Shkruan: Mehmet Latifi
“O udhëtar motesh, hallexhi Atdheu shesheve të botës; Në të zëntë nata në rrugë, të lutem shqip, ndalu në Strugë”-janë vargjet, rreshtat e poezisë, “Polimpest” e autorit Xhevat Limani, i cili promovoi dy vepra letrare në Strugën e tij romanin ‘’Artisti pa Atdhe’’ dhe dramat ’’Dodona’’ dhe “Muri i lotëve”.
Pasi përshëndeti të pranishmit, artisti, poeti, shkrimtari, dramaturgu, pedagogu e regjisori Xhevat Limani potencoi se nuk është rastësi që pas Tiranës dhe Prishtinës zgjodhi Strugën për promovimin e këtyre veprave, përkundër vërejtjeve që iu bënë se e ka anashkaluar Shkupin, por sipas tij, Struga është qyteti i hyjnive ,qyteti i perëndive, qytet që njihet për ndjenjën e atdhedashurisë, qyteti ku bashkohet identiteti shqiptar, toskë e gegë, qyteti që në të ardhmen duhet të jetë kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara Shqiptare, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.
Për veprat e Xhevat Limanit folën Emin Azemi, Vileta Allmuça, Qani Mehmedi, Selami Vinca, ndërsa menga një fjalë rasti u paraqitën, dr. Sherijat Muharremi, Shpëtim Pollozhani, Bekim Ismani, Lebit Murtishi dhe Pajazit Murtishi.
Lidhur me dy dramat e Xhevat Limanit, Emiz Azemi ndër të tjera theksoi:
“Nëse dimensioni historik i kësaj drame në tetë pamje është shfrytëzuar nga autori si gjetje inventive për të ndërtuar një sistem dramatik që përbëhet nga Gjeneza- Udhëtimi- Sakrifica/Flijimi dhe Përtëritja,, kjo gjithsesi nuk pengon autorit ta rikonstruoj arkitekturën dramatike me mjete moderne të shprehjes dhe figurshmërisë artsitike. Në të gjitha tetë pamjet kemi amplituda të zhvillimit dramatik të ngjarjeve me kulme veprimi ku vendosen heronjtë që i rezistojnë të keqes. Duke filluar nga Prometheu, Leka, Antigona, Bindi, Skënderbeu e deri te Adem Jashari”.
Në vazhdim, Emin Azemi shtoi: “Xhevat Limani, i cili si duket kujtesën historike mbartë si një peng të mbërthyer, me këtë subjetk dramaturgjik shkarkon energjinë e tij krijuese në kuptimësimin dhe tematizimin e shqetësimeve që vazhdojnë ta preokupojnë atë edhe sot. Liria e munguar, paplotnia e kuptimit hapësionr të etnisë, hipokrizitë dhe matrapazllëqet e konikukturave politike, cinizmi dhe dyftyrësia e diplmoacive të huaja, heriozmi i njerëzve të thjeshtë që ngriten në tempuj të mosharrimit – janë disa nga minitemat që magazinohen me inevncion në laboratorin krijues të autorit”.
Drama tjetër “Muri i lotëve” (Dramë njëaktëshe), ose manuskripti shpirtëror i një rezistence të shtypur. Drama çilet me zërin e xhiruar në magnetofon , por edhe me vetë mësuesen e cila ju flet fëmijëve për një ngjarje të viti 1943, për masakrimin e 50 burrave të Kranjit, në Prespë, te “Muri i Gjatë”, që e ka marrë emrin pastaj “Muri i Lotëve”. Me një intensitet të theksuar dramatik dhe me një konflikt të brendshëm, kjo dramë risjellë në vëmndje një temë nga Lufta e Dytë Botërore, atëherë kur po ndodhte thyerja e madhe në mes të çlirimtarëlve dhe robëruesve”-përfundoi Emin Azemi.
Për sa i përket romanit “Artisti pa Atdhe”, autori Xhevat Limani, ndër të tjera sqaroi: “Unë këtë vepër e kam shkruar ashtu siç kam menduar, duke u liruar nga kthetrat e stileve, klasicizmave, shablloneve, klisheve të shkrimtarëve të tjerë, për të mos qënë “kopjues” ose plagiator. Pra romani është i shkruar me një stil original që dallon nga veprat tjera dhe ka shumë personazhe dhe ajo që vlen të theksohet është rruga nga Struga e deri në Vlorë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Me rastin e promovimit të veprave të Xhevat Limanit, shoqëruesit e rrugëtimit nga Struga e deri në Vlorë, të cilët janë edhe personazhet e romanit “Artisti pa Atdhe”, i dhuruan një bust të Skënderbeut dhe një laps në shenjë respekti dhe nderimi me mesazhin që të vazhdojë krijimtarinë e tij letraro-artistike.
Ndërkaq, anëtarët doajen të SHKA nga Frëngova, para të pranishmëve dhe për nderë të Xhevat Limanit, e luajtën me kostume popullore, “Vallen e vdekjes”, ose siç e quajti Xhevat Limani, “Vallja e ringjalljes”. (INA)
Komentet