DASHI** Axhenda juaj sot do të jetë plot takime dhe afate, do arrini të kaloni gjithçka, por vetëm sepse do jeni të shpejtë, agresivë dhe nuk do u jepni shumë peshë detajeve, duke dalluar me një shikim atë që është thelbësore nga ajo që nuk është.
DEMI** Sot me fillimin e pranverës do të ketë surpriza kryesisht të këndshme që do t’ju detyrojnë të lini mënjanë dembelizmin dhe të lëvizni. Shumë do të stimulohen emocionalisht nga një person që sapo kanë takuar.
BINJAKËT** Jupiteri do t’ju mbështesë, do t’ju inkurajojë dhe do t’ju ndihmojë të përballeni me konfliktet astralë. Kujdes nga thashethemet: nëse vërtet dëshironi të arrini deri në fund, të paktën sigurohuni që këto thashetheme të jenë të vërteta. Beqarët do përjetojnë një situatë të trazuar emocionale.
GAFORRJA** Njëfarë nervozizmi dhe një tendencë për të vënë në dyshim gjithçka do të rrezikojnë të komprometojnë një situatë të rëndësishme ekonomike. Në sferën sentimentale, ndikimi kontradiktor i Venusit do t’ju bëjë të përjetoni një ndjenjë të paqëndrueshmërisë së bezdisshme.
LUANI ** Priten emocione të forta: mendja do të çlirohet dhe mundësitë janë të shumta. Pasioni dhe nevoja për të qenë protagonist do të kombinohen me sharmin dhe ëmbëlsinë çarmatosëse për partnerin.
VIRGJËRESHA** Dita do jetë perfekte për planifikimin e nismave apo zgjerimin e interesave tuaja: mos i nënvlerësoni intuitat që do ju vijnë ndërmend. Në dashuri, ekuilibri midis pasionit dhe arsyetimit shpesh do të rrëshqasë.
PESHORJA** Do të jeni në gjendje të merrni kënaqësi në punën dhe biznesin tuaj. Intuita mund të shoqërohet me guxim dhe dëshirë për të marrë atë që meritoni. Fati do të jetë në anën tuaj, gjeni një mënyrë për ta shfrytëzuar sa më shumë.
AKREPI** Priten njohje stimuluese mes miqsh apo në marrëdhëniet fqinjësore, me një dialektikë të gjallë, por konstruktive. Gjatë ditës do të merreni me një çështje delikate dhe të diskutueshme parash apo pune që duhet zgjidhur në mënyrë më adekuate.
SHIGJETARI** Vëmendja e Hënës është e përqendruar kryesisht në çështjet ekonomike. Është dita e duhur për të kërkuar me forcë atë që ju detyrohet duke përdorur të gjitha mjetet që keni në dispozicion. Në dashuri, bashkimi juaj do të forcohet nga një pasion i zjarrtë.
BRICJAPI** Nëse ndiheni të pasigurt për të trajtuar një çështje profesionale ose financiare sot, mbështetuni te logjika dhe sensi i përbashkët. Mundohuni të mos dramatizoni asnjë keqkuptim me partnerin, veçanërisht nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme.
UJORI*** Është më mirë të mos e shtyni litarin shumë larg: disa situata, nëse detyrohen, mund të kenë një përfundim të ndryshëm nga ai i dëshiruar. Në dashuri do dini të jeni të ëmbël dhe të kuptueshëm me partnerin dhe jeta juaj në çift do të marrë një thellësi dhe intensitet të këndshëm.
PESHQIT**Do të keni shumë mundësi për të demonstruar aftësitë tuaja profesionale: do të shihni të realizuara idetë tuaja më të guximshme dhe do të propozoni risi me shumë energji. Jeta juaj në çift do jetë një parajsë veçanërisht nëse keni lindur në shkurt.