E dashur Elida,
Shiu edhe mund te harroje, por une jo.
Te kam shkruar se, ate dite qe e publikove, sapo arrita te vargu i fundit, m’u zhduk nga syte dhe e kerkoja si e etur nga vapa, sepse me kishte mbetur ne mendje figuracioni yt i mrekullueshem.
Dhe aq shume e kerkova, sa dola ne faqen tende dhe pashe se si rrinte kapardisur Frojdi me aforizmat e tij qe me kishin ikur dhe ato, po ate dite.
“Ty te kapa” – i thashe Frojdit dhe siç e ke pare dhe vete e kam bere share, qe te mos i shkrepte dhe me ikte prape.
Shiu dhe mund te harroje, por une kurre.
Une nuk harroj detajet, jo shpirtin tend, me dimensione te pamata, fjalen tende qe me dha aq shume force, kur ende po rrija ne erresiren e tunelit, ca e mbytur nga dhimbja e humbjes, ca nga dilemat e krijimit.
Nese ka sot nje “Tereze”, kjo eshte fale teje. Ti qe bere te paimagjinueshmen. Ti qe s’ma prishe, ate çast kur te kerkova ta lexoje. Ti qe je e angazhuar ne punen tende te perditshme, qe duket e s’ka nevoje per fjale, me the krejt natyrshem, si te behej fjale per dy faqe leter e jo per nje roman me mbi 250 faqe.
Nuk e besova kur me shkruajte dhe me the: Ma dergo, Monda!
Jane vetem tri fjale dhe nje det i madh me ndjenja miqesie dhe dashurie bashke.
Nuk e di nese do ta kisha sot Terezen ne duar dhe ne biblioteke, nese nuk do te ishte fjala jote ate mbremje, kur me shkruajte: “Botoje, me pelqeu shume.”
Pasigurise sime, iu pergjigje me te njetat fjale dhe nese e mbaj mend mire, me the qe tek une qendronte kurajo e nje qyteti te tere.
Shiu dhe mund te harroje, e dashur mikja ime, por une ngazellej tere kohen me vargjet e tua dhe i dua po aq sa te dua dhe ty.
Por, ti ke te drejte. Ne kuptimin fizik te kohes, une duhet te te shkruaja me pare.
Por ti e di si jemi ne krijuesit. Kisha programuar diçka tjeter.
Nje bisede televizive ku do te tregoja historine e Terezes, dilemat e mija dhe sakrificen tende, qe le gjithçka dhe me bere t’ua tregoj te gjitheve “7 Shpirtrat e Terezes.”
Per fat te keq, intervista e fundit, linkun e se ciles e hodha dje, nuk e permbante kete format. Por une po shpresoja.
Kisha shume deshire qe te flisja gjere e gjate per ty dhe te ta beja surprize.
Por s’qe e thene. Sidoqofte, kjo nuk e ndryshon te verteten, se pa fjalen tende, Tereza do te kishte mbetur ende e ngujuar ne kompjuter dhe mbase do te vinte nje dite, do ta harroja dhe s’do me mbetej gje tjeter t’i bashkohesha atij shiut tend lozanjar, qe sa here e lexoj, me duket me i bukur.
Te jam pafund mirenjohese mikja ime, per ç’ka bere per mua dhe Terezen, qe siç shihet, nuk eshte vetem e imja. Te perqafoj.
Komentet