VOAL

VOAL

80 vjet Kishë Autoqefale – Nga DHIMITËR QOSJA

April 13, 2017

Komentet

Irani liron gazetaren Cecilia Sala, tashmë po kthehet në Itali

Gazetarja ishte e burgosur në Iran që prej 19 dhjetorit, tashmë po kthehet në Itali

VOAL- Cecilia Sala u lirua. Gazetarja italiane, e ndaluar në Iran që prej 19 dhjetorit me akuzën e shkeljes së ligjeve të Republikës Islamike, tashmë po kthehet në shtëpi.

“Falë punës intensive në kanalet diplomatike dhe inteligjente, bashkatdhetarja jonë është liruar nga autoritetet iraniane dhe po kthehet në Itali”, thuhet në një shënim të publikuar mëngjesin e sotëm të mërkurës nga kryeministrja italiane.

Avioni që kthente gazetaren në Itali u ngrit nga Teherani “disa minuta më parë”, raporton njoftimi për shtyp nga Palazzo Chigi. Lirimi iu komunikua personalisht prindërve nga kryeministrja Giorgia Meloni. RSI

Vite dhe dekada të qenit…!- Nga AGRON SHABANI

Pas një perplasjeje dhe ballafaqimi verbal me zonjen Fisher (Frau Fiescher) dhe organet e ndryshme kompetente për të huajt në komunën e Vendenit (Wenden) në Gjermani: Nata e ftohtë dhe me shi e shtatorit të vitit 1993 mua dhe familjen time do na gjejë në një strehimore ( barakë) refugjatësh që quhet Hünsborn (Hynsborn).
Hünsborni është një katund (fshat) malor në komunën e vogël të Wendenit, në landin (krahinën) e Vestafalisë Veriore, apo si i thonë Nord Rhein Westfalen (NRW) në gjermanisht.
Baraka ose strehimorja e regfugjatëve ndodhej e përhumbur ose izoluar në fund të katundit ku ndodhet edhe një mal i dendur me një poligon për stërvitjen e qenëve të rrezikshëm ose sulmues, ku ti, nëse dile nga strehimorja në orët e vona të natës, rrezikohesh të sulmohesh dhe kafshohesh nga qentë e rrezikshëm.
Ime bijë ende është e vogël, pa i mbushur as katër vjet, dhe ajo së bashku me të ëmën (mamin) e saj, gruan time, kishin frikë të pafshehur nga jeta e rëndë në strehimoren ose barakën e rrethuar nga mali i dendur dhe qentë e rrezikshëm sulmues.
Frau (zonja) Fiescher ishte sheficë (përgjegjëse ) për të huajt në komunën e Wendenit që këtu i thonë Sozialamt. Kështu që ti (unë në rastin konkret) nëse nuk i bëje përditë nga 8 orë punë të detyruar fizike për komunë ose sozialamt nga e hëna gjer të premtën, nuk i merrje fare ndihmat (bonat ose triskat) sociale nga komuna e Wendenit.
Kjo histori me ka zgjatur mbi 14 vite me radhë në Hünsborn dhe Hillmicke (dy katunde malore të Wendenit) në barakat ose strehimoret në të cilat, unë me familjen time, kemi jetuar mbi 15 vite rresht.
Ndërkohë që nuk kishim të drejtë pune as kualifikimi të metutjeshëm si refugjatë shqiptarë të Kosovës. E sidomos unë si veprimtarë, intelektual dhe reporter ose korrespondent i Radio Tiranës, si dhe i shumë gazetave ose revistave të ndryshme shqiptare, që ua vrisja syrin dhe mendjen e sëmuar herr (zotëri) Pookojit, një rusë i konvertuar ose natyralizuar në gjerman, i cili kishte urrejtje infatile dhe patologjike ndaj shqiptarëve, e sidomos ndaj meje, i cili ishte shef i Entit për të huajtë (Ausländerbehörde ose Ausländeramt) në Qarkun (Kresin) E Olpes që i përkiste komuna e Wendenit, nga shefja e sozialamtit, zonja Fisher,, z. Koch etj.
Ishte shumë vështire.  Ishte situatë shumë serioze, konfuze dhe kaotike. Me kujtohen edhe perplasjet fizike me Stevon, te cilin dikur e palova shufer (shipke) hekuri per Ibrahim Rugoven, Sali Berishen, Kosoven dhe Shqiperine dikund ne vitin 1993 ne Gjermani, pasiqe jo vetem Rugoves dhe Berishes, por ua shau nanen krejt shqiptareve me radhe, si dhe shume raste te tjera dramatike-gjate kohes se luftes se UCK-s ne Kosove!!! Nga asjo aqe kam pare dhe kuptuar gjate shume viteve ose dekadave me radhe si emigrant ose refugjat shqiptar ne Gjermani: Kam kuptuar se ne shqiptaret nuk kemi miq dhe aleat te vertete ne Europe. Me teper na duan vetem si hamall, murator, sharraxhi, lopatagji, gipser, spiun, çoban, analfabdet, tradhtar, kolaborator, mercenar etj. E jo si shqiptar te pastert  intelektual, patriot, krenar etj.
Ndonëse, prapa (pas) vetës asokohe si gjak në ëndërr dhe plagë në zemër i kishim lënë kombin dhe atdheun tonë në Kosovë, nën prangat dhe zinxhirët e serbit. Mbase, duke gjakderdhur dhe lotuar nga serbët!
Ehhh! Nuk dua te zgjatem me teper ne kete tematike! Nuk kam fuqi.
U mor vesh se gjithmonë ka diçka të dyshimtë, misterioze ose enigmatike aty dhe atëherë kur të tjerët ose shumica e marrin anën e të fortit ose të fuqishmit.
Në këtë prizëm politologjia ose shkencat politike, janë instancë, forum, institucion ose audiencë e lartë shkencore dhe humaniste- kundër evazionit, konfuzionit, errësirës (territ) ose mjegullës së madhe ushtarake (luftarake), politike, diplomatike, agjituese ose propagandistike:
U mor vesh se për luftërat ose konfliktët e ndryshme që ndodhin ose zhvillohen sot: Faturat, cmimët ose fletëpagesat e ndryshme, shpesherë ose vazhdimisht, sikur vijnë me vonë.
Ligjët dhe drejtësia botërore ose ndërkombtare, vazhdimisht edhe sot, sikur po mundohet të shkelën, korruptohen dhe tjetërsohen nga frika, pasiguria, interesat e ndryshme globale, strategjike, gjeopolitike, koniukturale, nomenklaturale, nanufakturale dhe të tjera.
Rasti i diktatëve, presionëve ose ultimatumëve të vazhdueshme të Brukselit dhe Uashingtonit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve për kompromise dhe koncesione të reja ose të pafundme teritoriale, eskteritoriale, gjeografike, politike, administratuve, juridike dhe të tjera ndaj Serbisë dhe minoritetit serb në Kosovë: Paraqet edhe një shëmbull tjetër në morinë e paradokseve të panumërta reaksionare dhe anakronike. Plus dalëzotësit, patriotët, çlirimtarët ose komandantët e paraburgosur shqiptar të UÇK-së në Den Hagë: Si “pengje” ose “viktima të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”! Epoka para gjyqit, apo ?!
Aty është edhe i ashtuquajturi “modeli franko-gjerman”…. Në ” tavolinën e përkryer” politike dhe diplomatike të Brukselit dhe Uashingtonit!…. Si derivat i luftërave të reja në mes shqiptarëve dhe serbëve. E posaçërisht i ashtuquajturi “modelin franko-gjerman”, i cili në intancë të fundit është i ngjajshëm ose analog me “modelin” e dikurshëm të Dy Gjermanive (BDR dhe DDR), sipas të cilit Kosova herët a vonë do i kthehët Serbisë, si Gjermania Lindore-Gjermanisë Perëndimore!
Shtoja këtu edhe “asociacionin” ose “dodik republikën serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës së bashku me enklavat, eldoradot, apendikset ose “komunat autonome” të Serbëve në Graçanicë, Mitrovicën e Veriut dhe gjithandej, pronat ose “pasuritë e patundura” të kishave, manastireve, popavape, vlladikave ose kalluxherëve serb Deçan, Pejë, Graçanicë, Prizren etj….Shteti i lirë, i pavarur, sovran, ligjor, integral, autentik, kompakt ose unik i Republikës së Kosovës ndërkaq, asgjëkundi në horizont.
Ndonëse, edhe Brukseli, edhe Uashingtoni, e dijnë dhe kuptojnë fortë mirë se serbët, janë njerëz dhe popull dhunshëm, pushtues, anarkist dhe kaotik, të cilët kanë mbijetuar si popuj dhe si shtet (-vetëm në saje të luftërave, plaçkitjeve, masakrave dhe pushtimëve të egra ose primitive të teritorëve ose hapësirave të huaja jetësore, teritoriale ose gjeografike në formë hordash ose hordhishë të ndryshme vrastare, kriminale, gjakatare, plaçkitëse etj. Kështu që ju nëse iu thoni (thuani) serbëve se nuk jeni për luftë, por për paqë dhe pajtim me ta: Ato do iu vrasin, sulmojnë ose pushtojnë akoma me shumë dhe me gjatë. Ndërkaq, vetëm nëse ua theni hundët, apo nëse i mundni, shkelni ose pushtoni me luftë ose ushtarakisht, bëhen të urtë, paqësor, racional ose koperativë me ju! Turqit-gjithashtu.
Në anën tjetër ndërkaq, Putini i Rusisë, Erdogani i Turqisë, Kim Yong Uni i Koresë Veriore dhe Llukashenko i Bjellorusë, janë liderët ose politikanët me të adhuruar në Serbi.
 Thonë se e vërteta dhe drejtësia, janë viktimat e para të luftës. Ndërsa, nderi, morali dhe pastërtia në luftë, janë mashtrim ose kontrabandë.
Ironia tjetër është fakti ose paradoksi reaksionar dhe anakronik, se si Serbia, si të thuash në menyrë arbitrare, paternaliste, unilaterale ose monologjike, pas shpërbërjes së përgjakshme dhe përfundimtare të ish Jugosllavisë, pa denimët ose reparacionet e obligueshme luftarake ose ushtarake ndaj Kroacisë, Kosovës, Herceg Bosnës dhe të tjerëve për krimët, masakrat, vjedhjet (plaçkitjet), viktimat, tragjeditë, dhe demët e panumërta njerëzore dhe materiale që ua ka shkaktuar të tjerëve: U pranua në OKB-së, si dhe në mekanizma ose institucione tjera ndërkombtare si pasardhëse ose trashegimtare e drejtëpërdrejt e ish Jugosllavisë. Si Rusia…
E tërë kjo në saje të naivitetëve, paradoksëve, konformizmit ose një oportunizmi të pajustifikuar, reaksionar dhe anakronik të bashkësisë ndërkombtare. Kujtojë se kjo ka ndodhur me ndihmën paraprake të Rusisë si fuqie e madhe ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike.
Ndërkaq, Kosovës dhe shqiptarëve, asokohe ende (akoma) pa u tharë (terur) gjaku, si dhe pa u shëruar plagët e shumëta të shkaktuara nga çetnikët dhe kriminelët serb: Nga ana e fuqive të ndryshme të globit dhe kontinentit tonë, iu diktuan ose imponuan dialogu (monologu) maratonik me Serbinë së bashku me kompromisët ose koncesionet e panumërta ndaj palës serbe!
U kërkuan ose diktuan në menyrë ultimative (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”)-nënshkrimët, formimët dhe miratimët e “demarkacionëve kufitare” me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, së bashku me “asociacionin” ose “dodik republikën e pavarur serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, si dhe plot kompromise dhe koncesione të tjera teritoriale (eksteritoriale), politike, administrative dhe juridike brenda Kosovës! Ndërkaq, elementit ose etnitetit të madh shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, iu mohua dhe privua e drejta jetësore, politike dhe ekzistencialiste!
Sikur u harruan dhe mohuan madje edhe konceptët, idealet, vizionet dhe parimet e njohura oksidentale ose perëndimore të Dr. Ibrahim Rugovë së bashku me misionin, narrativin dhe testamentin e tij intelektual dhe patriotik që përkon me periudhat e njohura të Humanizmit dhe Renesansës në fazat e brilimit ose shkëlqimit të tyre me të madh.
 Ndryshe nga kjo, sipas asaj se asnjë shtet, asnjë popull, ose asnjë komb në Europë ose në botë, nuk është aq i pasur, aq i fuqishëm, aq i zhvilluar, aq i sigurtë dhe kualifikuar, për të investuar dhe kontribuuar njëkohësisht edhe në luftën, edhe në paqën eventuale në mes Ukrainës dhe Rusisë etj… Madje (ndoshta?) as SHBA-së: Europa Perëndimore ose BE-së, ëshë koha e fundit të mendojnë ose reflektojnë për mundësitë, potencialet (kapacitetët), agjendat, instrumentet, solucionet, narrativat ose alternativat e veta ushtarake (luftarake), politike, diplomatike dhe të tjera-përballë Rusisë së fuqishme nukleare ose atomike dhe ambicieve të saj hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale ose kolonialiste, të cilat nuk përfundojnë vetëm në Ukrainë. Jo çfare.
Në të kundërten, si të thuash është e pamundur t’i keshë të gjithat përnjeherë. Edhe mbi 6 milion refugjatë të luftës nga Ukraina në BE-së, edhe dhjetëra miliona “rusë të dyndur, zhvëndosur, dëbuar ose përndjekur” nga Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani, Azërbejxhani, Turkmenia ose ish republikat tjera ruso-sovjetike në Francë, Itali, Spanjë, Gjermani, Austri dhe gjithandej BE-së….Shumë prej tyre edhe oligark ose pronar firmash, kompanishë ose sipërmarrjesh të fuqishme, çatip shteti ose birokrat të paguar mirë nepër birotë, entët ose institucionet e ndryshme lokale ose qëndrore. Plus miliona të tjerë si “dezertor lufte”, të ikur kinse nga mobilizimi ushtarak në luftën e Putinit në Ukrainë, ndër të cilët (ndoshta) mund të këtë edhe kriminel lufte, ose agjent të intelegjencës ruse etj. Kush e di!?
Në fakt, lufta e përgjakshme dhe apokaliptike në Ukrainë së bashku me luftën e izraelit ne Palestine dhe liban, si dhe recesionin global të shkaktuar nga pandemia (endemia) globale e Covid 19, kanë nxitur ose shkaktuar një frikë, ose shqetësim tjetër akoma me të  madh, i cili i tejkalon kornizat e një krize thjeshtë ekonomike, koniukturale, manufakturale ose socipolitike. Bëhet fjalë mbi një shqetësim të madh global ose universal që ngre alarmin e lartë të zhdukjes së mundshme të njerëzimit nga një përplasje e mundshme ushtarake, gjegjësisht nukleare ose atomike në mes Rusisë dhe SHBA-së, Natos ose Perëndimit.
Ia vlen të kujtohet në sfond se se duke fillluar nga mesi i gushtit të vitit 1914, dhe muajit maj të vitit 1945, duke filluar nga Madridi në Moskë, nga Moska në Paris, nga Parisi në Londër, nga Londra në  Berlin dhe kështu me radhë, vetëm kontinenti i vjetër europian, i kishte humbur afro 😯 milion banor ose qytetar të tij nepër luftërat e ndryshme botërore, lokale ose rajonale, nepër kampet e ndryshme të përqëndrimit, nga zia e bukës, ethët spanjolle, bombardimet masive, granatimet dhe shkatërrimet tjera. Pa i harruar këtu edhe “luftërat e mbretërve ose perandorëve europian”, para, gjatë dhe pas periudhës së Renesansës së bashku me sëmundjen ose virusin vdekjeprues të “kugës”, të cilat atëbotë e pllakosën dhe përgjysmuan popullsinë e Europës. Mrekullia e tërë asaj periudhe sfiduese dhe turbulente është ajo se globi (planeti) dhe kontinenti ynë, kanë mbijetuar nga krizat ose fatkeqsitë e mesipërme.
 Ndonëse, rilindja ose ringjallja globale ose europiane, asnjëherë nuk ishte e plotë, veçse e pjesshme ose sipërfaqësore. Njerëzit vritën, shtypen, diskrimonohen dhe vdesin edhe sot në Europë dhe gjithandej.
 Siç po shihet pra, Europa po kalon nepër një cikël të ri sfidash ose krizash serioze e besa madje edhe dramatike ose apokaliptike.
Asnjëherë nuk ka patur një mbyllje të tillë kontinentale, gjeografike, politike, administratije ose juridike si sot. Kontineti plak sikur po mbyllet ose izolohet nga jashtë, dhe po çelët (hapet) ose integrohet nga brenda, ose brenda kornizave të tij burokratike, teknokratike, politokratike, administrative, juridike etj.
Ndërkohë që çdo ditë e natë, me qindra ose mijëra njerëz nga Ukraina, Siria, Iraku, Avganistani, Magrebi, Lindja e Mesme, Afrika ose Ballkani, përpiçen të kapin Europën Perëndimore për një kafshatë bukë, apo kulm mbi kokë.
I tmerrshëm dhe shpesh edhe tragjik, është fati i emigrantëve ose azilkërkuesve. Në mërgim ose emigracion, njerëzit shpeshherë shuhen ose vdesin pa ditur kurrë në kanë jetuar ndonjëherë. Pastaj vjen kriza e asimilimit ose tjetërsimit….Harresa ose mohimi i gjuhës amtare….E sidomos nga ana e brezit të ri, ose gjeneratës së re.
Sikur jetojmë pra në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste, dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit.
 Bota jonë sikur po tkurret. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive. Shkenca dhe teknika sikur nuk komunikojnë më fare me ne. Shkrimtarët, artistët, politologët, pedagogët, filozofët dhe sociopsikologët ndërkaq, sot janë të paaftë ose të pa fuqi, për t’ i bërë të kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia industriale, teknologjike, ushtarake ose luftarake!
Kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur ka humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike, makrokapitaliste, politike, ushtarake etj.
Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor? Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Çdo ditë njerëzit dhe popujt e ndryshëm gjithandej globit, jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin objektiv dhe subjektiv…S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo.
 Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin tonë.
Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i rrobotizojnë madje, madje edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë….Dhe, kjo është “blasfemi industriale ose teknologjike”.
Është e tmerrshme, shokante ose alaramante ajo që po ndodhë në luftën e Ukrainës, ku pos dëmëve ose shkatërrimë të shumëta: Tepër i madh (shokant ose alarmant) është numri i ushtarëve të vrarë ukrainas në frontët e ndryshme të luftës.
 Bëhet fjalë për qindra mijëra ushtar ose luftëtar të vrarë të Ukrainës, shumë prej të cilëve janë vrarë ose e kanë gjetur vdekjën ende pa i njohur dhe takuar kurrë në vijat e frontit, ushtarët dhe komandantët rusë. Janë vrarë, zhdukur ose eliminuar nga granatimet dhe bombardimet masive të aviacionit dhe artilerisë ruse.
Politologjia ose shkencat politike, e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin e njohur determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, disonancave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.
Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
 Ndaj, sipas John F.Kennedyt: “Njerëzimi patjetër do duhej t’u jep fund luftërave ose konfiktëve të ndryshme, duke e zbritur (ulur) spiralen e dhunës dhe shkatërrimit, përpara se luftërat e ndryshme,  t’i japin fund njerëzimit ose civilizimit tonë. Kjo në radhë të parë për faktin se paraqitja ose zbulimi i enërgjisë bërthamore, e sidomos i armëve të ndryshme nukleare ose atomike, sipas politologëve, filozofëve ose sociopsikologëve të shumtë: Skur e ka nxitur ose përshpejtuar nevojën imanente ose imediate për zgjidhejn emërgjente të luftërave, konfliktëve ose problemëve ekzistuse në botën ose globin tonë.
 “Nuk e di se me çfarë armësh do zhvillihet Lufta e Tretë Botërore, por e di se Lufta e Katërt Botërote, do zhvillihet me gurë, heshta, shigjeta ose me shkopinjë.”, tha dikur Albert Einsteini.
Në instancë të fundit, të gjitha luftëtat ose konfliktët e ndryshme, në radhë të parë i shpalosin ose deshifrojnë deshtimin e politikës dhe diplomacisë, gjegjësisht, muzgujt ose ambisin e humanizmit dhe intelektit njerëzor.
Në këtë prizëm sipas Nikolla Makiavellit, nuk mund të ketë ikje ose shpëtim nga lufta, por vetëm shtyerje ose armëpushime të ndryshme në dëm ose dobi të palëve në luftë ose konflikt.
Ndaj, ata që bëjnë gabime ose gafe të rënda në politikë të lartë ose diplomaci, nuk kanë parë dhe mësuar asgjë nga lufta.
Në instancë të fundit, sipas konceptëve, doktrinave ose teorive të njohura ushtarake dhe politike: Lufta është shumë serioze për t’ia besuar atë ushtarëve (ushtarakëve) ose komandantëve të luftës.
Përfundimi ose parandalimi i luftërave ose konfliktëve të ndryshme me anë të politikës ose diplomacisë së kualifikuar, intelektual, profesionale, intelegjente, komplementare, suplementale, komptehensive, kontemplative ose superlative, është shumë me i rëndësishëm ose efektivë, se sa protesta ose rezistenca kundër tyre.
Në Kosovë lufta e re (eventuale) kundër Serbisë së bashku me luftërat ose konfliktët potenciale në Besarabi (Moldavi), Gjorgji (Kruzi) etj., sikur ndodhën në prag.
Apo….???!!!

Tri mandate premtime elektorale të pambajtura për diasporën shqiptare në Itali- Nga ALBA KEPI

Nëse ‘Albania’ u identifikua si fjala më e përdorur në të përditshmet e agjencitë italiane të informacionit përgjatë 2024, viti 2025 nis në Itali me të njëjtën kryefjalë: ‘Shqipëria’.
Parlamenti Italian hap dyert e punimeve për vitin 2025 me diskutimet mbi draft ligjin e hartuar nga qeveria mbi marrëveshjen e pensioneve mes Italisë e Shqipërisë.
Për gati një dekadë kjo marrëveshje ka mbetur një nga premtimet e pa mbajtura të fushatave elektorale të Partisë Socialiste që në çdo prag vote deklaronte gënjeshtrën se ‘marrëveshja u krye’.
Kështu ndodhi më 2013, më 2017, më 2021 e më zgjedhjet vendore të 2023.
Kronologjia e ngjarjeve konfirmon se kjo marrëveshje u nënshkrua vetëm më 6 shkurt 2024 në Romë e 3 muaj pas Paktit mbi Emigracionit mes Ramës e Melonit, firmosur më 6 nëntor 2023 po në Romë.
‘Njëra dorë lanë tjetrën e të dyja lajnë fytyrën’, thotë një shprehje e urtë shqiptare e me sa duket të dy kryeministrat me marrëveshjet mes tyre kanë shkëmbyer favoret për të ‘shpëtuar’ fytyrat e njëri tjetrit.
Meloni për shkak të presionit mediatik e një premtimi elektoral që po i kthehej në boomerang në pazgjidhjen e kolapsit të sistemit kombëtar të azilkërkuesve e Rama tashmë dukshëm nën komandën e çdo pushtet në Shqipëri dhe atij legjislativ që kishte programuar tashmë votën e emigrantëve në zgjedhjet e 2025 .
E marrëveshja e pensioneve do të jetë ‘flamuri’ elektoral për votën e emigrantëve në Itali.
Prej 2013 kur Erion Veliaj ishte Ministër i Çështjeve Sociale, ‘dokrrat e hinit’ të qeverisjes socialiste përdornin premtimet gënjeshtra për votën e diasporës.
Qysh në këtë vit deklarohej se ‘marrëveshja e pensioneve’ po kryhej.
E vërteta është se sot në janar të 2025 kjo marrëveshje është ende në pritje të votës në dhomën e deputetëve që me shumë gjasa do të jetë pasditen e së mërkurës 8 janar 2025.
Më pas ky draft ligj do të kaloj në analizën e dhomave të komisioneve përkatëse të Senatit e me votën në Asamblenë Parlamentare.
E ky është një rrugëtim mëse normal i një draft ligji hartuar nga qeveria italiane, por që përkon në mënyrë perfekte me afatet kohore të hapjes së fushatës elektorale në Shqipëri që me shumë gjasa ka pasur një marrëveshje në mënyrë maniakale nga miqësia e Ramës me Melonin.
E sidoqoftë marrëveshja e pensioneve tashmë arritur pas 3 mandatash e premtime të pambajtuara të qeverisës së Ramës, nuk ka më si të ‘shitet’ si suksesi i tij.
Draft ligji që pritet të diskutohet e të votohet më 7 e 8 janar në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian mban numrin 1916 e përmban 31 nene.
Në të dhënat e mbledhura është dokumentuar se janë mbi 293 mijë emigrantë shqiptarë që në vitin 2020 marrë për referim në hartimin e këtij drafti ligji, kanë derdhur kontributet e tyre në Sigurimet Sociale Italiane.
Për të përfituar nga kjo marrëveshje qytetari shqiptar duhet të ketë moshën 67 vjecë e 20 vite pune totale mes Italisë e Shqipërisë.
Po sipas të dhënave të referuar në këtë draft konfirmohet se janë 421.561 emigrantë shqiptarë në Itali në të dhënat e vitit referencial 2020 e 2053 italianë që punojnë e jetojnë në Shqipëri.
Mbulesa financiare për këtë marrëveshje është: 9.8 milionë euro për vitin 2024, 10.9 milionë euro për 2025, 10,5 milionë euro për 2025, 10 milionë euro për 2027, 12 milionë euro për 2028, 13.9 milionë euro për 2029, 16.2 milionë euro për 20230, 18.2 milionë euro për 2031, 20.31 milionë euro për 2032.

A ka pasur heqja e dinarit “efekt pozitiv” në sistemin financiar të Kosovës?

Sandra Cvetkoviq

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet financiare të kryhen vetëm në euro, nuk e ka arritur qëllimin e saj, pasi valuta e Serbisë, dinari ende qarkullon në zonat serbe në Kosovë dhe të ardhurat nga buxheti i Serbisë nuk konvertohen në euro, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi.

“Kjo rregullore ishte një vendim i nxituar. Një vendim politik i kësaj Qeverie”, mendon ai dhe shton se çështja e heqjes së dinarit duhej të zgjidhej nëpërmjet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Bektashi thekson se edhe pas një viti nga miratimi i rregullores, nuk ekziston një marrëveshje për transferimin e parave që do t’i siguronte Bankës Qendrore të Kosovës qasje në këto fonde.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, duke e komentuar këtë rregullore në konferencën vjetore në fund të dhjetorit, tha se ajo ka pasur një “efekt pozitiv” në të gjithë sektorin financiar, duke sjellë “unifikimin e sektorit dhe ndërprerjen e financimeve të paligjshme”.

Rregullorja, e cila ndalon pagesat me valuta të tjera pos euros – rrjedhimisht edhe me dinarë – u miratua në fund të dhjetorit 2023 dhe hyri në fuqi më 1 shkurt 2024.

Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë në dinarë, reaguan ashpër ndaj kësaj rregulloreje, ndërsa ajo u kritikua edhe nga komuniteti ndërkombëtar me arsyetimin se mund të ketë pasoja negative për komunitetet pakicë.

Profesor Bektashi thotë se e vetmja gjë që ka ndryshuar gjatë këtij viti është se qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb duhet të shkojnë në Serbi për t’i marrë të ardhurat e tyre në dinarë.

“Periudha e tranzicionit duhej të kishte një kuptim, që Banka Qendrore e Kosovës dhe Banka Popullore e Serbisë të arrinin një marrëveshje për konvertimin e dinarit në euro dhe të sigurohej qarkullimi i parave për pensionistët dhe të tjerët që marrin të ardhura në dinarë”, konsideron Bektashi.

Banka Popullore e Serbisë ka insistuar që çështja e dinarit të diskutohet në kuadër të dialogut, gjë që Kosova përgjithësisht e ka refuzuar, duke argumentuar se kjo është çështje e brendshme.

Cila është gjendja reale në terren?

Petar nga Mitrovica e Veriut është punëtor i një prej institucioneve të mbyllura, që funksiononin sipas sistemit serb, të cilat Kosova i ka mbyllur me arsyetimin se “funksiononin në mënyrë të paligjshme”.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Petari thotë se aktualisht nuk shkon në punë, porse pagën e merr rregullisht.

“Paga më transferohet në një llogari që është në dinarë. Ndoshta edhe kjo duhej të zgjidhej, që paga të konvertohej disi dhe ta merrnim normalisht në euro në Kosovë, përmes bankave si NLB Banka ose Raiffeisen Banka, që ndodhen në qytetin tonë”, thotë ky qytetar.

Ai vëren se “asnjëra palë nuk dëshiron t’i kushtojë vëmendje popullit që po kalon nëpër vështirësi”.

Banka Qendrore e Kosovës ka pohuar se heqja e transaksioneve financiare në dinarë nuk e ndalon pagesën e të ardhurave nga buxheti i Serbisë, por ato duhet të jenë ekskluzivisht në euro, për të mundësuar qasjen në rrjedhën e parasë.

Megjithatë, deri më sot, këto të ardhura kanë mbetur në dinarë. Gjithashtu, në disa zona serbe – kryesisht në komunat në veri – dinari vazhdon të qarkullojë si mjet pagese në objektet tregtare.

Beogradi zyrtar refuzon t’i mbyllë institucionet e veta në Kosovë, dhe disa prej tyre janë transferuar në vendet kufitare në Serbi. Aty janë vendosur edhe bankomatë, prej nga qytetarët e Kosovës tërheqin të ardhurat e tyre në dinarë.

 

“Për dinarë, në Serbi”

Radomiri nga Leposaviqi thotë se tani, “si zakonisht”, i tërheq të ardhurat e tij në dinarë në Rashkë, një qytet kufitar në Serbi, rreth 30 kilometra larg kësaj komune me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Zakonisht shkojmë atje (në Rashkë) dhe blejmë edhe produkte serbe që këtu (në Kosovë) ishin të ndaluara për një periudhë. Jemi mësuar të paguajmë edhe me kartelë… në përgjithësi, nuk është shumë e thjeshtë, por po përshtatemi”, thotë ai.

*Lidhur me jetesën e qytetarëve në veri mund ta shikoni edhe këtë video të publikuar më 23 dhjetor, 2024.

Ai vë në dukje se në pikat kufitare krijohen radhë të gjata gjatë kohës kur bëhen pagesat nga buxheti i Serbisë, dhe shpesh ndodh të presin për disa orë për të kaluar nga Kosova në Serbi ose anasjelltas.

“Duhet të armatosesh me durim, sepse krijohen turma të mëdha kur bëhet pagesa e pensioneve ose ndonjë e ardhur tjetër. Në familje kam dy pensionistë (prindërit), i kam çuar në Rashkë, por tani kam marrë një autorizim dhe ua tërheq pensionet vetë”, tregon Radomiri.

Miloradi nga Graçanica, një komunë me shumicë serbe pranë Prishtinës, deri në heqjen e dinarit e merrte pensionin me çek, pra paratë i jepeshin në sportelin e Postës që funksiononte në sistemin serb ose i dërgoheshin në adresën e shtëpisë nga postieri.

Ai shpjegon se në muajt e parë pas ndalimit të përdorimit të dinarit, shkonte çdo muaj në Serbi për ta tërhequr pensionin, por më pas ka hapur një llogari në bankën e Kursimores së Postës serbe , ku i transferohen paratë.

Tani, siç thotë, kartën bankare ua jep fëmijëve të tij, të cilët e tërheqin pensionin e tij në Serbi.

Çdo vit Serbia ndan miliona euro për pagesën e të ardhurave për serbët në Kosovë.

Përveç pagave dhe pensioneve, aty përfshihen edhe ndihmat financiare si asistenca sociale, shtesat për fëmijë dhe të ngjashme.

Në fund të tetorit të vitit 2024, Qeveria e Serbisë shpalli territorin e Kosovës si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”, gjë që parashikon ndihmë shtesë financiare për të papunët, pensionistët dhe fëmijët.

Radio Evropa e Lirë

Pse Serbia nuk po e preferon gjuhën e dialogut? Nga Skënder MULLIQI

Meqense qe shumë vite nga bashkësia ndërkombëtare na është kërkuar zhvillimi i dialogut më Serbisë për normalizim të marrdhënieve, të zbërthejmë pak se çka përmban gjuha e dialogut?Dialogu ishte një akt sublim i mendimit, veprimit dhe sjelljes politike. Është mënyra më e mirë e komunikimit politik. Kur nuk ka dialog në politikë, urdhërohet ose përdoret forca dhe dhuna. Edhe problemi më i vështirë mund të zgjidhet përmes dialogut. Aty ku nuk diskutohet në politikë, thellohen problemet, hapen konfliktet, zgjerohen krizat dhe në fund zhvillohen luftëra. Të jesh gati për t’u takuar dhe për të folur do të thotë t’i lejosh vetes të dëgjosh një mendim, pikëpamje të ndryshme dhe të përballesh me argumente të reja. Vetëm duke u takuar me mendime dhe argumente të ndryshme, është e mundur të gjesh një rrugëdalje dhe përgjigjen e duhur. Dialogu është një mjet në komunikimin politik dhe një nga elementët e rëndësishëm të kulturës politike demokratike. Nuk ka kulturë politike demokratike pa dialog. Një rend demokratik i rregulluar mirë nuk mund të ndërtohet dhe as të funksionojë pa dialog. Dialogu në politikë kërkon: të dëgjosh me vëmendje tjetrin, të tregosh mirësjellje ndaj tjetrit dhe të pranosh tjetrin në mënyrë të barabartë. Njeriu i dialogut është i hapur dhe i beson arsyes. Një njeri i tillë nuk pranon forcën dhe dhunën. Serbët nw krye mw Vuqiqin nuk e pranojnë dialogun, sepse janë të bindur se e dinë të vërtetën dhe se nuk kanë nevojë për asnjë bisedë. Ata janë të kufizuar dhe budallenj, dhe nëse arrijnë në një pozicion politik – të rrezikshëm dhe të dëmshëm.

 

Nuk ka dialog në politikë pa diversitet, ndershmëri, respekt për veten dhe të tjerët. Negociatat zakonisht shmangin pasojat përfundimtare të ekskluzivitetit – përdorimin e forcës dhe dhunës. Synimet psikologjike të negociatorëve janë më shpesh të padukshme dhe vetëm veprimet janë të dukshme. Ata që barazojnë synimet dhe veprimet në një politikë të tillë negociuese mund të gabohen rëndë. Në politikën e supremacisë, maskat shpesh negociojnë. Aty ku në politikë bëhen premtime, por premtimi nuk kontrollohet dhe ku nuk kontrollohet – nuk ka dialog. Një bisedë e sinqertë është parakusht për të fituar besimin dhe ofron mundësi për pajtim, qoftë edhe mes atyre që deri dje ishin konfliktuar dhe gjakosur. Është pikënisja në ndërtimin e paqes dhe një jete dinjitoze për njerëzit. A ka hyrë në rrugë pa krye dialogu Beograd-Prishtinë shtrohet pas kësaj pyetja logjike?Të gjitha rregullat e lartpërmendura të dialogut Serbia e Vuqiqit, është duke i hudhur poshtë!Deri sa në Bruksel po paralajmërojnë se pa normalizim të marrdhënjeve nuk ka rrugë evropinae as për Kosovën dhe as për Serbinë, situata në terren është përshkallëzuar gjithnjë e më shumë për shkak të veprimeve subverzive dhe terroriste të presidentit serb, Aleksander Vuqiqi, e jo siq ju faturua pa asnjë bazë Kosovës, duke ju vu masa të embargos ekonomike dhe politike nga BE-ja.Kosova nuk bëri asnjë veprim të pa ligjshem, por vetëm vuri rend dhe ligj në veri të Kosovës, që nuk e kishin shumë vjet pas luftës.Ne veri rendin dhe ligjin e bënë strukturat kriminale paralele serbe ne krye me presidentin serb dhe më Listën Serbe.Qeveria jonë e hoqi kontrollin e Beogradit zyrtarë mbi këtë pjesë vitale të vendit.U zhvilluan në Bruksel shumë takime dhe një në Oher në mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequar nga BE-ja për dialog, por që rezultuan në mos miratimin konkret të Vuqiqit të këtyre marrveshjeve.Bisedimet jo productive u udhëhoqen nga qeku, Mirosllav Lajqak, spanjolli Borrel, dhe nga amerikani Eskobar.

Ndërmjetësit ndërkombëtar u treguan të njëanshem në maratonen e bisedimeve duke mbeshtetur më shumë Serbinë, e cila bëri gjenocid mbi popullin shqiptarë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.Serbët në veri nuk janë viktima të shqiptarëve siq pretendon Vuqiqi, por janë viktima të politikës serbomadhe të qetnikëve në pushtetin e Serbisë.Qeveria e Kosovës, me vendosjën e rendit dhe ligjit, ne veri, ka ndihmuar serbët e pa instrumentalizuar, e që janë shumicë nga politika fashiste vuqiqiane, duke i integruar në sistemin e Kosovës.Është manipulim i Serbisë dhe Vuqiqit për të mbetur sa më gjatë në pushtet, kur thotë së serbët nuk shohin mundësinë e bashkejetëses më shqiptarët.Vuqiq dhe Lista Serbe kërkuan që minoriteti serb të bojkotoj zgjedhjet në veri, dhe serbët të largohen nga instituconet e Kosovës.Vuqiqi bëri lojëra më ushtrinë e tij në kufij, pastaj përmës terrorostit Radojqiq tentoj më nda Kosovën më luftë në Banjskë dhe duke e shëmbë kanalin në Zveqan me një akt terrorist tjetër.Kwto raste dhe të gjitha rastet në vazhdimësi janë tregues se Beogardi po nxitë dhunën, qw pwrjashton gjuhwn e dialogut.Edhe pse më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë , presidenti serb,Aleksander Vuqiq vazhdon më retorikën së kurrë nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, si kusht për arritjën të marrvëshjës përfundimtare për normalizim të marrdhënjeve. Serbia po armatoset e që sigurisht po shkakton shqetësim në rajon dhe në Kosovë. Kremlini po nxit paqëndrueshmërinë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor me mjete propagandistike dhe hibride, për të zhvendosur luftën edhe në Ballkan, gjë që NATO nuk duhet ta lejon.Edhe tw parashtrohen edhe shumw pyetje lidhur mw kwtw temw, shumw vwshtirw wshtw qw gjuha e dialogut tw zwnw vend mw klikwn e kriminelwve tw luftws nw pushtetin aktual tw Serbisw…

Aty ku mrekullitë dinë t’i bëjnë më të vegjlit e QKUK-së

Arton Konushevci

Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart peshën e shpresës, por edhe të frikës.

Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në këtë njësi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Shpesh me peshë më pak se një kilogram, ata luftojnë për secilën frymë, ndërsa aparaturat përreth tyre, bashkë me stafin e profesionistëve, punojnë pa pushim.

“Është punë shumë e ndjeshme, por e bëj me kënaqësinë më të madhe dhe pa përtesë”, thotë infermierja Antigona Ejupi, e cila në mjekimin intensiv neonatal punon për më shumë se 25 vjet.

Në ditën kur Radio Evropa e Lirë bisedoi me të, në pjesën e parë të dhjetorit, ajo kishte nën kujdesin e saj 6-7 fëmijë të lindur para kohe.

Në mesin e tyre ishte edhe vajza e Kosovare Pacollit nga komuna e Lipjanit.

Kosovare Pacolli pranë foshnjës së saj të lindur para kohe, e cila po mbahet në kujdesin intensiv.

Kosovare Pacolli pranë foshnjës së saj të lindur para kohe, e cila po mbahet në kujdesin intensiv.

E vogla kishte ardhur në jetë në javën e 27-të të shtatzënisë, ndërsa normalisht do të duhej në javën e 39-të apo 40.

“Kemi qenë të dyja në rrezik. Kam hyrë me urgjencë në operacion. Falë mjekëve, sot jemi më mirë”, thotë Kosovarja për Radion Evropa e Lirë.

Vetë e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë, për më shumë se një javë, ajo mundohej që ta vizitonte të bijën në klinikën tjetër, disa metra larg, së paku një herë në ditë.

Qante vazhdimisht dhe kërkonte të dinte se si është gjendja e së voglës së saj.

“Mjekët po më thonë se edhe pak kohë dhe do të ma sjellin vajzën atje ku jam unë në Gjinekologji. Jam shumë e kënaqur me kujdesin e mjekëve dhe të infermierëve këtu”, thotë nëna e pesë fëmijëve.

Kosovarja duke e ushqyer foshnjën e saj.

Kosovarja duke e ushqyer foshnjën e saj.

Shpresë asaj dhe shumë nënave si ajo u jepte rasti i Hyrmete Llullecit nga Ferizaj, foshnja e së cilës kishte qëndruar një muaj në kujdesin intensiv të Neonatologjisë.

“Nuk e kam besuar se do të më shpëtojë vajza, sepse lindi me një peshë të vogël, por, falë Zotit dhe kujdesit të mjekëve, sot është mirë. Një muaj ka qëndruar në mjekimin intensiv pa mua, e tash jemi bashkë këtu në repartin e Neonatologjisë”, thotë Hyrmetja, nënë e dy fëmijëve.

Përse foshnjat lindin para kohe?

Organizata Botërore e Shëndetësisë i quan foshnja të parakohshme ato që lindin përpara se nënat ta kenë përfunduar javën e 37-të të shtatzënisë.

Lindja e parakohshme vjen për një varg arsyesh – shumë prej tyre ndodhin spontanisht, por disa janë edhe pasojë e arsyeve të ndryshme mjekësore, si infeksionet, diabeti, tensioni i lartë i gjakut etj.

Megjithatë, sipas OBSH-së, në këto raste ndodh që nuk identifikohet as edhe një shkak.

Në një raport të publikuar në vitin 2023, OBSH-ja ka vlerësuar se rreth 13.4 milionë foshnja kanë lindur para kohe në vitin 2020.

Shkalla e lindjes së parakohshme nëpër vende të ndryshme ka lëvizur mes 4 dhe 16 për qind.

Nga janari i vitit 2024 deri në fillim të dhjetorit, në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë në QKUK janë trajtuar 1.095 foshnja – në mesin e tyre 785 të lindura para kohe.

Prej këtyre të fundit, 48 kanë lindur në spitalet rajonale të Kosovës dhe në ato private, por që më pas kanë pasur nevojë të trajtohen në Klinikën e Neonatologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj klinike, Luan Morina.

“Mbi 50% e punës që bëhet në kliniken tonë, ka të bëjë me lindje të parakohshme. Fatkeqësisht, duhet të them se kemi një rritje të numrit të rasteve ‘premature’, sidomos të këtyre me peshë të vogël”, thotë Morina, por nuk ofron ndonjë shifër specifike se sa apo në cilën periudhë është vërejtur rritja e numrit të rasteve.

Foshnjë e lindur para kohe duke u mbajtur në kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë.

Foshnjë e lindur para kohe duke u mbajtur në kujdes intensiv në Klinikën e Neonatologjisë.

Ai vetëm thotë se foshnjat me peshën më të vogël të trajtuara në mjekimin intensiv neonatal, janë ato nga 500 gramë deri në 999 gramë.

Gjatë vitit 2024, sipas tij, 61 foshnja kanë lindur mes javës së 22-të dhe 28-të të shtatzënisë dhe prej tyre 57 nuk kanë arritur të mbijetojnë.

“Është prematuritet i thellë, që, pavarësisht kushteve, kujdesit e gjërave të tjera, është e vështirë të mbijetojnë, sepse bëhet fjalë për një papjekuri totale të foshnjave”, thotë Morina.

Për infermieren e kujdesit intensiv në Neonatologji, Elvane Ramadani, është një moment tejet i rëndë edhe për stafin, kur bebja nuk mbijeton.

“Nuk e di se si ta përshkruaj. Por, mundohemi t’u japim shumë forcë prindërve, sidomos nënës, e cila, në njëfarë forme, është më e lidhur me frytin e saj”, thotë Ramadani.

Ushqimi i foshnjave nëpërmjet tubit.

Ushqimi i foshnjave nëpërmjet tubit.

Vdekshmëria e fëmijëve në Kosovë përmendet si problem serioz edhe në vlerësime të ndryshme ndërkombëtare.

Raporti i vitit 2023 për progresin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka nxjerrë në pah se 16 në 1.000 fëmijë vdesin para se t’i mbushin 5 vjet, për shkak të sëmundjeve jongjitëse.

Kjo shifër, sipas raportit, është tri herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

Në raportin e progresit të vitit 2024, ndërkaq, thuhet se “jetëgjatësia në lindje në Kosovë mbetet më e ulëta në rajon dhe shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve më e larta në rajon”.

Por, për dallim nga fundi i viteve ’90, kur shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë ka arritur në mbi 30 promil – që do të thotë në 1 mijë foshnja të lindura, mbi 30 kanë vdekur – kjo shifër sot është së paku për gjysmë më e vogël, nën 14 promil.

Stafi shpreh bindjen se në rënien e shkallës së vdekshmërisë, ndër vite, kanë ndikuar: trajtimi me medikamente gjithnjë e më të avancuara, përvoja profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i punonjësve shëndetësorë.

Një infermiere duke përcjellë gjendjen e foshnjave përmes monitorit.

Një infermiere duke përcjellë gjendjen e foshnjave përmes monitorit.

Për infermieren Antigona Ejupi, një gjë është e sigurt: kujdesi për të porsalindurit është prioritet mbi prioritetet.

“Edhe kur jam në shtëpi, i thërras kolegët dhe i pyes për rastet – a kanë pasur ndonjë problem, a kanë shtuar peshë… Ne lidhemi shumë me to”, thotë Antigona.

Radio Evropa e Lirë

U FESTUA MBRËMË NË HOTEL ROGNER NË TIRANË 34 VJETORI I GAZETËS RILINDJA DEMOKRATIKE

BERISHA: RD ISHTE ORGAN I MENDIMIT TË LIRË, I MENDIMI INTELEKTUAL DHE UNIVERSAL. NUK DUHET TË RRESHTIM KURRË SË LUFTUARI PËR FJALËN E LIRË
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË 34 VJETORIN E RD
EKSTRAKT
Në 34 vjetorin e themelimit të gazetarës së parë pluraliste në Shqipëri, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, Rilindja Demokratike përveç se ishte organi i partisë opozitare, ishte edhe organ i mendimit të lirë. ‘RD u shpall si organ i PD, por gazeta ishte organ i mendimit të lirë, mendimit intelektual dhe universal’, tha Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij u ndal edhe te censura që preku edhe kombin më të madh, Amerikën, që sipas tij, mori një goditje fatale në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, me fitoren e Donald Trump. ‘Censura mori një goditje fatale me 5 nëntor. Në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë, pasi ajo ndiqet me burg’, theksoi Berisha.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama, se janë armiq të fjalës së lirë. ‘Edi dhe Linda Rama armiq të fjalës së lirë. 36 vite nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun’, u shpreh Berisha gjate ceremonisë së 34 vjetorit te themelimit të gazetës Rilindja Demokratike.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të lirë dhe të ndershëm që të mos rreshtin kurrë së luftuari për fjalën e lirë. Në ceremoninë e 34 vjetorit të Rilindjes Demokratike, Berisha u shpreh se ‘ekstremi i majtë sot, është më i keqi që ka ekzistuar ndonjëherë në të gjitha format’ dhe nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë.
FJALA E PLOTE:
Një fjalim i përgatitur për këtë ngjarje mjaft të rëndësishme, lihet mënjanë për shkak të vërshimit të kujtimeve të asaj kohe, por edhe zhvillimeve dramatike në drejtim të fjalës së lirë.
E vërteta është jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.
Fjala e lirë, është padyshim pas besimit tek Zoti, vlera më hyjnore e individit.
Është liria e të gjitha lirive dhe ndofta për një të keqe të madhe, ne shqiptarët që jetuam në diktaturën me staliniste të Europës dhe botës, e njohim më mirë se të tjerët, vlerën, thashë, magjike, hyjnore të saj.
Sot ne mblidhemi për të kujtuar së bashku një ngjarje historike të fjalës së lirë, të shtypit të lirë shqiptar, themelimit të gazetarës së parë, të themi opozitar, por në të vërtetë gazetarës të mendimit të lirë, të fjalës së lirë, Rilindjes Demokratike.
Rilinda Demokratike është produkt i pasionit, talentit, energjisë, por edhe guximit të një grupi gazetarësh, intelektualësh të cilët mirëpritën vendimin e Partisë Demokratike për të patur gazetarën e opozitës, gazetën e saj.
Në të vërtetë ajo padyshim që u shpall si organ i PD, por ishte organ i mendimit të lirë, ishte organ i mendimi intelektuat, ishte organ i mendimit universal në funksion, në shërbim të të gjitha fushave të cilat vinin në atë periudhë, të censuruara, të kontrolluara.
Ndaj dhe unë para jush dua të ju shpreh mirënjohjen më të thellë, atyre gazetarëve të cilët me përkushtimin e tyre bënë të mundur daljen e numrit të parë të saj, në të vërtetë numrit të saj magjik, për Tiranën dhe Shqipërinë.
Atyre intelektualëve të cilët me pasion të madh, me një etje të pashuar bënë gjithçka tu paraqesin të vërtetat sociale, historike, ekonomike, kulturore qytetarëve shqiptarë.
Rilinda ishte pra një frymëzim.
Mitro nuk është faji i saj, nëqoftëse frymëzimi u shterrua tek ‘x’ apo ‘y’. Kështu që merr këtu një përgjigje edhe rrallimi i atyre që kanë kontribuar në këtë gazetarë.
Fjala e lirë, të gjithë e përdorin këtë term, por e vërtëta është që jo të gjithë e përdorin me të gjithë thellësinë e këtij termi, me të gjithë rëndësinë e tij.
Ne sot pas 34 vitesh, kremtojmë atë ditë në një kohë kur fjala e lirë është skajuar në shoqërinë shqiptare, është skajuar në fakt jo vetëm në Shqipëri.
Unë do të doja të thosha që është vetëm Shqipëria, por kjo nuk është e vërtetë.
E vërteta tmerrësisht e hidhur është se për censurën, në mënyrën më marrëzore, filloi të flitet dhe në vendet e lirisë. Për censurën u krijuan zyra në zemër të atyre institucioneve që duhet të kishin mision të parë të kundërtën.
Për censurën u krijuan edhe komisione parlamentare, ndër të tjera edhe në Shqipëri, nën etiketën e dizinformimit.
Por prap këto përpjekje shumë të rrezikshme morën një goditje të merituar, për fatin e mirë të njeriut të lirë, morën një goditje fatale me 5 nëntor të vitit 2024.
Censura penetroi si kancer në trupin gjigand të mumuthëve të komunikimit, do të mbetet më i madh se të gjithë të tjerët, Elon Musk, jo për hapësirat që ka pushtuar, por për blerjen e Tëitterit dhe heqjen e censurës në këtë mediat.
Kohërat ishin të rrezikshme, verbërisht pa u kuptuar.
Kurse në Shqipëri është hipokrizi të flasësh për fjalën e lirë. Në Shqipëri fjala e lirë ndiqet me burg.
Një deputet i ri, një deputet që mbase nuk kishte marrë rrogë në administratë shtetërore, pse publikoi regjistrimin e një gazetari guximtar, sot ndodhet në qelitë e Fierit, nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.
Sot mediat kanë një kontroll të shumëfishtë.
Sot qeveritarët nuk paraqiten më në debatet televizive se këta, vjedhjet e tyre nuk kanë mundësi ti mbrojnë.
Edhe ky është një atak ndaj fjalës së lirë. Debati është një detyrim i njerëzve të lirë.
Sot gjykatës, prokurori mercenar kërkon ti hiqet kryetarit të partisë më të madhe politike opozitare të vendit, e drejta e komunikimit, përveç se me familjarët e tij.
Abuzim total me kushtetutën dhe ligjet. Ky mercenar përcjell vullnetin e një njeriu.
Miqtë e mi!
Ndofta asnjë komb nuk ka paguar çmim më të lartë se sa ne për fjalën e lirë.
Dy gjëra duhet të ndihemi krenar. Ato kodet tona të lashta, pavarësisht me të themi, me ngurtësinë e tyre, por ato kanë qenë më të hekurta se të gjitha ligjet për fjalën e lirë.
Lajmësi nuk preket dhe kjo shekuj më vonë është sanksionuar në nenet e Kushtetutës Amerikane.
Së dyti, asnjë komb tjetër nuk ka sakrifikuar për fjalën e lirë, sa kemi sakrifikuar ne shqiptarët në diktaturë.
Karl Jasper shkruan tek ‘Faji gjerman’ se në vitet e luftës në regjimin e Hitlerit, të pretendoje për të bërë opozitë, duhej të hapje varrin me duart e tua.
Ju garantoj se ky rregull ishte pothuajse identik edhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës.
Për vargjet e tij, Havzi Nela u var në gusht të 1988, me firmën e diktatorit dhe ngjitur me firmën e diktatorit ishte dhe firma e skulptorit kriminel, i cili mes të gjithë atyre që ishin, përfaqësonte kulturën, artin.
Ndofta duhej të ishte ndër më të paktit, që të mund të firmoste me dorën e tij aty. Jo. Ishte i dyti që firmosi pas Ramiz Alisë, dhe në atë dekret pati të tjerë që nuk firmosën.
Historia në një farë mënyre përsëritet.
Sot pas 36 vitesh nga ajo kohë, pinjolli i tij firmos të varë në litar Tik Tokun.
Akti më i rëndë i censurës që mund të ndërmerret.
Akti më i rëndë ndaj fjalës së lirë. Një platformë e cila ka një përdorim masiv sot, por duhet ta pranoj se njëlloj si Tëitteri, pasi u ble nga Elon Musk, nuk ka censurë. Tik Toku censurë nuk ka.
Por meqenëse nuk ka censurë, Edi Rama njëlloj si i ati firmos për ta varur në litar. Imagjinoni ju se cili është koncepti i tij për fjalën e lirë.
Nuk është e rastit kur 10 vite më parë zonja Rama do të ftonte gazetaret në një akt të pashembullt për tu uruar vitin e ri, ky ishte një xhest shumë fisnik, e meritonin gazetarët një respektim. I ftoi në pallatin presidencial.
Por çfarë u tha sulltanesha e Surrelit; në ato artikuj, ato gjilpëra helmi që i çoni burrit tim. Dhe qëllimi pra, ishte makabër, të shpallte artikujt e gazetareve si helme për bashkëshortin e saj.
Nuk do të ndalesha ti jepja një karakter, por ku janë të pandarë ndaj fjalës së lirë dhe qëndrimit ndaj kritikave, atëherë nuk ke sesi të mos i klasifikosh si armiq të egër të fjalës së lirë.
Miq!
5 nëntori ishte një ditë fitoreje e madhe për njerëzit e lirë, sepse censura e cila po frynte nga të gjitha anët, personalitete të lira elaudonin censurën, bërtisnin në marrëzi se, po duhet censura, ky armik i egër i dinjitetit, i formimit të njeriut.
Mori pra një goditje të madhe, një goditje të madhe mori Xhorxh Soros. Nuk jam unë ai që merrem shumë me të shkuarën, por atë person në vitin 1993, qeveria e përzuri si agjent të Beogradit dhe Soros erdhi e mori të paketuar dhe ai, Shqipërinë e re e donte Shqipërinë e djegur.
Por nuk është ky shkrimi i tij, në një farë mënyre të themi të vërtetën, në diktaturë, kur shkonim nëpër fshatra kishte një shkallë indoktrinimi të pabesueshme. Gjuanin me gurë, me dru, shanin. Por unë asnjëherë nuk mërzitesha me veten time, që ti po i’u alternon në psikologji atyre, dhe jo ata ty, prandaj duro me mirë gjersa të shkrihen akujt dhe ata të kuptojnë realiteti tjetër.
Por edhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, e perandorisë së të keqes, e shpërndau atë pluhur të kuq, në mbarë botën.
Ekstremi i majtë sot, është më i keqi që ka ekzistuar ndonjëherë në të gjitha format.
Ky ekstrem i majtë, shfaqet me atë që quhet ‘ëok culture’, herë si prolekt kultas, herën tjetër me aspekte të revolucionit kultural kinez, të rrëzojmë statujat, të ç’rrënjosim historinë. Shfaqet me përtej Marksit.
Marksi e kishte njeriun e ri, njeriu i ri e ka dhe ‘ëok culture’. Por ndryshimin e identitetit gjinor të njeriut nuk e kishte Marksi. Jo. Ky është plotësimi që i bën Soros, Marksit. Kjo është e vërteta. E kjo po shndërrohej në politikë, të kujt, të vendit më të fuqishëm të kohërave.
U bë pjesë e programit të kandidates për presidente.
Të gjitha këto miq kanë një mësim, nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë. Nuk duhet të rreshtim kurrë së luftuari për fjalën e lirë.
Rroftë fjala e lirë.
Rroftë Shqipëria.
Faleminderit shumë!

M*sakra në kështjellën e Janinës dhe ekzekutimi i pabesë i Ismail Bej Vlorës! Komanda italiane nga frika e rebelimit urdhëroi që në ceremoninë e varrosjes të mos përdorej asnjë flamur shqiptar

EVARIST BEQIRI/ Këtë shkrim ia kam kushtuar një personazhi dhe një ngjarjeje shumë të rëndësishme kombëtare, por të lënë krejtësisht në harresë nga historiografia dhe institucionet shqiptare. Po sjellim sot vetëm dy, nga një sërë artikujsh të shtypit evropian lidhur me ngjarjen që i dha goditjen e parë dhe vendimtare, përpjekjes së parë për pavarësimin e Shqipërisë. Gazeta e Milanos (Mars, 1829) dhe Gazeta e Firences (nr. 29, 7 mars 1829), në shkrimet e tyre që po i publikojmë për herë të parë, pasqyruan vrasjen e pabesë të Ismail Bej Vlorës, në Janinë, më 5 janar 1829. Po në të njëjtën periudhë, po të njëjtin lajm e pasqyruan edhe disa gazeta të tjera europiane, si Gazeta Piemontese, Gazeta e Provincës Breshiane, Courrier D’Orient etj.

Ali Pasha Tepelena u ekzekutua më 24 janar 1822. Pas rënies së tij, në shumicën e trojeve të Toskërisë, pushteti i vërtetë mbeti në duar të asaj që William Meyer, konsulli britanik në Prevezë, e quajti “Liga e Toskërisë”, një oligarki ushtarake e përbërë nga udhëheqës të pakënaqur, që dikur kishin qenë pjesë e oborrit të Ali Pashës. Siç ishin mbajtësi i shpatës së Ali Pashës, Zylyftar Iljaz Poda, mbajtësi i vulës, Muhurdar Ago Vasjari, thesarmbajtësi Omer Vrioni, kreu i rojeve, Tahir Abazi, komandanti i rendit publik, Elmaz Meçe, si dhe disa krerë ushtarakë si Dervish Hasani dhe Sulço Gorça. Duke qenë fqinjët më të afërt të grekëve të rebeluar, si edhe duke mbajtur ende shumicën e forcave ushtarake operacionale në rajon pas shpërbërjes së qeverisë së Ali Pashës, qëndrimi i tyre kundër Revolucionit Grek ishte i një rëndësie kyçe.

Ismail Bej Vlora (1778- 1829), shfaqet në këtë periudhë si udhëheqësi kryesor shqiptar në Toskëri. Nga ana tjetër, osmanët forcuan aleancën me Omer Pasha Vrionin, si kundërpeshë. Ismail Bej Vlora ishte ngarkuar nga qeveria osmane për të luftuar Revolucionin Grek (1821–1829). Ai nuk pranoi që t’i kundërvihej kryengritjes greke dhe të vendoste në luftë shqiptarët kundër shqiptarëve. Ai u largua nga fronti osmanogrek, bashkë me afro 4 mijë trupat e tij. Për shkak të rebelimit të tij, që në vitin 1822, Sulltani firmosi dy fermanë të ndryshme që duhet të zbatoheshin sipas situatës, njëri parashikonte internimin, ndërsa tjetri vrasjen e Ismail Bej Vlorës dhe të vëllait Beqir Bej Vlorës.

Udhëheqësit shqiptarë pasi u tërhoqën nga fronti i luftës greko-osmane, ishin të interesuar për faktin se deri ku do të shtrihej revolucioni grek dhe deri sa mund t’i kërcënonte tokat shqiptare. Nga burime greke mësojmë se në vitin 1827, vëllai i kryetarit të parë të shtetit grek, Kapodistrias, kishte hyrë në bisedime me Ismail bej Vlorën, për të negociuar qëndrimin e shqiptarëve ndaj kryengritjes greke. Po këto burime bëjnë me dije se në bisedimet e zhvilluara ishte arritur marrëveshje mes palëve për paprekshmërinë territoriale të njëri-tjetrit.

Në vjeshtën e vitit 1828, kur u bë e qartë se çështja greke po shkonte drejt zgjidhjes përfundimtare, udhëheqësit shqiptarë të Toskërisë, nën kryesimin e Ismail Bej Vlorës, Zylyftar (Iljaz) Podës dhe Shahin Bej Delvinës, mblodhën një kuvend në Berat. Ata diskutuan për kthimin e të drejtave që paria shqiptare kishte gëzuar tradicionalisht nën sundimin osman. Ismail Bej Vlora ishte kryetar i Kuvendit të Madh Ndërkrahinor të Beratit (6–8 nëntor 1828). Ky kuvend krijoi organizatën politike me emrin “Lidhja Shqiptare”, e kryesuar po nga Ismail Bej Vlora. Ajo kundërshtonte pushtetin e centralizuar të sulltanit, si edhe punoi për shtrirjen e rrënjëve të saj në krahinat e tjera të Shqipërisë. Fatkeqësisht, kjo ngjarje vendimtare, për fatet e kombit tonë është anashkaluar gjithmonë. Ajo mbetet edhe sot e gjithë ditën e pavlerësuar nga historiografia dhe autoritetet zyrtare…

Në nëntor 1828, 84 vite para Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, nga qyteti i Beratit, shqiptarët kërkuan pavarësinë nga Perandoria Osmane. Ata kërkuan krijimin e një shteti shqiptar, që si bërthamë territoriale do të kishte territoret shqiptare ku kishte sunduar Ali Pasha Tepelena. Në një letër të vitit 1828, Ismail Bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemal Bej Vlorës) i ftoi krerët shqiptarë të mos silleshin si nëpunës të shtetit osman, por si pjesë e udhëheqësisë së Shqipërisë, e cila kishte fuqinë dhe detyrimin të merrte vendime për të ardhmen e saj: “Mos u nxitoni për t’i shkatërruar dhe asgjësuar komitët [grekë], pasi sikurse e dimë të gjithë, ajo që po ndodh me punët e grekëve do të na ndodhë edhe neve. Që punët e popullit shqiptar të rregullohen ashtu siç duhet dhe të merren nën kontroll të plotë, jam marrë vesh me [Iljaz] Podën,… Ngaqë edhe ju jeni pjesë e parisë së Shqipërisë, hapini mirë sytë për të mbrojtur atdheun tonë.”

Ismail Bej Vlora filloi projektin për pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Prandaj, Ismail Bej Vlora, u vra pabesisht në “Masakrën e Janinës” (5 janar 1829), së bashku me 18 njerëz të shpurës, në kështjellën e Janinës nga Reshit Mehmet Pasha (1780–1839). Menjëherë pas këtij akti, Reshit Mehmet Pasha (Kütahi), u emërua në postin e Vezirit të Madh nga Sulltani.

Vrasja pabesisht e Ismail Bej Vlorës, u konsiderua si një fyerje kombëtare për shqiptarët. Ajo ngjalli zemërim të thellë në Jugun e Shqipërisë. Megjithatë, krahina e Vlorës do të mbetej një kala e pamposhtur për turqit edhe pas vrasjes së Ismail Bej Vlorës. Vëllai i tij, Beqir Bej Vlora e çliroi krahinën e Labërisë nga turqit. Gjatë kësaj periudhe osmanët u shfaqën të pafuqishëm për ta nënshtruar Vlorën. Në një raport që veziri i madh i drejton Stambollit më 12 shtator 1830, dëshmohet se: “Beqir Vlora (vëllai i të vrarit Ismail Vlora)… nuk do të lëshojë nga dora anët e Vlorës, që i ka në pushtetin e tij…”

Vrasja e Ismail Bej Vlorës (1829), “Masakra e Manastirit” (gusht 1830), ku u masakruan pabesisht mijëra krerë shqiptarë, dhe rënia e Pashallëkut të Shkodrës (1831), treguan qartazi se osmanët do ta shtypnin dhunshëm çdo tentativë për shkëputje të trojeve shqiptare nga perandoria. Gjithsesi, Ismail Bej Vlora ka meritën e madhe që i dha për herë të parë çështjes shqiptare ngjyresën kombëtariste.

Kuvendi i Mesaplikut (1847), i cili krijoi “Lidhjen Kombëtare Shqiptare”, shënon një tjetër ngjarje politike ku manifestohet publikisht nevoja e bashkimit politik të të gjithë shqiptarëve për të realizuar shkëputjen nga shteti osman. Në programin kombëtar u shpreh qartë domosdoshmëria e bashkimit të shqiptarëve të të gjitha besimeve. Në këtë kryengritje, për herë të parë u shfaq kërkesa për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Mahmud Bej Vlora, i ati i Ismail Qemal Bej Vlorës, ishte një nga krerët kryesor të kësaj lëvizje, prandaj, si pasojë e qëndresës së familjes Vlora ndaj reformave të Tanzimatit, Mahmud Bej Vlora, Muhamet (Mehmet) beu dhe kushërinjtë, Selim Pasha Vlora dhe Mustafa Pasha Vlora, u internuan në Konia.

Kryengritja e vitit 1847, me qendër në Labëri, kundër masave që parashikonte Tanzimati dhe për vetëqeverisjen e Shqipërisë, është nga përpjekjet e fundit shqiptare për shkëputje nga Perandoria Osmane. Më pas, duke parë agresivitetin e fqinjëve që kërkonin të zgjeroheshin në toka të banuara historikisht nga shqiptarët, u frenuan përpjekjet për shkëputje nga Perandoria Osmane. Prandaj, Mahmud Bej Vlora, i biri i Ismail Bej Vlorës dhe i ati i Ismail Qemal Bej Vlorës, një nga organizatorët e kësaj kryengritjeje, në vitin 1853-1854, u rreshtua krah trupave osmane në Thesali, për të frenuar përparimin e ushtrisë greke, e cila kërkoi të përfitonte nga angazhimi i ushtrisë osmane në Luftën e Krimesë.

Ndjenja e mirëfilltë e përkatësisë kombëtare nis të zhvillohet te shqiptarët përgjatë shekullit të XIX-të, ku ka fillesat edhe Rilindja Kombëtare. Shqiptarët zhvilluan luftëra të pandërprera lokale kundër autoriteteve turke, sidomos gjatë kohës së zbatimit të reformave të Tanzimatit. Karakteristikë për këtë armiqësim është një dokument, i cili gjendet në bibliotekën e parlamentit grek në Athinë. Ai është një vendim i Kuvendit të Labërisë (1847), nën kryesinë e Mahmud Bej Vlorës (i ati i Ismail Qemalit), të Abdyl Bej Delvinës dhe të Myslym Gjonlekës (i biri i Zejnel Gjonlekës), ku i bëhet thirrje mbretit grek të mbështesë kryengritjen shqiptare kundër Turqisë, në këmbim të krijimit të “Mbretërisë greko-shqiptare”, brenda së cilës secili komb do të qeverisej në mënyrë të pavarur dhe vetëm personi i sundimtarit, si edhe ushtria e marina do të ishin të përbashkëta. Kërkesën e kanë nënshkruar 44 figura të shquara shqiptare (ndër ta edhe pesë ortodoksë). Kryeministri i atëhershëm grek, gjenerali Koletis, e përkrahu këtë kërkesë. Por, kolegët e tij dhe parlamenti grek nuk e pranuan statusin e veçantë që kërkonin shqiptarët brenda kësaj mbretërie.

Vizioni është një element thelbësor i lidershipit. Shpesh, idetë që përbëjnë vizionin janë aq të fuqishme sa kapërcejnë shekujt dhe bashkojnë breza të tërë njerëzish drejt realizimit të tyre. Vizioni i lirisë kishte hedhur rrënjë të thella në familjen Vlora, duke përfshirë të paktën tre breza në këtë kauzë madhore. Ismail Bej Vlora u vra, por nuk u mposht. Ideali i tij për një Shqipëri të pavarur u bë realitet 84 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, nga nipi i tij, Ismail Qemal Vlora.

Periudha para Pavarësisë së Shqipërisë është një kapitull kyç në historinë tonë, e mbushur me ngjarje të rëndësishme që kanë formësuar identitetin tonë kombëtar. Duhet siguruar që të gjithë kontribuuesit në çështjen tonë kombëtare të marrin vlerësimin e merituar. Njohja e thellë e së shkuarës është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të begatë.

Në një kohë kur kujtesa kolektive është më e rëndësishme se kurrë, ne shqiptarët kemi nevojë për një histori kombëtare më të plotë dhe më të drejtë. Periudha para Pavarësisë është një pasqyrë e aspiratave, sakrificave dhe dëshirës për liri të të parëve tanë. Me shpresën se viti 2025, do të shënojë një kthesë në këtë drejtim, duke përdorur tashmë si duhet edhe teknologjinë e avancuar, si Inteligjencën Artificiale, ne duhet që t’ju bëjmë drejtësi të gjithë atyre që kanë kontribuuar në formimin e kombit tonë.

Kjo është një detyrë e rëndësishme për të gjithë ne, si individë dhe si shoqëri. Njohja e historisë është vendimtare në forcimin identitetit tonë kombëtar. E vërteta historike dhe drejtësia historike janë të domosdoshme për të pasur një shoqëri të plotë dhe të drejtë…

******

Ismail Qemali ndërroi jetë në Peruxhia, ku ndodhej i ftuar nga qeveria italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë.

I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora.

Në atë kohë Vlora ndodhej nën pushtimin italian. Komanda italiane, që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar. Kjo ishte poshtëruese për ndjenjat e një populli patriot. Këshilli bashkiak i Vlorës këmbënguli në përdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mirë ultimatumin atdhetar dhe lejoi që gjatë ceremonisë arkivoli të mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u bë. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjën e zezë. Këtë flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit duka i Monpasiesë në mars 1913, kur ai bëri një vizitë në Vlorë. Në ato ditë flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Ethem Bej Vlora.

Ceremonia e varrimit u bë me 12 shkurt 1919. Ishte e mërkurë. U mbajtën dy fjalime nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua himni mbretëror italian. Pastaj kortezhi i gjatë u nis për në Kaninë. Ishte ora dhjetë. Karroca ku ndodhej arkivoli tërhiqej nga gjashtë kuaj. Anash ecnin me ngadalë dy rreshta ushtarësh. Banda ushtarake ekzekutonte melodinë e përmortshme Jone të kompozitorit italian Petrella. Kortezhi prihej nga dymbëdhjetë kurora që mbaheshin nga Djelmoshat e Vlorës, të shoqërisë me po këtë emër. Kurorat ishin gjithë lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlorës, nga shkollat, nga shoqëria Djelmoshat e Vlorës dhe nga gazeta Kuvendi.

Mbas këtyre vinte Shoqëria djaloshare. Pastaj ecte banda ushtarake që luante Marshin funebër. Mbas bandës ushtarake ishin ushtarët e regjimentit 86 dhe reparti i mitraljerëve italianë. Mbas këtyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtarësh. Mbas karrocës ecte grupi i hoxhallarëve dhe mbas tyre të tre djemtë e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kundëradmirali Lrubetti, autoritete ushtarake dhe civile të krahinës, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetarët, nxënësit e shkollave dhe në fund ushtarët e kavalerisë. Përpara varrimit flamurin e morën djemtë e Ismail Qemalit, të cilin flamur e përdorën përsëri në rivarrimin e tij në Sheshin e Flamurit me 28 nëntor 1932. Mbas kësaj Et’hem Bej Vlora e dhuroi flamurin për Muzeun Kombëtar.

Më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të Pavarësisë, me kërkesën e popullit të Vlorës dhe me vendim të Qeverisë Mbretërore, trupi i tij u zhvendos në Vlorë, në lulishten e qytetit, në një varr monumental, vepër e skulptorit Odhise Paskali, aty ku më parë ishte shtëpia ku ai kish lindur dhe nga ku Shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Sot, përbri varrit të tij, ngrihet një monument madhështor, që simbolizon atë ditë nëntori, që do t’i jepte emrin e bukur atij sheshi të madh: “Sheshi i Flamurit”.

Gazeta Panorama

Nëse dikush ta përbuzë gjuhën e nënës, ai të ka pështyrë në fytyrë! – Nga KIM MEHMETI

Kjo ‘tezja’ që shpesh herë nuk e dinë se ku ndodhet – por që nuk harron se është Presidente e Maqedonisë dhe se  vendin duhet ta mbrojë nga armiku i natyrshëm i tij, nga shqiptarët – gjithmonë ka qenë parimore.

Gjatë kohës së Millosheviqit ajo e mbronte Serbosllavinë e quajtur Jugosllavi nga rrënuesit e saj, kryesisht nga shqiptarët.

Përderisa ishte ministre e Gligorovit, ajo e mbronte Maqedoninë e pavarur nga kërkesat e shqiptarëve për arsimim në gjuhën amtare.

Sot, si Presidente e VLEN-it, ajo e mbron gjuhën maqedonase nga gjuha shqipe duke refuzuar të nënshkruaj dekretin për licencat dygjuhësore në çerdhe!

Ndërkohë duhet pranuar se edhe pushtetarët shqiptarë të këtyre tri dekadave të fundit kanë qenë parimorë dhe kanë përkrahur cilindo kandidat maqedonas për president që ka pranuar atyre t’ua nënshkruaj licencat e vasalit.

Sidoqoftë duhet thënë se gjërat nuk do ndryshojnë përderisa shqiptarët e këtushëm nuk e kuptojnë se emërtimi i gjuhës së tyre amtare si gjuha e ’20 për qindëshit’, nuk e tregon vetëm pafytyrësinë e përfaqësuesve të tyre politikë, por e shpërfaq edhe turpin grupor të shqiptarëve të Maqedonisë.

Pra pozita e shqiptarëve të Maqedonisë do ndryshojë vetëm atëherë kur ata do e kuptojnë se ka diçka edhe më poshtëruese se sa tjetri të të pështyjë në fytyrë: të ta përbuzë gjuhën e nënës.

Ngjyra e ndryshimit: Revolucioni i Portokalltë i Ukrainës

Mbështetësit e kandidatit për president të Ukrainës, Viktor Yushchenko, gjatë një marshimi në qendër të Kievit. Fotografi e 28 dhjetorit 2004. Foto:Petar Kujundzic (Reuters)

 

Radio Evropa e Lirë, Current Time

Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës, në fund të vitit 2004. Në realitet, gara është zhvilluar mes dy burrave.

Viktor Yushchenko ka lindur në rajonin Sumi të Ukrainës sovjetike, në një familje mësuesish. Ai është zhvendosur në Kiev më 1985, ka doktoruar për ekonomi dhe ka nisur karrierë në sektorin bankar. Më vonë ai është ngjitur në pozitën e shefit të Bankës Qendrore të Ukrainës, në një periudhë trazirash që rezultoi me kolapsin e Bashkimit Sovjetik. Yushchenko ka qenë figura kryesore mbrapa krijimit të valutës së re ukrainase, hrivnia. Nga viti 1999, ai ka shërbyer si kryeministër nën presidentin Leonid Kuchma.

Yushchenko ka çuar përpara platformë properëndimore, duke u premtuar ukrainasve afrimin e vendit me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Viktor Yanukovych

Viktor Yanukovych

Viktor Yanukovych ka lindur në rajonin lindor ukrainas, Donjeck. Nëna e tij ka vdekur kur ai ka qenë dy vjeç. Kur ka folur për fëmijërinë e tij, ai ka thënë se ka lindur në një familje të varfër dhe që ëndrra e tij ka qenë “të thyejë zinxhirin e varfërisë”. Ai ka kryer plot punë në rininë e tij, përfshirë atë të mekanikut, dhe është burgosur dy herë për krime të dhunshme. Dikur ia ka dalë që të udhëheqë një zinxhir të kompanive të transportit. Nga viti 1997 deri më 2002, Yanukovych ka qenë në krye të administratës së rajonit të Donjeckut, dhe në nëntor të vitit 2002 është emëruar kryeministër i Ukrainës.

Yanukovych ka qenë në favor të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe në fushatë zgjedhore e ka mbështetur hapur presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e ka vizituar disa herë Ukrainën në vitin 2004.

Presidenti rus, Vladimir Putin duke dëgjuar pyetjet e intervistueses në paraqitjen televizive në Ukrainë, përgjatë një vizite në Kiev, më 26 tetor 2004.

Presidenti rus, Vladimir Putin duke dëgjuar pyetjet e intervistueses në paraqitjen televizive në Ukrainë, përgjatë një vizite në Kiev, më 26 tetor 2004.

Më 26 tetor, në 60-vjetorin e largimit të forcave naziste nga Ukraina, Putin ka qëndruar përkrah Yanukovychit, teksa para syve të tyre, në qendër të Kievit, është mbajtur një paradë ushtarake e stilit sovjetik.

Putin me Yanukovychin në Kiev më 28 tetor 2004.

Putin me Yanukovychin në Kiev më 28 tetor 2004.

Ceremonia preku kulmin kur Yanukovych nisi t’iu ofronte mysafirëve rusë disa sheqerka. Putin e pati refuzuar ofertën, ndërsa Dmitry Medvedev – atëherë shef i stafit i Kremlinit – ishte ëmbëlsuar me të.

Parada ushtarake në qendër të Kievit më 28 tetor 2004.

Parada ushtarake në qendër të Kievit më 28 tetor 2004.

Në shtator të vitit 2004, Yushchenko pati shkuar për darkë në shtëpinë e Volodymyr Satsyukut, zëvendësdrejtorit të agjencisë ukrainase të inteligjencës. Pas pak kohe, Yushchenko ishte sëmurë keq.

Më vonë është vërtetuar se ai ka thithur një lloj dioksine të pastër. Kur Yushchenko ka përfunduar në spital, ai ka qenë i shpërfytyruar nga helmi. Ai e ka konsideruar helmimin si sulm të sponsoruar nga shteti, dhe e ka akuzuar Rusinë për përpjekje të vazhdueshme për të hetuar rreth figurës së tij.

Pamje të Viktor Yushchenkos para dhe pas sulmit. Nëntor 2004.

Pamje të Viktor Yushchenkos para dhe pas sulmit. Nëntor 2004.

Satsyuk, përfshirja e të cilit në helmim nuk është vërtetuar kurrë, është shpërngulur në Rusi më 2007, dhe është ngjitur në pozitën e gjeneralit të lartë në Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB).

Disa javë pas helmimit të Yushcenkos, Yanukovych është nisur të takojë me autobusë disa studentë në Ivano-Frankivsk.

Pas goditjes me një objekt, Yanukovych ka rënë në tokë dhe është dërguar me shpejtësi në spital. Ekipi i politikanëve e ka përshkruar incidentin si sulm me “objekt të fortë” dhe e ka publikuar një video të kandidat presidencial, duke përjetuar dhimbje në një shtrat të spitalit, por duke folur disi dhe duke dënuar sulmin.

Incizimet tjera të incidentit kanë treguar më vonë se ai është sulmuar vetëm me një vezë të hedhur nga një student.

Ushtarët e regjimentit presidencial të Ukrainës duke votuar në një qendër votimi në Kiev, më 31 tetor 2004.

Ushtarët e regjimentit presidencial të Ukrainës duke votuar në një qendër votimi në Kiev, më 31 tetor 2004.

Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë është mbajtur më 31 tetor 2004.

Yushchenko i ka fituar 39.9 për qind të votave, ndërsa Yanukovych i ka fituar 39.2 për qind të votave.

Asnjëri prej kandidatëve nuk i ka siguruar më shumë se 50 për qind të votave, prandaj është mbajtur rundi i dytë.

Një punëtore komunale duke larguar nga druri shiritat portokalli, ngjyrën e fushatës së kandidatit Viktor Yushchenko, më 20 nëntor, një ditë para votimit. Fushata ndalohet në ditën e zgjedhjeve në Ukrainë.

Një punëtore komunale duke larguar nga druri shiritat portokalli, ngjyrën e fushatës së kandidatit Viktor Yushchenko, më 20 nëntor, një ditë para votimit. Fushata ndalohet në ditën e zgjedhjeve në Ukrainë.

Më 21 nëntor është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve. Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës ka bërë të ditur se pas numërimit të 33 për qind të votave, Viktor Yanukovych ka qenë në epërsi me më shumë se 50 për qind të votave të siguruara. Ndërkaq, rezultatet e sondazheve të opinionit publik kanë treguar se fitorja ka qenë në duart e Yushchenkos.

Ndërkohë, vëzhguesit e huaj kanë raportuar për një mori shkeljesh në procesin e numërimit të votave.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës duke prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës duke prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Një ditë pas votimit, Komisioni Zgjedhor ka numëruar 97.67 për qind të votave, dhe më pas procesi është bllokuar. Për më shumë se një javë, vendi e ka përjetuar ankthin e pritjes së rezultateve zyrtare.

Udhëheqësi i komisionit, Serhiy Kivalov, ka bërë të ditur se vonesa është shkaktuar për arsye teknike, përfshirë problemet me serverë kompjuterikë. Mbështetës të Yushchenkos kanë besuar se vonesa është shpikur për t’i dhënë mundësi kampit të Yanukovychit që ta manipulojë procesin zgjedhor.

Në natën mes 21-22 nëntorit, Yushchenko është takuar me Kivalovin. Pas bisedimeve me dyer të mbyllura, Yushchenko ka thënë se nuk beson në rezultatet e Komisionit Qendror Zgjedhor. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve “të nisen drejt Maidanit dhe të mbrojnë fitoren’, duke iu referuar Sheshit të Pavarësisë, që gjendet në qendër të Kievit – lokacion qendror për protesta në periudhat e trazirave politike në Ukrainë.

Mbështetësit e Yushchenkos duke bartur një tendë në qendër të Kievit më 22 nëntor.

Mbështetësit e Yushchenkos duke bartur një tendë në qendër të Kievit më 22 nëntor.

Në mëngjesin e 22 nëntorit, një numër i vogël protestuesve janë mbledhur në qendër të Kievit, me flamujt portokalli të fushatës së Yushchenkos. Me kalimin e ditëve është rritur numri i protestuesve.

Forca të shtuara policore duke ruajtur zyrën presidenciale në qendër të Kievit, më 24 nëntor 2004.

Forca të shtuara policore duke ruajtur zyrën presidenciale në qendër të Kievit, më 24 nëntor 2004.

Në mesditën e 22 nëntorit, Komisioni Zgjedhor pati dalë me njoftimin se pas numërimit të 99 për qind të votave, Yanukovych i ka fituar 49.4 për qind të votave, ndërsa Yushchenko, 46.7 për qind.

Urimet janë nisur menjëherë nga Bjellorusia dhe Rusia, ndërsa vetë Putin ka thënë se “populli ukrainas e ka bërë zgjedhjen e vet – zgjedhje në të mirë të stabilitetit dhe shtetësisë”.

Uashingtoni nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, dhe sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, Colin Powell ka paralajmëruar për pasoja të paspecifikuara për zyrtarët ukrainas të përfshirë në mashtrimet zgjedhore.

Zyrtarët policorë përballë mbështetësve të Yushchenkos jashtë ndërtesës qeveritare në Kiev. 1 dhjetor 2004.

Zyrtarët policorë përballë mbështetësve të Yushchenkos jashtë ndërtesës qeveritare në Kiev. 1 dhjetor 2004.

Protestuesit me flamuj portokalli të fushatës së Yushchenkos kanë vazhduar të mblidhen nëpër Ukrainë dhe e kanë rrethuar ndërtesën presidenciale në Kiev. Me kalimin e kohës, rreth gjysmë milioni njerëz janë mbledhur në Sheshin e Pavarësisë, në një mot të acartë.

Ekipi i Yushchenos u ka dhënë jehonë rezultateve në rajonet Donjeck dhe Luhansk, ku as vëzhguesit, dhe as gazetarët nuk kanë pasur qasje në qendrat e votimit.

Një poster me mbishkrimin “Yanukovych, president i Ukrainës” në Donjeck. 30 nëntor 2004.

Një poster me mbishkrimin “Yanukovych, president i Ukrainës” në Donjeck. 30 nëntor 2004.

Më 3 dhjetor, Gjykata Supreme e Ukrainës ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve janë të pavlefshme dhe e ka shpallur datën për garën e re mes dy kandidatëve. Rundi i radhës është mbajtur më 26 dhjetor 2004.

Mbështetësit e Viktor Yushchenkos të mbledhur në sheshin Maidan më 26 dhjetor 2004.

Mbështetësit e Viktor Yushchenkos të mbledhur në sheshin Maidan më 26 dhjetor 2004.

Më 10 janar 2005, Komisioni Qendror Zgjedhor i ka shpallur rezultatet përfundimtare dhe Viktor Yushchenko është shpallur fitues.

Më 23 janar 2005, ai është inauguruar si presidenti i tretë i Ukrainës.

Megjithatë, një vit më vonë, në gusht të vitit 2006, Viktor Yanukovych është emëruar kryeministër dhe më 2010 është shpallur president.

Yushchenko ka dalë i pesti në ato zgjedhje, pasi shumica e ukrainasve kanë thënë se gjatë presidencës së tij, më 2005-2010, ai nuk ka arritur t’i përmbushë zotimet për reforma dhe për ta çuar vendin përpara drejt integrimeve në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Më 2014, Yanukovych është rrëzuar në protestat disamujore, të njohura si Euromaidan, të cilat kanë shpërthyer në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, për shkak të niveleve të larta të korrupsionit dhe vendimit të tij për t’i flakur tutje planet për një marrëveshje të rëndësishme tregtare me BE-në, dhe i ka bërë të ditura synimet për forcim lidhjesh me Rusinë.

Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

Malet që më japin qetësi

Shpresa Ismajli. Foto:Shpresa Ismajli (Courtesy Image)
Doruntina Baliu

Për të, mali është gjithçka.

Forcë. Qetësi. Profesioni i dytë.

Ishte viti 2021, një periudhë e mërzisë me të cilën u ballafaqua Shpresa Ismaili, juristja 33-vjeçare nga Prishtina, pas diagnostikimit të nënës së saj me një sëmundje të rëndë.

“Doja të bëja diçka ndryshe”, thotë ajo.

E lindur në Koretin të Kamenicës, një fshat me kodra të ulëta dhe pa male të larta, dashuria për natyrën Shpresës nuk i ka munguar.

Por, ajo që nisi në 2021 si një aventurë fundjave në malet e Sharrit në Kosovë, u bë rutinë e pashmangshme në vitet që do vinin, madje edhe profesioni i dytë.

“Kur jam në mal, gjithçka fiket, domethënë gjithçka e qytetit, e shtëpisë, problemet, hallet… janë krejt off”, thotë ajo.

Shpresa Ismajli në maje të malit Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore.
Shpresa Ismajli në maje të malit Mont Blanc, maja më e lartë në Evropën Perëndimore.

Shpresa u shpërngul në Prishtinë e vetme kur ishte 15 vjeçe. Nisi të punojë në një kompani të familjarëve, që bënte dekore dasmash. Ndërkohë, kreu studimet për t’u bërë juriste dhe familja e saj u ribashkua në kryeqytet.

Kujton se jeta po i ecte ashtu siç kishte parashikuar, derisa mori një kthesë të madhe dhe të rëndë më 2021.

“Në janar kuptuam që mami është diagnostikuar me kancer me metastaza në mëlçi”, kujton ajo.

Kur mësoi se sëmundja e nënës ishte terminale, Shpresa dhe gjithçka rreth saj ndryshuan rrënjësisht.

Shpresa e vogël me tezen dhe nënën që e mban në krah.
Shpresa e vogël me tezen dhe nënën që e mban në krah.

Ndonëse e mban veten në mend si një vajzë përherë pozitive dhe e buzëqeshur, në atë kohë kujton se dhimbja e mbërtheu në një periudhë dëshpërimi.

“Ishte periudha e mërzisë, depresionit, monotonia që u shfaq…”, kujton ajo.

Më 28 mars 2021, Shpresa u nis për ecjen e saj të parë malore në Sharr të Kosovës.

Ajo që u nis si një aventurë fundjave, nga ajo ditë për të do të bëhej rutinë e pashmangshme në vitet që do vinin.

“E pashë që unë jam e gatuar për male. Unë jam e gatuar për këto sfida. Aty u ndjeva aq mirë, sa besoj një fëmijë i lumtur që kënaqet me pak gjëra”, thotë ajo.

Shpresa në ecjen e parë te “Bjeshka e Madhe” në malet e Sharrit në Kosovë.
Shpresa në ecjen e parë te “Bjeshka e Madhe” në malet e Sharrit në Kosovë.

Terapia e Maleve

Për të, shtigjet, shpeshherë të vështira, nuk ishin vetëm një udhëtim fizik, por një mënyrë për të përballuar vështirësitë e jetës, si sëmundja e nënës që po përkeqësohej.

“Thjesht është një terapi që ta ka falë Zoti. Ti vetëm duhet të dalësh ta marrësh atë terapi, ta fitosh. Terapi falas.”

Shpresa e përshkruan ndikimin e maleve në jetën e saj si transformues.

“Unë e kam njohur veten kur kam filluar të dal në mal. Aty jam pjekur akoma më shumë në lidhje me jetën, për gjithçka, sepse normalisht përballesh me sfida, me gjithçka. Duhet të dish si të reagosh dhe si të veprosh.”

 

Ngjitja e Shpresës në Majën Briaset në Shqipëri, 2.567 metra e lartë.
Ngjitja e Shpresës në Majën Briaset në Shqipëri, 2.567 metra e lartë.

Një ngjitje për një kauzë

Kulmi i përvojës së saj malore erdhi në korrik 2022, kur ngjiti malin Mont Blanc në Francë, majën më të lartë të Evropës Perëndimore.

Shpresa Ismaili në majën e malit Mont Blanc në Francë, mbi 4.800 metra e lartë.
Shpresa Ismaili në majën e malit Mont Blanc në Francë, mbi 4.800 metra e lartë.

“Ishte një ndër eksperiencat më të bukura. Pesë ditë në mal, aty kam mësuar shumë gjëra”, thotë ajo.

“Atë ngjitje ua kam dedikuar grave të prekura nga kanceri dhe nënës time. Ishte një kauzë për mua, një qëllim.”

“Në mal gjeja kujtimin e nënës”

Pas humbjes së nënës, në maj 2023, mali u bë një shteg ngushëllimi dhe kujtimi për Shpresën.

“Me humbjen e prindit shuhet gjithçka, humb gjithçka… Me humbjen e saj e pata një periudhë tepër të rëndë”, kujton Shpresa, duke treguar se për një kohë jeta e saj u kthye në një dëshpërim sërish.

“Por, vetëm malin nuk e kam ndalur, se kur dilja në mal, unë e ndjeja atë (nënën)”, thotë ajo, me zërin që i dridhet nga emocionet.

Kështu ajo është bërë edhe një frymëzuese për të tjerët, në veçanti për shoqërinë, që thotë se shpesh kanë hezituar të provojnë këtë aventurë.

Në vitin 2023, Shpresa iu fut një trajnimi brenda projektit të fondacionit Utalaya, të themeluar nga alpinistja e njohur shqiptare, Uta Ibrahimi, që u bë gruaja e parë shqiptare që ngjiti malin më të lartë në botë, Everest.

Pas këtij trajnimi ajo mori licencë për t’u bërë guidë malore dimërore.

Që nga ajo kohë, ajo ka udhëzuar në ngjitje grupe të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Shpresa Ismaili si guidë malore në një nga ngjitjet në mal me grup.
Shpresa Ismaili si guidë malore në një nga ngjitjet në mal me grup.

Mes dy botëve

Pavarësisht dashurisë për malet, Shpresa mban me sukses punën e saj të përditshme si asistente financash.

Beson që produktiviteti i punës rritet me energjinë pozitive që merr çdo fundjavë.

Shpresa Ismaili në punën e saj të përditshme në zyrë.
Shpresa Ismaili në punën e saj të përditshme në zyrë.

Për këtë, ajo thotë se mundohet t’i inspirojë të gjithë ata që ndihen të bllokuar nga monotonia e përditshmërisë.

“Thjesht duhet të dilni. Ecje të lehta, aq sa të mundeni… Është terapi shumë e mirë. Ndihmon fizikisht, ndihmon në anën psikologjike. Aspekti psikologjik është primar.”

“Për mua mali është jetë. Ai më ka dhënë gjithçka dhe më ka mësuar se gjithçka është e mundur. Vetëm duhet të bësh hapin e parë”, thotë ajo.

Shpresa Ismaili në një nga ngjitjet dimërore, në majat me borë.
Shpresa Ismaili në një nga ngjitjet dimërore, në majat me borë.Radio Evropa e Lirë

JU TREGOJ 34 VJET JETË TË GAZETËS “RILINDJA DEMOKRATIKE” Nga Dr. Mujë Buçpapaj, bashkëthemelues i gazetës “RD” dhe gazetës “Tribuna Demokratike”

Në foto me kolegë të gazetës Rilindja Demokratike
Pak ditë pas themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në dhjetor 1990, gjendja e lirisë së mediave në Shqipëri ishte e vajtueshme. Partia në pushtet kontrollonte totalisht mediat e shkruara si dhe ato audiovizive dhe ajo që është më e keqja, i kishte drejtuar ato kundër demokratëve të papërvojë dhe me mundësi të pakta për të ngritur një sistem të tyrin informues.Një stuhi sulmesh të stilit të propagandës së vjetër komuniste u lëshua kundër lidërve demokratë të cilët paraqiteshin si “huliganë”, “shkatrrues” dhe “kërcënues të rendit dhe sigurisë së Shqipërisë”.
Vendi i vogël ballkanik ishte i fundit në rajon që po përpiqej të përshtaste rregullat e reja të pluralizmit dhe ekonomisë së tregut. Qeveria komuniste ndërsa ishte detyruar të pranonte pluralizmin pas presionesh të forta të Levizjes Studentore të dhjetorit 1990 dhe atyre nderkombëtare të udhëhequra nga SHBA-të, shfaqte synime të qarta për të lejuar një opozitë të dobët, të kontrolluar dhe me mundësi të vogla për ta sfiduar në zgjedhjet 31 marsit 1991.
Me vëllain Flamur Buçpapaj në kohën e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990
Në këto rrethana shtypi i lirë do të ishte prova e parë e demokracisë dhe pluralizmit shqiptar. Pas plot 46 vjetësh izolimi total dhe mohimi të fjalës së lirë, Partia Demokratike kishte vendosur të nxirrte gazetën e saj. Ishte një kohë pritjeje, por edhe përgatitje për stafin e ri, i cili do të drejtonte gazetën, siç ishin edhe disa gjëra të natyrës teknike. PD, e themeluar më 11 Dhjetor 1990, më 12 dhjetor të këtij viti u shpall publikisht gjatë një tubimi historik në Qytetin “Studenti” Tiranë. Pluralizmi ishte pranuar politikisht, por nuk ishte legalizuar akoma në mënyrë institucionale, ligjore.
Më 17 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë formalisht do të dekretonte ligjin e lejimit të pluralizmit politik në vend, ndërsa më 19 dhjetor, vetë PD do të regjistrohej në Ministrinë e Drejtësisë si një parti legale. Tani, ajo nuk kishte pengesa që të ndërtonte strukturat e saj në të gjithë vendin, si dhe të kishte shtypin e saj. Pas themelimit të PD-së, dalja e numrit të parë të gazetës së saj do të shënonte një dallim thelbësor të ndryshimit të sistemit të ngurtë të mohimit të fjalës së lirë.
Muja me kolegë studentë
PD, e sapolindur, vazhdonte të kishte selinë e saj provizore tek godina numër 15 në Qytetin”Studenti”. Ato dy-tre dhoma të përshtatura thjesht mbanin shpirtin e asaj lëvizjeje dhe shndërrimi themelor. Drejtuesit e Komisionit Nismëtar me në krye lidërin e Levizjes Studentore Azem Hajdarin, çdo ditë që kalonte po e shikonin që gjendeshin në vështirësi të mëdha komunikimi me mbështetësit e tyre dhe opinionin në tërësi, për shkak të mungesës së medias së partisë së tyre. Deri në këtë kohë, drejtuesit e lartë demokratë mund të publikonin idetë e tyre pa censurë vetëm tek “Zëri i Amerikës”, e drejtuar nga gazetari i famshem Elez Biberaj, pasi RTSH dhe gazetat e kontrolluara nga Partia e Punës në pushtet, përveç censurës dhe deformimeve të ideve dhe koncepteve të tyre, i kishin vënë në shënjestër disa prej eksponontve të Komisionit Nismëtar të PD-së, e sidomos Azem Hajdarin dhe Sali Berishën. Shtypi i majtë vazhdonte të zbatonte parimet leniniste, sipas të cilit kundërshtari politik ishte edhe armik i partisë.
Muja me Elez Biberajn, në atë kohë shef i Seksionit Shqip të Zërit të Amerikës
Në fund të Dhjetorit 1990, koncepti për ndërtimin e gazetës kishte ardhur duke u formësuar. Komisioni Nismëtar kishte ngarkuar për këtë çështje Mitro Çelën dhe Preç Zogajn, që të dy gazetarë të njohur në vend. Mitroja njihej si natyrë opozitare për shkak të disa shkrimeve problemore ekonomike, si pasojë e publikimit të tyre me urdhër të Partisë Komuniste ai ishte larguar nga gazeta “Zëri i Popullit”, ndërsa Preçi vinte nga “Zëri i Rinisë” dhe kishte një të kaluar të vështirë dhe mosbesimi me regjimin për shkak të biografisë së familjes së tij tërësisht antikomuniste.
Nuk dihet se kush e pati propozuar në Komisionin Nismëtar të PD-së, por shumë shpejt u mor vesh se kryeredaktor i gazetës së opozitës ishte emëruar Frrok Çupi edhe ky një ish- gazetar i “Zërit të Popullit” i larguar prej kësaj gazete “për shkelje të vijës së partisë.” Ai, për disa vite, ishte detyruar të punonte në një ndërmarrje të Tiranës si punëtor krahu. Në vitet 1989-1990, kishte botuar disa reportazhe mbresëlënëse në shtypin e Tiranës.
Në këto ditë të ndërtimit të stafit të ri të gazetës pati përpjekje prej shumë gazetarëve që të përfshiheshin në redaksinë e saj, por ishte shumë e vështirë. Më vonë, në stafin drejtues të gazetës do të emëroheshin shumë gazetarë, të cilët faktikisht nuk kishin luajtur asnjë rol deri më 12 Dhjetor 1990, kur ishte shpallur PD, por që njiheshin për një frymë oponente ndaj regjimit. Këtu bëjnë përjashtim studentët, të cilët ishin të gjithë anëtarë të Lëvizjes së Dhjetorit 1990. Më kujtohet një episod nga ditët e fundit të dhjetorit, kur selia e Partisë Demokratike ishte akoma tek godina numër 15 e Qytetit “Studenti”, ku unë banoja si student pasuniversitar, bashkë me kusheririn tim Shpetim Buçpapaj, student i inxhinierisë, dhe isha përfshirë si përsonazh i levizjes studentore prej 9 dhjetorit 1990.Me disa nga drejtuesit kryesorë të kësaj Lëvizje si Azem Hajdari, Bardhyl Ukcamaj, Shenasi Rama, Myftar Gjana, Arbër Ahmetaj, etj, kishim miqësi të mëparshme.
Në njërën nga dhomat e pajisura thjesht me një tavolinë dhe disa karrike të marra nga salla e televizorit, në kat të dytë të godinës, zhvillonte mbledhjet e punës edhe kryesia e re apo Komisioni Nismëtar i PD-së. Në fakt në këtë perudhë, në ato ambiente studentesh ishte vështirë të mbaje ndonjë rregull apo distancë. Aty të gjithë e ndjenin veten heronj të një lëvizje të madhe. Pavarësisht përpjekjeve të Ndue Lugjës, si bodigard i Azemit apo të Dem Berishës si roje e parë e Sali Berishës, ishte e pamundur të mbaje ndonjë rregull të madh. Sali Berisha ishte vazhdimisht i rrethuar nga njerëz, të cilëve duhej t’u përgjigjej pa pushim. Një pjesë e madhe prej tyre vinin nga rrethet dhe ishin nismëtarë të themelimit të degëve të PD-së.
Në një nga këto mbledhje kam njohur për herë të parë edhe Frrok Çupin. Kishte një pamje të heshtur. Në një moment kur na thanë se do të fillonte mbledhja e kryesisë, u ngritëm dhe dolëm të gjithë, meqenëse nuk ishin në Komisionin Nismëtar.
U ngrit të dilte jashtë edhe Frroku, por dikush i tha, me sa më kujtohet Azemi: “Ti, Frrok, do të qëndrosh, pasi je kryeredaktori i gazetës”. Më kujtohet si sot Frroku i ulur në një karrike nga fundi i sallës, i mbështjellë me një pardesy kafe, mjaft të përdorur.
Në korridor po prisnim bashkë me Lazer Stanin. Lazri më tha se i ishte premtuar për të punuar qysh në fillim në stafin e gazetës RD dhe për këtë ndjehej i kënaqur, por në fakt do t’i bashkohej gazetës vetëm katër vjet ma vonë. Unë në këtë kohë isha student pasuniversitar, studioja për skenar të filmit artistik dhe isha në një moshë me Azemin, Shenasiun dhe Myftarin, kisha bashkëpunuar në mënyrë të suksesshme me shtypin, kisha marrë pjesë si shumë intelektualë të rinj në Lëvizjen e Dhjetorit dhe natyrisht kisha dëshirë të punoja qysh në fillim në redaksinë e “RD”-së, por gjërat nuk ishin të lehta për shkak të frymës së klaneve që do të kontrollonte qysh në ditët e para gazetën.
Muja me Idriz Lamajn, në atë kohë gazetar i Zërit të Amerikës
E kisha diskutuar këtë problem edhe me Azemin, si kryetar i Komisionit Nismëtar edhe me Prof. Sali Berishën. Të dy më kishin thënë se këtë punë e zgjidhte Preçi, pasi partia nuk do të ndërhynte në caktimin e stafit. Berisha, qysh në ato momente, ishte për atë që stafi i gazetës të zgjidhej sipas një modeli jo partiak, por krejt të pavarur. Biles pati zëra se “RD”-ja do të ishte një gazetë e pavarur nga PD-ja. Mua m’u duk çështje e përfunduar. Me Preçin njiheshim qysh kur isha student në vit të parë për letërsi në Fakultetin Histori-Filologji. Tek ai, kryeredaktori I gazetës “Zëri i rinisë”, Remzi Lani, por edhe redaktorët e kësaj gazete, kishim gjetur një përkrahje të madhe dhe miqësi të gjithë ne poetët dhe publicistët e rinj. Remziu kujdesej posaçërisht të përkrahte talentet e reja në letërsi dhe publicistikë. Gjatë vitit 1990-1992 gazeta tregoi në pavarësi të madhe, edhe pse ishte organ zyrtar i rinisë, duke u bërë mbështetëse e procesve demokratike.
Preçi, në atë periudhë, mbulonte reportazhet, kurse unë edhe shumë kolegë të mi studentë niseshim shpesh për shkrime jashtë Tiranës, ku merrnim edhe shërbimet edhe honoraret e shkrimit. Për ne si konviktorë, kjo ishte një mbështetje e madhe.
Megjithatë, Preçi nuk do të pranonte me pretekstin se kishte një staf tepër të ngushtë dhe do të bashkëpunonin vetëm me studentë. “Kur redaksia të zgjerohej, thoshte Preçi, atëherë do të bisedojmë” apo siç thoshte ai, “ne të njohim si poet dhe publicist i spikatur dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Azemit, as të Berishës.”
Në fakt një vit më parë, pikërisht për reportazhet cilësore që kisha botuar tek “Zëri i Rinisë”, kisha marrë çmim vjetor, ndërkohë që kisha marrë edhe disa çmime vjetore për poezi dhe një poemë të botuar tek kjo gazetë. Në vitin 1989, kisha botuar një vëllim poetik, i cilësuar nga kritika e kohës si i suksesshëm. Ai ishte vëllimi i vetëm poetik që botohej gjatë regjimit komunist pa ndonjë vjershë për partinë apo për udhëheqësin, siç ishte në modë atëherë, biles pa permendur në asnjë varg fjalën parti. Për këtë shkak libri u mbajt shtatë vjet në sirtaret e Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, pasi nuk pata pranuar asnjë ndryshim të imponuar, pavarësisht tre recencave shumë të rënda që më akuzonin “për hermetizëm, figuracion të errët, apo ndikime nga poezia dekadente” e terma të tjerë që përoreshin rendom nga kritikë të regjimit që nuk e kishin për gjë të etiketonin kështu çdo poezi që nuk kishte frymën e klasës punëtore.
Siç doli më vonë, këto gjëra kishin dalë në plan të dytë dhe në mendjen e stafit të ri zienin ethet e politikës dhe të klaneve që për ne të rinjtë idealistë që donim thjesht të kontribuonim për fjalën e lirë dhe demokracinë, ishte diçka e padrejtë. Shumë prej nesh që ishim përfshirë në Lëvizjen e Dhjetorit për çështje idealesh, ishte shumë e vështirë të kuptohej se si po ndërtohej një pamje jo e mirë e gazetës së PD-së, tek shfaqej një tendencë për ta mbyllur atë në një grup shokësh të dyshimtë dhe klanesh që vinin nga Partia e Punës. Kjo nuk do të kuptohej në këtë periudhë as nga Berisha dhe as nga Hajdari, dhe as shumica e atyre që nuk punonin për të ndërtuar klane në parti. Që të dy në atë kohë shpreheshin se e rëndësishme ishte të fitonte demokracia. Tirana, në atë periudhë, po ziente. Intelektualët ishin përfshirë në debate të forta në rishikimin e vlerave të regjimit komunist, ku prinin shkrimtarët dhe artistët. Atë fund dhjetori, në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qe mbajtur pleniumi i Lidhjes, ku unë merrja pjesë bashkë me vëllaun tim, Skëndër Buçpapaj, poet dhe kritik mjaft i njohur, në atë kohë redaktor i gazetës “Drita”.
Pati debate të forta mes shkrimtarëve gjysmë desidentë dhe drejtuesve të Lidhjes. Shkrimtarët një nga një refuzuan të hidhnin kandidaturat e tyre për deputetë në zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Shqipërisë, të parashikuar për me 10 shkurt 1991. Dihej se kjo ishte një lojë e PPSH-së dhe Ramiz Alisë, për të justifikuar nevojën e lejimit të pluralizmit të vertetë politik, duke paraqitur rripat e transmesionit komunist si BRPSH, Organizat e Gruas dhe Frontit si subjekte të pavarura elektorale. Përpjekjet e Alisë për të kontrolluar pluralizmin dhe shmangur menjanimin e Partisë Komuniste nga qeverisja e vendit ishin dëshpëruese.
Pak me vonë u organizua një veprimtari për Gjergj Fishtën po në Lidhjen e Shkrimtarëve. Edhe kjo veprimtari e drejtuar nga Rudolf Marku, Skënder Buçpapaj, Aurel Plasari, Ndrek Luca, etj., pati debate të forta. Intelektualët e Tiranës kishin marrë përsipër ideimin e luftës për demokraci. Në një nga këto ditë, më 29 dhjetor, është mbledhur edhe stafi i ri i gazetës të Lidhja e Shkrimtarëve. Isha edhe unë më Skënderin dhe Arben Kallamatën, edhe ky gazetar i “Dritës”. Në këtë mbledhje të parë të këshillit botues të gazetës, i cili më 5 janar do të ndryshonte, Preç Zogaj ka prezantuar edhe Frrokun si kryeredaktor. Në këtë mbledhje është debatuar rreth mënyrës së organizimit të gazetës “RD”, aq sa mund të konceptohej një gazetë opozitare. E rëndësishme ishte se ajo do të ishte antiregjim dhe do të merrte përsipër edukimin demokratik. Aty është bërë edhe plani për numrin e parë, madje janë ndarë edhe disa tema.
Më 31 dhjetor 1990, Partia Demokratike do të zhvendosej nga godina nr.15 në Qytetin “Studenti” tek një vilë dykatëshe në Rrugën “Fortuzi”, afër ish-Hotel “Arbërisë”. Një vilë e shkatërruar dhe pa mirëmbajtje. Gazeta kishte një dhomë në katin e dytë të ndërtesës.
Në fillim nga Komisioni Nismëtar u tha se gazeta do të dalë më 3 janar, por ky vendim do të ndryshonte shumë shpejt. Piktori Mentor Shehu, i cili ishte ngarkuar të bënte faqosjen e “RD”-së, këmbënguli që grafiku që u kishte caktuar Poligrafiku për botimin e gazetës ditën e martë dhe të premte ishte i papërshtatshëm për Partinë Demokratike. Sipas Mentorit, prej të premtes deri tek e marta tjetër i binte gati pesë ditë të pambuluara nga gazeta e partisë, ndërkohë që PPSH kishte disa gazeta të përditshme si “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” dhe disa periodike që sulmonin ashpër PD dhe drejtuesit e saj. Kështu që me ndërhyrjen e drejtuesve të PD vendoset që gazeta të dilte të mërkuren dhe të shtunën.
Më 5 Janar 1991, pas përpjekjesh të mëdha, sidomos të Frrokut dhe Mentorit (që të dy e gdhijnë në shtypshkronjë), por edhe të Preçit dhe studentëve Fevziu, Shkullaku dhe Blushi, gazeta pa dritën e botimit.
Në këshillin e parë botues do të ishin Petraq Kolevica, Ajet Haxhiu, Natasha Lako, Mitro Çela, Kujtim Çashku, Edi Hila, Ilirjan Zhupa, Teodor Keko, Genc Pollo.
Në editorialin e “RD”-së “Fjala e parë”, shkruar nga Preçi, thuhej se “sot, Rilindja Demokratike thotë fjalën e parë të saj. Kjo rilindje ka marrë mbi vete një barrë të rëndë dhe detyrë të ndershme. Ka marrë për detyrë të thotë fjalën e vërtetë.” Në faqe të parë gazeta kishte përshëndetjet e Ismail Kadaresë, Rexhep Qoses dhe Dritëro Agollit.
Vetë titulli i gazetës doli nga një togfjalësh që kishte përdorur Qosja në përshëndetjen e tij. Siç dihet, kokën e gazetës e punoi piktori i njohur i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Bujar Marikaj. Në faqen e dytë zinte një vend të dukshëm shkrimi i Preçit “PD nuk është mace e zezë” e konceptuar si një replikë me gazetën “Bashkimi”.
Në këtë numër është botuar edhe shkrimi i Sali Berishës “Ylli ynë polar, çështja jonë kombëtare”, në të cilin jepej platforma e PD për zhvillimin e vendit, integrimin në Europë si dhe qëndrimet e saj ndaj zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare. Ky shkrim do të merrte shumë polemika edhe disa vite me vonë deri më sot, duke u bërë objekt i shumë analistëve të vendit dhe atyre të huaj për sa i përket qëndrimit ndaj çështjes së Kosovës. “PD do të luftojë pa u lëkundur që vëllezërit tanë në Kosovë të gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat demokratike, përfshirë edhe atë të vetëvendosjes, që janë të sanksionuar në Kushtetutën jugosllave, Kartën e OKB-së, dhe aktet e Helsinkit. PD nuk mund të pranojë si të përjetshëm ndarjen e kombit shqiptar. Prandaj edhe ne do të luftojmë me mjete paqësore dhe në kuadrin e proceseve integruese europiane të realizohen të drejtat e tyre për përparimin dhe bashkimin kombëtar”. Ky tekst ishte mbajtur si një fjalim në Sheshin Demokracia në Qytetin “Studenti” më 12 dhjetor 1990. Edhe Gramoz Pashko, në një intervistë dhënë gazetës, paraqiste strategjinë ekonomike të PD, e cila synonte reformimin tërësor të sistemit ekonomik ekzistues drejt një ekonomie, siç shprehej Pashko, “të inisiativës së lirë”. Frrok Çupi, në një shkrim të tij, duke përshkruar vështirësitë e botimit të numrit të parë, shpreh frikën e mosdaljes së numrit të dytë. Mentor Shehu, një nga themeluesit e gazetës dhe faqosësi i saj i parë, tregon se “stafi i parë i gazetës që paguhej me bordero, ka qenë i përbërë nga Frrok Çupi kryeredaktor, Mentor Shehu, faqosës, dhe Ilir Arapi, shofer i gazetës”. Mentori kryente një punë voluminoze që nga faqosja e numrit, dërgimi i materialeve, redaktimi i tyre dhe deri sa dilte gazeta. Pas pak ditësh, afërsisht një jave, në gazetë vjen edhe Emin Barçi. Emini ishte përfshirë në Lëvizjen Studentore dhe pas themelimit të PD ai ishte një njeri, i cili kishte siguruar vend, siç thuhej atëherë, në sektorin e shtypit në një nga dhomat e katit të parë të godinës numër 15. Aty kishte një makinë shkrimi dhe një shaptilograf, të cilët i përdorte një vajzë bjonde. Duke qenë se Emini u rekomandua në gazetë me propozimin e Pashkos dhe pëlqimin e Frrokut, ai kishte një peshë të madhe në politikën redaktuese të gazetës dhe emrat që do të botonin.
Nga kopjet e para të gazetës del se “studentët Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Ben Blushi dhe Edi Paloka ishin si vullnetarë që paguheshin me honoraret e shkrimeve që bënin, kryesisht në sektorin e informacioneve. Dritan Kaba në këtë kohë do të bënte edhe punën e fotografit, ndërsa Abdurrahim Këllezi, ish-korrektor i gazetës “Zëri i Rinisë” dhe Agim Fortuzi, ish-korrektor i “Bashkimit”, ishin dy korrektorët e parë të “Rilindjes Demokratike”.
Më vonë në redaksi kanë ardhur Genc Tirana dhe Arben Ruka, ish-gazetarë të “Bashkimit”, ndërsa është miratuar si korrespondent për Myzeqenë, Bujar Xhaferri. Pas tyre vjen Bashkim Trenova, ish-drejtor i Arkivit të Shtetit si dhe Filip Çakuli, ish-gazetar i njohur i “Hostenit”, shkrimtar i njohur i humorit shqiptar me natyrë kritike ndaj burokracisë së regjimit, Visar Zhiti poet disident, i dënuar politik. Po gjatë vitit 1991 do të vinin edhe Skënder Shkupi, Rakip Sulçe, Xhevat Mustafa etj. Ben Blushi do të hynte si anëtar i rregullt i redaksisë gjatë kohës që Mitro ishte kryeredaktor dhe do të largohej prej gazetës bashkë me Armand Shkullakun, Vera Isakun, Dritan Kabën, Mhill Tanushin, Genc Tiranën, Arben Rukën, pas 12 Gushtit 1992, kur mocionistët e drejtuar nga Pashko do të largoheshin nga PD për të krijuar më vonë Partinë Aleanca Demokratike.
Në këtë periudhë gazeta “RD” do të kishte tirazhin më të lartë dhe kërkesat në treg për të ishin të jashtëzakonshme por qeveria komuniste nuk lejonte të botohej më shpesh dhe në një tirazh më të lartë me pretekstin e mungesës së letres. Gazeta, megjithëse kishte një çmim prej 1 lek të ri, shitej me 10, 25 e deri 50 lekë. Lufta për të kontrolluar gazeten dhe ecur përpara shprehet qartë edhe në ndërrimin e shpeshtë të kryeredaktorëve në periudhën Janar 1991-Prill 1992.
Kryeredaktor i parë do të ishte Frrok Çupi, i cili do të largohej në Qershor të vitit 1991, pas polemikash me kryetarin e PD-se Sali Berisha. Pas tij do të vinte Napoleon Roshi, ish-drejtor i radios së jashtme dhe ish-gazetar i “Bashkimit”, pastaj Mitro Çela, i cili do të drejtonte gazetën nga fundi i vitit 1991 deri pas fushatës së suksesshme të 22 Marsit 1992. Megjithëse do të bashkëpunoja me gazetën me disa shkrime prej numrave të parë dhe në vijim, zyrtarisht në gazetën “RD” do të filloja punë në korrik 1992, por përpara zgjedhjeve të 22 marsit 1992 unë bashkë me Skënder Shkupin, Merita Shkupin dhe Ardian Haçin do të themelonim gazeten e PD së Tiranës “Tribuna demokratike”. Gjatë vitit 1991 ndërsa vazhdoja studimet pasuniversitare dyvjeçare për Skenar të filmit artistik që sot konsiderohen si studime postmateriale, bashkë me mikum tim Ismet Mehmeti(poet dhe gazetar), themeluam gazetën e legalistëve shqiptarë që njihej si Partia Nacionaldemokrate, një gazetë radikale e djathtë me ndikim në shtypin e kohës. Tek Atdheu qëndrova disa muaj, ndërkohë që në fillim të vitit 1992 më thirri Dr. Berisha që të themeloja gazetën Tribuna Demokratike , një gazetë që u përfshi shpejt në polemika të ashpra për shkak të denoncimit të krimeve të komunizmit.
Muja në redaksinë e Rilindjes Demokratike
Si kryeredaktor i “Tribunës” do të më binte të bashkëpunoja si me Mitron, ashtu edhe me Filip Çakulin, si zëvendëskryeredaktor i “RD”-së, i cili do të më ndihmonte më shumë shkrime. Gazeta “Tribuna Demokratike” ishte një gazetë shumë radikale, botohej dy herë në javë deri në 90 mijë kopje për numër, me një staf i gjithi vullnetar. Kishte një krizë letre, por miq të PD-së dhe Berishës në SHBA nga komuniteti tropojan në N.York, kishin blerë letër në Bullgari e cila erdhi falas në Tiranë vetëm për gazëtën “Tribuna Demokratike”.
Letra u magazinua në Lundër dhe kishte vështirësi ta sillnin në shtypshkronjë pasi nuk kishim makinë. Me kryetarin e PD-së, dega Tiranë prof. Ylli Vejsiun dhe ish shefin e administratës së PD-së, dega Tiranë Sotir Qirjaqi dilnim në rrugë për të ndalur ndonjë skodë që ta sillnim letrën në shtypshkronjë. Na ndodhte që të prisnim edhe dy-tre orë derisa sa dikush të na ndihmonte vullnetarisht. Kjo skenë raspakitëse përseritej dy herë në javë.
Ndër emrat që kontribuan në çdo numër të gazetës ishin Skënder Buçpapaj, Mero Baze, Albert Rakipi, Arben Kallamata, Ilirian Zhilla, Elida Buçpapaj, Bardhyl Ukcamaj, Fahri Balliu, Beqir Katana, Zamir Mulaj, Arbër Ahmetaj, Vehbi Skenderi, Ylli Rakipi, Myftar Gjana, Albert Rakipi, Ilirjan Peco, Adhurim Lakra etj, ndërsa gazeta faqosej nga piktori i talentuar Xhevahir Kolgjini, i cili bëri edhe kokën e gazetës. Gazeta aq sa kishte natyrë intelektuale, ishte edhe e ashpër dhe polemizuese me kundërshtarët politikë. Mbaj mend një shkrim të mikut tim Dritëror Agolli i cili në një opinion të tij thoshte: “E di që nesër Tribuna Demokratike do të ma zbusë kurrizin me ndonjë përgjigje të ashpër, por unë do ta them mendimin tim…”
Por të rikthehemi përsëri tek stafi i RD-së. Në Prill 1992, vjen kryeredaktor Bashkim Trenova, në vend të Mitros, i cili kishte fituar një vend në Parlamentin shqiptar si deputet i PD-së në zonën e Përmetit. Pas Bashkimit i cili u largua në diplomaci, aty nga fundi i vitit 1994, drejtimin e gazetës do ta merrte Lorenc Ligori, zëdhënës i PD gjatë kohës që në krye ishte Eduart Selami. Ligori, pas rreth një viti pune, në vjeshtë të vitit 1995 do t’ia linte këtë post Lazër Stanit. Stani do të qëndronte në krye të gazetës deri më 12 Mars 1997, kur trazirat që përfshinë vendin deri në anarki totale dhe rënjen e qeverisë demokratike bën që ai bashkë më zevëndëskryeredaktorin E.Paloka të largoheshin nga vendi, dhe gazeta të mos dilte për një numër. Ashtu mes plumbave dhe kërcënimve unë bashkë me Sami Milloshin, Mentor Shehun, Zef Lleshin, Dylejman Karajn, Shpetim Lukun, Ndrekë Gjinin, Dukagjin Hatën e Bledi Kasmin e rihapëm redaksinë dhe botuam gazetën.
Atentati ndaj Mujë Buçpapajt më 20 gusht 1977 pas rikthimit  në pushtet të ish PPSH me revolucion të armatosur
Në këtë periudhë të vështirë do të vinte kryeredaktor gazetari i mirënjohur Xhevat Mustafa, i cili do të qëndronte në këtë detyrë deri në Maj 1997 bashkë me mua si zevendëskryeredaktor. Xhevati një gazetar i spikatur i “RD”-së, dhe me shumë ndikim, do të zëvendësohej nga Astrit Patozi, ish-kryeredaktor i gazetës “Albania”, ndërsa Xhevati do t’i rikthehej diplomacisë. Zevendëskryeredaktorë do të vinin Sami Neza dhe Shemsi Peposhi. Ndërkohë që në sektorin ekonomik të gazetës punonin me përkushtim Migen Demirxhi dhe Brikena Kamenica, ndërsa Altin Ndroqi mbulonte Kulturën, sektor në të cilin kishin punuar më parë edhe Fatos Kongoli, Filip Cakulli, Lazër Stani, Rudina Xhuvani etj.
Nga fundi i vitit 1998 do të vinte në RD edhe Halil Rama, kolegu im i redaksisë së politikës për shumë vjet me radhë. Më parë kishin mberritur në RD tek sektori i rendit Ndrek Gjini dhe Artur Begaj.
Ne vitin 1998 kishte ardhur në RD edhe gazetari i mirënjohur Rexhep Polisi i cili vijon edhe sot në gazetë, si dhe Nebil Çika i cili punoi një periudhë si zevendëskryeredaktor, gazetari Armand Maho etj.
Patozi do të drejtonte gazetën deri në korrik 2005 kur ai do të zgjidhej deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë. Prej kësaj kohe dhe në vazhdim gazeta “RD” drejtohet nga gazetari i përkushtuar Blendi Kasmi.
Deklarata e Mujë Buçpapajt pas atentatit të kryer ndaj tij nga Policia e Shtetitt
Bledi si të thuash është rritur në Gazetën “RD.” Ka ardhë në redaksi qysh kur ishte student në gazetari në vitin 1995 dhe më vonë ka kaluar shef redaksie dhe kryeredkator prej shumë vjetësh.
Stafi i gazetës “RD” është i madh, ashtu siç është edhe emri i saj. Disa prej drejtuesve apo gazetarëve të saj shumë shpejt filluan që të mos e ndjenin më veten të gatshëm për të punuar me platformën politike të PD dhe u distancuan prej saj. Shumë prej të tjerëve, siç doli më vonë të futur nga PS, pasi kryen me sukses misionin e tyre, morën poste të larta në struktuart e PS dhe të qeverisë së saj. Ata u shndërruan në kundërshtarët më të betuar të “RD”-së dhe Partisë Demokratike.
Sot, pas 34 vjetësh, “Rilindja Demokratike” vazhdon me sukses detyrën e saj të informimit të pavarur dhe të mbrojtjes së demokracisë në stilin e saj të njohur, duke mos bërë kompromise dhe lëshime. Gjatë tetë vjetëve të fundit gazeta ka dalë vetëm në variantin online, pasi kushtet financiare nuk ja mundësuan botimin në formë të printuar.
Gazeta “RD” ka kaluar ditë të mira, por edhe shumë të vështira.
Për shembull gjatë viteve 1997-2005 drejtuesit e gazetës dhe gazetarët e saj i janë nënshtruar një dhune dhe represioni të paparë nga organet shtetërore, nëpërmjet gjyqeve të montuara, kërcënimeve, gjobave të rënda dhe sulmeve te egra, deri edhe me armë zjarri, siç i ka ndodhur autorit të këtyre radhëve me 20 gusht 1997 nga bandat neokomuniste, në shenjë hakmarrje politike.
Kam kaluar momente të vështira nga një sulm I bandave neokomuniste të rikthyer në pushtet me luftë pas agjedhjeve të korrikut 1997, ku mora 6 plumba kallashanikovi, por për fat u mbijetova. Pasi disa mujave në krevat dhe pastaj në karrocë, pas disa operacioneve u riktheva në gazetë akoma më i vendosur për të luftuar për fjalën e lirë dhe demokracinë që unë dhe brezi im i kishim kuptuar si një mission.
Gazeta “RD” ishte një gazetë e urryer nga regjimi neokomunist i pasvitit 1997-të. Ajo diskriminohej nga qeveria dhe entet e saj në dhënien e reklamave, duke e vënë atë para vështirësish të panumërta. Megjithatë gazeta dha një shëmbull të mbijetesës në një periudhë të rëndë për demokracinë dhe pluralizmin pas vitit 1997 dhe në vazhdim, deri me 3 korrik 2005 kur rierdhi në pushtet PD dhe aleatet e saj.
Në nëntor të vitit 2005 unë do të largohesha nga gazeta “RD” për të drejtuar Qendren Ndërkombëtare të Kulturës “QNK” dhe në vijim Zyrën Shqiptare të të Drejtave të Autorit deri në vitin 2014, kur në fuqi do të rivinin socialistët të cilët filluan spastrimin e thellë administës nga demokratëtë, duke anashkaluar meritorkacinë, garën e ndershme dhe kontributet intelektuale, por bazuar në kritere thellësisht politike dhe ideologjike.
Në vitet 2005-2013 erdhën në gazetë disa gazetarë të rinj, të cilët u përpoqën t’i jepnin gazetës energji të reja, sido që gazeta RD nuk do ta kishte shkëlqimin e dikurshëm dhe tregun e dikurshëm.
Vështirësitë financiare të gazetës “RD” u rikthyen pas vitit 2013 e në vazhdim, ndërsa drejtuesit e partisë nuk shfaqën ndonjë interes të mbanin në këmbë njërën prej simboleve më të fuqishme të PD-së, pas logos së saj.
Gjatë këtij tranzicioni të gjatë respektimi i lirisë së mediave dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut ka kaluar nëpër një shteg me ulje-ngritje të forta, por qysh prej 5 janarit të vitit 1991, kur doli numri i parë i gazetës “RD” e deri më sot, kjo media ka luajtur një rol historik si media e parë e lirë në vend. Unë dhe shumë kolegë të tjerë të nderuar, jemi vertetë krenarë që kemi qënë bashkëthemelues më 5 janar 1991 dhe pjesë e stafit të kësaj gazete për shumë vite me radhë.
Ndërsa prej 16 vjetësh botoj gazetën letrare dhe kulturore Nacional, një gazetë javore dhe e përditshme online (www.gazeta-nacional.com) me shtrirje rajonale dhe me bashkëpunëtorë disa prej poetëve, shkrimtarëve, artistëve, kritikëve, akademikëve, përkthyesve dhe publicistëve më të njohur në hapsirat shqiptare dhe në botë. Si një bashkëthemelues i shtypit të lirë shoh me trishtim që media e lirë ka pësuar regres të fortë. Raportet ndërkombëtare nga viti në vit kanë konstatuar kërcënimet që i vijnë fjalës së lirë në Shqipëri nga presionet e qeverisë, censura dhe vetëcensura për shkak të politikave editoriale, proqeveritare që ndjekin shumica e mediave në Shqipëri me lidhje biznesi dhe përfitimesh fianciare nga qeveria dhe shpesh edhe nga krimi i organizuar. Kjo formë censure e ka bërë akoma më të frikshme gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Shqipëri.
Uroj që fjala e lirë, e nisur 34 vjetë më parë, të mos vdesë kurrë në këtë vend dhe këtë shoqëri!

Send this to a friend