Ditën e premte me 8 prill, Hashimi do e jetësojë ëndrrën e tij.
Ish- drejtuesi i PDK-së për më shumë se 16 vjet, para se të bëhej president, ishte për dy mandate kryeministër dhe për më shumë se një vjet e gjysmë, si zëvendëskryeministër dhe si ministër i Punëve të Jashtme, ndonëse sukseset mungon por jo edhe ngritja e tij , deri tek posti më i lartë i shtetit.
Thuhet se të gjitha përgatitjet e organizimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të ri të Kosovës, nga Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, te Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, kanë përfunduar.Për ta bërë sa më madhështore ceremoninë inaguruese thuhet se shumë mysafirë dhe delegacione qe do të vijnë nga mbarë bota.
E tepër ceremoni do të zgjasë 50 minuta.Sigurisht se kostoja për 50 minuta do të jetë shumë e lartë, derisa institucionet nuk japin detaje se sa do të kushtojë kjo ceremoni.Në vendin më të varfër në Evropë, të zhvillosh një ceremoni kaq madhështore është luks i tepruar. Por kush po qan kokën për popullin, me rëndësi që Hashimi të pasqyroj para botës se nuk na mungon sensi i lluksit, dhe se populli është i pasur.Për më tepër ata që po dalin jashtë vendin, po ikin për pushime.Të gjitha arsyetohen, vetëm që Hashimi për 50 minuta të kamufloj korrupsionin, varfërinë, vuajtjet e popullit mbi tepiun e kuq në sheshn “ Skënderbeu ”.
Metodikë të njejtë përdorte Tito, kur vizitonte vendet e ndryshme ne ish Jugosllavi. Para çdo vizite të tij , varësit e tij rregullonin cdo gjë rrugeve ku kalonte Titoje, diku afër Brezovicës njëri që kishte shtëpi të vjetër ia ndërtuan të re, pasi udhëheqësi duhet të shikonte popullin e lumtur.
Ndonëse ceremonitë e marrjës së detyrës se presidentit janë normale, kjo e Hashimit përveç hipërbolizmit dhe kostos së lartë , për t’u brengosur është modeli që Hashimi do sjell ne Presidencë. 50 minutat e ceremonisë do jetë pjesa “ më e ëmbël ” për të pasur me “ pjesën e hidhur ” mandantin 5 vjeçar si president i Kosovës.
Duke njohur modelin e tij qeverisës në dy mandate si kryeministër, jam skeptikë se Kosova do të përfitoj dicka nga presidenti i zgjedhur.
Presidentja në largim Atifete Jahjaga, ndonëse u kritikua shumë për mungesën e oratorisë, gjithësesi në arenën ndërkombëtare kishte paraqitje dinjitoze dhe përfaqësoj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dhe zor se Hashimi do të mund të përfaqësoj vendin në mënyrë të duhur, kur kihet parasysh se se vetë Hashimi nuk gëzon edhe aq simpati në arenën ndërkomëtare. Për më tepër emri i tij figuron në raportin e Dick Martit, si njeri me të shkuar kriminale. Emri i tij lidhet edhe me me aferën “Telekom”, Thaçi përmendet në pjesën e dëshmisë që ka të bëjë me atentatin ndaj Abdylhalim Kasamit, njeriut për të cilin Bogoevski thotë se ndërmjetësoi mes grekëve dhe krerëve të BDI-së në transferimin e miliona eurove ryshfet. Gjithashtu dokumentat sekrete të NATO-s, që citohen nga gazeta “The Guardian” e konsiderojnë Hashim Thaçin si protagonist të botës së krimit në Kosovë dhe Xhavit Halitin si të lidhur me vrasjen e gazetarit të “Gazetës Shqiptare”, Ali Uka në 1997 në Tiranë.
Thaçi, edhe sot e kësaj dite, është agjent ( spiun) i Francës, bazuar në deklaratat konfirmuese nga ish -shefi i Shërbimit Sekret Francez, Pierre Siramy, në një dokumentar special të “Canal +”-it.
Sado që në 50 minuta Hashimi do mundohet të pasqyroj imazhin e një lideri-presidenti modern, e shkuara e tij do e ndjek pas.
Modeli i tij qeverisës ka prodhur rritje të kriminalitet, varfërisë, korrupsionit,depotizëm, pasurim të oligarkëve si dhe zbrasje të vendit nga të rinjtë. Hashimi pas 50 minutave të famshëm , do shtoj në kostot e tija nëpër botë milionat e vjedhur nga djersa e pupullit të vuajtur.
Buzëqeshja s’do t’i mungoj Hashimit, 50 minutat janë vet ëm për te, ashtu siç do të jetë edhe Kosova e tij , edhe për 5 vjet…fatkqësisht….!!!
Komentet