Nga Poli Hoxha
Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postim në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:
A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?
Në fakt nuk pritet ndonjë përgjigje nga vetë Rama për këtë çështje, por pyetja retorike e një personi publik në qarqet politike gjermane dhe ndërkombëtare, nuk mund të kalohet thjeshtë.
Përpara se të kërkojmë nga prokuroria që të nisë hetimin urgjentisht për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizit të deputetit Edi Rama, për të njëjtën çështje në ndihmë po risjellim edhe akuza të tjera që bashkohen në një pikë: Edi Rama në Francë kur ka qenë emigrant, (por edhe në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë ministër Kulture) është marrë me trafik ikonash dhe madje edhe është arrestuar dy herë.
Në formularin e fundit të dekriminalizimit që ka dorëzuar si kandidat për deputet i PS në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka firmosur se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo dënuar, për ndonjë vepër penale.
Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë veprën e rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.
Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë vepër të rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.
Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:
‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë….’.
Kjo është hera e parë që yllit në ngjitje brenda PS-së, i zihet në gojë publikisht e kaluara e errët kriminale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga ish kryeministri i vendit, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga ish-SHIK dhe të shërbimeve inteligjente partnere.
Duket se kjo gërvishtje e plagës nga Fatos Nano, që e bën të lëngojë edhe sot Edi Ramën, e frikësoi këtë të fundit. Ndaj 1 vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, ai ndryshoi në gjykatë emrin.
Sipas formularit të dekriminalizimit që ka paraqitur si kandidat për deputet për zgjedhjet e kaluara, për herë të parë Edi Rama tregon dhe firmos ndryshimin e emrit, gjë për të cilën nuk ishte prononcuar kurrë, edhe pse Sali Berisha e akuzonte sistematikisht ndër vite.
Pra nëse ndokush ka tentuar që në ministrinë e Drejtësisë apo atë të Brendshme në Francë, të kërkojë për ndonjë arrestim apo dënim të shtetasit shqiptarë Edi Kristaq Rama; nuk ka për ta gjetur.
Prokuroria në zbatim të ligjit të dekriminalizimit letër porosinë duhet ta nisë për personin, Edvin Kristaq Rama.
Por jo vetëm kaq.
Në një nga seancat e Komision Hetimor Parlamentar në vitin 2003 të ngritur për veprimtarinë e jashtëligjshme të Edvinit tashmë i shndërruar në Edi, u hetua zhdukja e 150 ikonave të përzgjedhura nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani.
Në atë kohë ky Komision Hetimor i drejtuar nga i ndjeri, Sokol Olldashi, konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen ndonjëherë në Shqipëri. Pyetjes së kryetarit Olldashi, se çfarë dinte Rama si ish-ministër Kulture për këtë çështje, ai ju përgjigj shkurt:
‘Ikonat pas përfundimit të ekspozimit në Gjermani, i nisa për në Paris’.
Por fakt është se ato vlera të pallogaritshme të trashëgimisë kulturore dhe fetare shqiptare, nuk u ekspozuan asnjëherë në Paris dhe nuk u kthyen kurrë në atdhe.
Por historia e Edvin-Edi Ramës prej ‘trafikanti’ dhe si një person i arrestuar për këtë veprimtari, nuk mbyllet vetëm me këto dëshmi dhe akuza.
Në datën 8 Tetor të vitit të kaluar, Gjergji Thimio, një nga koleksionistët e parë të veprave të artit i licensuar në vend (Arrestuar më pas me bujë nga Tahiri e Rama), gjatë një interviste në emisionin 5 pyetje nga Babaramo për gazetarin Ilir Babaramo, delaroi disa herë se Edi Rama jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por edhe se është arrestuar 2 herë në Francë, gjatë kohës që jetonte atje.
Pra deri më tani kemi 4 akuza (Fatos Nano, Martin Hanze, Komisioni Hetimor Olldashi, Koleksionisti dhe ish miku i Ramës Gjergji Thimio) nga njerëz dhe institucione publike të mirë-informuar.
Të gjitha këto mjaftojnë, që prokuroria të nisë urgjentisht (kryesisht) një hetim për këtë çështje. Më e thjeshta dhe më e pakta që mund të bëjë është që të kërkojë nga autoritet franceze, nëse shtetasi Edvin Kristaq Rama (Jo Edi), ka qenë ndonjëherë i ndaluar, i arrestuar, i pyetur apo i dënuar në shtetin e tyre për çfarë do lloj vepre kriminale dhe specifikisht për trafik ikonash./Marrë nga jugulajm
“Kushedi kush eshte ndonje edvin tjeter me te njejtat gjeneralitete,identike si ky”.
“Jo per ndonje gje,por ne Shqiperi,”vetem populli eshte kriminel,prandaj ansje perfaqesues nga populli s’mer detyra te larta shteterore”,sepse udheheqja qe nga diktatura bile qe nga koha e pashallarve ne perandorine osmane, asnje nga keta smundet te jete kundervajtes peanl etj”.”Ne shqiperi Vetem armiku i partise ppsh dhe udheheqjes marksiste leniniste shokut taras dhe i klases ,eshte e mbetet armik i perjetshem,edhe per partite bija te meme ppsh.
“.
Shume bretkoca ka rritur ky pellg,natyrshem se salmoni e peshku shpate rriten ne ujra te pastra.
I RUAJEN POLITIKANET PER TU MBROJTUR KUR NDERROJNE PUSHTETIN PRANDAJ SUNDON KRIMI POLITIKE DHE NUK NDESHKOHET EDHE SOT PAS 30 VJETESH.
DREJTESIA TE FILLOJNPO ESHTE E PA INKRIMINUAR ME BASTARDET E POLITIKES QE KAN QENE DHE ATA QE JANE NE PUSHTET.
Sa të jetë lulzim basha me gazmend bardhin në krye të PD-ës asnjë e keqe s’do t’i vijë edvin ramës sepse vetë lulzim basha ka 4 akuza penale, që kur të shporret edvin rama do ndëshkohet me burg;
1. Vjedhja e afro 250 milion dollarve si ish ministër i transportit në 2005, 2006.
2. Firmosja si ish ministër i jashtëm për faljen e nji rrypi detit shqyptar – shtetit grekë, Gja që Gjykata Kushtetuese e Shqipnis e rrzoi Marrveshjen e Dhurimit të rrypit të detit Jonë !
3. Përgjigjet penalisht për vrasjen ne bulevard 4 demostruesve në 21 janarin e 2011 si ish ministër i brendshëm.
4. Vdekja misterioze e konkurentit(që mbeti enigme, pa autor konkretë-tmerrë për prokurorinë të rikthehet ksaj dosje)për kryetar të PD-ës , ideologut të madh Sokol Olldashi!
Cila prokurori te hetoje. Keta kane dhe gurin dhe aren.
ESHTE POPULLI I PJERDHUR SHQIPETAR QE VOTON PLERA PARA SE TE BEHESHE PLERA KRYETAR BASHKIE KA QENE MINISTER MENDER PEDAGOG ETJ TIRANSIT E NJIFNIN MIRE KUSH ISHTE PO SI TRU TEFEGERE QE ESHTE POPULLI TRIM SKYPETAR VOTOI DISA HERE TEPEGEREN E VET
Voton populli apo i vene votat vete si bente Hitleri hiqte kutite e votimeve qe vinte populli e vinte vete si donte hitleri me ushtsret me arme te kutia e votimit