Voal – Festimin e përvjetorit të dytë të themelimit të Shoqatës Amerikane Shqiptare të oficerëve të policisë “Illyrian Society of Law Enforcement”, e udhëhoqi si moderator zëvendës Shef i Prokurorit të Qarkut, Joseph A. Piraino.
Pjesëmarrësit, mbajtën një minutë zi, për të gjithë ata punonjës të uniformave blu të NYPD, të cilët kan humbur jetën në krye të detyrës, në kohë e rrethana të ndryshme.
Në mbrëmjen festive të uniformave blu – policëve shqiptaro- amerikanë, morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar, diplomatët nga Kosova dhe Shqipëria, Asambleisti i parë shqiptar ne Kuvendin e New Yorkt, z Mark Gjonaj, biznesmeni i suksesshëm Sal Rusi, Preisdenti i Brooklynit Erik L. Adams, mysafirë të lart nga Shqipëria, dhe Kosova, Shpend Maxhuni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe zyrtar të Policisë së Shtetit, nga Tirana.
Mbrëmjen e përvjetorit të dytë, e hapi Kryetari i sapo zgjedhur i kësaj shoqate, oficeri i policisë Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant në NYPD .
Shoqata Amerikane Shqiptare të Policisë Iliriane me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, me këtë rast ka nderuar me nga një pllakë mirënjohje Shefin e Departamentit nga NYPD – James P. O’Neill – Zëvendës Komisioneren e NYPD Cathleen S. Perez – Shpend Maxhuni – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shefi i NYPD James Secreto, Shefi NYPD Jeffrey Maddrey, dhe disa oficerët shqiptaro amerikan nga rradhët e NYPD.
Kurse, më një çmim të veçantë mirënjohe, është nderuar veterani i policisë së NYPD, me gradën Kapiten, shqiptaro amerikani Flamur Cani, i cili ka punuar për më tepër se 25 – vjet në rradhët e uniformave blu të NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).
Një nderim i veçantë kjo shoqatë pati edhe për veprimtarin e dalluar, biznesmenit e suksesshëm zotin Harry Bajraktari ish botues i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, i cili nga ana e tij në një koment në faqen e tij në rrjetin social Facebook, shprehu mirënjohjen ndaj këtij nderimi. Duke iu drejtuar z. Yuli Dauti dhe Bordit të Shoqatës Iliriane, zoti Bajraktari vlerësoi takimin e organizuar nga kjo shoqatë që e bashkoi komunitetin. Nga ana tjetër ai u shprehu falenderimet për vlerësimin që i bëri kjo shoqatë duke e nderuar me çmimin në Shërbim të Komunitetit. “Përshëndes me këtë rast të gjithë burrat dhe gratë shqiptaro-amerikane me uniformë që e bëjnë komunitetin shqiptaro-amerikan të ndihet krenar e që ndërkohë japin kontributin e tyre që vendi jonë të jetë i sigurt”, e përfundon përshëndetjen e tij zoti Harry Bajraktari.

.
Komentet