67 vite pas vdekjes së tij rikthehen në atdhe eshtrat e i ish Prefektit e ish Kryetarit të Bashkisë së Tironës.
Më në fund!
Pas nje jete të dhimbshme familjare nga bisha e diktarurës komuniste e largimit të tij në Itali, Qazim Mulleti, biri e fisniku i një familje tironse do të prehet në Tironën e tij.
U largua nga Shqipëria në shtator të 1944 për tê mos rënë duart e komunistëve pa mundur të marr me vete gruan e djalin.
Gruaja Hajrie e djali Reshit u dêrguan në kampin komunist të internimit në Savër të Lushnjës, e iu sekuestruan prona e të mira materiale.
Hajria ndërroi jetë në një nga barakat e këtij kampi më 1980.
Reshiti i biri del nga ky Gulag komunist e rikthehet në Tiranë më 1990 pas rrëzimit të regjimit diktatatorial e vdes më vitin 2000.
Ndêrsa Qazim Mulleti ndërroi jetë më 28 gushtit 1956.
Ai “prehej” në një varreze italiane tê komunës Rocca di Papa, pranë Romës.
Jo rastësisht është në thonjza pasi eshtrat e tij qëndronin magazinuar në këtë varrezë prej vitesh.
Sipas ligjeve të këtij shteti, 10 vite pas varrimit skadon afati i qendrimit nê këtë varreze e qê mund të shtyhet deri në 20 vite të tjera, në varesi të disponueshmerise qê varrezat komunale kanë për ta ruajtur.
Më pas iu takon familjareve e të afermeve të zgjedhin zgjidhjen me të mirë o ne një varrezë familjare, o ne nje varreze private, o transferim ne nje komune tjeter o ne nje shtet tjeter per te cilin mjafton certifikata e vdekjes e marrja ne ngarkim e transportit.
Nese familjaret nuk kontakojne me zyrat e varrezave, eshtrat pas kesaj periudhe ne dispozicion nga komuna (10 vite plus 20 vite te tjera) , zhvendosen e ruhen ne magazinat e varrezave komunale e jo e hapur per publikun. Por ne dispozicion gjithnje te familjes nese ata duan prehjen ne nje varr normal te te afermit te tyre.
Deri sot ish Prefekti i Tironês 1942-1944 e ish Kryetari i Bashkisë sê Tiranês 1939-1940, ishte pa varr!
Më në fund kthehet në Tironën e tij!
I lindur më 30 dhjetor 1893, ishte i biri i Reshit bej Mulletit e Naile Kellicit, i diplomuar në Universitetet nëJaninë e Stamboll e njohes i gjuheve; franceze, gjermane, italiane, greke, latine, arabe e turke.
Po tê ishte gjallë e shihte Tironën sot do ngrinte sytë nga qielli e do thoshte:
“A nuk JU vje turp qe e keni lone n’kte derexhe shpinë tuj, nuk keni kuptu hala se ç’ju pata thone: jane ul molet e jon ngrit halet!”
Më në fund Sindaco bentornato a casa!
Riatdhesimi i eshtrave, dokumentacioni dhe ceremonia mortore organizohet nga Sherbime Funerale ALBA 2000. Funeral Home.
Është marrë personalisht me detajet e dokumentave ne itali z Arbian Dedej.
E bravo e mbajtët fjalën!