahine apo ideje.
At luftë e vaditi me gjakun e tijë ushtaraku i mbretërisë shqiptare Mujo Ulqinaku,e Abas Kupi me trimat e tijë. e trimi i Vlorës ballisti Hysni Lepenica.. Pra ishin shqiptarët pa ideollogjinë komuniste që e rreshtuan vendin e tyre në kualicjonin botërorë kundra diktaturave të asaj kohe.
Komunistët, luftuan për marrjen e pushtetit me sloganet e diktatorit rus “Bijtë e Stalinit jemi ne”dhe e realizunan mision e tyre fatkeq me 29 nëndor 1944 ku instaluan diktaturën dhe diktatorin më të lig të europës në pushtet.
Kjo diktaturë vrau mbi 6000 shqiptarë dhe e rrënoj vendin për 45 vite,. 17 e 29 nëndori 1944 janë ditët më të zeza për Shqipërinë e shqiptarët se e shkëputen Shqipërinë nga Europa, dhe ne humbën shansin për të qënë vend demokratik..
E vërteta dhe shoqëria duhet tëju çjerrin maskën deformuesve nostalgjikëve dhe enveristave që na dalin si kërpurdha mbas shiut.Diktatori Enver Hoxha është në historinë e popullit shqiptarë , Si Polt Poti i Kamboxhës, dhe Stalini i fundit në shekullin e kaluar. Ai do të njihet në histori për vrasjet që i bëri kombit të tijë.
Nuk ka historian që mund ta shpëtoi. Është koha që të gjithë forcat antikomuniste, institucjonet religjjone, partitë, intelektualët me mendim liberal , media progressive të reagojnë të bashkuar ndaj kësaj përpjekje të mbarsur me moral përvers që po kërkon ti serviret dhe ti imponohet brezit të ri.
Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike.
Indiferentizimi ndaj kësaj ceshtje, duhet konsideruar tradhëti ndaj idealeve të atyre që dhanë jetë dhe u sakrifikuan për liri e demokraci.. Mesazhi përkujtues i 80 vjetorit të vrasjes së intelektualëve të Tiranës konkludon në dy ceshtje madhore për antikomunistët dhe të përndjekurit politikë të Shqipërisë për shqiptarët në përgjithësi:
E para të luftojmë kundër harresës , harresa është vdekja e dytë e viktimës, komunistët kan vrarë mbi 6000 burra e gra ,dhe ju kan zhdukur kufomat. Por po të harrojmë sacrificat e tyre , dëshmorët do të vdesin përfundimishtë , dhe po të ngjasë kjo , Ne të gjithë jemi përgjëgjës.
Me rikujtimin e tyre na shpëtojmë nga vdekja e përhershme herojt , dëshmorët dhe viktimat. Na që imbijetuam katastrofës kolektive të terrorit të kuq e kemi për detyrë. Ne duhet çdo ditë të ballafaqojmë përpara shoqërisë të vërtetën përpara hipokrizisë mashtrimit dhe gënjeshtrën komuniste, kësaj helmatisje antikombëtare.
E dyta është fare e qartë se askush nuk shqetsohet për fatin e të përndjekurve politikë. Ajo që na mbetet është solidariteti në mes nesh.
Solidariteti njerzor asht forma ma sublime e dashurisë për njani tjetrin e markuptim dhe ndihmesës së ndërsjelltë. të i japim dorën njëri tjetrit , të ndihmojmë njeri tjetrin.. Ka sot me mijëra ish të persekutuar politikë që kan mbetur rrugëve pa familje, pa fëmijë , pa shtëpi.kjo masë fatmjerësh asht turpi i pushtetit politik sot në Shqipëri.
Na bjerë detyra kombëtare të shkatrojmë murin politik klasor që kan ndërtua prej 34 vitesh klasa politike shqiptare kundrejt familjeve dhe fëmive tanë.
Asnjë i përndjekur politikë nuk lejohet të jetë në administrate apo institucjone të shtetit shqiptarë..ky është krimi i dytë klasor ndaj të përndjekurve politikë shqiptarë.
Ne duhet të punojmë me solidaritet në mes njëri tjetrit për të ardhmen e fëmive tone. Ti themi ndal revansheve ideollogjike që na cfaqën me kostume demokratike.Shqipëria atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluemes diktatoriale.
Grupi parlamentari i opozitës, duhet urgjent mbrenda këtij sesioni parlamentar të aprovojë ditën e kujtesës kombëtare, dhe të denojë me ligj krimet ekomunizmit siç ka vepruar Europa e pastluftës së ftohtë , mbas shembjes së murit të Berlinit.
Dhe mos të harrojmë fjalët e një të burgosuri politik spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste derisa çdo rresht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë.”mesazh që vlen për shoqërinë shqiptare!
Lavdi dhe krenari për intelektualët e kombit shqiptar që me veprën e tyre ndaj kombit na drejtojnë dhe na ftojnë të mbrojmë lirinë dhe shënjtërinë e saj!