Edhe nëse ndodh që Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia.
Diktatori Enver Hoxha vdiq më 11 prill 1985. Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet. Ka nostalgjikë që i shkojnë ende tek varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vëmendje pa prekur thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por një e vërtetë rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë pas here dalin detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.
Një iniciativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në komunizëm. Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt, të cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.
Por edhe nëse ndodh që në Shqipëri t’ia heqin dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi do të vazhdojë të jetë hero kombëtar.
Fotografia e botuar nga
27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.
Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau lirinë e një populli të tërë për gjysëm shekulli. Pasojat e atij sistemi Shqipëria po vazhdon t’i vuajë edhe sot.
Jo Ti hiqet por duhet TË presim SE kur po dekorohen Fatos Nano,Edi Rama ,Grqmoz Ruqi,Ilir Meta ,Me Hashim Thaqin e gjithë Komandatët e Regnesit NGA BEOGRADI E T’UA BAJM NJI MAUZLIUM ,TË paktën brezat e ardhshëm ta mësojn TË vërtetën e hidhun se:SHQIPTARIN ASHT TRADHTAR I VET SHQYPTARI(???!!!)
Jo po ,ju duhet te dekoroni Sali gerdec Berishen qe ka vrare si i ka dashur qejfi.
O KA ARDHE KOHA QE TE KTHEHEMI NE KOMUNIZEM SE KETA MASKAREJT QE JAN TASHTI NA E MOREN FRYMEN E MBYTEN POPULLIN E SHKRET KTA QEN QOFSHIN TE DJATHT APO TE MAJT KTA PO PUNOJJN VEQ PER VETE DHE JO PER POPULL KTE HORRA.