L O U I S A R A G O N
1897-1982

Louis Aragon (Paris, 3 tetor, 1897 – Paris, 24 dhjetor 1982) ishte një poet francez dhe shkrimtar, mbështetës i Partisë Komuniste Franceze dhe anëtar i Académisë Goncourt.

NUK EKZISTOJNË DASHURI TË LUMTURA
Asgjë s’i përket njeriut, as edhe forca e tij
As dobësia as zemra e tij
Dhe kur beson
Për të hapr krahët
hija e tij është ajo e një kryqi
Dhe kur ai beson se po shtrëngon lumturinë
e dërrmon
Jeta e tij është një divorc i çuditshme, i dhimbshëm
Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura
Jeta e tij i ngjan atyre ushtarëve të çarmatosur
Që ishin përgatitur për një fat tjetër, ndryshe
Që mund t’u shërbejnë atyre që zgjohen në mëngjes
Atyre që në mbrëmje gjenden përtacë inertë

I thoni këto fjalë
Jeta ime
Dhe mbani lotët
Nuk ka dashuri të lumtura
Dashuria ime e bukur
e shtrenjtë dashuria ime
loti im
Unë të mbaj vetë si një zog të plagosur
Dhe ata pa kuptuar na shohin të kalojmë
Duke më përsëritur fjalët që kam thurur
Dhe që për sytë e tu të mëdhenj
kaq shpejt vdiqën
Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura

Nuk ekzistojnë dashuri që të mos jenë dhimbje
Nuk ekzistojnë dashuritë që s’torturojnë
Nuk ekzistojnë dashuri që s’lënë shenjën
Dhe jo më shumë se për ty dashuria për atdhe
Nuk ekzistojnë dashuri që nuk ushqehen me lot
Nuk ekzistojnë dashuri të lumtura
Por është dashuria jonë e ne të dyve
THOMAS STEARNS ELIOT
1888 – 1965

Thomas Stearns Eliot (26 shtator1888 – 4 janar 1965), shkrimtar anglez
Me prejardhje amerikane.
Është njëri ndër poetët më të njohur europian të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, ndër to edhe të Çmimit Nobel për Letërsi më 1948 dhe i Goethes më 1954. Bartës i 16 doktoratave të nderit.

HALLA HELEN
Miss Helenë Slingsby, tezja ime, mbetur lëneshë
Banonte në një shtëpi të vogël pranë një sheshi elegant
Ku i shërbente një numër shërbëtorësh prej katër vetash,
Po kur vdiq, ajo gjeti qetësi në qiell,
Dhe qetësi në rrugën…
Sipërmarrësi i funeralit mbylli shpenzimet
dhe fshiu këmbët – e dinte se gjëra të tilla kishin ndodhur
dhe më parë. Qentë u siguruan plotësisht për çdo gjë,
Por pak më vonë vdiq edhe papagalli.
Ora e Dresdenit vazhdoi tik-takun e saj mbi oxhak,
Dhe asistenti me livre u ul në tavolinën e ngrënies.
Me shërbëtoren e dytë mbi gju – me atë që
kur zonja qe gjallë, kishte një sjellje të paqortueshme.
HERMAN HESSE
1877 – 1962

Herman Hese (Calw, 2 korrik 1877 – Montagnola, 9 gusht, 1962) ishte një shkrimtar, poet, aforist, filozof, lindur në Gjermani, piktor zviceran, nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.

UNË TË PYETA
Unë të pyeta pse sytë e tu
Mbeten në sytë e mi
si një kastë yjesh qielli
në një përmbytje të errët.
Më shikove gjatë
siç sheh një fëmijë me sy,
pastaj më the me delikatesë:
të dua shumë, sepse je tepër i trishtuar.
FËDOR IVANOVIČ TJUTČEV
1803 -1873

Fyodor Tyutchev Russian: Фёдор Иванович Тютчев? (Stug 5 dhjetor, 1803 – Tsarskoye Selo,
27 korrik 1873) ishte një shkrimtar rus dhe poet.

HESHTJE!
Hesht, fsihu dhe fshihi ëndrrat
dhe ndjenjat e tua;
që në thellësi të shpirtit tënd
lindin dhe kthehen në muzg
hesht si yjet natën:
soditi – dhe hesht.
A mund të zbulohet zemra vallë?
Do mund të të kuptojë vallë një tjetër?
Do të të thotë me kë jeton?
Mendimi i shprehur është gënjeshtër tashmë.
Torfa e trazon burimin:
Ti pi në të- dhe hesht.
Di të jetojsh vetëm e brenda vetes ti fsheh
një botë të tërë misterioze, mendime magjike,
si zhurma shurdhuese nga jashtë,
si rrezja ditore shpërndahet:
dëgjo këngën e tyre – dhe hesht!…
COSTANTINO KAVAFIS
1863 – 1933

Konstantinos Petrou Kavafis, i njohur në Itali edhe si Costantino Kavafis (në greqi Κωνσταντίνος Καβάφης;Alesandri tëEgjipttit, 29 prill 1863 – në Alesandri të Egjipttit, 29 prille 1933), ka qenë poet e gazetar grek.

PASHË KAQ NGULTAS
Pashë kaq ngultaz bukurinë
sa m’u mbush syri prej saj.
Linjat e trupit.Buzët e kuqe.Gjymtyrët sensuale.
Flokë si nga statuja greke rrëmbeva:
edhe të pakrehura gjithnjë të bukura,
të rënë pak mbi ballin e bardhë.
Fytyra dashurie siç i donte
poezia ime … netët e rinisë sime,
në takimet e mia netëve fshehtas …
Përktheu: Faslli Haliti
Komentet