Biznesmeni nga Shkodra, Kacjolin Zefi është arrestuar nga policia dy ditë pasi në Portin e Durrësit u kap një kamion i firmës së tij u kap me 700 kg kanabis. Arrestimi i 51-vjeçarit u bë në aeroportin e Rinasit, ndërsa po kthehej nga Italia.Më 27 nëntor, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion “Iveko” me targa AA 475 LO që drejtohej nga shtetasi L.S., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 497 pako me peshë rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.
700 kg kanabis, arrestohet në Rinas biznesmeni Kacjolin Zefi

Komentet