VOAL – Shkrimtari gjerman poliedrik, antenë e ndjeshme e dekadencës, apolitik i përkryer dhe, siç e ka definuar ndonjë autoritet i kritikës, i fundit i klasikëve; e gjithë kjo, dhe shumë më tepër, ishte Thomas Mann, një kolos i letërsisë së të gjitha kohërave. Dhe jo vetëm për stilin e thekshëm dhe të patejkalueshëm, as për shumëllojshmërinë e krijimtarisë, duke filluar nga tregime në romanin-lum deri tek eseja politike, por edhe për thellësitë e mëdha intelektuale si dëshmitari civil i atyre kohë që ai e dinte si t’i mishëronte.
I lindur më 6 qershor 1875 në Lübeck, ai ndoqi gjimnazin në të njëjtin qytet, por me rezultate jo të shkëlqyera. Në 1894 ai u shpërngul në Mynih ku u regjistrua në Universitet. Në 1905 martohet, goditur nga bukuri dhe inteligjenca vajzërore e Katia Pringsheim, e bija e një prej njerëzve më të pasur në kryeqytetin e mbretërisë së Bavarisë.
Thomas dhe Katia bënë udhëtimin e tyre të dasmës në Zyrih, ku, edhe pse të këshilluar nga gjinekologu (i cili sugjeroi znj Mann të mos ketë fëmijë në vitet e para të martesës, nisur nga gjendja e saj delikate), ngjizën bijën Erika, fëmija e parë e çiftit. Megjithatë çifti fuqimisht dëshironte një mashkull dhe më pas, një vit më vonë, erdhi edhe Klaus, shkrimtar i ardhshëm në gjurmët e të atit. Më vonë çifti Mann solli në jetë Golo dhe pastaj Monika. Në vitin 1918 lind Elisabeth dhe më në fund Michael.
Në këtë moment të kohës, puna letrare e Thomasit është gjithnjë e më furishme: romani i tij i parë i madh “Buddenbrooks” botuar në vitin 1901, pasuar nga “Tristan” (gjashtë tregime të shkurtra, duke përfshirë edhe të famshmin “Tonio Kroger”) dhe, më 1909, një tjetër kryevepër e madhe, “Royal Highness”, u përqëndrua në figurën e princit Klaus Heinrich, i cili mbretëronte në një shtet të vogël imagjinar, dhe në jetën e tij të ngurtë brenda rregullave të rrepta. Në fund të tregimit princi do të martohet me vajzën e një miliarderi amerikan.
Në vitin 1912 ai botoi ”Vdekja e Venedikut”, një roman i shkurtër që synonte të provokonte një reaksion të madh për shkak të pedofilisë së dukshme të protagonistit. Një histori dashurie dhe vdekjeje, e cila është gjithashtu një metaforë e ashpër e dekadencës estetike të Europës së vjetër.
Më 1914 me esenë “Mendimet e Luftës”, Mann mbështet çështjen gjermane në konflikt të hapur me vëllain e tij Heinrich, një pacifist i bindur. Në fund të luftës dalin “konsideratat e një apolitiku”. Në vitin 1919 u botua novela “Qeni dhe i zoti”, ndërsa në vitin 1924 doli kryevepra “Mali i magjepsur”.
Në vitin 1926 ai fillon tetralogjinë biblike “Jozefi dhe vëllezërit e tij”, në të cilën ai do të punojë për 15 vjet, dhe që përfshin: “Historitë e Jakobit”, “Djaloshi Jozef”, “Jozefi në Egjipt” dhe “Josefi ushqyes”. Historia biblike bëhet një tregim sugjerues që bashkon mitin dhe psikologjinë, kërkimin dhe epikën. Në vitin 1929 mori çmimin Nobel për romanin “Buddenbrook”.
Në vitin 1933 ai filloi mërgimin e tij: së pari në Zvicër, pastaj në Shtetet e Bashkuara, ku ai pranoi postin e profesorit në Universitetin e Princeton. Në vitin 1936 ai zyrtarisht mori një qëndrim kundër diktaturës naziste; në Gjermani, ndërkohë i hiqet shtetësia gjermane dhe pasuritë i konfiskohen. Në vitin 1939 është botuar romanin “Luftë në Weimar” dhe historia indiane “Kokat e shkëmbyera”, pastaj në vitin 1947 del manifesti i madh estetik në formën e romanit, që është “Doktor Faustus”.
Në vitet në vijim shkrimtari është i mërzitur nga një seri fatkeqësish: në vitin 1949 djali i tij Klaus bën vetëvrasje; Vitin e ardhshëm vdes vëllai i tij më i ri Viktor; në vitin 1950, vëllai tjetër Heinrich gjithashtu vdes.
Në vitin 1951 lëshoi romanin “Të zgjedhurit” dhe Mann u vendos përgjithmonë në Kilchberg, në Liqenin e Zyrihut, ku vazhdon të punojë deri në vdekjen e tij. Në vitin 1953 shfaqet tregimi “Mashtrimi”; në vitin 1954 “Rrëfimet e kalorësit të industrisë Felix Krull”, suksesi i tij i fundit i madh.
Thomas Mann vdes nga kolapsi më 12 gusht 1955.
VEPRAT
Romane
- Buddenbrooks – Verfall einer Familie – 1901
- t (Königliche Hoheit – 1909
- (Der Zauberberg – 1924
- Joseph und seine Brüder (tetralogji 1933 – 1943)
- Die Geschichten Jaakobs – 1933
- Der junge Joseph – 1934
- Joseph in Ägypten – 1936
- Joseph der Ernährer – 1943
- Lotte in Weimar – 1939
- Doktor Faustus – 1947
- Der Erwählte – 1951
- Bekenntnisse des Hochstaplers Felix Krull – 1954
Tregime
- Vision (1893)
- Gefallen (1894)
- Der Wille zum Glück (1896)
- Der kleine Herr Friedemann (1897)
- Der Tod (1897)
- Der Bajazzo (1897)
- Enttäuschung (1898)
- Tobias Mindernickel (1898)
- Der Kleiderschrank. Eine Geschichte voller Rätsel (1899)
- Gerächt (1899)
- Luischen (1900)
- Der Weg zum Friedhof (1900)
- Gladius Dei (1902)
- Tristan (1903)
- Die Hungernden (1903)
- Tonio Kröger (1903)
- Das Wunderkind (1903)
- Ein Glück (1904)
- Schwere Stunde (1905)
- Wälsungenblut (1906)
- Anekdote (1908)
- Das Eisenbahnunglück (1909)
- Wie Jappe und Do Escobar sich prügelten (1911)
- Der Tod in Venedig (1912)
- Beim Propheten (1914)
- Herr und Hund. Ein Idyll (1919)
- Unordnung und frühes Leid (1925)
- Mario und der Zauberer. Ein tragisches Reiseerlebnis (1930)
- Der Knabe Henoch (1934)
- Die vertauschten Köpfe. Eine indische Legende (1940)
- Das Gesetz (1943)
- Die Betrogene (1953)
Komentet