Dega e Vatrës Manhattan – Vatra Manhattan Branch pyet kryetarin e emëruar të Vatrës Elmi Berisha në rrjetin social se si ka shkuar puna e fondeve të mbledhura në Vatër për t’ju ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri:
“Dega e VMB-së, pas shqyrtimit të së shkuarës, pyet sot kryetarin e emëruar Elmi Berisha, sa godina janë ndërtuar me paratë e tërmetit ?”
Në lidhje me të njëjtën temë ka reaguar gjithashtu edhe Vatrani Valentin Lumaj si më poshtë:
“Në dijenine time Vatra pati mbledhur rreth 80 mije dollare nga komuniteti shqiptar ne Amerike si kontribut për te demtuarit e termetit te Vitit 2019.
Sot mbas 4 vitesh, nuk dihet fati i ketij fondi. Vatranet në Keshill dhe Kryesi pyesin dhe kerkojne te dine se si eshte perdorur ky fond, sa shtepi jane ndertuar, sa dollare jane paguar?
Ato para jane amanet, ato jane dhuruar per familjet në nevoje dhe jo per Vatren, prandaj, mendoj une, Vatra nuk ka asnje te drejte qe ti mbaje, pra ose te shkojne në destinacion ose t’ua ktheje mbrapsht donatoreve.
Qysh në Shkurt 2022, nuk kam pare qe Vatra te kete paraqitur ndonje raport te gjendjes financiare te saj, sikurse e kerkon kushtetuta: raport në çdo 4 muaj.
Kur nuk ka TRANSPARENCE FINANCIARE, Vatranet dhe donatoret kane te drejte te pyesin dhe te ngrene dyshime per korrupsion.
Nje Vatran i nderuar ka dhuruar 7 mije dollare për fondin e termetit, dhe keta nuk i kthejne pergjigje se ku ka shkuar donacioni i tij.”