“Nëse mbijetesa ndaj shumë atentateve do të ishte sport Olimpik, unë do të kisha medalje ari”, ka thënë ai
Ish-kreu i shërbimit të fshehtë të Kubës thotë se ka patur rreth 623 atentate për të vrarë apo destabilizuar liderin kuban, Fidel Kastro. Këta mbështeteshin nga kundërshtarë të ndryshëm të regjimit, kryesisht SHBA, që shpesh herë vepronte në distancë duke përdorur gangsterë apo mërgimtarë antiKastro.
Mes atentateve përfshihej përdorimi i taliumit për të rrëzuar mjekrren e tij te famshme, apo LSD për ta bërë të cmendej gjatë një transmetimi radiofonik. Më pas ishte kostumi i helmuar i zhytjes, puroja shpërthyese, dhe femra fatale që do ta joshte. Marita Lorenz, një nga gratë e shumta që Kastro numëronte si dashnore, supozohet që kishte pranuar një marrëveshje nga CIA në të cilën ajo do t’i jepte atij kapsula të mbushura me helm. Ajo arriti deri aty sa të fuste pilulat në dhomën e tij të gjumit në kutinë e saj të kremit, por pilulat u shpërbënë në krem dhe ajo kishte dyshime për aftësinë e saj që t’ja jepte me forcë Kastros kremin e fytyrës, dhe gjithashtu u tremb. Sipas Lorenz, Kastro në një farë mënyre e zbuloi planin e saj dhe i ofroi pistoletën e tij qe ta vriste, “Nik e bej dot Fidel”, i tha ajo.
Kishte gjithashtu guacka deti shpërthyese, të cilat shpërthyen vërtet 40 minuta pas vizitës së Kastros në plazh. Ka gjithashtu rrëfime për një plan tejet të cuditshëm për të realizuar me rreze një hologram të Virgjëreshës Mari, që supozohej se do të frymëzonte katolikët e Kubës që të hidhnin poshtë komunizmin, ndonëse nuk duket se është provuar kjo gjë.
Shumë prej komploteve është e pamundur të mbështeten me fakte, ndonëse nuk ka dyshim që shumë njerëz e donin Kastron të vdekur. “Nëse mbijetesa ndaj shumë atentateve do të ishte sport Olimpik, unë do të kisha medalje ari”, ka thënë ai.
Komentet