AVIONET BOMBARDUES MBI TIRANĒN 1943.
80 VJETORI: 1943 – 2023
Plot 80 vjetë që komunistët po punojnë per zhdukjen e Shtetit Shqiptar!
Cili shtet në Europë nuk ka një Histori të vertetë të shkrueme, si Shqipnia?
Nga viti 1939 Shqipnia ishte e pushtueme nga Italia fashiste dhe ma vonë, në 1943 në Shqipni, kaluene forcat ushtarake gjermane. Në relacionin e Militarbefehlshaber Sudost të Vermahtit Gjerman, asht e shkrueme: “Një administrim ushtarak në kuptimin e mirëfilltë në Shqipëri, nuk ekzistoi… Politika e Gjermanisë pati si parim prijës rëspektimin e Shqipërisë si Shtet neutral dhe i pavarur.”
Ishte e para herë në Histori, që Shqipnia ishte bashkue me Trojet e veta të mohueme, të shkaperdame dhe të masakrueme.
Në pragun e sulmit gjerman ndaj Jugosllavisë, Stalini ka nenshkrue një Traktat me Beogradin, dy palët i qendruen “besnikë” per aqsa u interesoi. Këte e vertetoi Jalta!
Nga libri i z. Henry Kissinger “Diplomacia”, botue në Tiranë, 1999, kam mujtë me krijue bindje të plota per të gjitha ata fakte historike, që per vite të tana nuk i “kishe lexue në asnjë dokument historik të botuem.”
Ju falemnderës z. Kissinger!
Thirrja e parë e terroristit Ever Hoxha, nepermjet dokumentave të PKSh, që kje formue nga mercenarët jugosllavë të Titos ishte:
“Përpara, gjithënjë përpara që të fitojmë e të Hakmerremi!” E nder rrugët e Shkodres ndigjohej kanga: “Hakmarrje…rini!” Po, ajo ishte një “hakmarrje” ndaj forcave tona nacionaliste në Jug, dhe vrejmë se “hakmarrja” vazhdon në Malet e Veriut kunder Prekë Calit, tue vra mbi 118 Burra Malësorë nga Kelmendi ynë, dhe trupat e Tyne tue i
tretë nder prroska ashtu si kishte urdhnue “shoku” komandant, krimineli i lindun terrorist Ever Hoxha.
Mbas një viti nga bombardimi i Tiranës në 1943, me 29 nandor 1944, u vesh me të zeza e gjithë Shqipnia! Aleatët bane bombardimin e dytë, tue zhytë jo vetem Tiranën, po gjithë Shqipninë në gjak dhe në terror. Trojet e lirueme Shqiptare në vitin 1941 nga italianët dhe gjermanët u ripushtuene prap nga jugosllavët komunistë të Titos, tue i shtue atyne Trojeve edhe Shqipninë nanë e mbetun nga viti 1913, në dokumentat nderkombtare.
E bishat partizane me “yllin e kuq” në ballë fillojnë vrasjet, kontrollet e shtëpive, magazinat e tregtarëve, plaçkitjet e mallit e deri tek arkat e grave shkodrane. Vetem në qytetin e Shkodres në vitin 1946 funksionojnë dit’ e natë nga Sigurimi i shtetit 26 hetuesi burgje, podrume torturash, rrahjesh, masakrash, dhunimesh, shnderimesh, vrasjesh, hudhje njerzish nga dritaret, mbetje burrash nder korrente elektrike, sjellje në hell mbi zjarrin e vdekjes, per me zbatue porosinë e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të udhëheqësit të saj barbar, katil dhe anadollak si “hakmarrje” ndaj Veriut!
Atij Veriu që partizanët i këndonin edhe kangen e tyne kur kanë hy në Shkoder me 29 nandor: “Luaje Emine këmbën, se do t’ ia q… Gegës nënën!”, e vazhdonin vrasjet sigurisht me dijeni të Everit, ashtusi kishte porositë nga 1 Shkurti 1945, me shkresen e tij dergue në Shkoder Mehmet Shehut.
Plot 80 vjetë që “Historia e Shqipnisë”, ka marrë pamjen e disa legjendave, ku me vështirësi mundesh me kuptue se kapitujt e saj, nuk janë “përralla” të mbledhuna nga goja e Popullit, po janë të mendueme e të shkrueme prej “dr. prof. e akademikëve” tanë të dijtun, si thonë disa: “deri aty!” .
Edhe sot të bajnë me mendue “ku, kishim vojtë e ku po perfundon kjo e shkreta Shqipni!?”
Agjentat e spijunët në Shqipni “drejtonin” edhe Seksionin katolik në Sigurimin e Shkodres. E fëmijtë e tyne sot janë “akademikë” e shkruejnë “Historinë”. Ata janë tue pergatitë dhe “brezin” e disa dijetarëve t’ ardhshëm! Dhe, ma e shemtuemja gja asht se ata e dijnë mirë, se një brez tjeter mashtruesish e gënjeshtarësh pergatitet edhe per shperbamjen e Atdheut. E ajo tradhëti e pashoqe që po i bahet perditë të shkretve Shqiptarë, asht vepra ma e shemtueme që nuk e ka njohë ai vend.
Kush ishin komunistët “tanë” dhe kush e formoi Partinë Komuniste tek ne?
Pse Aleatët u lidhën me komunistë, dhe pse i ndihmuen ata tradhëtarë?
Ruzvelti deklaron në Jalta: “Unë nuk dua që Shtetet e Bashkuara të kenë barren e rindertimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit.” (fq. 396,H.K.)
Nuk ua kishin tregue padronëve Aleatë, oficerët e tyne që ishin nder Malet tona besen, burrninë e bujarinë e Shqiptarëve të Veriut, që per 4 vjet nuk u vra asnjë oficer i Aleatve nder ata male?
“Ruzvelti e pranonte një pjesë të mirë të strategjisë së Çërçillit, por nuk mund të pranonte zbarkimin në Ballkan.” (fq. 404)
Nuk e dinin Aleatët se mercenarët e PKSh, janë të shitun tek bolsheviku Tito, dhe se Ever Hoxha asht një tradhëtar, që do të shesin Shqipninë tek sllavët e Stalinit, per të mbushë xhepat dhe per me sigurue kolltukun ashtusi e siguroi ate per ma shumë se 40 e sa vjet dhe se, lufta e tij kishte subjekt shkatrrimin e kulturës së Veriut të Shqipnisë vetem me vrasje?
Ruzvelti shkruen: “Mendoi se ai (Stalini FR), është përfaqësuesi i vërtetë i zemres dhe i shpirtit të Rusisë, dhe unë besoj se ne do të shkojmë shumë mirë me te dhe me popullin rus – vërtetë shumë mirë.” (fq. 413)
Atëherë, pse po sakrifikohej Europa Lindore deri poshtë në Shqipni Europjane? – Pse Aleatët në Jalta ishin kunder vendosjes së demokracisë, në zgjedhjet e 2 Dhjetorit të vitit 1945, dhe pse u pajtuen me vendosjen e diktaturës komuniste Jugosllave në Shqipni?
Nuk ishin të dijtun ata per perpjekjet e Popullit Shqiptar nder shekuj me shpetue nga zgjedha sllave e aziatike dhe e osmanllinjëve, dhe sa i kishte kushtue këtij Populli heroik lufta per liri?
Edhe kjo i duhej Popullit vujtun Shqiptar: “Dy vitet e para të luftës, vetem Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste…
‘Demokraci të reja’ ishin Jugosllavia, Polonia, Çekosllovakia dhe Shqipëria.”
As pushkatimin e Don Ndreut me Prekë Calin… nuk e morën vesh Aleatët?
Nuk i kishte shpjegue padronëve Aleatë, koloneli Niell, kerkesen e Don Ndre Zadejës, dhe cila ishte e ardhmja e jonë, kur u pat takue me té në qelen e Sheldisë? – A mund të mbesin në heshtje vepra të tilla?!
As pushkatimin e deputetëve dhe qeveritarëve Shqiptarë Europjanë në Tiranë, nuk ua tha asnjë nga oficerët e misioneve të tyne, as mbasi u takue me ta Imzot Vinçenc Prennushi, në zyret e misionit anglez dhe i shpjegoi persekucionin e katolikëve në Shqipni?
Sa pushkë kanë shprazë Aleatët per me na “çlirue” këta 100 vjetë, apo duhen pyet:
Sa sterlina dhe mitraloza i keni dhurue Ever Hoxhës, per me zhdukë Atdhetarët e Popullit Shqiptar që kishin studjue në Perëndim?
Kur u pushkatue grupi antikomunist “Bashkimi Shqiptar” i drejtuem nga demokrati 25 vjeçar Mark Çuni, që kerkoi zgjedhje pluraliste në Shqipni, ku ishin Aleatët që predikonin “Liri, Demokraci, Barazi mes Popujve t’ Botës”? E pra, Mark Çuni asht Demokrati i Parë në Europen Lindore! A e kujton kush këte djalë të rij që sakrifikoi jeten
per Shqipni Demokratike? – Jo!
Pa hy nder shifrat e panjohuna të shteteve të Europës Lindore, sot me të drejtë duhet të pyesim: “Sa asht numri i të vramëve dhe të zhdukunëve nder burgjet, kampet e shfarosjes tyne apo të masakrimit komunist në Shtetin Shqiptar, dhe ajo ma kryesoria: Pse nuk dënohen as sot krimet komuniste në shtetin ma të vorfen dhe të
shpartalluem nga hajdutët qeveritar pikrisht në këte Shqipni Europjane, ku Ever Hoxha vazhdon me kenë Hero i krimit?
Po kur vune firmen në dokumentin e “Vendimeve të Jaltës”, nga 4 deri 11 Shkurt 1945, nuk ua vrau synin as Ruzveltit dhe as Çërçillit, “mungesa” e Shtetit Shqiptar, si Shtet i Lirë, demokratik dhe i Pavarun në Harten e re të Ballkanit të pergjakun? A po harruen sa vrane edhe ata nder bombardime?
***
Presidenti Madh Ronald Reagan, porsa mori postin e Presidentit Amerikan me 20 Janar 1981, shpalli menjëherë në programin e Tij idenë e përkryeme:
“Objektivi që unë propozoj asht lehtësisht i arritshëm: Inkurajimi i infrastrukturës së demokracisë: Sistemi i një shtypi të lirë, shoqatave, partive politike, universiteteve, të cilët do të lejojnë njerëzit me zgjedhë lirshëm rrugën e tyne… Perandoria e së keqes luftohet me mediat e lira, shoqni civile, partitë politike dhe intelektuali i mirfilltë.”
Fjala e Tij historike mbyllej:“Le të nisim përpjekjen finale drejt ma së mirës: Kryqëzatën për Liri”.
Të shpresojmë !
E mos harrroni kurr se, edhe pse kanë kalue 80 vjet, nder shtëpijat tona as sot, nuk asht zhdukë as tha ajo lamë Gjaku e vrasjeve të 13 Tetorit 1943 !
Asht edhe sot një Shqipni aq sa e vujtun aq, edhe e zhytun në Gjak!
Asht Gjak i paster Atdhetarësh që per 80 vjet vazhdon me gufue edhe sot!
E per Ata që e provuen hapjen e Atij Gjaku nder dyshemet e shtëpijave të veta, Ai Gjak nuk fshihet as nuk shuhet asnjëherë nga kujtesa e Shqiptarit!
Jetuem e do të vdesim tue kujtue Gjakun e paster të 13 Tetorit 1943!
E ndoshta, edhe Toka e Vorrit tonë njëditë, ka me na u dukë e kuqe!
Melbourne, 12 Tetor 2023.