VOAL – ROMË – Ndodh edhe që të rikthehen: Michele Placido, ish komisar Katani (Cattani) i Oktapodit (Piovra), kthehet në Sicili për të treguar për mafian. Ai po përgatit për RAI-n një histori monumentale të mafias italo-amerikane në Sicili. Filmi titullohet ‘Mbretëria’ (Il Regno) e për realizimin e tij do të fillojnë xhirimet më 2016. “Tani jemi në fazën e shkrimit të skenarit,” tha Placido,
Me skenarin po merret grupi i autorëve të vitit 1992: Ludovica Rampoldi, Stefano Sardo, Alessandro Fabbri me këshillimin e gazetarit-shkrimtar Francesco La Licata, kujtesa autentike e historisë së mafias. ansa
Komentet