Aktori i mirënjohur i skenës, teatrit e kinematografisë shqiptar, “Mjeshtër i Madh” Ymer Bala, ka ditëlindjen.
Ai ka lindur më 16 gusht 1945
Ky artist i madh ia dedikoi jetën Teatrit, artit, kulturës shqiptare.
Ymer Bala eshte nje aktor i shquar i Teatrit “Migjeni”ne veçanti, por edhe mjaft i mirenjohur ne kinematografine shqiptare.
Te panumerta jane rolet ne kete teater perkrah emrave te medhenj si Ndreke Luca e Tinka Kurti, Zef Jubani, Tano Banushi e Lec Bushati.
Interpretimet e tij të mrekullueshme e rradhisin atë ne brezin e aktoreve te shquar te “Migjenit”.
Ai e lidhi jetën e tij artistike me Teatrin Migjeni që në fillimet e karierës së tij që nga viti 1968 kur interpreton në në dramën “Shqiponjat”, e cila ka një veçanti, ndoshta mund të jetë unikale, pasi ka 5 autorë. Ato janë: Ton Shoshi, Paulin Sekuj, Jonuz Dini, Frederik Rreshpja dhe Fadil Kraja, por spektatori shkodran dhe ai shqiptar e ka te fiksuar imazhin e tij prej te roleve te interpretuara nga ai ne shume shfaqje si tek “Keshilli i ndrikullave”; “Shpartallimi”; “Toka jone”; “Luani i shtepise”; “Fisheku ne paje”; “Gjaku i Arberit”; “Ceshtja e Blertes” etj.
Publiku i gjere shqiptar e mban mend ne shume filma artistik, ne vecanti e identifikon ate me mesuesin e Adushit tek “Lume drite”.
Ne film do te debutoje tek “Gjurma” ne vitin 1970, i cili ne kete film te pare per aktorin tone, do te luaje me emrat e medhenj te kinemase si Naim Frasheri, Ndreke Luca, Violeta Manushi, Margarita Xhepa etj . Nje vit me vone do te interpretoje ne “Mengjeze lufte” (1971); Ne vitin 1973 do te luaje rolin e Mark Martinit, kusheririt te Kreshnikut tek “Operacioni Zjarri” perkrah emrave si Tinka Kurti, Ndreke Luca, Llazi Serbo etj.
Aftesite aktoriale te tij bien ne sy te rregjizoreve shqiptare qe e ofrojne ate edhe ne filmat e tjere ne vijim . Ne filmin “Lume drite” (1975) do te jete ne rolin kryesor dhe do ta fiksoje aktorin ne memorien e spektatorit te gjere shqiptar.
Nje tjeter rol, i shtohet karieres se tij ne vitin 1979 , ai i komisarit ne “Ditët që sollën pranverën”. Me pas do te vijoje tek “Ceta e vogel”, film me rregji te Mark Topallajt dhe qe nuk do te munde ti shpetoje censures deri ne vitin 1990-te. Ne vitin 1982 do te jete ne televizivin e TVSH-se ne “Flaka e Maleve”
Prej 1997 së bashku me familjen e tij jeton ne Saint Louis (SHBA)
Ne dhjetor te vitit 2014, ne 65-vjetorin e teatrit “Migjeni”, rikthehet në skenë pas 32 vitesh me dramen “Gjaku i Arbërit”, duke iu pergjigjur fteses se regjizorit Bruno Shllaku per ta rivene ne skene kete drame.
Voal.ch i uron ditëlindjen, edhe plot dekada jetë dhe aktivitet duke e përshëndetur me interpretimet e tij brilante, dy poezi të Filip Shirokës: