“Mirenjohje per motren time Adelina e cila pas nje pune kembengulese dhe te palodhur dy vjeçare nxori ne drite volumin e pare te romancave te kompozitorit Avni Mula .
Ato jane shkruar nder vite per kengetare te shquar, per studente per Ninen si dhe per mua.
Disa te harruara neper sirtare disa te kenduara nga te gjithe por tashme ato do t’i gjejme ne çdo bibllioteke dhe do t’i trashegojne brezat.
Se shpejti dhe dy volume te tjera presin botimin e tyre .
Faleminderit bab i dashur per krijimtarine tende brilante,
per rinine e perjetshme qe mbart muzika jote,
per dashurine dhe lehtesine qe i jep kengetareve per te gjetur shkelqimin e zerit te tyre .
Faleminderit per pasurine qe na le e cila kurre nuk u numerua ne te holla por ne miliona nota te shkruara ne pentagram .
Faleminderit Dela per dedikimin tend dhe netet pa gjume: kush ka vajza boten ka do thoshte babi jone i dashur !”