Voal – Ishte 5 prilli i vitit 1994 kur radioja lokale e Seattle transmetoi e para lajmin e tmerrshëm të fundit tragjik të njërit prej demiurgëve të “grunge”, një stil i muzikës rok karakterizuar nga një tingull i ngjirur i kitarës dhe një zë i ngadalshëm i këngëtarëve: “Këngëtari prijës i grupit Nirvana, Kurt Kobain (Kurt Cobain), është vrarë me një armë zjarri në shtëpinë e tij.” Kështu bënte të ditur folësja e radios. Një lajm që dëshpëroi dhe pikëlloi thellë një masë të jashtëzakonshme fansësh, adhuruesish, kryesisht djem e vjaza të reja që ngushëlloheshin me tekstet e hidhura dhe të pashpresa të një artisti aq të ndjeshëm si Kurt Kobein. Një melankolik kronik, i mbytur nga trishtimi prej vitesh të tëra, pa asnjë motiv që ta shtynte jetën më (siç shkruan në ditarët e tij të botuar kohët e fundit), lideri i grupit Nirvana lindi më 20 shkurt 1967, në qytetin e vogël Abderdan të Uashingtonit (SHBA). Ishte vetëm 27 vjeç kur u vetëvra.
Prindërit ishin njerëz me origjinë nga shtresat modeste, siç ndodh me shumë yje të muzikës rok. Babai, mekanik, ishte një njeri i sjellshëm e shpirtmirë, ndërsa mamaja, shtëpiake përfaqësonte karakterin e fortë në familje, njeriun që merrte vendimet më të rëndësishme të familjes. E lodhur me rolin e shtëpiakes ajo vendos të punësohet si sekretare për të ndihmuar mëkëmbjen e shtëpisë. Kurt, që në fillim e tregon veten si një fëmijë kurioz dhe i gjallë. Ai ka talent për pikturë, po ashtu si aktor, kuptohet, mbi të gjitha për muzikë. Por ai shumë shpejt merr një plagë të rëndë, kur prindërit divorcohen, dhe ai është vetëm tetë vjeç, pra tepër i vogël për të kuptuar drama të tilla. Ai vetëm e kupton se ky divorc i sjell atij vuajtje të tilla që nuk i kishte përjetuar më parë.
Babai e merr me vete në kolektivin e druvarëve. Kurt ka vazhdimisht shëndet të keq, është tejet nervoz, tejet i papërmbajtur. Për ta qetësuar, atij i jepet një ilaç i rrezikshëm Ritalin, pasojat e të cilit ai i merr vesh shumë më vonë.
Mjafton të thuash se Ritalin, që iu jepet fëmijëve për t’i qetësuar, ka mbi trurin efekte më të fuqishme se kokaina. Duke përdorur “brain imaging” (një teknikë që shërben për të regjistruar imazhe që mendohet se e paraqesin besnikërisht aktivitetin nervor rajonal të trurit), disa shkencëtarë kanë zbuluar (duke ekzaminuar nga miliona fëmijë në botë) se ky medikament ngop neurotrasmetitorët që janë përgjegjës të “euforisë” së eksperimentuar nga konsumatorët e drogës më shumë se kokaina e marrë nëpërmjet nuhatjes, duke e thithur me hundë apo injeksionit. Pra, një ilaç me efekte shkatëruese të personalitetit, sidomos kur merret në moshë të re. Kurt, nga ana e tij, pavarësisht ilaçit qetësues, bëhet gjithnjë e më agresiv, i pakontrollueshëm, aq sa i shkatërron përfundimisht raportet me të atin. Kur ishte 17 vjeç ai ndërpret çdo lidhje me të atin dhe ndërmerr një jetë endacake, nomade.
Në fund të vitit 1985 e në fillim të 1986 lindi ndërkaq grupi muzikor Nirvana. Janë vitet kur muzika “punk rock” i largohet përfundimisht ritmit të kërcimit të viteve të zemërimit rinor, modë e përhapur atë kohë në gjithë perëndimin. Por muzika tashmë i kthehet dëshpërimit, mungesës së shpresave. Një formë e re e protestave, pra, që nuk kalon nëpër sheshet, por shprehet përmes tingujve muzikorë. “Smell Like Teen Spirit” (Kundërmon si shpirt rinor), bëhet himn i gjeneratës “grunge”, por edhe këngë të tjera të albumit të tyre më të famshëm “Nevermind” përfaqësojnë një referim të vazhdueshëm ndaj “jetës së keqe”, ndaj padobisë së jetës. “Come As You are”, “In Bloom”, “Lithium”, “Polly” sulmojnë të gjitha drejtpërdrejt jetën e pamerituar që i imponohet rinisë. E të gjitha kanë firmën e Kurt Kobainit. E vërteta, megjithatë, është se pakkush e kishte kuptuar se çfarë humnerash mund ta kapitnin shpirtin e tij, humnera që do ta çonin drejt vetëvrasjes. Në këtë drejtim, leximi i ditarëve të tij, i vuajtjeve që janë shprehur në ata rreshta, janë një përvojë e rrallë. Aty shpaloset një shpirt kontradiktor, një shpirt që nuk është kurrë në paqe me veten e tij, një shpirt që është i përcaktuar nga një thelb i fortë i përçmimit ndaj vetes. Kobain e konsideronte veten gjithmonë “të gabuar”, “të sëmurë”, “të ndryshëm” në mënyrë të pandreqshme.
Zbrazja e pushkës në gojë arrin pikërisht në periudhën e suksesit më të madh të grupit të tij, pikërisht pas regjistrimit të “Umplugged” për MTV që ka mbetur në historinë e miliona fansëve. I pasur, i famshëm, i shndërruar në idhull, kur këngët e tij ishin duke e transformuar fytyrën e muzikës së viteve Nëntëdhjetë. Por lideri i grupit Nirvana tashmë kishte shkuar në zgrip të zgripeve, ishte intoksikuar nga heroina. Kurt Cobain ka vdekur kështu në moshën 27 vjeç duke lënë pas veten gruan që e donte, të famshem Courtney Love, dhe një vajzë, Frances Bean Cobain, të cilën ai nuk pati fat ta njihte kurrë. Sikurse yje të tjerë të rokut (Jimi Hendrix, Jim Morrison), ka mbetur i vrarë nga fama e vet, një det në dukje i pakalueshëm dhe transparent i krijuar nga idhujtaria, nga valëzimet dhe nga dallgëzimet, por mbi të cilin ishte shkruar me gërma të mëdha fjala “VETMI”.
Një qiellor i ishte rikthyer përfundimisht qiellit, pa marrë lejen askujt në tokë.
Sot shënohet 26 vjetori i masakrës në Pastasel të Rahovecit kun u vrarë dhe masakruan 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat përreth, shkruan Reporteri.net.
Pasditen e 31 marsit 1999 . . .
Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.
Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.0 . . .
(Rama shpalos programin në sferë-bunkeri fantazmagorik)
Me qenë se dita e Diel 30 Marsi nisi me një orë më pak gjumë, thënia e fundit e Ramës se: –” Yjet janë bërë bashkë dhe ose . . .
Sot, besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Bajrami nuk ka një datë t . . .
Sot, në orët e para të së dielës (30 mars), ora u zhvendos një orë përpara, duke kaluar nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim shënon kalimin në kohën verore, e cila do të zgjasë deri në të di . . .
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Belegut, ku 26 vjet më parë forcat gjenodicale të Serbisë vranë 46 shqiptarë.
Ajo në një postim në Facebook shkruan se një çerek sheku . . .
Skenari i një lufte mes Rusisë dhe NATO-s, në një të ardhme jo shumë të largët, është ngritur shumë herë në të kaluarën, kryesisht nga ana e Aleancës, me Sekretarin e Përgjithshëm Mark . . .
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar se shqiptaro-amerikani Alban Dervishi, do të marrë komandën e një luftanijeje amerikane.
Përmes një postimi në rrjete . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme, duke theksuar se Forca e Siguri . . .
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë sugjerimin e Vladimir Putin për një administratë të përkohshme në Ukrainë, një parakusht i presidentit rus për t’i dhënë fund luftës, ndërsa bisedimet . . .
Krahasimi i shifrave për votën e diasporës në këtë shënim lidhet me atë se çfarë na dha etapa e parë e regjistrimit pas datës 4 Mars.
Janë 245,975 shqiptarë jashtë shtetit të cilët . . .
Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra pë . . .
Komentet