“Dua t’ju falenderoj sepse ju e puna juaj jane syte e veshet e botes mbi Italine. Roli juaj eshte thelbesor per qeverine e stimulojme kete bashkepunim qe eshte i rendesishem si per punen tuaj dhe per ne!”
Vleresuese e motivuese keto fjale te kryeministrit italian e liderit te ekonomise se katert te Europes gjate takimin te zhvilluar sot me gazetaret e reporteret e mediave te huaja ne Itali, mes te cileve une, Rtv Ora e Ora News!
Motivuese te kesh mundesine e pyetjes e marrjes se pergjigjes se tij mbi riskun e nje aksioni destabilizues te Moskes ne Ballkanin Perendimor, e pse po vonohet procesi i integrimit te Shqiperise ne Europe.
Mendoj se jane dy nga çeshtjet me madhore te momentit ndaj Shqiperise e cila ka nje interes minimal si ne importin e gazit rus e te grurit ukrainas!
Asnjehere nuk kam kuptuar komanden e interesave gjeopolitike te hinkes seleksionuese te redaksise qendrore te lajmeve te botes, ne sistemin informativ shqiptar, e as interesat privatiste te agjensive e mediave shqiptare per te injoruar njera tjetren perballe nje interesi kombetar, e njeheresh per te vjedhur njera tjetren ne lajme privatiste kriminaliteti.
Keto dy pyetje e pergjigje u transmetuan live ne te gjithe kanalet RAI e u percollen me qindra here ne te gjithe boten nga kolege, agjensi, portale, media e televizione nga me me emer ne bote. E uroj qe Rtv Ora e Ora News te vleresoj rendesine e ketij lajmi.
Prej shume vitesh si gazetare e korrespondente e vendit tim kam pritur te kem nje qasje profesionale e institucionale te kryeministrit tim ndaj punes, qe shume here ka qene hallke lidhese mes dy vendeve.
E kam pritur dhe nga perfaqesues te vendit tim ne Rome!
Uroj te kuptojne e te vleresojne me te njejten thjeshtesi si kryeministri italian profesionalizmin e seriozitetin e rolit te medias si brenda e jashte kufirit!
Shpresoj te realizojne ne koshiencen e detyrimit te tyre kombetar se media nuk eshte ftesa per evente artistike, koktej e promovime njerezish te rekomanduar arti e suksesi kudoqofshin!
Profesionalistet e vertete te sukseshem shqiptare ne Itali, jam djeresitur t’i intervistoj e sigurisht nuk kane pasur nevoje per rekomandime e ftesa.
Ata e dine!
Jetoj ne Itali prej me shume vitesh se kam jetuar me vendin tim SHQIPERI.
Eksperienca e intuita profesionale me ka nxjerre faqebardhe per te kuptuar vertetesine e nje “suksesi” sipermarres shqiptar qe per nje dekade ka mundur te jete pronar i shume restoranteve ne nje qytet historik italian, e ta shoh te fotografuar ne krah te institucioneve shqiptare.
Po ashtu te tjere perfitues projektesh emigrantesh qe vleresohen me fonde o podiume si sherbim per punen partiake me diasporen!
E keto thermija te vertetash qe padyshim do ngerdheshen nga mendjemadhesia e te paditurit, te lexohen si gjest dashurie ndaj kombit!
E per te thjeshtit shqiptare te punes qe Italine e jetojne çdo dite me djersen e ballit, uroj te jem zeri e veshi i halleve e te vertetave te tyre, siç kam bere deri sot, dhe mbi te gjitha e privilegjuar qe per te dytin mandat rresht, koleget e firmat me te mira te mediave boterore me zgjodhen te jem pjese e Keshillit Drejtues te Gazetareve e Medias se huaj ne Itali.
Grazie Presidente Draghi per le tue parole!
Kane plotesuar dhe fjalet e munguara nga vendi im!
Komentet