Të gjthë flasin për to si shpëtimtarët e lumturisë po pak dinë se si të përfitojnë prej tyre. Kërkimi drejt lumturisë, është ajo që më shumë kanë nevojë njerëzit. Me rastin e ditës ndërkombëtare të lumturisë që shënon sot ditën e saj, datë 20 Mars, disa mënyrë për t’a arrirë atë duke u kujdesur pak më shumë për hormonet tona.
Filozofë të ndryshëm mendojnë se lumturia varet kryesisht nga njohja e vetes dhe të përmbushjes personale. Sipas atyre, nuk ndikojnë faktorët dhe rrethanat jashtë nesh sesa ajo që ndodh brënda nesh. Ne kemi disa tregues të brëndshëm siç janë hormone tona që lidhen drejtpërsëdrejti me lumturinë tonë: Çelësi qëndron nga mënyra sesi ne i stimulojmë ato! Nga pikëpamja shkencore, ekzistojnë 4 hormone kryesore që lidhen me lumturinë: Dopamina, serotonina, endorfina dhe oksitocina.
Dopamina , hormoni që lidhet me motivimin, me kënaqësinë dhe me sistemin e rikompensimit në trurin tonë. Serotonina është hormoni i humorit dhe i mirëqenies sonë. Endorfina është hormoni që vepron si analgjezik natyral dhe që përçon një ndjesi kënaqësie, shtensionimi dhe euforie. Oksitocina nga ana tjetër që është një hormon por edhe neurotransmetues cili njihet ndryshe si “ hormoni i dashurisë”
Ja sesi mund t’i aktivizojmë ato për t’u ndjerë më mirë në përditshmëri dhe që ti afrohemi përkufizimit tonë për lumturinë.
Të forcojmë dopaminën
Të kërkosh lumturinë është njerëzore.. Siç njihet si hormoni i kënsqësisë, ai çlirohet kur ne arrijmë të kryejmë detyra, kur arrijmë të realizojmë objektiva ose duke bërë aktivitete që ne pëlqejmë më shumë. Për të forcuar dopaminën, fiksoni çdo ditë disa objektiva të thjeshta dhe që mund të arrihen. Të arrish qëllimin, sado të vogla qofshin ato, lejojnë prodhimin e dopaminës. Aktivitetet krijuese si sporti, arti etj kanë të njëjtin ndikim gjithashtu.
Forconi Serotoninën.
Serotonina është hormoni i mirëqenies dhe ka një rol kyç në humorin e njerëzve. Për të marrë një ekuilibër ideal, ne mund të punojmë për stimulimin e prodhimit të këtij hormoni në trupin tonë. Praktikoni mirënjohjen duke mbajtur një ditar për gjërat me vlerë që përmbushni gjatë një dite. Meditoni, bëni ushtrime dhe kaloni sa të mundeni kohë në natyrë nën dritën e diellit.15-30 minuta në ditë të ekspozuar nën dritën e diellit, mjaftojnë që ju të keni marrë dozën ditore të hormonit të serotoninës.
Çlironi endorfinë
E njohur si “hormone anti-stres”, është krijuar dhe prodhohet për të na ndihmuar të çlirohemi nga stresi dhe dhimbja. Ky hormon shërben si një anti-dhimbje natyrale. Për të çliruar endorfinë, ushtrohuni sa më shumë fizikisht, qeshni, dëgjoni muzikë ose bëni një dush të gjatë me ujë të ngrohtë.
Po të shohim, ushtrimi fizik është çelësi! Të vraposh, të kërcesh, të bësh hedhje, kërcime etj, këto aktivitete çlirojnë në mënyrë natyrale endorfinë. Rrethi shoqëror dhe e qeshura kanë një rol kyç gjithashtu në efektin e humorit të mirë.
Çlironi oksitocinë
Dhe në fund, hormoni dashurisë. Të kalosh më shumë kohë me të dashurit e zëmrës dhe t’i jepni rëndësi kontaktit fizik siç janë ledhatimet, lejojnë prodhimin e oksitocinës e cila çlirohet në ndërveprime të ngrohta dhe gjatë marrëdhënieve seksuale. Edhe mirësjellja me të tjerët ka efekte të ngjashme në forcimin e oksitocinës, qoftë për atë që e jep dhe për atë që e merr. Dashuria dhe miqësia janë komponentë kyç të lumturisë sonë.
Le të fokusohemi në stimulimin e këtyre hormoneve të pasura plot me të mira duke i dhënë peshën e duhur, vetes, dëshirave kënaqësive dhe mirëqenies tonë psikologjike! sn