Për tri vite, 2017, 2018 dhe 2019 Kuvendi i Shqipërisë shpenzon plot 41.2 milionë lekë (të reja) për bileta avioni.
Sipas raportit nga ky institucion theksohet se në Kuvendin e Shqipërisë specifike është udhëtimi jashtë shteti për shkak të aktiviteteve të shumta ndërparlamentare të delegacioneve të përhershme në organizatat Ndërkombëtarë, të grupeve të miqësisë, udhëtimeve zyrtare, pjesëmarrja në Sesionet e AP të KiE-së, etj.
Për këtë është nënshkruar marrëveshja për blerjen e biletave me tre operatorë.
Tek kjo shumë e shpenzuar nuk përfshihen dietat për deputetët apo dhe akomodimi jashtë shtetit.
Komentet