Në moshën 40-vjeçare, Franz Kafka (1883-1924), i cili nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë, po shëtiste në një park të Berlinit kur takoi një vajzë të vogël që qante me dënesë sepse kishte humbur kukullën e saj të dashur. Të dy bashkë, vogëlushja me Kafkën e kërkuan kukullën por pa sukses.
Kafka i tha vogëlushes se do të kthehej aty të nesërmen për ta takuar.
Të nesërmen, kur nuk e kishin gjetur ende kukullën, Kafka i dha vajzës së vogël një letër “të dërguar” nga kukulla ku shkruhej “Të lutem mos qaj. Unë bëra një udhëtim për të parë botën. Do të t’i tregoj aventurat e mia.”
Kështu filloi një histori që vazhdoi deri në fund të jetës së Kafkës.
Gjatë takimeve të tyre Kafka i lexonte vogëlushes letrat e kukullës të shkruara me kujdes me plot aventura dhe histori që vajzës së vogël i pëlqenin aq shumë.
Më në fund, Kafka një ditë ia dha vajzës kukullën (ai bleu një të re) dhe i tha se ajo sapo ishte kthyer në Berlin nga udhëtimet.
“Nuk ngjaka fare si kukulla ime,” i tha vajza e vogël.
Kafka i dha vogëlushes një letër tjetër në të cilën kukulla shkruante: “Udhëtimet e mia më kanë ndryshuar”.
Atëherë vajza e vogël e përqafoi kukullën e re dhe e lumtur bashkë me të u kthye në shtëpi.
Një vit më pas Kafka vdiq.
Shumë vite më vonë, vajza tashmë e rritur do të gjente brenda kukullës një letër të nënshkruar nga Kafka ku shkruhej:
“Gjithçka që dëshironi ndofta do të humbasë, por në fund dashuria do t’ju kthehet në një mënyrë tjetër.”

Nga libri Kafka dhe kukulla udhëtare, me autor Jordi Sierra I Fabra