Voal – gazetari Ilir Ikonomi ka sjellë një telegram të vitit 1938 shkruar nga Ministri i Mbretit Zog në Uashington, Faik Konica, që i uron Fan Nolin në Boston me rastin e luajtjes së Uverturës Bizantine, të kompozuar prej peshkopit shqiptar. Telegrami është i datës 27 qershor dhe në të thuhet: Urime të kthiellta për të lojturit e simfonisë Bizantine. Më vjen shumë keq që nuk u ndodha atje. A mund të më shkruani si e gjykoi shtypi? Të fala. Faik Konica.
Këtë telegram, Ikonomi e ka gjetur në Boston, i cili vë re se është një ndër shembujt e shumtë se si mëritë e mëdha mes këtyre dy njerëzve të ditur u shndërruan në respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin.
Komentet