VOAL

VOAL

POEZI NGA ZHAK PREVER – I përktheu: FASLLI HALITI

May 29, 2015
1 Comments

Komentet

Koleksion arti që kujton “Urinë e Madhe” që pllakosi Ukrainën nën Stalinin

VOA

 

Biznesmeni i ndjerë amerikan, Morgan Williams, ishte tejet i përfshirë në nxitjen e biznesit ukrainas ndërsa drejtonte Këshillin e Biznesit SHBA-Ukrainë. Gjatë kohës që jetoi në Ukrainë, zoti Williams mblodhi vepra arti që lidhen me një nga periudhat më të errëta që kaloi populli ukrainas, “Urinë e Madhe”. Si njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Hanna Tverdokhlib, në fillim të viteve 1930 diktatori sovjetik Josif Stalin shkaktoi një zi buke nga e cila vdiqën miliona njerëz.

 

Daren Williams dhe Denise Ondrof janë dy nga katër fëmijët e biznesmenit amerikan Morgan Williams. Zoti Willimas ndërroi jetë në muajin qershor pas shumë vitesh në krye të Këshillit të Biznesit SHBA-Ukrainë. Vetëm pas vdekjes së babait të tyre, fëmijët mësuan rëndësinë që kishte patur ai tek shumë ukrainas.

 

“Pasi rënies së perdes së hekurt, në fund të viteve 1980, babai im filloi të punonte për zhvillimin ndërkombëtar të bujqësisë në ish-republikat sovjetike. Kur e vizitoi Ukrainën ai ra në dashuri me atë vend”, tregon për Zërin e Amerikës Daren Williams, djali i zotit Morgan Williams.

 

Për vite me radhë, zoti Willimas nxiti biznesin mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Ai mësoi për atë që njihet si Holodomor, një zi buke e shkaktuar qëllimisht nga diktatori sovjetik, Josif Stalin në vitin 1932, që shkaktoi vdekjen e miliona sovjetikëve nga uria. Ai filloi të mblidhte vepra arti që lidheshin me urinë, duke krijuar një koleksion prej më shumë se 500 artikujsh.

 

“Ai u dashurua me njerëzit dhe mësoi për Holodomorin ndaj donte ta tregonte atë ngjarje. Ai filloi të mblidhte vepra arti në mesin e viteve 1990. Ai takohej me artistët dhe i inkurajonte ata që të shkruanin dhe që Holodomori të ishte pjesë e artit të tyre për t’i treguar botës këtë ngjarje”, tregon Daren Williams, djali i zotit Morgan.

 

Koleksioni përbëhet nga rreth 300 piktura, qindra gravura, pamflete, pulla poste dhe dokumente të tjera. Pasardhësit e tij thonë se zoti Williams e kuptonte se njerëzi mund të hezitojnë të blejnë vepra arti që kujtojnë vuajtjet nga uria.

 

Fëmijët e zotit Willimas, në bashkëpunim me Këshillin e Biznesit SHBA-Ukrainë ia dhuruan koleksionin muzeut kombëtar të Ukrainës për gjenocidin Holodomor në Kiev. Drejtoresha e muzeut planifikon që ta ekspozojë koleksionin për publikun pas përfundimit të luftës.

 

“Muzeu i ka hequr të gjitha sendet nga vitrinat dhe ka fshehur ato që kanë vlera më të larta. Nuk ka kuptim ekspozimi i sendeve të paçmuara ndërsa Rusia bombardon Ukrainën çdo ditë. Çdo vend mund të goditet në çdo moment”, thotë Lesia Hasydzhak, me Muzeun Kombëtar të Gjenocidit Holodomor.

 

Ajo thotë se ruajtja e këtij arti historik është bërë edhe më e rëndësishme pasi trupat ruse në disa zona të pushtuara i kanë shkatërruar monumentet që kujtojnë Holodomor-in.

 

“Ata kanë shkatërruar monumente të tilla në Mariupol, Luhansk, Melitopol dhe Berdyansk…”

 

Vajza e tij, Denise Ondrof, thotë se një pikturë i është ngulitur në mendje përgjithmonë.

 

“Një pikturë zë vend të veçantë për të gjithë familjen tonë, sepse artisti ia dedikoi babait. Piktura pasqyron pemën e jetës, por në të vërtetë është pema e vdekjes, me njerëz në trungun e pemës që zgjasin duart, si gjethet e pemës që në fakt ka formën e Ukrainës. Për ne kjo tregon pasionin e babait tonë për Ukrainën dhe veçanërisht absurditetin për të kaluarën e vendit, por edhe emocionet që provokon tek të gjithë të prekurit, çka e bën atë kaq të fuqishme”.

 

Në kryeqytetin amerikan u zhvillua një ceremoni përkujtimore për zotin Morgan Williams, për të nderuar punën e tij në mbështetje të Ukrainës dhe ruajtjen e historisë së atij vendi.

QUMËSHTI I GJIRIT TË GJAKUT- Poezi nga ATDHE GECI

Nënë, ti  më  dha dashurinë e jetës

qumështin  e  gjirit  të  gjakut tënd

më  dha  edukatën  dhe  kulturën e

kohës, dhe, më të mirën e një nëne.

.

E lindur dhe rritur me zemër ipesh

ti bashkë me babin na dhatë arsim

na mësuat  të  jemi të dinjitetshëm

e qëllimin vet  ta kthejmë në vepër.

.

Nënë, ca fjalët më mungojnë që t´i

gjej të  duhurat, të  merituarat, dhe

të ëmblat sublime për  emrin  tënd

nënë, fryma  e  tokës të mori herët!…

.

Në këtë poezi qashtërisht familjare

ti kurrë s´na e fshehe etjen për dije

as ëndrrat për një Kosovë të çliruar

dhe as dëshirat për ipet në një shtet

.

Kombëtarisht shqiptare  e atdhetare

nuk njoh bardhësi  më  të shenjtë se

emri  nënë, baba,  motër  dhe  vëlla

kjo fjalë monument është gjaku im.

.

Atdhe Geci – poezi nga dorëshkrimet

Ina Kosturi e përzgjedhur në Katalogun mes 12 kompozitorëve të rinj që gjendet në Musikverein Vjenë

Voal.ch – Pak ditë më parë është publikuar nga shtëpia botuese e njohur vjeneze Universal Edition katalogu i kompozitorëve  të botuar këtë vit nga kjo shtëpi botuese i quajtur “Katalogu i Dimrit “ Winter 2024 dhe veprat të cilat promovohen nëpërmjet tij. Në katalog zbulohen dymbëdhjetë kompozitorë, të zgjedhur me kujdes nga ekipi i Promovimit dhe Marketingut të UE. Katalogët përdoren gjerësisht për aktivitetet e marketingut në faqen e internetit, nëpër platforma të mediave sociale dhe në buletinët informativAto janë gjithashtu të disponueshme në Vienna Musikverein, dhe menaxherët e promovimit i shpërndajnë gjatë udhëtimeve të tyre. 

 

Mes 12 kompozitorëve përfshihet dhe violinistja shqiptare , krijuese dhe interpretuese e cila në prill të 2024 është pranuar unanimisht nga Këshilli Artistik dhe ka publikuar krijmtarinë me këtë shtëpi tëfamshme vjeneze Kosturi promovohet si kompozitore me veprat “Concerto “per violinë e orkestër , 7 Capriccio per violin solo. Duo Capriccio per violine dhe violoncel , Improvisation pervioline solo. Suksesit të botimit i bashkohet dhe përzgjedhja në këtëkatalog me 11 emra të tjerë kompozitorësh nga mbarë bota tëniveleve tejet të larta me vepra të interpretuara në institucionet e orkestrat prestigjioze. Kosturi është e vetmja shqiptare që publikon në Universal Edition, ndërsa zyrat e shtëpisë botuese dhe katalogu gjenden në Musicverein Vjene. (Publikimi në anglisht cv në katalog )/

Ina Kosturi is an Albanian violinist, performer-composer, publicist, and
associate professor of violin at the University of Arts in Tirana
Since graduating in violin from Albanian and Italian institutions
dedicated herself to interpretation and teaching, debuting as a soloist and
later evolving into a performer-composer. Kosturi vieës composition as a
unique opportunity to express one’s feelings, creating melodies interëoven
ëith high violin technique through fantasy and intuition. Draëing on her
literary publications and the connections betëeen the arts, her ëorks for
violin are sometimes described as evoking the qualities of a novel, at other
times an exhibition of portraits.
As a performer-composer, she has received several aëards, including the
Golden Aëard and second prize at the 2022 Oskar Rieding International
Competition in Slovenia (Celje), the third prize in the Amadeus Composition
Competition in Vienna in September 2023, the first prize in the 2023
Composition Competition at the Central Academy of Arts in Malta, and the
first prize in the 2023 Swiss International Music Competition in Lugano.
Additionally, she participated as a performer-composer in the Music
Marathon at the Women Composers Festival of Hartford in Connecticut, USA, in 2024.
She acts as head of The Art World association, ëhere she is in charge of
organising the Violinistic Festival Marathon in Albania (Violinistic Greetings)
in collaboration ëith artists worldwide. Her music is performed in the USA
and features in recitals in Germany, Serbia, and Albania.

 

Ina Kosturi është violiniste shqiptare, krijuese dhe interpretuese, publiciste
.profesor i asociuar i violinës në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Që nga diplomimi për violinë në institucionet shqiptare dhe italiane,
ajo i është përkushtuar interpretimit dhe mësimdhënies, duke debutuar si soliste dhe
më vonë si krijuese -interpretuese. Kosturi e shikon kompozimin si një
mundësi unike për të shprehur ndjenjat, për të krijuar melodi të ndërthurura
me teknikë të lartë violinistike përmes fantazisë dhe intuitës. Duke u mbështetur nëbotimet
e saj letrare si dhe duke besuar në lidhjen midis arteve, veprat e saj
violinistike nganjëherë përshkruhen e ngjasojnë me cilësitë e një romani, e herë
me një ekspozitë pikture portretesh.
Si krijuese dhe interpretuese, është vlerësuar me disa çmime, ndër të cilat
-Golden Aëard dhe çmimi i dytë në konkursin ndërkombëtar ” Oskar Rieding” ( Slloveni Celje 2022)
-Cmimin e tretë në “Amadeus Composition Competition” në Vjenë në shtator 2023;
-Cmimin e parë në “Composition Competition” në Central Academy në Maltë në2023;
-Cmimin e parë në “5 Swiss International Music Competition” në Lugano, Zvicër,December 2023
– Ka marrë pjesë si krijuese dhe interpretuese në Music Marathon
në “Women Composers Festival of Hartford” në Connecticut, USA in 2024.
Ajo vepron si drejtuese e shoqatës “Bota e Artit ”, ku në krye të saj
organizon Fetivalin Maratona Violinistike (Violinistic greetings)
në bashkëpunim me artistë nga mbarë bota. Muzika e saj interpretohet në SHBA
dhe në recitale në Gjermani, Serbi e Shqipëri.

 

Historik i shkurtër i shtëpisë botuese ….

Në Austri Universal Edition” përfaqëson shtëpitë botuese Schott Music, Universal Music Publishing Ricordi, Editions Durand-Salabert-Eschig, European American Music Corporation, Editio Musica Budapest, PËM Edition, Oxford University Press, Edizioni Suvini Zerboni und Rai Trade. Përveç degëve të veta, UE përfaqësohet jashtë vendit nga botues të njohur në 25 qendra të rëndësishme muzikore në mbarë botën.

Universal Edition (UE) shtëpia e njohur botuese austriake e muzikës klasike u themelua në Vjenë  në vitin 1901 duke synuarfillimisht të ofronte veprat kryesore klasike dhe veprat edukative në tregun austriak. Roli i saj ishte tejet i rëndësishëm duke u bërë shpejt një nga botuesit më të fuqishëm të muzikës klasike moderne dhe bashkëkohore.

Themelimi i Universal-Edition (në atë kohë ende me vizë ndarëse) në vitin 1901 ishte një lloj shpallje kulturo-politike e pavarësisë’. Synimi ishte thjesht për të kundërshtuar mbizotërimin e tregtisë së huaj të muzikës në Vjenë me një shtëpi botuese muzikore vendase. Me përkushtimin ndaj modernizmit, Universal Edition hodhi themelet për një shtëpiebotuese të qëndrueshme në fillim të shekullit të 20-të, e cila u bë shtëpia artistike për emrat e mëdhenj të një epoke të re të agimit në historinë e muzikës.

Ky projekt u iniciua nga një kunat i Johann Strauss-itumbështet nga personalitete të rëndësishme të sektorit bankar dhe i shpallur në Ëiener Tagblatt ( gazetë e përditshme vjeneze mënë zë nga 1867- 1938), dhe u zbatua shpejt. Në atë kohë, Vjena, kryeqyteti i Monarkisë Austro-Hungareze, ishte një nga qytetet më të mëdha në botë me një popullsi prej rreth dy milionë banorësh. Ministria e Brendshme Perandorake dhe Mbretërore miratuan shoqërinë e re aksionare pa asnjë pengesë.

Emri i shtëpisë së re botuese ishte edhe program edhe strategjik: thjesht nënkuptonte të gjithë botën e muzikës, në të cilën dikush kishte disa hapa për të bërë. Kështu katalogu nr 1 përfshiusonatat për piano nga Joseph Hayden. Katalogu me nr 1000 vetëm pas tre viteve botoi një reduktim pëpiano të Meshësolemne të Beethoven-itNë këtë kohë, Emil Hertzka, (i lindur në Budapest në 1869), mori përsipër në në vitin 1907 drejtimin e UE dhe bashkë me të erdhi kthesa e madhe në historinë e shtëpisë botuese. Me përkushtimin e tij ndaj modernizmit, Universal Edition hodhi themelet për një shtëpi botuese të qëndrueshme në fillim të shekullit të 20-të, e cila u bë shtëpia artistike për emrat e mëdhenj të një epoke të re të agimit në historinë e muzikës. Aspiratat vizionare të “Universal Edition kanë mbetur deri në ditët e sotme, kur revolucioni dixhital i sfidon të dalin me koncepte të guximshme dhe novatore. Duke ecur me të sotmen, me ritmin e kohës, shtëpia botuese gjen përgjigje edhe për të ardhmen. (UE faqja zyrtare )

Në vitin 1904, UE fitoi të drejtat për veprat e Richard Strauss, Max Reger dhe kompozitorëve të tjerë. Nën drejtimin e Hertzka, UE nënshkroi kontrata me një numër kompozitorësh të rëndësishëm bashkëkohorë, duke përfshirë Béla Bartók dhe Frederick Delius në 1908; Gustav Mahler, Arnold Schoenberg dhe Franz Schreker në 1909. Simfonia nr. 8 e Mahlerit ishte vepra e parë që UE fitoi të drejtën e autorit origjinal. Anton Webern dhe Alexander von Zemlinsky u nënshkruan në 1910, Karol Szymanoëski në 1912, Leoš Janáček në 1917 dhe Kurt Weill në 1924. Nëpërmjet lidhjes së tyre me Schoenberg, Universal Edition” botoi gjithashtu shumë vepra të Alban Berg. Drejtimet avangarde vazhduan dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur UE botoi vepra nga një numër kompozitorësh të rëndësishëm, midis tyre Luciano Berio, Pierre Boulez, Morton Feldman, Mauricio Kagel, György Kurtág, György Ligeti dhe Karlheinz Stockhausen si dhe kompozitorë të mëvonshëm.

Disa nga kompozitorët e përfshirë në katalog

Gjerman – Venezualas kompozitori Self Albertz  cilësohet siNjë muzikant integral “me një kulturë të pamasë i shquar për depërtimin e tij transkulturor, i mbështetur nga institucione përfshirë Instituto Cervantes, MDR Sinfonieorchester dhe UNESCO.

Florian Bergmann kompozitor i shumë instrumentave, interpretues, studiuar në Berlin …Bergmann është mbështetur nga  German Music Fund,the Berlin Senate Department for Culture, and the German Orchestra Foundation, si dhe Capital Cultural Fund, muzika e tij interpretohet në Gjermani Evropë.

Alma Deutscher (lindur 2005) ka kompozuar që në moshën 5 vjecare Është dirigjente, violiniste, pianiste. Në moshën 6 vjecare kompozon sonatën e plotë(available in the UE catalogue), 9 vjec kompozon Koncert për violine dhe orkestër te cilin e e ka interpretuar si soliste në vende të ndryshme të botës. Opera e saj «Cinderella», është dhënë premierë në Vjenë kur ajo ish 11 vjec , duke shkaktuar sensasion në  media. Dirigjenti Zubin Mehta e përshkruan si një nga talentet më të mëdha muzikore të sotme Cd e saj janë publikuar përfshirë Sony Classic. Vlerësuar me European Culture Prize and zgjedhur nga Gazeta”German Stern si një nga 12 Heronjtë e së nesërmes në muzikë.

Seong Ae Kim është kompozitore e lindur në Kore që jeton NewYork . Vlerësuar of the Jerome Hill Artist Grant, Neë Music USA Grant, and Composers, Rockefeller Brothers Fund Fellowship PhD në kompozicion nga Stony Brook University and an MA and BA në kompozim dhe dirizhim nga  University of Music and Performing Arts,Vienna, Austria.

Ky është niveli i kompozitorëve të përfshirë në katalog 

Screenshot

Screenshot

 

Instinkt- Poezi nga VIRON KONA

Trëndafili, simbol i dashurisë,
i lakmueshëm e plot aromë,
po zgjate dorën ta këputësh,
befas me gjemb ai të shpon.

Hithra, një bimë barishtore,
kjo “mbretëreshë” kuruese,
kur i prek pushin e kërcellin,
të jep dhembje përvëluese.

Ngacmove zgjuan e bletëve,
me thumba ato t ‘sulmojnë,
ngordhin ato pas thumbimit,
ama zgjoin e tyre e mbrojnë.

Macja ledhatare qime butë,
ëmbël të lakohet në gushë,
nëse ndjen rrezik prej teje,
thonjtë t`i ngulë në trup.

Qenin besnik dhe të dashur,
mos e provoko se të sulmon,
me dhëmbët e tij t ‘mprehtë,
instinktivisht veten mbron.

Gjarpri në fole dhe n ‘territor,
është zot, me t ‘vegjlit jeton,
kur dikush vërtitet pranë tij,
ai i vërsulet dhe e kafshon.

Kur klloçkës zogjtë ia trazon,
ajo shqetësohet e trimërohet,
t ‘hidhet në fytyrë e t ‘pickon,
për zogjtë e saj sakrifikohet.

Njeriun e urtë kur e sulmon,
ndryshon e reagon në çast,
vetëmbrohet dhe egërsohet,
kur i fut thonjtë në gurmaz.

Gjallesat në natyrë e njerëzit,
jeta me instinkt i ka ndërtuar,
nëse ti i ngacmon e i sulmon,
s`të lënë pa të ndëshkuar!

Në dukje të thjeshtë, modestë… por realisht milionerë!- Nga SENAD GURAZIU

(Koment rreth një shkrimi të z. Idriz Zeqiraj, lidhur me zgjedhjet kosovare gjithnjë e më afër, të Shkurtit 2025)
“…si t’iu besohet politikanëve që nuk i përmbushën zotimet dhe premtimet elektorale… si t’iu besohet politikanëve që më shpesh i ndërruan partitë sesa brekët në trupin e tyre! E kur jemi tek ‘brekët’, disa prej politikanëve që pa brekë i zuri nata, mëngjesi i zbardhi milionerë!” – ishte shprehur autori Idriz Zeqiraj, në shkrimin e vet (siç e lexova tek portali VoAl).
***
Dmth. e qartë, politikanët kosovarë mund të shtiren të thjeshtë, të duken “simple”, simplistikë, jofilozofikë, mund të shiten njerëz të fjalës, mund të duken modestë, mund t’jenë pa brekë… në dukje by*** jashtë por realisht janë milionerë. Sipas z. Zeqiraj, e vështirë t’u besosh premtimeve për “ndryshim” nga partitë e vjetra, sepse ndoshta “ujku qimen e ndërron por jo dhe veset e moçme”, sepse të njëjtat parti të vjetra duke zhvatur e duke e manipuluar elektoratin, duke u vërtitur në një lloj “karuseli politik”, gjoja demokratik, duke premtuar e mos mbajtur premtimet, thjesht duke vazhduar me të vjetrën, duke i mbushur “hambarët” e tyre personalë dhe të atyre për të cilët ata trumpetojnë, të “boss-ëve” prapa kulisave, të kleptokratëve, të populistëve, të oligarkëve, të neo-oligarkisë kosovare.
Dhe natyrisht, aspak për lakmi një pasqyrë e tillë gazetareske (rreth situatës politike të atjeshme). Nëse shkrimet e gazetarëve t’ishin diç si pikturat, si tabllo të realizmit artistik (që e pasqyrojnë situatën politike të një shoqërie), atëherë gjithçka do ishte e qartë për ne, tabllot janë të qarta, sytë janë për të parë, do ishte aq e lehtë. Mirëpo jo, e dimë që shkrimet nuk janë “tabllo” pikturale, për fat të keq shkrimet ngelin prore “abstrakte”, tmerrësisht abstrakte, shpesh dhe më “ngatërruar se ato pëlhurat e spërkatjes së Pollock” – automatikisht abstrakte.
Shkrimet kërkojnë që ne ta vrasim mendjen sadopak, kërkojnë të reflektojmë.
Për t’i kuptuar vështrimet e gazetarëve, brengat e tyre, për t’i kuptuar dhe artikuluar si duhet mesazhet e tyre, ne vetë duhet t’jemi të informuar, sa më mirë që t’jetë e kapërthyeshme. Duhet t’jemi sa më “afër” gazetarit, sa më afër shkrimit të tij apo të saj, e jo “larg” diku në askundësi. Sepse nëse “larg” atëherë kot, edhe pas leximit… thjesht jemi anashkaluar. Në rregull, NUK mund t’jemi sa gazetarët të informuar, dhe s’do jemi kurrë, sepse ata e kanë profesion, detyra e tyre është që t’i mbajnë sytë hapur, t’mos flenë por t’rrinë “zgjuar”, detyra e tyre është që t’jenë pararoja jonë, për atë punë dhe paguhen, që t’jenë pararoja e shoqërisë, që t’jenë “sytë” tanë se ku shkelim dhe kah shkojmë.
Mirëpo dhe ne vetë duhet t’jemi të informuar, gazetarët dhe mediatikët janë instrumente ndihmëse, janë lupa dhe gjithçka për ta lehtësuar informimin e shoqërisë, ata e kanë për detyrë t’u bien “daulleve të letrës”, t’u fryejnë të gjitha “surlave të vëmendjes”, edhe populli vetë e ka thjeshtësuar duke thënë “daullet bien për ata që kanë veshë”, kot do jenë daullet nëse ne të hutuar a të shurdhër, dmth. gazetarët na ndihmojnë por ne vetë duhet ndjekur hapat “informativë” sa më shumë që t’jetë e mundur. Përndryshe nëse jo, do jemi diç si “masë me të cilën mapinulojnë politikanët”, do jemi diç si “uneducated voters”, diç si votues naivë, mendjelehtë, prore do e zgjedhim pikërisht të “gabuarin”, kurrë atë të “vërtetin”.
Fat i mirë që zgjedhjet shkojnë e vijnë, e vërtetë kjo, demokracia merret me riciklime të shanseve për më mirë – do thoshte mbase Albert Camus, por nëse s’mbledhim mend, nëse ne tërë kohën mendjen askund, veshët n’lesh – siç ia thotë populli, atëherë kot rrotullohen kampanjat, kor ciklizmi gjoja i politikave demokratike, vijnë zgjedhjet e reja por dhe ato do kalojnë e s’do sjellin asnjë ndryshim, asnjë përmirësim – sipas meje artikulli i autorit Idriz Zeqiraj, ndër të tjera, mes rreshtash sikur i “prekte” dhe të tilla brenga rreth realitetit politik kosovar.
Dihet se ashtu-kështu shumë gjëra të jetës janë sfidë e vetë jetës, vetë jeta në thelb s’është “fair” – anglezët e kanë një shprehje “life is what we make of it”, jeta që e bëjmë, politikat që i bëjmë… jemi NE vetë ata që i bëjmë. Jeta s’është “fair”… në fakt është “luftë për të gjalluar”, nëse na qenka luftë, atëherë e qartë s’ka si t’jetë “fair”.
Si ilustrim i flashkët (sa për hir të asaj që thamë) panumër viktima të kohëve më të fundit në Gaza, me dhjetra-mijëra pleq, gra, fëmijë që as idenë ndoshta s’e kanë ç’është politika, dhe pikërisht ata janë viktimat e “politikës”, viktimat e mosmarrëveshjeve dhe të trazirave politike! Na pllakosë keqardhja, dhimbja, na këputen zemrat, gjithkujt, secilës qenie njerëzore të botës së arsyeshme i “vritet” shpirti e zemra sepse e dimë thelbin e pafajësisë së viktimave.
S’ka asgjë të “përkryer”, përkundrazi, në shumë drejtime kemi dhe shumë rrugë për t’bërë si shoqëri. S’jemi të “përkryer” madje as me vetë shkencat, as me akademizmat, kohëve të fundit dolën në pah aq shumë abuzime nga vetë qarqet shkencore, revistat si “Science”, “Nature” e të ngjashme na i sjellin qartësitë rreth mashtrimeve, veprimeve joetike, përfitimeve, manipulimeve me materien pseudo-shkencore etj etj., dikur gjatë asaj fazës “blackout” të pandemisë globale. E njëjta vlen dhe për “jetën politike”, dhe për gjithçka të kësaj bote. Demokracia është më e mira që kemi deri tani, por s’është ndonjë sistem i përkryer. Ne jemi ata që i bëjmë “politikat” por kot… kurrë s’do ketë përkryeshmëri, s’duhet pritur “fair play”.
Është ok t’i besosh idealit, idealizmave, është ok që i ndjekim ëndrrat, jeta i ka shumë aspekte “ëndërrtare” dhe sikur ashtu ëmbëlsohet me magjinë e vet, por do ishte naivitet ta ndjekësh verbërisht akëcilin politikan, çoftë dhe ndonjë Demaç i madh, a Mendela afrikan. Do ishte po aq dhe absurd (i llojit të vet), sepse s’ka garanci të mirëfilltë, jo vetëm politika… por s’e ka as vetë jeta, për shumë gjëra njeriu kurrë s’do e ketë sigurinë as përkryeshmërinë. Duke i besuar idealit (brenda gëzhojes subjektive) i ngelesh besnik vetes, popullit, patriotizmit, lirisë, fisnikërisë personale, atdheut… etj. etj. por të gjithë ata që e patën ndjekur “verbërisht”, bie fjala Çausheskun, vetë ata do bëheshin dhe linçuesit e tij.
Siç e thoshte artikulli i z. Zeqiraj, (sipas meje) ndër të tjera autori u thërriste qytetarëve që të reflektojnë mirëfilli para zgjedhjeve. Ka dhe ca muaj, ka mjaft kohë për të reflektuar e menduar. Qytetarët ia vlen të ndalen dhe të reflektojnë, disa gjëra duhet analizuar më thellë sesa sipërfaqësorja e përditshmërisë kosovare – nëse gjërat ende sipas “këngës së vjetër” atëherë medoemos diç s’është në rregull, atëherë mbase ia vlen të ndalemi dhe të reflektojmë.
Më së miri mund ta japim kontributin “politik” si qytetarë, duke mos rënë “pre” e manipulimit politik. Saherë afrohen zgjedhjet kosovare vjen dhe problematika e vërtetë sa i përket “zgjedhjes”. Gjithmonë e njëjta gjë, i njëjti cikël, i njëjti pompozitet reklamatik-mediatik, të njëjtat banderola, të njëjtit slogane, të njëjtat “metafora” kuvendore, të njëjtat përtallje parlamentare, të njëjtit thumba e kunja, e njëjta bujë, rrokopujë, e njëjta pasiguri, quhen zgjedhje… aq e lehtë të quhen por realisht “zgjedhja” ngelet e vështirë.
Për qytetarët e joinformuar, për popullatën rurale të Kosovës sidomos, të hutuar pas brengave, pas ecejakeve, ngarendjes dhe vështirësive të mbijetesës zgjedhjet prore ngelin problematikë serioze… sfidë e jashtëzakonshme. Ata që “naivisht pandehin se zgjedhjet e reja sjellin risi” mund të zhgënjehen rëndë – ishte shprehur autori, qëkur zgjedhjet mund t’jenë dhe thjesht sa për sy e faqe të demokracisë. Diç si “riciklim i pushtetit për ata që veç janë në pushtet”.
Qytetarët gjithmonë përballen me problemin zgjedhor, vijnë zgjedhjet dhe… vallë tashmë cilin politikan duhet zgjedhur, kur s’e kemi as idenë – sikur autori Zeqiraj e shtronte pyetje-çudinë e vetë për neve lexuesit, sikur na pyeste që dhe ne ta shtrojmë ndonjë pikëpyetje a pikëçuditje?! E vështirë t’i besosh akëcilit prej politikanëve kur të gjithë aq të pabesueshëm (pas vite e vitesh me të njëjtën “këngë”! Si mund t’u besosh politikanëve të Kosovës, si u besohet vallë premtimeve të tyre boshe dhe pa mbulesë… kaluan vite e ndoshta dhe dekada, u ndryshuan partitë dhe politikanët por premtimet e tyre gjatë kapmanjave elektrorale kurrë s’u përmbushën etj. etj.

POETI I PUSHKATUAR TRIFON XHAGJIKA ELEGJIA E MERO BAZES DHE KARTELA IME… Nga Visar Zhiti

E solla këtu, larg vrasësve të tij
Sido që s’i njoh vrasësit e vërtetë.
Le të jetë larg vrasësve të rinj
Që vrasin fjalën të mos ketë poetë…

Kështu ndodhi. Tani e gjitha frikshmërisht dhe madhërishëm brenda një elegjie.
Bustin e një poeti që e pushkatuan në vendin ku(r) sundonte diktatura më egër në Europën e Lindjes komuniste, por pasi historia deshi të shëmbej Muri i Berlinit dhe të binte ajo perandori, së voni miqtë e poetit, më saktë ata që do ta donin më pas, edhe pa e njohur, e çojnë në vendlindje. Bustin. Ca bronz nga ajo tragjedi.
Rikthehej poeti tragjik Trifon Xhagjika, që prapë sikur i druhen (shteti) kanë frikë ta kujtojnë. Nuk ka asnjë rrugë me emrin e tij në kryeqytet apo një gur me vargjet e tij…
Çdo popull tjetër, i dalë nga një diktaturë, po ta kishte këtë poet, fjalët e tij do t’i gdhende në gur apo do t’i shkruante mureve, – kështu kam shkruar shpesh…
Gjithsesi, është dhe një kujtesë tjetër, një ndërgjegje tjetër e përgjegjësi, madje dhe një atdhe tjetër, që i ngjan atij të përjetëshmit.
Nën këtë hijezim, gazetari i njohur, por edhe poet, Mero Baze, bashkëfshtar i Trifon Xhagjikës, priu për të çuar bustin e poetit të pushkatuar në vendlindje, në Peshtan, fshati i tyre, ku dhe shtëpitë i kanë pranë njëra tjetrës.
Dhe Mero Baze ndjeu të shkruajë dhe elegjinë për të gjithë ne.

* * *

Çdo 23 dhjetor, nata e asaj date, – dhe me kuptimin që të kall datën, – ashtu siç ka yje, mes tyre ka dhe përndjezje plumbash, një përzierje tronditëse vezullimesh. Vranë një poet para më shumë se gjysmë shekullit në vitin 1964 dhe ky imazh, yje dhe plumba, i kthyer në ndjesi, më kap që kur mësova atë emër dhe atë ngjarje. Dhe tani q:e lexoj elegjinë e Mero Bazes…
Në librin tim “Kartela të Realizmit të Dënuar”, një studim për letërsinë tjetër, atë që dogji regjimi, të poetëve dhe shkrimtarëve që pushkatoi e burgosi e internoi, madje dënoi dhe vetë librat dhe cilët përpiqeshin t’i lexonin fshehurazi, është dhe kartela e dhembshur e Trifon Xhagjikës, ku përveç të tjerash, janë përdorur dhe të dhënat që kishte sjellë Mero Baze nga Dosja në arkiv…

KARTELA:
DHE TRIFON XHAGJIKA THA:

“MË JEPNI NJË TOP
T’I BIE KOMITETIT QËNDROR”

Këto ishin fjalët e fundit të tij, që po trondisnin trupin gjykues. I pandehuri nuk po kërkonte mëshirë, siç dhe u pëlqente sundimtarëve, që të ndjeheshin të gjithëfuqishëm, gjysmë perëndi, si emblema të dhunës me sopatë në dorë, që drithëronin botën. Jo vetëm që s’kishte kërkuar mëshirë, po kishte kërkuar një top… është artilier… ashtu?… po, po… dhe poet… E dëgjove, e do topin që t’i bjerë Partisë, Komitetit Qëndror… ta shëmbë me gjithë ata brënda, udhëhqjen e lavdishme…. Qënka i çmëndur… kam frikë… se mos duhet t’i kërkojmë ne atij mëshirë…
Në sallë arritën dhe dy vëllezërit e të pandehurit, sapo qe dhënë dënimi me pushkatim. U panë sy më sy…
– Kokën lart, siç e do nderi i Xhagjikëve! – thirri një nga vëllezërit, më i madhi, Ylli. Po ku është liria? – pëshpëritej gjithandej jashtë sallës së gjyqit, siç kishte thirrur që sapo ishte dënuar me pushkatim. Policët po futnin për në makinë, duke e mbajtur nga krahët fort, egërsisht dhe me një lloj adhurimimi të frikshëm, Ç’qenkësh ky kështu?! Dimër i keq. Dhjetor, 1963. Data 23. E pushkatojne natën… ku-ku?… Dhe pas dy ditësh do të mund të festohej Krishlindja, aq sa lejohej? Dhe pas një jave Viti i Ri, nëse do të vinte… ?

Poeti Trifon Xhagjika
(1932 – 1963)
u lind në Peshtan të Tepelenës në vitin 1932. Familja e tij u shpërngul në Tiranë, në kohë e pushtimit italian në po atë vit, kur në një lagje diku themelohej në ilegalitet Partia Komuniste, ajo që do të sundonte dhunshëm duke pushkatuar dhe poetë.
Pasi përfundoi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, në fillim të viteve 50 u diplomua për oficer i artilerisë kundërajrore dhe për disa vite punoi si oficer në një repart ushtarak në Rrapin e Treshit në Tiranë. Kreu një kurs për Gazetari e Histori, këmbënguli, sepse donte të vazhdonte fakultetin për Letërsi.
Boton poezi nëpër gazeta dhe tërheq vëmëndjen e lexuesve e të poetëve të tjerë… E kalojnë me punë në Ministrinë e Mbrojtjes, fillimisht si redaktor në sektorin e botimeve dhe rregulloreve e më vonë në gazetën “Luftëtari”.
Në vitin 1959 i përmblodhi poezitë e tij në një libërth hollak dhe nën kujdesin e kritikut avangardist Drago Siliqi i boton me titullin “Gjurmët”, ku ndihej romantiku dhe rebeli, që seç kërkonte. Gjithsesi është gjurma e tij e parë.
Mjaft nga ato poezi u bënë dhe këngë, madje dhe himnin e shkollës së tij ai e shkroi, kompozim i K. Trakos, dhe do ta këndonin breza të tërë studentësh me uniformë, edhe kur ai s’ishte më..

Sipas rrëfimeve të motrës së tij, “Trifoni kishte ndryshuar kohëve të fundit”, para arrestimit, kuptohet, ishte bërë më i vrenjtur, i shkonte, se vishej dhe bukur, kur dilte civil, Linën, asaj që i kishte kushtuar qindra vargje, e donte siç dinte të donte ai, por po rrinte gjithnjë e më shumë me ata, të pa kënaqurit me sistemin, siç thuhej atëhere, me ata që flisnin kundër, me ata që donin… të arratiseshin. “Njërit prej tyre i gjeti një kamerdare të madhe, që ngjallte dyshime se përse e doje, ia mori një kushëriri dhe e përcolli vetë atë që do të ikte andej nga Liqeni i Pogradecit. Vuante me ata që ishin ndarë me gratë e tyre ruse mbas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe i ndihmonte që të bashkoheshin me to… të arratiseshin…
Në gjyq e akuzuan për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit dhe… për terror. Terror po bënin ata vetë, gjyqi, shteti, partia. Gjithsesi shpëtim nuk do të kishte… Shkak ishin dhe poezitë e tij të pa botuara, ato kundër… Dhe nuk u pa më… Dhe do të përhapej lajmi gjithandej, në redaksitë e gazetave, në kafenetë ku shkonin shkrimtarë, gazetarë, etj, se atë… kë?… atë që ngjante me Lermontovin, poet ushtarak, që qeshte aq çíltër dhe i shkëlqenin sytë?… e kishin pushkatuar… Ku?… Pse? Ishin grup…
…andej nga liqeni i Pogradecit, në zona të dyshimta, u kapën në përpjekje për t’u arratisur. I denoncuan shoferët e rrugës, i priste një major me çantë shpine, sipas Shërbimeve Sekrete. Ja emrat e grupit, dy vëllezërit Thoma dhe Stavri Rafaeli, dy gazetarët Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani, por dhe Robert Vullkani, botues e përkthyes, si dhe një tjetër shok i tyre, Franko Sara e bashkë me ta, poeti Trifon Xhagjika.
Të parin dhe të fundit i pushkatuan, të dy ushtarakë, kur në të vërtetë, ky i dyti nuk donte të arratisej, të paktën asaj herë me ata.
Këto të dhëna janë sipas Dosjes që ka hapur gazetari Mero Baze. Trifoni ishte më antikomunisti dhe pro perëndimori, dhe, nëse do te vendoste të ikte, do të arratisej për në Itali, shkruan M. B.
Grupin, siç e kemi parë, e përbënin intelektualë të njohur, të letrave dhe të muzikës, ushtarakë, një pjesë e tyre kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik e në vende të tjera socialiste, kishin dhe gratë të huaja, ruse, hungareze, të rrezikshme pas prishjes së marrdhënieve me ato vende. Trifoni i kishte pajisur me mjetet që do të duheshin për arratisje.
Trifoni ndërkaq kishte botuar një libër. E lehtësonte apo e rëndonte ajo gjendjen e tij? Në dosje do të ishin poezi të tij, disidente, armiqësore, të guximshme deri në tmerr ashtu si traktet që kishin shpërndarë. Të tjerët e grupit, që i lanë gjallë, do t’u jepnin dënime të rënda dhe do të çoheshin burgjeve për t’i pushkatuar më vonë.

* * *
Kur unë vajta në burgun e Spaçit, gjeta një gjendje të rëndë në kamp, të përzishme që ndihej që në ajër, të gjithë të burgosurit më dukeshin si me një plagë plumbi, që e zinin me dorë për të mos u rrjedhur i gjithë gjaku. Ishin pushkatuar dy bashkëvuajtës, gazetarët Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezho, se kishin dërguar një letër në Komitetin Qendror kundër Enverit. Bashkë me ta ishte pushkatuar dhe i burgosuri tjetër Xhelal Koprenca, pro perëndimor. Bashkëvuajtësi im, Astrit Xhaferri, me të cilin u bëmë miq në Spaç, më tregonte se e kishte njohur Trifon Xhagjikën, i fliste për guximin e poesisë, edhe për gjuhën e saj, fjala duhet gjetur në vuajtjen e popullit, u thoshte.
* * *

Punoja në gazetën e parë opozitare. Kishte rënë Muri i Berlinit dhe pllakat e tij të betonta sikur na kishin zënë nën vete dhe ne po dilnim me mundim.
Ishim ballë për ballë dy të dalë nga burgjet, unë dhe Ylli, vëllai i Trifonit, ai që kishte thirrur në sallën e gjyqit: “Kokën lart!” dhe gjykatesit urdhëruan t’i hidheshin hekurat dhe atij.
Poezitë mbi tryezë. fërgëllonin dritshëm. Po përlotesha edhe unë pas Yllit…

Këto poezi Trifoni recitoi dhe në gjyqin e tij, kur i dhanë dënimin me vdekje. Atë vit e kishte shkruar Gjithë dhimbje dhe forcë. Atdheun që e merr për dore për ta rritur në zemer, ndërsa atdheu po e vriste. Që po ta kërkonin atdheun e humbur, e kishte ai. Ku? Nën dhe? Vaj dhe thirrje dhe testament të tillë nuk kishte patur poezia e re shqipe.
U tronditën dhe ata që e dëgjuan jashtë, të recituar në një takim poetësh në Itali, në një kështjellë në Bari, ua dhashë unë të përkthyer.
“Atdheu është lakuriq”, me këtë titull vendosëm të botonim librin e tij me vjersha, të parin pas rënies së diktaturës, do ta përgatitte poeti Xhevahir Spahiu, ndërsa liriku Jorgo Bllaci dhe unë, ish-të burgosur, bëmë dhe redaktorin, se punonim së bashku në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, aty ku kishte nisur dënimi im. Donim t’i ishim pranë Trifonit, të ringjallnim sado pak diçka nga martirizimi i tij heroik.
Po ku është varri i tij? Bashkë me lulet t’i çonim dhe librin e ri Balta s’tregon asgjë. Veç libri, ama, vërtet kishte vezullime të mermerit… Ndiheshim të lumtur që e botuam. Po ç’lumturi zeza! Dhe do të gjendeshin poezi të tjera, duhej botimi tjetër. Ylli më kërkonte në gazetat, ku bashkëpunoja në Tiranë. Se kush i tha që s’jam. Donin që unë të mos isha. Po Trifoni Xhagjika tani u duhej më shumë të tjerëve, jo vetëm neve, që vinim nga burgjet, që dhe ishim pushkatuar me të, sado pak. Dhe doli “Poezia” e tij e plotë, në shekullin e ri dhe mijëvjeçarin e ri.
Shqipëria ka nevojë për guximin dhe ëndrrën e tij.

`Miq!
Dëgjoni trokëllimat e kalit
të harbuar?
Jam unë!

Poeti spanjoll Garsia Lorka po vinte kështu? Po dhe atë “si një Krisht mes hajdutësh në Granada e vranë – thotë Ernesto Sabata. – Krim i urryer, simbol i kësaj bote, e cila pas çrrënosjes së poezisë, lartësoi në vend të saj vrazhdësinë dhe frikën”
Jo, po guxonte të vinte i pushkatuari tjetër, Xhagjika ynë. Nuk paskan të njëjtë vetëm fundin tragjik por edhe kalin e poezisë. Trifon Xhagjika ecën dhe reciton “Këngë e verbër”, që ia kishte kushtuar Republikës, ku thotë: Vramë po të duash!/Në netët e tua të gjakosura/do të dëgjosh zërin tim:/“Të urrej oRepublikë,/lavire e zotërve gjakprishur!” (Prill 1962)
Vramë po të duash!!! O Zot, e dinte ç’bënte! Mbas një viti do ta pushkonin.
Në vendlindje, në Peshtan, vendosën një bust të tij.miqtë e rinj të pasvdekjes. Por ai duhet të jetë kudo, në kujtesë, në kryeqytetin e dhimbjes, në poezi…

ELEGJIA NË “SHI ME BALTË”…

Elegjia “Trifon Xhagjika” e Mero Bazes është në librin e tij, “Shi me baltë”, që i gjithë i ngjan asaj elegjie, për kohën dhe njerëzit e saj, për veten dhe për të shkuarën tonë, aq të pranishme dhe të ardhmes se mos do t’ë ngjajë të tashmes, të lirë për gjithçka, të mirë a të keqe njëlloj, pra, jo vërtet të lirë.
Mero Baze është mjeshtër i përsiatjeve kësisoj, të thukta dhe dëshpëruese, por në emër të një të drejtësie dhe përmirësimi të realitetit, artikujt e tij janë gati të përditshëm, me përditshmërinë turbulluese, që si duhet kthjelluar, duke e turbulluar edhe më?
Me të dalë poezia e Meros, tërhoqi vëmendjen e lexuesit dhe medias. Ishte një befasi? Ky gazetar i guximshëm deri në ashpërsi, i skajshëm deri te e vërteta, të paktën ajo e tij dhe e shqetësimeve që sjell ajo, kërkues i “Thembrës së Akilit” për të ngulur shigjetën e tij pa mëshirë, paska dhe poezi, pambuk të saj për plagët?
Po, Mero Baze është poet. Edhe në gazetarinë e tij dhe prozën eseistike ka poezi të fshehtë, por të tufantë si në një rrugë tjetër, ndërsa në poezinë e tij ka çështë të forta sociale, kontradikta dhe përplasje, madje dhe fjalor të atillë, por si pas xhamave. Por ai nuk kundron, futet në protestë dhe polemizon.
Në këtë libër me poezi, se ata që e njohin Mero Bazen e dinë që ai ka dhe një libër tjetër me poezi të hershme, shohim se ai përdor strofën e rregullt, pra, se brendshmi ndjen nevojën e rregullit, me metrikë të caktuar dhe rima, pra do harmoninë e sprovuar klasike dhe duke ngjasur në formë, të gjitha poezitë duket se janë këngët e një poeme. Për atdheun tonë, sipas tij, për kohën e tij, sipas nesh, për njerëzit sipas kohës, ku shpesh ata që s’janë, janë më shumë se ata qe janë.
Ja, si elegjia për Trifon Xhagikën tonë. Plot tension dhe dhimbje therëse. Solemnitet dhe një paqeje të nevojshme që i ngjan një armëpushimi, por jo pushim të luftës, jo me plumba, por me fjalë dhe drejtësi për një të vërtetë më të madhe se të gjithsecilit, të vërtetën që na duhet të gjithëve. Ka patur një kohë çnjerëzore që bëri njerëz çnjerëzorë, të cilët prapë mund të bëjnë kohë. Që të mbrohemi, duket thirrur Trifon Xhagjika. Që të fitojë njeriu, njerëzisht, na duhet statuja e Trifon Xhagjikës. Por tani nga fshati i tij, të shkojë në kryqytet, madje dhe në kryeqytetet e Europës, që vuajtën atë sundim, se Trifon Xhagjika nuk është poet nga që e pushkatuan, por me atë pushkatuan një poet.
Dhe koha kishte frikë dhe me atë të vrarë. Dhe bënte krimin tjetër, atë të mbulimit të krimit jo vetëm me dhé, por pa varr, por dhe me heshtje dhe harresë dhe Realizëm Socialist, shkrimtarët mediokër të së cilës, kritikët e mbetur donkishoteskë të saj, s’bëjnë gjë tjetër, por hekurishtet e kalbura të asaj fabrike na i tregojnë si sukses, që duhet montuar ende, pak si ndryshe, etj, dhe gjejnë dhe sulmojnë sabotatorët e saj si dikur partia e tyre, por as vetë s’e kuptojnë se po duan këtë, por mendësia dhe veprimet e tyre janë të tilla: pse na i shkatërruat Realizmin Socialist?! – sikur thonë .
Por vjen dhe poezia e Mero Bazes për Trifon Xhagjikën. Vargjet u ngjajnë atyre shiritave të verdhë që rrethojnë një skenë krimi: Këtu është vrarë një poet, që po duan ta rivrasin. Nuk ka rëndësi në janë po ata vrasës apo të tjerë. Krimi i barazon. Dhe nëse tani nuk vrasin dot poetin, duan të vrasin fjalën e tij, kur poeti në fund të fundit është fjala e tij.
Mero Baze si poet na bashkohet në më të lartën tonë, që vuajtjet dhe martirizimin ta kalojmë jo vet;em nga rrëfim në përvoj:e, po ta bëjmë dhe art, poezi. Që sjellin drejt:esi dhe paqe.
Mos Mero Baze nuk duron dot dhe ka marrë topin që kërkoi në gjyq Trifon Xhagjika si poet?

TRIFON XHAGJIKA
– Nga Mero Baze –

E prura mbi një gur në shtëpinë e tij,
Te lëmi që i feksi në mend para plumbit.
Ky gur s’e ka ditur që ai po vdiste,
Askush s’e njoftoi për natën e fundit.

As muret e shtëpisë nuk e kanë vajtuar
Se vdekjen ua mbajtën fshehur nga frika.
Kishin frikë nga klithmat e gurëve
Nga kuja që do plaste pa zbardhur dita.

Ua fshehën fëmijëve që nuk e njihnin,
Krojeve që prisnin të kthehej nga larg.
Ua fshehën pleqve që mblidheshin te lëmi
Dhe prisnin habere çdo darkë.

Ua mbajtën fshehur, si t’ua thoshin
Që s’vdiq nga sëmundja, as nga malarja!
Këta gurë të hirtë janë shumë të vjetër
Të mos habiten si vdes njeriu nga fjala.

Tani vështrojnë fytyrën e bronztë,
Duan të kuptojnë pse Trifoni nuk flet.
Ai u shua kur fjalën e vriste frika
Dhe hesht tani kur fjala ulëret.

E solla këtu, larg vrasësve të tij
Sido që s’i njoh vrasësit e vërtetë.
Le të jetë larg vrasësve të rinj
Që vrasin fjalën të mos ketë poetë…

Zemra poetike dhe zjarri patriotik-prometeik i Atdhe Gecit!- Nga SENAD GURAZIU

Derisa po lexoja një shkrim të autorit Atdhe Geci, sikur po thosha mëvete: ja shpirti, zemra poetike dhe zjarri patriotik-prometeik i një “cowboy-i” kosovaro-gjerman! Në mendje e quajta “cowboy” pa të keq, madje i buzëqeshur, foto-portreti i tij në kuptimin e stilit perëndimor me kapelën a la “wild west”, e quajta “cowboy” për kapelën e zezë dhe për bishtalecin e një musketir-djaloshari, për pozën pafajësisht të “stisur” dhe për shkak të aktrimit të dobët sa i përket shikimit diku në askundësi, mikro-fenomene të fotografikave këto (të cilat zakonisht na imponohen brenda atyre ca sekondave para shkrepjes.

S’duhet mohuar, gjithsekush i njeh këso mikro-elemente të stisura të pozave, mund t’i hetojmë… u ndodhin madje dhe vetë yjeve të Hollivudit, unë pata shkruar dikur madje dhe për buzëqeshjet super-të stisura, për buzëqeshjet robotike-automatike të ish-Presidentit Obama. Ai si politikan një ditë prej ditësh qe detyruar për takim me qindra politikanë të botës (inkluzivisht ndër ta dhe Berisha i Shqipërisë, Erdogani i Turqisë etj. mbi 100 këso kokash të politikave të ububushme) dhe i “ngrati” Obama me të gjithë veç e veç i duhej të fotografohej atë ditë. Nuk di pse duhej fotografuar ashtu… me të gjithë veç e veç, por di se ashtu qe “detyruar”.

Ja po e sjell këtu, në v. 2011, dmth. para 1 dekade e më shumë, pata shkruar si vijon:
Shiheni pakëz foto-kolazhin, ‘studiojeni’ buzëqeshjen e Presidentit Obama. Analizojini buzëqeshjet e të tjerëve, vërtetojeni vetë sa mbrapa janë politikanët e tjerë me buzëqeshjen. Ja përse dhe mund ta vërtetojmë shkencërisht se Obama vërtet e ka aftësinë e ‘buzëqeshjes konsistente’. Asgjë s’lëviz, falsitet stabil, thuase dhe buzëqeshja e tij e “trajnuar” nga CIA. Ndoshta dhe është marifet i CIA-s, ku i dihet, meqë fjala është për buzëqeshje “politike”. S’i trembet buzëqeshja sepse “robotike”, e njëjta ngelet qoftë dhe nëse duhen 1000 foto njërën pas tjetrës.

Sa për vete, mendoj sqarimi është akoma më i thjeshtë – anise, kuptohet ashtu mendoj vetëm unë. Sipas meje e gjitha ka t’bëjë me “djathin”, krejt varet nga shqiptimi imagjinar i djathit (në anglisht). E qartë se askush nga të tjerët jo-anglishtfolës s’mund ta shqiptojë në mendje “djathin” si Obama. Bie fjala ku di Berisha ta bëjë këtë, ku di ai inglizisht “çiiiiiiiizzzzz”. Sa për Erdogan atje në fund, hiç se hiç, come oooon, do habitej dhe vetë Obama : )

Një tjetër teori flet për flamurthin e vockël patriotik në sakon e Presidentit (aty tek xhepi). Se gjoja na qenka njëfarë “butoni” për buzëqeshjet fotografike. Aso butoni high-tech (dhuratë e CIA-s) të cilin ai e aktivizuaka duke i fryrë lehtë ca sekonda para shkrepjes së aparatit. Mirëpo ec e besoju gjithë teorive konspirative që njerëzit e botes parapëlqejnë t’i marrin si të “vërteta”. Neve mbase na mjafton vërtetësia dhe dëshmia e foto-kolazhit.

***
Më poshtë po e ngjes një tekst të cilin Atdhe Geci (pseudonim ky, emër pene, i autorit Geci) e kishte postuar tek portali “VoAl” si poezi – kam vuajtje atdheu në kraharor, dhimbje poetike ndeshje lotësh mes mallit, dehjes dhe pikëllimit, si një udhëtar i detyruar për në mërgim, koha ime mund të quhet “Prometejane” – është shprehur autori Geci, ndër tjerash segmente poetike, ka plot të ngjashme, që ngërthen teksti.

Them se teksti i tij dhe është “poezi”, teknikisht mbase jo, siç e kërkon shtrati stilistik, nëse do donim t’ishim ndonjë “kritik” strikt i letraritetit, aso të “hutuar” pas teknicitetit gjuhësor, por në kuptimin pafajësisht siç e ndjen shpirti autorial, është “brum tekstual” i ngjeshur, madje i stërngjeshur poetikisht, i stërngopur me ndjesinë poetike (gjatë leximit më bëhej sikur mund ta ndieja, ta “prekja” mirëfilli zemrën e tij, patriotizmin e kulluar, mallin, dhimbjen, gjithçka që një zemër e “gurëve të rrokullisur” di të ndiejë).

Teksti “Kosovë, Koha Jonë Kombëtarisht” i autorit Geci, sipas meje ngërthen brenda më shumë se një “poezi”, tekst i shtrirë së gjati me një “gjatësi epike” (siç ishte postuar nga ai tek portali VoAl) i ngjante një poemthi a poeme a la fishtiane – unë e përmirësova pak dhe po e lë si “tekst prozaik” pasi për mua, siç thashë, brenda materies tekstuale figuron ose është stampuar gjithçka që më duhej.

Dihet se stilet e poezisë (si formë, e kam fjalën për format poetike) janë diç si sheqerka, a çokollatash ndjesie teknikisht të fabrikuara, herë i bejmë si “lëpirëse”, herë si bomboniere, herë i paketojmë në kutitë e bukura, herë i mbështjellim me lloj-lloj letrash ambalazheske të laryshuara, provojmë t’i bëjmë sa më tërheqëse, herë u shtojmë ingrediente, aromash etj. etj. por në fakt kur duhet t’i shijojmë, i lëpijmë me gjuhën e leximit dhe kënaqemi me sheqerkat, me “m&m” si rruazash shumëngjyrëshe, me lloj-lloj formash të ëmbla, realisht kur i shijojmë (dmth. si lexim) të gjitha “skrihen” në mendjen tonë, kthehen në diç si masë e njëtrajtshme mjalteske… dhe kuptohet na pllakos dëshira ta kemi fytin sa më të “gjaaaaaaaaaaatë”, mundësisht si gjirafat, dhe kështu të na kënaqin ëmbëlsisht : )

– – – teksti ngjitur – – –

Kosovë, Koha Jonë Kombëtarisht – nga Atdhe Geci

Jo rrallë kam qarë me shiun dhe stuhitë e tij, me vetëtimat dhe murmurimat e kotit, kam kujtime nga koha me pushkë në dorë dhe këngë në zemër Kosovë dardane, koha e një epoke kombëtarisht. Jam n’mërgim të detyruar, në mërgim ekonomik, mërgimi i detyruar nga shtypja dhe nga vrasjet është i neveritshëm dhe është plagë kombëtare. Unë s’jam nga ata që qëllim jete i kanë dëfrimet, kënaqësitë dhe aventurat e tejkalimeve vetjake.

Kam vuajtje atdheu në kraharor, dhimbje poetike ndeshje lotësh mes mallit, dehjes dhe pikëllimit, si një udhëtar i detyruar për në mërgim, koha ime mund të quhet “Prometejane”, i tej-plagosur nga ata që vrasjen kishin mësim! Unë punoj për vendin tim aq sa kam forcë e zemër t’i bëjë detyrat e mia për atdheun, për pjesët e atdheut tim të pushtuar. Liri, unë kam aq gjak e frymë që pikat e gjakut për liri t’i bëj këngë, poema dhe dedikime për herojntë e kombit.

Malli dhe dhimbja janë pjesë e jetës për mua, çdo frymëzim në këtë temë kujtoj se e kam bërë ashtu s’i e kërkon misioni i shkrimtarit. Në Gjermani unë nuk u kundërvihem ligjeve dhe zakoneve të tyre. Gjermanët kanë shumë respekt ndaj njerëzve tanë të mërguar me detyrim, shpirti tyre është gjigant, Gjermania është një krah i Kosovës.

Ne shqiptarët kemi lashtësi të shquar dhe të ndritur, i gjithë kontinenti i Evropës quhej Pellazg-Iliri. Liriun e takova një mëngjes vjeshte në Dortmund, më përqafoi fort dhe u ndalëm të bashkëbisedojmë, Trepça dhe pasuritë e Kosovës janë në heshtje, kam ardhur këtu – më thotë Liriu për përgatitjen e vullnetarëve tanë për Frontin e Luftës në Kosovë, në Kosovë e gjithandej toka avullon gjak të nxehtë, kemi bekimin e popullit që t’i dalim zot Dardanisë, lufta e UÇK-së është e ardhmja e Kosovës së lirë, Amerika dhe Aleanca Perëndimore, NATO, janë në anë të Kosovës, mërgimtarët kudo janë bashkuar për liri të Kosovës, i mërguari po jep para dhe gjak.

Në rrugën drejt lirisë unë me vete e kisha Kosovën, gjysmën e familjes dhe disa dorëshkrime librash. Jeta e poetit është rrugë e veçantë nga të tjerat (rrugë jetësore), rri e qetë vetja ime, mbaje veten që unë të mbaj lirinë, liria do gjakun e çdonjërit që lirinë ta kemi në duar. Kosovë, emri im prej gjakut dardan, emri im prej prej gjakut shqiptar, në kraharor kam prush kënge, gaca të prushit të lashtë të kohës së Prometeut, një himn kombëtar dhe një flamur gjaku kombëtar.

O atdhe, o Dardania ime, o Iliri Arbërore, ndjemë, ndodh që herë-herë natën kur zgjohem, dëgjoj një oshtimë përroi të egërsuar dhe një përndjekje të qetësisë në gjumë, një fluturim mendimesh të një mërgimtari. Liri, i mërguari në mërgim i bart dy plagë; një për familjen e të afërmit, dhe një për atdheun. Kjo ndeshje nate midis mallit e dhimbjes u jep krah ëndrrave dhe dashurisë sime për atdhe-Kosovën dardane, koha e një epoke kombëtarisht!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2024

NASA përgatit fluturimin historik, sonda Parker do të tentojë të afrohet me atmosferën e Diellit

Sonda Parker e NASA-s është vetëm disa ditë larg fluturimit më të afërt me Diellin – ose përmes shtresave të tij të jashtme, në varësi të mënyrës se si e shikoni këtë manovër – në një përpjekje të guximshme për të zbuluar sekretet e yllit tonë. Që nga nisja e saj në vitin 2018, anija kozmike e vogël, që peshon më pak se një ton, ka kryer fluturime me shpejtësi rekord. Por në prag të Krishtlindjeve, ajo do të bëjë fluturimin më të afërt me Diellin ndonjëherë.

Parker do të zhytet drejtpërdrejt në atmosferën e sipërme të Diellit dhe do të mund të mbledhë të dhëna të vlefshme për atë që po ndodh atje. “Thjesht, ne duam të gjejmë vendlindjen e erës diellore”, tha Nicky Fox, shef i Shkencës në NASA. Kjo zonë në të cilën do të hyjë Parker njihet si korona. Gjatë eklipseve diellore, korona duket si një aureolë drite që rrethon yllin.

Pavarësisht nga madhësia e tij dhe roli si qendra e ekzistencës sonë, shumë aspekte të Diellit mbeten ende të mbuluara me mister – një prej tyre është korona. Përkundër faktit që korona është qindra herë më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit, duke arritur temperatura deri në 3.6 milionë gradë Fahrenheit, shkencëtarët ende nuk bien dakord për arsyen e kësaj; a nuk duhet që rajoni më afër bërthamës të jetë më i nxehtë?

Korona gjithashtu mendohet të jetë burimi i erës diellore, një rrjedhë e vazhdueshme grimcash. Pra, për të kuptuar më shumë rreth saj, Parker duhet të afrohet më shumë. Në të vërtetë, ajo ka qenë afër Diellit më parë, por kurrë nuk ka depërtuar kaq thellë. Dhe natyrisht, ekziston sfida inxhinierike e frikshme për të krijuar një sondë që është e shkathët, por mjaft e fortë për t’i mbijetuar temperaturave ekstreme – dhe ndryshimeve të temperaturës – me të cilat do të përballet.bw

KUR NJË GRUA LARGOHET…- Poezi nga BEKIR COSHKUN

 

Kur largohet një grua,
ajo lë një boshllëk të madh.
Kur ajo largohet një ditë,
shumë mbesin “jetimë“ pas ikjes së saj.
Dollapet e guzhinës, perdet.
Rrobat e palosura me kujdes.
Fjongot në fund të dollapëve.

Me agun e mëngjesit nuk dëgjohen më taketuket
nga kuzhina.
Tabakatë mbesin jetime!

.
Kur një grua largohet,
shpesh lulet thahen pa ujë.
Luleverdha shpejt e përkul qafën…
Askush s’ja di kuptimin asaj gote.
Askush nuk e di se sa vlen ajo enë kromi.
Ballkoni tashmë është i qetë…
Koridor i heshtur…

.
Kur largohet një grua…
Në të vërtetë, kur ajo largohet,
sa shumë njerëz ikin bashkë me të?!
Një punëtore e palodhur.
Një pastruese.
Një rojtare.
Një kopshtare.
Një llogaritare.
Një NENE shkon.
Një Mike.
Një Shoqe.
Një e Dashur.
Sa njerëz zhduken me ikjen e saj…

.
Gjithmonë ndodh kështu
Kur ajo ikën
komplimentet, paralajmërimet, ankesat, lutjet,
do të mbeten jetimë…
Tek pragu i derës nuk dëgjohen më:
“Ki kujdes”!
“Mos u vono”!

.
Gratë!
Gratë largohen duke lënë zbrazëtirë shumë të madhe pas vetes.
Kur një grua është larguar, në të vërtetë,
shumë gra janë larguar…
Dhe kur një grua largohet,
ajo ka lënë pas
shumë “jetim”.
Do na marrë malli për ty, grua e bukur!

.

Bekir Coşkun (1945 – 18 October 2020) ishte gazetar, shkrimtar dhe kolumnist për gazetën më të madhe turke Zhumhuriet.

 

Një cikël poezish me 4-vargëshe- Nga Përparim Hysi

 

1. Ç’janë këta sy?

Ç’janë këta sy?Mos i ke ngjyer me qymyr?
I ke ngjyer me”qymyr”,ndaj po më hanë të gjallë
I shoh këta sy dhe bëhem si “xhind i pirë”
Kam”frikë” prej tyre,aq sa shndrrohem në”djall”.

2.Një shenjë

Një shenjë me sy e një tjetër me vetull
(Kaq më del e më”tepron”)
Sado i moshuar,kthehem në djalë”qefull”
Se të lë fare mendja,kur dashuron.

3. Tani

Tani që një mike më bëri apel
(U provua katërcipërisht që nuk kam”fat”)
E,moj pleqëri,të veshë mu në esfel!
SE ajo më shkroi:-Po të pres në shtrat !!!

4. TI

Ti po fle për shtatë palëqejfe(edhe burrin ke përbri)
Unë të shoh e më zënë”ethe”(se shpirtërisht jam me ty)
Burrin e”përzë me shqelma”( mjaft e”hëngri” ,”arën time”)
Zë e ngopem me pandehma(katandis sa një thërrime)

5.Përse?

Përse,moj botë,të mos jeshë errësirë?
Dhe unë dhe ajo errësirave të humbasim
Epo në errësirë të ndihesh mirë
Kështu ndodh me “dy pëllumba” që sqepash gugasin.

6.Kaloi një grua

Kaloi një grua,që nuk i njihej mosha
Rinia tek ajo kish bërë prapaktheu
Më mbetën sytë pas saj që unë”mosqofsha!”
Qe aq e mirë,sa mendjen ma rrëmbeu.

7.Në dashuri

Në dashuri nuk e njoha tradhëtinë
Kam qenë gjithmonë besnik
E kam ruajtur dashurinë si çifuti florinë
Dhe për dashurinë dhe jetën e vë në rrezik.

8.Dashuria

Dashuria të jepë shpresë dhe veç shpresës dhe guxim
Edhe krahë vë si shpezë,pa zë nisesh fluturim
AS nuk pyet,kur dashuron(s’ka kala që nuk e merr)
Gati malin e rrëzon,se nga mendja bëhesh erë.

9. Dhe vështrimi

Dhe vështrimi bëhet thikë(thikë që të shponë e të pretë)
Ja,kështu m’u duk njëçikë,qe i gjatë,por i sinqert
Jo m’u duk,por m’u ngul dhe më hyri drejt në zemër
Ah,të lutem,mos ma shkul! Po të lutem,e paemër!

10.Në sytë e tu

Në sytë e tu,një det me dhimbje
Çuditem se si sytë gjithë atë det e mbajnë?!
Po më dhëmb shpirti për ty,moj mike!
Dua atë”detdhimbjesh” bashkë ta ndajmë.

Tiranë,17 dhjetor 2024

ÇMALLJA E PLAKUT NGA ÇAMËRIA- Tregim nga Bedri TAHIRI

 

Çamëria s´lypet, Çamëria merret
Epir, bëje dorën grusht dhe lëviz
O e mbijetuar e pellazge- ilirëve
Shqipëria shtrihet deri n´Prevezë!
(Atdhe GECI)

Plaku imëtak nga Çamëria, që kur në Kosovë agoi ditë e bardhë, kishte ndarë mendje e zemër të shkelte njëherë në tokën e shenjtë të Prekazit heroik. Por, kot, puna rrokullisej lëmsh. O sot, o nesër dhe nuk i vinte se nuk i vinte shtegu. Ditën që iu dha mundësia, sa s’fluturoi nga gëzimi.
-Plakë, ore e uruar, që më ke humbur si sëpata pa bisht, eja shpejt e bëmi gati rrobat kombëtare, -thirri me gjithë zë te shoqen, e cila po vraponte pas një klloçke me dymbëdhjetë zogj atje tej në fund të oborrit.
-Ah, unë korba, po ç’i paska shkrehur sot dalldia e rinisë, kur me maliherin hedhur krahut bridhte maleve dhe e luftonte hasmin nazifashist,- mërmëriste ajo, tek i kërkonte opingat me xhufka, që ishin tretur diku në fund të arkës së vjetër të nusërisë, pa të cilat nuk ecte dot.
-Për ku kështu, ore i uruar?- pyeti ajo pasi ia kishte gjetur të gjitha.
-Larg do vete, larg, në Drenicë, në Prekazin e lavdisë, në truallin e Adem Jasharit- u gjegj ai, më shumë duke mërmëritur e duke u përpjekur të shikonte fytyrën e vet të rrudhosur, në xhamin e dritares së thyer.
-Epo nuk ka lezet de, të vete ndryshe në vendin e shqipeve të trimërisë!- bënte me vete tek po hipte në makinë.
Rruga nuk qe e shkurtër, duhej kapërcyer radhë e radhë vendbanime të lashta shqiptare: katunde e qytete, fusha e male, kodra e lugje…Secili më i bukur se tjetri. Secili histori në vete…Filati, Parga, Gumenica, Konica, Arta, Parathemia, Preveza, Margëlliqi, Rrapeza, Spllanca, Kastria, Tabani, Lëkurësi, Stanova, Trikopallu, Thesprotia…
-Ore lum vëllai, ju paça për jetë të jetëve, këto vende të begata, linden njerëz të ditur e trima që të merrnin gjak në vetull, si: Akilin, Odiseun, Aleksandrin e Madh, Pirron, Papa Shën Eleuterin, Hoxhë Hasan Tahsinin, Dora d’Istrian, Muhamet Çamin, Musa Demin, Marko Boçarin, Mitrush Kutelin, Faik Konicën, Osman Takën, Bilall Xhaferrin, Qamil Buxhelin…
Kur kaloi përskaj Ardenicës, ku dikur Gjergji ynë i pavdekshëm, kishte kaluar muajin e mjaltit me Donikën e bukur, seç iu lidhën në mendje: Drenicë e Ardenicë!
Sa bukur: Drenicë e Ardenicë!
E madhërishme!
Dhe, kjo, një copë herë nuk iu shqit nga truri…
Obobo, sa e gjatë iu duk rruga nëpër trojet shqiptare.
-Po e gjatë duhej të ishte xhanëm,- i foli vetës, si me inat, duke dredhur mustakun e hollë si bisht miu, bile edhe më e gjatë do të ishte, po të mos na kishin shkurtuar të pabesët grabitqarë.
Ama këtij po i ngutej, andaj i dukej e gjatë dhe e pafund. Alpet kryelarta ende shikonin vëngër shiritin e zi që ua përthekonte shtatin me nëntë plagët e Gjergj Elez Alisë, shkaktuar nga duar të pakujdesshme…
Kur zbriti në truallin e ëndërruar, sa s’e tradhtuan këmbët. Hë, hë, dhe burrë i them vetës, bëri nëpër hundë si me inat. Një copë herë ngeli mumie e shushatur, mu në mes të rrugës. Të tjerët, që rastisen përnjëherë, moti kishin arritur te varrezat dhe po i nderonin e ky ende qëndronte i hutuar fare. Mbase ashtu edhe i pëlqente, të dehej e të ekzaltohej thellë e thellë me dhuntinë e të pavdekshmëve.
Hëpërhë, vërtet, i duhej vetmia. Po, ore, po. Ashtu do të çmallej më gjatë e më lirshëm.
Pasi pushoi pakëz dhe mori veten, u nis andej, ku edhe vizitorët veç ishin pakësuar. Rojat, dy të rinj shtathedhur, me uniforma elegante, nderonin gatitu, pa rrahur as qerpikë. I përmalluar në kulm e i zhuritur si eshka në diell, u turr drejt tyre. Aq i bënte atij për rregullat ushtarake.
Dhe, fap njërit e fup tjetrit, iu hodh në përqafim ngashërues. Ata nuk bëzanin. As ky nuk po fliste. Lotët e gulçimit i shkonin çurkë faqeve thatake e të mërdhezura nga emocionet. Sakaq u ndal dhe ra në gjunjë përpara varrit te Komandantit. Mori një plis dheu të shkrifur, mbase nga gjaku i lirisë, dhe zu ta puthte me afsh përpirës:
-Më fal Komandant, mbase u turpërova e u ligështova, por mos ma merr për keq! Lëmshi i mbledhur kaherë në grykë për pak më ngufati. Besoj që nuk jam koritur. Si thua Ti? Kur pat vdekur Skënderbeu, patën lotuar gjithë princërit e kapedanët e Arbërisë, bile Leka i pat shkulur flokë e mjekër. Patën lotuar edhe vetë fushat e malet, aq sa u krijuan lumenj e liqeje të tërë vërshues!
Ende qëndronte ashtu, si të ishte vetëm për vetëm, pa ua venë veshin mijëra syve, që si shigjeta helmuese ishin lëshuar mbi të. Vërtet, tashmë ishte ulur ndryshe, si në odë burrash, këmbëkryq. Kishte vënë përpara kutinë e bakfanit, me duhan si këmbë sokoli, dhe çibukun e zbukuruar prej shqope, trashëguar nga i ati, i cili e mbante kujtim nga trimi i asaj ane, nga Musa Demi i Filatit.
Ashtu, ngeshëm, fët e fët, zuri të mbështjellë cigare pas cigareje, ani pse dikush, mbase të gjithë, mund ta merrnin për të krisur.
-Urdhëro një duhan të sertë nga Tahir Çapari, o komandant Adem Jashari!
-Ndale njëherë këngën dhe vallen e Osman Takës e ndize një letër, o Hamzë Jashari!
-Ndoshta nuk e pi, por për hatrin tim merre një, o mësuesi i nderuar Shaban Jashari!
-Urdhëro edhe ti o…
-Urdhëroni!…urdhëroni!…
Vonë, pasi u çmall mirë e mirë me të gjithë, i luti këmbët e mpira që ta shpinin deri te kullat e qëndresës. Atje duhet të bëhem më i fortë, i tha vetës,- duke mbledhur atë pakëz fuqi që i kishte mbetur. Ashtu e kërkonte puna. Themelet e lara me gjak lirie, që suksesshëm kishin sfiduar gjithë atë zerzele mbytëse, nuk e durojnë dot lotin. Jo, jo, kurrsesi. Në këtë vatër kurrë nuk është dëgjuar tjetër, përveç kuvendime, këngë, burrëri, trimëri. Këtë e di unë fare mirë, ore lumë vëllai. Këtu kanë luftuar e qëndruar i madh e i vogël, pleq e të rinj, burra e gra. Kanë qëndruar edhe këto mure gjysmë të rrënuara…
…Beteja ka zgjatur plot tri ditë e tri net…Këtu, përpara kullës ka qëndruar baca Shaban me pushkën e gjatë…Atje, në ballë, komandant Adem Jashari, duke dredhur mustakun e duke kënduar…Më tutje, midis dy kullave, strategu Hamzë Jashari, që me gjoks i doli tankut përpara…Brenda, në bodrum, qëndronin graria, në ballë me nënë Zahiden…shpjegonte ciceroni kujdestar para vizitorëve kureshtarë.
Por ky, kishte zënë një qoshe dhe kishte tretur thellë në humbëtirat e pafundme të mendimeve. Parasysh i vegoheshin dragonjtë, duke kamxhikosur pamëshirshëm kuçedrën shumëkrerëshe…
-Ore djalosh, dua të të them një fjalë, he ta marrsha të keqen!- iu drejtua atij, kur e pa se kishte ngelur vetëm.
-Urdhëro babëlok,- fol ai lirshëm!
-Nuk iku dot pa e pirë një kafe në truallin e Adem Jasharit!- tha me zë të prerë dhe u ul këmbëkryq në oborr, mu përballë portretit të legjendarit.
-Po, si jo, ore të lumshin këmbët!- e uroi djaloshi i papërtueshëm, duke e vënë fill xhezven në furnelë.
-Ohoho!-lëshoi plaku një si psherëtimë ngrohtësie nga thellësia e shpirtit, pasi piu hurpën e parë. Takëmin e duhanit sërish kishte vënë përpara. Çibuku zuri të nxjerrë fjollat e tymit lakadredhas. Më nuk po fliste. Ishte qetësuar. Ua hidhte sytë me radhë: kullave gjysmë të rrënuara, varrezave matanë, bunkerit atje tej në maje të kodrës, ku valëvitej flamuri kuqezi. Në fund ndali vështrimin mbi kullat e reja, ku gjallonte farë e pavdekshme e Jasharëve…
-Të lumtë e të ma bësh hallall biro,- foli me zë të ngjizur, pasi kishte mbaruar. Tash u çlirova. Ja si po marrë frymë lehtë, si nositi gjoks hapur. Edhe Zotin e pata lutur që të më falte jetë veç derisa ta plotësoja këtë dëshirë të vetme.
Kaq kisha: Ta pija një kafe në truallin e Adem Jasharit!!!
Tashti edhe mortja lë të urdhërojë kur të dojë! Po, po, kur të dojë! Unë e kreva timen: u çmalla!
Atyre që sollën lirinë, u lumtë dhe ua paçim borxh edhe jetën!

KOSOVË, KOHA JONË KOMBËTARISHT- Poezi nga ATDHE GECI

 

 

Jo rrallë kam qarë me shiun  dhe stuhitë e tij, me

vetëtimat dhe murmurimat   e kotit, kam kujtime

nga koha me pushkë në dorë dhe këngë në zemër

Kosovë dardane, koha  e  një epoke kombëtarisht

Jam n´mërgim të detyruar, në mërgim ekonomik,

mërgimi  i  detyruar  nga shtypja dhe nga vrasjet

është i neveritshëm  dhe  është  plagë kombëtare.

Unë s´jam nga ata  që qëllim jete i kanë dëfrimet

kënaqësitë dhe aventurat  e  tejkalimeve  vetjake

Kam vuajtje atdheu në kraharor, dhimbje poetike

ndeshje lotësh mes mallit, dehjes  dhe  pikëllimit,

si një udhëtar i detyruar për në mërgim, koha ime

mund të quhet Promethiane, i tej plagosur nga ata

që vrasjen kishin mësim!Unë punoj për vendi tim

aq sa kam forcë e zemër t´i bëjë detyrat e mia për

atdheun, për pjesët e atdheut tim të pushtuar. Liri,

unë kam aq gjak e frymë që pikat e gjakut për liri

t´i bëj këngë, poema  dhe  dedikime  për herojtë e

kombit. Malli dhe dhimbja janë pjesë  e  jetës për

për mua, çdo  frymëzim  në  këtë temë kujtoj se e

kam bërë ashtu s´i  e kërkon misioni i shkrimtarit.

Në Gjermani  unë nuk u kundërvihem ligjeve dhe

zakoneve të tyre.Gjermanët kanë tejet respekt ndaj

njerëzve tanë të mërguar me  detyrim, shpirti  tyre

është  gjigant, Gjermania është një krah i Kosovës.

Shqiptarët  kemi  lashtësi  të  shquar dhe të ndritur

i gjithë Kontinenti i  Evropës  quhej  pellazgë-iliri

Liriun e takova një mëngjes vjeshte në Dortmund

më përqafoi fort dhe u ndalëm të bashkëbisedojmë

Trepça  dhe  pasuritë  e  Kosovës  janë  në  heshtje,

kam ardhur këtu më thotë  Liriu  për  përgatitjen  e

vullnetarëve tanë  për  Frontin e Luftës në Kosovë,

në Kosovë e gjithandej toka avullon gjak të nxehtë

kemi bekimin e popullit që t´i dalim zot Dardanisë

lufta e UÇK-së  është  e ardhmja e Kosovës së lirë,

Amerika  dhe  Aleanca  Perëndimore,  NATO, janë

në anë e Kosovës, mërgimtarët kudo janë bashkuar

për liri të Kosovës, i mërguari po jep para dhe gjak

Në rrugën drejt lirisë  unë  me  vete kisha Kosovën

gjysmën e familjes  dhe  disa  dorëshkrime  librash.

Jeta  e  poetit  është  rrugë  e  veçantë  nga  të tjerët,

rri  e  qetë  vetja  ime, mbaje veten që unë të mbajë

liria do gjakun e çdonjëri  që lirinë ta kemi në duar.

Kosovë, emri im prej gjakut  dardan, emri  im  prej

prej gjakut shqiptar, në  kraharor  kam prush kënge

gaca  të  prushit  të  lashtë  të  kohës së Prometheut

një himn kombëtar dhe  një flamur gjaku kombëtar.

O atdhe, o  Dardania  ime, o Iliri Arbërore, ndjemë,

ndodh që  hera-herë  natën kur zgjohem, dëgjoj  një

ushtimë  përroi  të  egërsuar  dhe  një  përndjekje të

qetësisë në gjumë, një  fluturim  mendimesh  të  një

mërgimtari. Liri, i  mërguari  në  mërgim  i  bart  dy

plagë; një  për  familjen  e  të  afërmit  dhe  një  për

atdheun. Kjo  ndeshje nate  midis mallit e dhimbjes

mi jep krah ëndrrave  dhe  dashurisë sime për atdhe

Kosovë dardane, koha  e  një  epoke  kombëtarisht!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2024


Send this to a friend