PARIS – Pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris në të cilat humbën jetën të paktën 128 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 250 të tjerë, shumë turistë të cilët gjendeshin në Paris, prej sot në mëngjes shpejtojnë të braktisin këtë qytet.
Veçanarisht turmë e madhe vërehet në aeroportin më të madh të Parisit “Charles De Gaulle”. Për shkak të numrit të madh të personave që mbërrijnë në aeroport, por edhe për shkak të masave të ashpëra të sigurisë, ka edhe vonesa të disa fluturimeve të caktuara.
Në Paris, të cilin çdo vit e vizitojnë disa miliona turistë nga e mbarë bota, prej sot në mëngjes patrullojnë policia dhe ushtria. Është mbyllur edhe njëri nga lokacionet më të vizituara turistike, parku zbavitës Disneyland, lajmërojnë mediat. Shkollat në mbarë Francën sot nuk do të jenë të hapura.
Përgjegjësinë për sulmet në Paris përmes një deklarate sot online e mori organizata terroriste ISIS.
Në Francë është shpallur tre ditē zie, ndërsa presidenti i këtij vendi, Francois Hollande deklaroi se vendi është i gatshëm për përgjigje “të pamëshirshme” ndaj sulmeve dhe kërcënimeve terroriste. aa
Komentet