Tri mikesha, Tina, Maria dhe Roza, flasin për marrëdhëniet e tyre me bashkëshortët. Tina thotë:
-Kur dua të bëj dashuri përdor një truk që e emocionon dhe e bëjmë 2 ose 3 herë radhazi.
-Çfarë bën, na thuaj?
-Kur kthehet nga puna, shkon të bëjë dush. Kur ai del, unë vërtitem nëpër shtëpi pa rroba, ia marr margaritarët në dorë dhe i them: “O Toni, sa të nxehta janë!” Nuk do ta besoni por menjëherë më pas ai më vërsulet si i çmendur.
Pastaj Maria thotë:
-Nesër do ta provoj edhe unë me Tukun.
Të nesërmen Maria tregon se si shkoi:
-Ke pasur të drejtë, funksionon në mënyrë perfekte. Dje Tuku u kthye nga puna dhe shkoi të bënte dush, unë bëra si më the. Ia mora në dorë margaritarët e tij dhe i thashë “Tuku, sa të bukura duket kur janë të nxehta”. Nuk do t’ju them se çfarë rrëmujë më ka bërë. E bëmë në dysheme, në tapet, në shtrat, me pak fjalë, një rrëmujë.
Kështu që edhe Roza (më budallaqe) bindet dhe vendos ta provojë. Por të nesërmen ajo është katandisur sikur ka dalë nga ferri. Ajo ka një sy të nxirë, disa plagë në fytyrë dhe një krah në gips.
Mikeshat e shqetësuar e pyesin:
-Rozë, çfarë të ka ndodhur? Ke pasur një aksident?
-Jo, jo, unë bëra atë që bëre ti. Kur Nikolla u kthye nga puna, ai shkoi në banjë dhe bëri një dush të ftohtë. Kur ai doli, unë po vërtitesha nëpër shtëpi pa rroba. Ia mora në dorë margaritarët. Oh, ishin ngrirë! Kështu i thashë: “Nikollë, pse margaritarët kanë ftohtë? Pse nuk janë të nxehtë si të Tonit dhe Tukut?! …”