Këtë pranverë mbushen 44 vite nga shembja e një prej godinave më të bukura të Tiranës.
Projektuar nga arkitekti italian Florestano Di Fausto.
U shemb një natë pranvere 1980, tipike e dhunimit, shkatërrimit, genocidit që regjimi diktatorial dje e sot ka bërë e bën me qytetin.
U shemb për të ngritur Muzeun e Arritjeve Socialist-Komuniste me mozaikun e simbolit komunist në fasadë e heroin revolucionar të një një shteti diktatorial që hante bar.
Sot godina e Bashkisë së Tiranës bashkë me Sahatin simbolin më të identifikues të qytetin janë vënë nën prangat e kullave të betonit që po i shkatërrojnë themelat e ia kanë zhdukur vlerat.
Lajmi i hamendësuar është se nuk dihet se c’do ndodh me këto dy simbole historike të qytetit.
Lajmi i konfirmuar është se Bashkia e Tiranës është klienti i një studio arkitekture spanjolle me bazë në Hollandë që ka projektuar godinën e re të Bashkisë së Tiranës.
Do ketë sipërfaqe godine 15916 ㎡ e sipërfaqe bruto 71425 ㎡ për të rehatuar të paktën 1380 punonjësit e saj.
Do ketë shatrivanin Bovilla, malin Tujani, forma artificiale të territorit natyral të Tiranës.
Është politika e hajdutëve që vjedhin origjinalen për ta zëvendësuar me falsen, është sistemi i mafiozëve që për të larë gjynahet e krimeve, falen në kisha pêr t’iu shpëtuar mallkimit të Zotit.
Është politika e falsifikuesve të historisë që sajojnë simbole e mohojnë trashëgiminë.
Thuhet se ka pasur një garë që fitues ka zgjedhur këtë studio, në ngarkim dhe ndërtimin e Muzeut Kombëtar, Muzeun e Qëndrën Kulturore të Durrësi, Muzeun e Shkodrës, Muzeun etnografik të Gjirokastrës etj etj.
Thuhet se ka një arkitekt lokal shqiptar, thuhet se ka një arkitekt trashëgimie kultorore si dhe ekspertë inxhinierë, ekonomistë e kontrollues po lokalë
Thuhet… e thonë dokumentet.
E do ketë sigurisht kompsni ndërtuese që do e zbatojnë.
Qyteti është një gjëndje shpirtërore, e fortë si dashuria e si jeta.
Mbrojtja, vlerësimi, njohja, aftësia për t’i dal zot frymëzohet nga kultura e rritjes, nga formimi e edukimi, forcohet nga amaneti i familjes, nga integriteti i modelit qytetar që nuk bën kompromis me flamujt politikë e as me interesat e grupeve pisanjosë që kanë pushtuar qytetin.
E pra lajmi është se Tirana do ketë një bashki të re. Se cdo të ndodhë me të vjetrën nuk dihet.
Ose e dinë fare mirë këta pisanjosët e grupinteresave me aspiratë deputetin 2025.
Sot janë 44 vite nga shembja gjatë natës e Bashkisë së Tiranë.
Përfundoi së ndërtuar më 1 shtator 1930, në kohë kur qyteti qeverisej nga djali i saj Ramazan Jella, bir i një familje pronarësh tironas, i diplomuar në Kembrixh, themelues i Federatës Shqiptare të Futbollit, i pranishëm në Konferencës e Paqes në Paris, delegat në Kongresin e Lushnjës, njohës i 5 gjuhëve të huaja, patriot tironas, intelektual shqiptar, deputet në Parlamentin e Shqipërisë, Prefekt i Gjirokastrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, nënprefekt i Korçës dhe më pas prefekt i Tiranës,
Këta ishin burrat që drejtonin Tiranën, Shqiëprinë, kombin, më ‘900.
Më 1930 u zgjodh Kryetari i 10 i bashkisë së Tiranës e gjatë 3 vjecarit të qeverisjes së tij, u ngritën shkolla amerikane “Harry Fultz”; spitali i ri i qytetit, me 300 shtretër, ndër më të mëdhenjtë e epokës në Ballkan, Ambasada Amerikane, godinat më të rëndësishme institucionale të qytetit mes të cilave Bashkia.
Themelues i kampionatit shqiptar të futbollit, themelues i sportit të atlentikës,
Më 1945 hienat komuniste e arrestuan si nëpunës si punonjës i Mbretërisë. Dy vite më vonë ndërron jetë nga torturat komuniste në dhomat e paraburgimit në Durrës. Vite më vonë të njëjtin fat pësoi djali i tij.
Natën ashtu sic bënë në masskrën e Tiranës së vjeshtës së 1944 duke vrarë qytetarêt antikomunistë, natën sic pushkatuan patriotët e këtij qyteti, natën sic arrestuan profesionistë, artistë, shkrimtarët, intelektualë të mendimit të idealeve të kombit, të demokracisë e bashkimit të shqiptarizmit, natën sic bënin duke grabit prona private e pasuri,natën sic shëmbën teatrin, natën si shkatërruan xhamitë, kishat, natën sic pushtuarn bregdet e pasuri kombëtare për xhepat e tyre, natën sic ngritën kullat kundër simboleve identitare të Tiranës, natën sic krijojnë kompani lavatrice kokaine e fondesh puvlike, natën sic pjesatojnë interesat me drejtorë, ish drejtorë, ministra, ish ministra, shefa juridikë, ish shefa juridikë, natën si vjedhin fonde e para publike, natën sic ndajnë detyrat për të censuruar e lincuar cdo zë opozitarë, ashtu natën shembën godinën e parë të Bashkisë së Tiranës.
Tirana drejtohet dikur nga bijtë e saj, sot nga armiqtë e saj.
Ata të 1944 deri 1990 ishin shkatërruesit e qytetit
Këta sot janë vrasësit e Tiranës!
Ramazan Jella
Sheshi Skënderbe 1930