VOAL – Otto von Bismarck-Schönhausen lindi më 1 prill 1815, në Schönhausen (Gjermani), nga një familje e borgjezisë çifligare. Pas një karriere diplomatike bëhet deputet në Dietën prusiane, Asamblenë Kushtetuese Gjermane, më 1848.
Falë aftësive dhe prestigjit të tij, me kalimin e viteve ai grumbulloi tituj fisnikërie: është kont më 1865, princ më 1871 e dukë më 1890. I formuar që në fëmijëri me dashurinë e thellë ndaj Gjermanisë së tij, të cilën e shikon një vend të bashkuar dhe fuqi të madhe të së ardhmes, ia kushton veprimtarinë e tij politike afirmimit të ideve të tilla nëpërmjet ridimensionimit të Austrisë në favor të Prusisë.
Më 1851 Friedrich Wilhelm III e ftonë në detyrën e ministrit të Plotfuqishëm, në dietën e Frankfurtit (1851-1859), si shpërblim për betejat e tij kundër liberalëve. Bismarcku pastaj është ambasador në Rusi dhe në Francë. Më 1862 mbreti dhe kaizeri (perandori) i ardhshëm Friedrich I ia jep postin e Kryeministrit me mandat specifik për ta konsoliduar fuqinë ushtarake të Prusisë.
Pavarësisht pengesave nga parlamenti, ia arrin qëllimit dhe më 1864 eksperimenton luftën e suksesshme kundër Danimarkës dhe përkrah Austrisë për “çështjen e dukateve daneze”, duke çuar vitin pasues në ndarjen e tyre mes dy palëve nëpërmjet konventës së Gashtainit. Bismarcku nga kjo konventë mbetet i pakënaqur dhe i zemëruar ndaj Austrisë, prandaj del në përfundimin se ka ardhur koha për të realizuar projektin e tij për një konfederatë të re gjermanike nën hegjemoninë prusiane e jo më nën hegjemoninë ausitriake.
Lidh aleancë me Francën dhe Italinë, duke ia premtuar kësaj të fundit krahinën e Venetos dhe imponon një luftë të cilën Austria e humb në mënyrë shkatërrimtare në betejën e sadovës, më 3 tetor 1866. Italia merr Veneton dhe Bismarcku fiton hegjemoninë prusiane. Vitin tjetër ribashkon 22 shtete në Federatën e Veriut, nën presidencën e Fridrihut I. Ndryshimet në fronin e Spanjës më 1868, pas rrëzimit të Borbonëve, sjell një përplasje të fortë që shkakton një konflikt të ri mes Napoleonit III dhe Prusisë.
Pas disa humbjesh rrënuese të Francës, perandoria e saj shkatërrohet dhe Bismarcku mbledh rezultatet e gjenialitetit të tij politik. Në Versajë, më 1871, lind Raju II (Reich II) gjerman me Fridrihun I që bëhet Perandor, ndërsa Bismarku bëhet Kancelar i Perandorisë. Për të ruajtur integritetin më parë ndeshet me katolikët e pastaj me socialistët. Realizon reforma të mëdha sociale.
Më 1872 i riafrohet Austrisë e Rusisë, duke arritur “Aleancën e Tre Perandorëve”. Me Kongresin e Berlinit, kryesuar prej tij më 1878, për zgjidhjen e “Cështjes Lindore”, nëpërmjet ndarjes së Afrikës, e bën Gjermaninë një fuqi të madhe koloniale. Më 1882 krijon Aleancën e Trefishtë të re, me Austrinë e Italinë, që i kundërvihet marrëveshjes Francë-Rusi.
Pas vdekjes së Perandorit Fridrihu I, më 1888, nuk rigjen mirëkuptimin me Fridrihun III, i cili qëndron në fron vetëm tre muaj, as me Fridrihun II. Më 20 mars 1890 shkarkohet nga posti i kancelarit dhe shkon të jetojë në Friedrichsruh. Këtu Otto von Bismarck ndërron jetë më 30 korrik 1898, në moshën 83 vjeçare, por ak përfunduar “Mendimet e kujtime”, librin e tij të kujtimeve që do të ketë shumë sukses dhe përkthehet në shumë gjuhë.
Bismarck u mbetet një ndër protagonistët kryesorë evropianë të Shekulllit të 19-të:tizmi shtetar i madh dhe strateg i jashtëzakonshëm, vepra e tij është fundi i bonapartizmit dhe stërfuqisë austro-hungareze, duke i tronditur ekuilibret e deriatëhershme dhe duke i dhënë përfundimisht dinjitet popullit dhe kombit të tij.
Komentet