VOAL

VOAL

3 Shtatori – Kalendari historik

September 3, 2015

Komentet

Berisha bashkohet me protestuesit në Rrugën e Elbasanit

Kreu demokrat Sali Berisha iu bashkua protestuesve të PD-së që janë mbledhur në rrugën e Elbasanit.

“Është një revoltë e qytetarëve kundër narko-diktatorit. Është një dimër i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe padronin e Beogradit.

Në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë, argati nuk ka të ardhme”, tha Berisha.

Ai përshëndeti qytetarët e Tiranës dhe i siguroi se kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë.

“Nuk do të ndalojmë deri sa të realizojmë objektivat tona: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”, tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Edi Rama nuk pranon kërkesat e opozitës, Berisha tha se ai do të rrëzohet.

“Do të rrëzohet me mosbindjen civile. Kemi aplikuar 15 forma të mosbindjes civile. Këta do të përfundojnë shumë keq”, tha Berisha.

Ai u shpreh se opozita ka sakrifikuar, ka bërë beteja, dhe është shpërblyer.

(Balkanweb)

Mosbindja civile e opozitës- Bardhi – policisë: Respektoni Kushtetutën dhe ligjin, protestat në rrugë bëhen…

Opozita ka nisur mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore të hyrjes në kryeqytet. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili ndodhet në krye të protestës te Sheshi Ëillson u ka bërë thirrje policisë së shtetit që të mos provokojë qytetarët.

“Policia është për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Protestat nuk bëhen në shtëpi, bëhen në rrugë. Protesta është me leje, ju jeni oficerë me përvojë dhe e dini. Qytetarët protestojnë për varfërinë, protestojnë edhe për policët. Policia ka detyrë të garantojë protestën dhe mos zbatojë urdhërat e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk do që ne të protestojmë për pagat e tyre, nuk do që ne të protesojmë kundër emërimeve me urdhëra të krimit. Policia është për të mbrojtur qytetarët, jo për t’i dhunuar ata”,- tha Bardhi. sn

Bllokimi i rrugëve, Bylykbashi: Nuk ka asnjë vepër penale, po ushtrojmë të drejtat Kushtetuese

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale.

E ndërsa Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale, deputeti demokrat tha se opozita dhe mbështetësit e saj po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese.

“Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit për protestën. Është detyrë ligjore e drejtuesve të Policisë që të njoftojnë zinxhirin e tyre për këtë protestë. Nuk ka asnjë vepër penale, pasi ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese. Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale”, tha Bylykbashi.

Ai paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Shtetit që të respektojnë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve të saj. bw

Opozita në mosbindjen civile në Tiranë, paralizohet qarkullimi në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.

 

PËRDITËSIM MINUTË PAS MINUTE

Ora 17.10 Policia thirrje me megafon protestuesve: Lironi rrugët. Është vepër penale
Policia i ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të lirojnë rrugët e bllokuara në Tiranë. Policia i ka kujtuar mbështësve të opozitës se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. 

Ora 17.05 Berisha pritet t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit
Kryetari i PD, Sali Berisha do të marrë pjesë në protestën e opozitës për herë të parë pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak. Pritet që Berisha t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit. 

Ora 17.00 Opozita nis mosbindjen civile në Tiranë, me çadra në duar protestuesit bllokojnë rrugët

Rrugët që bllokohen:

Zogu i Zi
Pallati me Shigjeta
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Sheshi Wilson

Ora 16.50 Berisha do të prijë protestuesit për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë
Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.

Ora 16.40 Policia: 1400 efektivë në terren për protestën e opozitës
Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.

Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

Ora 16.30 Opozita, 4 mosbindje civile prej 7 tetorit
Opozita ka organizuar 4 mosbindje civile bashkë me këtë të ditës së sotme. Protesta e parë ndryshe e PD dhe aleatëve ishte ajo e 7 tetorit 2024, pas burgosjes së Ervin Salianjit, ndërsa disa ditë më herët deputetët dogjën karriget e Parlamentit. Pasditen e 7 tetorit deputetët e PD dhe protestuesit marshuan në këmbë në disa rrugë të kryeqytetit, pa fjalime, ndërsa hodhën bomba molotov drejt selisë së PS. Protesta e dytë ishte ajo e datës 29 tetor me bllokimin e 7 kryqëzimeve kryesore të vendit.

Ndërsa në 26 nëntor, mosbindja civile u rikthye në kryeqytet me bllokimin e 5 hyjeve kryesore të Tiranës.

Edhe e sotmja pritet të jetë shëmbëlltyrë e protestës së 26 nëntorit.

(BalkanWeb)

Opozita nis mosbindjen civile në Tiranë, paralizohet qarkullimi në 5 nyjet kryesore të kryeqytetit

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.

PËRDITËSIM MINUTË PAS MINUTE

Ora 17.00 opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 5 nyjet kryesore të kryeqytetit

Rrugët që bllokohen:

Zogu i Zi
Pallati me Shigjeta
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Sheshi Wilson

Ora 16.50 Berisha do të prijë protestuesit për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë
Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.

Ora 16.40 Policia: 1400 efektivë në terren për protestën e opozitës
Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.

Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.

Ora 16.30 Opozita, 4 mosbindje civile prej 7 tetorit
Opozita ka organizuar 4 mosbindje civile bashkë me këtë të ditës së sotme. Protesta e parë ndryshe e PD dhe aleatëve ishte ajo e 7 tetorit 2024, pas burgosjes së Ervin Salianjit, ndërsa disa ditë më herët deputetët dogjën karriget e Parlamentit. Pasditen e 7 tetorit deputetët e PD dhe protestuesit marshuan në këmbë në disa rrugë të kryeqytetit, pa fjalime, ndërsa hodhën bomba molotov drejt selisë së PS. Protesta e dytë ishte ajo e datës 29 tetor me bllokimin e 7 kryqëzimeve kryesore të vendit.

Ndërsa në 26 nëntor, mosbindja civile u rikthye në kryeqytet me bllokimin e 5 hyjeve kryesore të Tiranës.

Edhe e sotmja pritet të jetë shëmbëlltyrë e protestës së 26 nëntorit.

(BalkanWeb)

Rezoluta e 20 organizatave të shoqërisë civile: Të krijohet qeveri teknike dhe të garantohet proces i lirë zgjedhor

Më 18 dhjetor 2024 u mbajt forumi “Të drejta të shkelura”, një iniciativë e gjerë e 20 organizatave, sindikatave dhe koalicioneve të shoqërisë civile, të angazhuara gjerësisht në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës, ku miratuan rezolutën “për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri”.

Nëpërmjet kësaj rezolute evidentohen shkeljet alarmante e të drejtave themelore dhe lirive themelore duke theksuar rrezikun e gërryerjes së demokracisë në Shqipëri.

Kjo rezolutë u adresohet institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, agjencive mbikëqyrëse, dhe mekanizmave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me një apel të qartë për ndërhyrje dhe angazhim të menjëhershëm për të ndaluar këtë proces të rrezikshëm.

Në kuadër të kësaj rezolute, organizatat nënshkruese kërkojnë me forcë që të ndërmerren hapa konkret dhe të menjëhershëm për të parandaluar thellimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, të cilat janë bërë të dukshme në çdo aspekt të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike në Shqipëri. Liria e shprehjes, pavarësia e medias, dhe garantimi i të drejtave sociale dhe politike të qytetarëve janë të rrezikuara në mënyrë serioze nga abuzimet dhe keqpërdorimet e institucioneve shtetërore dhe nga heshtja e padrejtë e aktorëve politikë që kontribuojnë në krijimin e një klime të pasigurt dhe në kufijtë e cenimit të garancive kushtetuese për çdo qytetar shqiptar.

Në këtë kuadër:

1. Dënojmë shkeljet e vazhdueshme të raportuara të të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në Shqipëri, përfshirë kërcënimet ndaj lirisë së shprehjes, manipulimet zgjedhore dhe gjendjen dramatike ne burgjet e vendit, 62 % e të burgosurve janë ne paraburgim, mungesën e transparencës në qeverisje.

2. Ritheksojmë se respektimi dhe garantimi i të drejtave themelore janë parakusht për një demokraci funksionale dhe për përmbushjen e aspiratave të popullit shqiptar për integrim Europian, partneritet atlantik, dhe prosperitet socio-ekonomik.

3. Kujtojmë se garantimi i të drejtave për çdo qytetar, përfshi gjatë proceseve hetimore, penale apo gjyqësore, është një parakusht për të evituar rrëshqitjen drejt një regjimi policor ku kufizimi i dhunshëm i lirive mbizotëron përkundrejt zbatimit të një procesi të drejtë gjyqësor;

4. Theksojmë nevojën për të adresuar këto sfida përmes një angazhimi kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë aktorët politikë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndaj, ne, organizatat dhe sindikatat nënshkruese, e shohim këtë moment si një thirrje të pandalshme për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat dhe liritë themelore të çdo individi. Shkeljet e këtyre të drejtave janë shkelje të thella të dinjitetit të njeriut dhe kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare. Rënia e institucioneve demokratike dhe shkelja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm një problem për ata që janë të prekur drejtpërdrejt, por një kërcënim për të gjithë shoqërinë.

Duke iu drejtuar Qeverisë Shqiptare, i kërkojmë:

-respektimin me rigorizitet e të drejtave të qytetarëve në veçanti ato në lidhje me pronën private dhe lirinë e lëvizjes;

-garantimin e lirisë së shprehjes për qytetarët, mediat dhe përfaqësuesit politikë;

-për një proces zgjedhor vërtetë të lirë e të drejtë, përfshirë votimin e diasporës pa ndikim të presionit, burimeve shtetërore apo çdo forme që cenon këtë të drejtë kushtetuese;

-të krijojë një klimë të favorshme të ndarjes së pushteteve, të ndalohet instrumentalizimi apo politizimi i sistemit të drejtësisë

-krijimin e një kulture dialogu të vërtetë dhe gjithëpërfshirëse për të ndalur shpopullimin, shkatërrimin e arsimit, shëndetësisë, pensionet, minimumin jetik e pronën.

-të mundësojë krijimin e një qeverie teknike sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, për të menaxhuar procesin zgjedhor dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në integritetin e zgjedhjeve.

Ndaj Komunitetit Ndërkombëtar i drejtohet duke i kërkuar:

-Monitorimin të zhvillimeve në Shqipëri për të rikthyer standardet demokratike e mbrojtjen e drejtave të njeriut duke marrë në konsideratë rezolutat e fundit miratuara nga CDI, EPP dhe IDU.

-Të vendosë presion ndaj qeverisë shqiptare për të ndalur shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të siguruar zbatimin e reformave që forcojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

-Të ndërmjetësojë negociatat për krijimin e një qeverie teknike në shembullin e Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë një garë zgjedhore të lirë dhe të ndershme.

Ndaj aktorëve të shoqërisë civile dhe opozitës politike Shqiptare, u kërkohet të bashkohen nën një mision të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave themelore, të vlerave universale dhe parimeve të Lirisë dhe të Drejtat Individuale; Shteti i së Drejtës; Fuqizimit të Qytetarit; Tregu të Lirë; Fuqizimit të Prodhimit Vendas; Një arsimi më cilësor; shkencor e patriotik; Një shëndetësi më dinjitoze; Mbrojtja e shtresës më vulnerabël të shoqërisë, e në veçanti pensionistëve; Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e Historike; Mbrojtjen e Pronës Private; Dekomunistizimi dhe Drejtësi tranzicionale; Decentralizimi i balancuar i pushtetit dhe territorit; Ruajtje e Mjedisit; Integrimi Europian; Mbrojtja e Shqiptarëve dhe Vlerave Kombëtare; Dinjiteti dhe Jeta Njerëzore; si dhe Rindërtimi i Shoqërisë.

Në përfundim, kërkojmë një bashkëpunim të fuqishëm dhe të pandërprerë mes aktorëve të shoqërisë civile, institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar që të drejtat e njeriut të mbrohen dhe të zhvillohen, dhe për të parandaluar çdo lloj rreziku që mund të dëmtojë të ardhmen e demokracisë dhe stabilitetit në Shqipëri. sn

Lidhja Demokratike e Kosovës shënon 35-vjetorin e themelimit

Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në një kohë të mbushur me shqetësime të mëdha politike dhe shoqërore në Kosovë, morën vendimin për të themeluar një parti politike – Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ky grup e emëroi kryesinë e LDK-së, me Ibrahim Rugovën si kryetar, Jusuf Buxhovin si sekretar dhe anëtarë të tjerë të kryesisë si Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja dhe figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh.

Kuvendi themelues u mbajt më 23 dhjetor 1989 në ambientet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Pas luftës në Kosovë, LDK, nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, fitoi zgjedhjet në mënyrë bindëse.

Kjo parti thotë se angazhohet për ndërtimin e një demokracie të vërtetë, që do të sigurojë barazinë e plotë juridike dhe politike për të gjithë qytetarët. Aktualisht, lider i LDK-së është Lumir Abdixhiku.

Me rastin e 35-vjetorit të themelimit, Abdixhiku dhe struktura të partisë do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova sot, më 23 dhjetor, në orën 10:30, ndërsa nga ora 18:00 do të organizohet një manifestim solemn në nder të kësaj dite.

LDK ka lëshuar një njoftim për aktivitetet e Abdixhikut:

“Me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, dr. Lumir Abdixhiku, me struktura të partisë, në orën 10:30 do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, në Klan Arena, do të organizohet manifestimi solemn, në nder të kësaj feste”, thuhet në njoftim. bw

NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni

VOA

Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi një nga zonat ku trupave ukrainase po u mësohen aftësi të reja nga trupat britanike, kanadeze e polake.

Në këtë vend në Poloni, ekipet e tankistëve ukrainas po mësojnë nga ushtarë të NATO-s se si të përdorin tanket gjermane. Kjo si pjesë e një programi të ndihmës ushtarake, financuar nga Bashkimi Evropian. Luftëtarët ukrainas po trajnohen nga trupat britanike, kanadeze e polake.

“Punojmë gjatë gjithë ditës duke përdorur kompjuterët, duke trajnuar tankist pas tankisti. Në këtë mënyrë kursejmë karburantin dhe kur tankistët e përdorin realisht mjetin, jemi të sigurt se ata do të shmangin çdo gabim, për shkak se kanë mësuar në këta kompjuter”, thotë Gjeneral Major i Forcave të Armatosura polake, Piotr Fajkowski.

Puna në këtë qendër pranë kufirit me Gjermaninë përfshin zotërimin e të gjitha aspekteve që lidhen me tanket gjermane Leopard, prej drejtimit të tyre tek riparimi. Po kështu tankistët ukrainas aftësohen ta manovrojnë mjetin me shpejtësi maksimale ndërsa kryejnë ushtrime duke gjuajtuar në terrene të posaçme stërvitore.

Instruktorët thonë se kur luftëtarët ukrainas largohen nga Polonia, ata janë plotësisht të përgatitur për të përdorur tankun gjatë një beteje të vërtetë.

“Sa më mirë të trajnohen trupat, aq më efektive janë ato në fushën e betejës. Po shohim se Rusia, po përpiqet aq shumë të organizojë ofensivën sa nuk kanë kohë për stërvitje të mjaftueshme. Dhe ne po i shohim humbjet e tyre!”, thotë eksperti ushtarak Vaidotas Malinionis.

Trupat ukrainase po trajnohen edhe në Lituani, një vend anëtar i NATO-s. Të dy vendet ndajnë një kufi me Bjellorusinë, një vend aleat i Rusisë. Këto stërvitje të vazhdueshme janë bërë shumë më intensive që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Në dy muajt e fundit, këtu janë trajnuar ushtarak të rinj të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Disa prej tyre kanë përvojë ushtarake, por ka edhe nga ata që nuk kanë përvojë apo njohuri bazë të mjaftueshme dhe ky kurs shërben që t’i stërvitim pak a shumë në të njëjtin nivel”, thotë Olegas Magas, instruktor i ushtrisë lituaneze.

Pjesa më e madhe e këtij trajnimi përqendrohet tek ata ushtarakë, të cilët ka të ngjarë të jenë në vijën e parë të frontit, duke i mësuar të marrin vendime të shpejta, që të jenë taktikisht elastik, si dhe që të punojnë lehtësisht me trupat e NATO-s.

“Qëllimi parësor i ushtrive të NATO-s dhe i NATO-s si forcë ushtarake është standardizimi i të gjitha degëve të saj, pra që trupat amerikane të mund të punojnë me ato lituaneze”, thotë ushtari ukrainas që nuk u identifikua për çështje sigurie.

Familjarizimi me procedurat e NATO-s është pjesë e dëshirës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy që Ukraina t’i bashkohet aleancës. Ai beson se kjo është një mënyrë për të garantuar paqen e qëndrueshme me Rusinë. Por zoti Zelenskyy ka pranuar gjithashtu se anëtarësimi i plotë në NATO, nuk është i mundur për sa kohë që lufta vazhdon.

Kreu i CIA-s kryen vizitën e fundit zyrtare në Kiev, William Burns takim me Zelenskyn

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës William Burns ka bërë një tjetër udhëtim të paparalajmëruar në Kiev, me gjasë të fundit të tij përpara se të tërhiqej nga posti i tij, sipas presidentit ukrainas Volodymyyr Zelensky.

Zelensky e zbuloi takimin në një postim në Telegram të shtunën, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Burns ka luajtur në mbështetjen e Ukrainës gjatë konfliktit të saj të vazhdueshëm me Rusinë.

“Bill Burns bëri vizitën e tij të fundit në Ukrainë si drejtor i CIA-s. Ne kemi mbajtur shumë takime gjatë kësaj lufte dhe unë jam mirënjohës për ndihmën tuaj”, ka shkruar Zelensky, shoqëruar me një foto të tij duke shtrënguar duart me Burns.

Udhëheqësi ukrainas pranoi se takime të tilla të nivelit të lartë zakonisht mbahen konfidenciale, por theksoi rëndësinë e nënvizimit të komunikimit të tyre të vazhdueshëm.

“Zakonisht, takime të tilla nuk raportohen publikisht, dhe të gjitha takimet tona – në Ukrainë, në vende të tjera evropiane, në Amerikë dhe në pjesë të tjera të botës – u zhvilluan pa informacion zyrtar. Por tani, pas vizitës së fundit, ia vlen të thuhet hapur”, tha Zelensky.

Burns ka mbajtur postin e drejtorit të CIA-s që nga marsi i vitit 2021 dhe do të largohet nga posti i tij pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të planifikuar për 20 janar.

Trump ka emëruar ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe për të pasuar Burns. Zelensky ka shprehur angazhimin e tij për të mbajtur kontakte me udhëheqjen e re në CIA.

Gjatë gjithë konfliktit, Shtetet e Bashkuara kanë qenë sponsori më i rëndësishëm i Kievit, duke ofruar pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe ushtarake, si dhe të inteligjencës.

Vizita e spiunazhit të SHBA vjen në një moment kritik, pasi Trump është zotuar se do t’i japë fund konfliktit të Ukrainës, duke ngritur shqetësime në Kiev se jo vetëm mund të përballet me një rënie të ndihmës, por edhe një auditim të miliarda dollarëve që ka marrë nga Uashingtoni. nën administratën e presidentit Joe Biden. bw

Volodymyr Zelenskyy: Garancitë e sigurisë pa SHBA-në nuk janë ‘të mjaftueshme’ për Ukrainën

Garancitë e sigurisë vetëm nga vendet europiane, pa përfshirjen e SHBA-së, nuk do të jenë “të mjaftueshme” për të siguruar mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës ndaj ndonjë agresioni të mëtejshëm rus, ka paralajmëruar presidenti ukrainas.

Volodymyr Zelenskyy foli të enjten, pas një takimi me liderët e BE-së dhe NATO-s në Bruksel për të diskutuar mbështetjen e ardhshme për Kievin, duke pasur parasysh rikthimin e mundshëm të Donald Trump-it si president i SHBA-së dhe premtimet e tij për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për të detyruar negociata të menjëhershme paqeje me Rusinë.

“Unë besoj se garancitë vetëm nga europianët nuk do të jenë të mjaftueshme për Ukrainën,” u tha Zelenskyy gazetarëve pas takimeve. “Është e pamundur të diskutohet vetëm me europianët, sepse e vetmja garanci, aktualisht ose në të ardhmen, është anëtarësimi në NATO.”

Zelenskyy ka bërë presion ndaj liderëve për t’i dhënë Ukrainës një ftesë zyrtare për t’u bashkuar me NATO-n, por SHBA dhe Gjermania kanë qenë shumë hezituese, ndërsa Hungaria është kategorikisht kundër.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi të dyja palët në bord, Shtetet e Bashkuara dhe europianët . . . një vendim të përbashkët,” shtoi ai. “Duhet të ketë një qëndrim shumë gjithëpërfshirës . . . duhet të jemi të sigurt në garancitë e sigurisë që do të na mbrojnë nesër.”

Zelenskyy tha se nuk do të bëjë publike asnjë detaj të diskutimeve me vendet perëndimore në lidhje me garancitë e mundshme të sigurisë.

Ai foli pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron të mërkurën në mbrëmje, i ndjekur nga një mbledhje gjatë natës me liderë të lartë europianë, e organizuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe një samit me të 27 liderët e BE-së të enjten në mëngjes.

Zyrtarët të cilët ishin informuar mbi bisedimet thanë se disa liderë përdorën diskutimet për të bërë propozime afatgjata mbështetjeje për Ukrainën, por kishte ndarje mendimesh mbi atë që Europa mund të vazhdojë të ofrojë pa mbështetjen e SHBA-së.

Garancitë e detyrueshme të sigurisë nga kryeqytetet europiane, të cilat potencialisht do t’i përfshinin ato në një luftë me Rusinë nëse Ukraina sulmohet përsëri, janë të pazbatueshme pa një garanci se SHBA do të mbështeste ato ushtri europiane, shtuan zyrtarët.

Macron ka sugjeruar idenë e dërgimit të trupave europiane në Ukrainë për të zbatuar një marrëveshje të mundshme paqeje, por shumë kryeqytete të tjera të BE-së janë shumë skeptike për këtë ide dhe nuk është e qartë nëse një forcë e tillë paqeruajtëse do të ishte shtesë apo zëvendësim i garancive të sigurisë.

Zelenskyy tha se ishte i gatshëm të zhvillojë bisedime të mëtejshme për luftën me Trump-in, për t’i shpjeguar disa aspekte kyçe të konfliktit.

“Ai nuk ishte në këtë luftë sepse nuk ishte president, kjo është e kuptueshme. Dua t’i ndaj me të më shumë detaje,” tha Zelenskyy. “Unë llogaris të kem kohën për të folur, për të menduar, për të dëgjuar dhe për të kuptuar pikëpamjen e tij dhe për t’i treguar pikëpamjen tonë. . . . Shpresoj që ai të më kuptojë.” / Financial Times – Syri.net

UGSHPD: DITA E EMIGRACIONIT DHE DYSHTETËSIA NJË KUJTESË PËR VOTËN E DIASPORËS

 
 
Kur presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Taulant Balla, drejtues politik i PS për Diasporën, e përkujtuan Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit, 18 Dhjetorin me pritjet zyrtare apo dhe dërgesat e mesazheve, një karakteristikë thellësisht propagandistike dallohej qartë. 
Sukseset. 
Arritjet në formalitetet institucionale të politikës së majtë shqiptare që qeveris me konceptin mbi gjithëpërfshirjen duke i shtuar kësaj të fundit “natyrshëm” dhe interesimin për votën e diasporës. 
Nuk është më rastësi që heshtja prej vitesh premtohet tani. Por veç premtimit ka dalë në imazh edhe pretendimi se tashmë është meritë e mazhorancës socialiste afrimi i diasporës (kujtoni kuadratet gjithëpërfshirëse nga parakalimi i krye bashkiakut më 28 Nëntor, 2024), dhe vota e diasporës që do të mundësohet për herë të parë më 11 Maj, 2025. 
Ato pra gjithëpërfshirja dhe vota, përbëjnë tani dy fakte që përplasen me një situatë mjaft kritike në të cilën po kalon Shqipëria dhe që do të na shoqërojnë deri në mesin e vitit të ardhshëm. 
 

E nëse Kreu i Shtetit Begaj mendon se: –

“… vota e Diasporës është shumë domethënëse për Shqipërinë”

dhe kjo ka qenë detyrë e rëndësishme që me marrjen e detyrës, ose që në ditën e parë të betimit të tij, për Ballën, drejtues politik i PS për Diasporën, mesazhi vjen më “i plotë” dhe më “i gjatë” : – “Migracioni mbetet një sfidë e madhe globale dhe një realitet dinamik, i cili ndikon cilësinë e jetës dhe kërkon respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. 33 vite më parë shqiptarët u nisën me anije apo përmes shtigjeve malore drejt vendeve fqinje Italisë dhe Greqisë si migrantë në kërkim të një jete dhe mundësive të reja”Ndërsa komenti plotësues propagandistik i politikës zyrtare prej ATSH-s rrumbullakoset me përcaktime të tjera të paqarta si gjithëpërfshirja, me përmbajtjen se: –Dita Ndërkombëtare e Migrantëve më 18 dhjetor shërben për të kujtuar diversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së të drejtave dhe dinjitetin e emigrantëve dhe refugjatëve në mbarë botën, pavarësisht sfondit dhe arsyeve që i shndërrojnë ata në migrantë”.

 
A mund të flasin këta shtetarë dhe politikanë dot për shqiptarët që largohen? 
A mund të shpjegohet se përse fuqia punëtore “importohet” dhe shihet si një zgjidhje në projektet vendore dhe globale të qeverisë së Rilindjes Socialiste ?
 
Janë zbuluar tashmë, por edhe kanë mbetur ende të pa zgjidhura çështjet më të dukshme si korrupsioni i partisë-shtet dhe përpjekja për të marrë edhe një mandat të katërt nga Rilindja Socialiste. Qëndrimi në pushtet dhe keq qeverisja janë mbuluar duke minuar opozitën politike dhe peshat mbi varfërinë, mbi krimin  si dhe largimi masiv i popullsisë shqiptare përpiqen të bëhen të sepse qeveria/ministrat transparencë quajnë daljen javore në shkallët e kryeministrisë për të treguar mbi VKM-t e firmosura. Asnjëri prej tyre nuk del në një konferencë shtypi, sepse ky është monopol i kryeministrit gjë të cilën ai e quan të kryer me pjesëmarrjen e rrallë në Kuvendin e Shqipërisë, por jo aq të rrallë në takimet ndërkombëtare.
 
Ky boshllëk dhe këto mungesa komunikimi nuk janë thjeshtë shprehje autoritarizmi, por janë rezultati i punëve të bëra vit pas viti dhe rritje e buxhetit si i tillë vit pas viti që nuk reflekton në hapjen e fronteve të reja të punës dhe kur në një periudhë prej dy-tre vitesh Leku është “çimentuar” i fortë kundrejt euros-€ dhe dollarit-$.
 
Mplakja e popullsisë gjithashtu dhe veçanërisht mosha e re  aktive po largohet dhe ky është fakt. Por fakt gjithashtu është se për të mos jetuar me pasojat e krijuara të rinjtë dhe forca aktive e punës është e detyruar të largohet për të siguruar një jetë më të mirë për vete si dhe për të ndihmuar mbijetesën e pjesës së mbetur të familjeve në Shqipëri. Kjo grup moshë është pika më nevralgjike për ekzistencën e atdheut, për fatin e demokracisë dhe të fatit të zgjedhjeve që duket se po e përsërit historinë e saj. Në qoftë se imazhet dhe fotografitë dokumentare të viteve ’90 përdoren edhe nga vetë ideologët e rilindësve socialistë si kontrasti krahasues se ku ishte Shqipëria që ju la në dorë demokratëve për ta qeverisur vendin dhe se ku është tani ajo që po gumëzhin prej turizmit, një fakt i përbashkët i që bashkon fillim-fundin e 35 viteve të tranzicionit deri në 11 Maj, 2025 nuk ka ndryshuar. Ai është hemorragjia e shqiptarëve largim që i imponohet popullsisë nga një parti-shtet i diktaturës (kujtoni dy zgjedhjet e para 1991 dhe 1992). Janë dy eksode të frikshme për t’i shpëtuar diktaturës dhe dhunës. I pari si një largim i shqiptarëve pa dokumente identiteti, ilegalë në Evropë, por si një krizë humanitare ajo u përballua sepse u njoh izolimi i një regjimi komunist 50 vjeçar. Mes të parit dhe të dytit, me hyrjen në vitet e tranzicionit ulje ngritjet e migracionit vazhduan. Ishin po shqiptarët që gjenin mënyrën me det, me tokë apo me ajër që të largoheshin pasi humbën shpresat tek ngritja e një sistemi demokratik bazuar në pronë, në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit dhe të barazisë përpara ligjit. Por edhe kjo goditje e dytë e viteve ’20 të shekullit të ri si vite të  hemorragjisë së kombit, kur shqiptarët edhe pse e gëzojnë lirinë e lëvizjes, edhe pse bëjnë pjesë në aleancën e NATO-s, edhe pse janë duke hedhur hapa drejt anëtarësimit evropian, statistika se 1/3 e popullsisë shqiptare gjendet në diasporë, mbetet një fakt ngre nevojën për një ndërgjegjësim të madh patriotik dhe atdhetar pa propagandë dhe pa ideologji partiake. 
Sepse për të parën herë shqiptarët po thirren të marrin pjesë në zgjedhje. Vota së diasporës më pak se gjashtë muaj larg. 
 
Ndaj Dita Ndërkombëtare e Emigracionit, 18 Dhjetori nuk mund të përdoret si propagandë partiake.
Këto janë edhe çështjet ku secila forcë politike me programet e veta duhet ta japë përgjigjen gjatë këtyre muajve të mbetur deri më 11 Maj, 2025 pa e joshur atë koncept për të drejtën e votës që e përçan diasporën ose që e largon  edhe më shumë nga Atdheu i keq qeverisur.
BE-ja pret. 
Ai aty është për popullin shqiptar. 
BE-ja nuk mund të jetë për këtë apo për atë forcë politike që me lehtësi kërkon zgjatje mandati pa ju përmbajtur sigurimit të zgjedhjeve të lira, të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të pavarësisë së gjykatave në ushtrimin e ligjit veprimit të drejtësisë mbi korrupsionin dhe krimin. 

BE-ja është aty  për pluralizmin dhe shtetin ligjor, për mediat e lira dhe individin e lirë, për atë qeveri që i siguron punë dhe mirëqenien shtetasve të saj. Këto janë “detyrat e shtëpisë” ndër më kryesoret që i krijojnë hapësirë veprimtarisë ekonomike të tregut të lirë dhe konkurrencës përpara se sa çdo forcë politike që shpreson se do ta drejtojë vendin me një program të përpiktë përpara se të çojnë ndërmend dhe të marrin rrugën për qoftë edhe një tjetër tur të ri takimesh në diasporë.

E ndërsa opozita ofrohet dhe kërkon ndryshimin dhe rotacionin politik, për shkak të pamundësisë së ushtrimit të jetës parlamentare të mbështetur në kushtetutë, mazhoranca dhe qeverisja me institucionet e kapura dhe me influencën për një mandat të katërt, janë sot në një sulm frontal për pushtet dhe mënyra e afrimit me diasporën, listimin dhe marrjen e informacionit rreth saj po krijon një destabilizim dhe përçarje në diasporë. Dallohen afrime të natyrshme të vullnetshme nga diaspora me partitë politike, por asnjëherë shqiptarët e larguar që gëzojnë lejen e qëndrimit dhe dyshtetësinë  në shtete të ndryshme të botës nuk duhet të rrezikojnë arritjet personale dhe të familjeve të tyre dhe ato zhvillime integruese që ata i kanë realizuar.  Aty ku diaspora është e numerikisht më e madhe e përqendruar në numër sikurse edhe aty ku ata/ato janë si bashkësi më të vogla, një tipar dallues është e vërteta me edukimin e proceseve zgjedhore të lira. 
Në të dyja rastet zhvillimet politike shqiptare për të tërhequr interesimin dhe votën e diasporës duhet të jenë të matura dhe të kujdesshme pavarësisht etjes për fitore. Zgjedhjet dhe euforia e tyre, pavarësisht nga shpenzimi ekonomik duhet të ruajnë ndershmërinë dhe integritetin. Në të kundërt shprehja “ka gjasa” si shenjë kujdesi  do të thotë se zgjedhjet mund të realizojnë një efekt negativ për ta strukur dhe bërë indiferente atë pjesë bashkatdhetarësh aty ku ata ndodhen në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë. 
Në gjithë këtë panoramë mes propagandës, ideologjisë dhe imazhit partiak me turet në diasporë për të kërkuar votën ne e shohim edhe me interesimin në planin e brendshëm. KQZ  përforcoi kështu edhe disa qëllime pas disa vizitave që Këshilli Koordinues i Diasporës zhvilloi në Tiranë me rastin e 18 Dhjetorit, Ditës së Migracionit. Sipas ATSH, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi: – njohu me përgatitjet dhe masat e marra për mirë organizimin dhe mirë administrimin e procesit të votimit të diasporës për zgjedhjet për Kuvend, aktet rregullatore të miratuara, strategjinë e edukimit të zgjedhësve nga jashtë, ndërtimin e Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), siguritë dhe garancitë që do të ofrojë PER si dhe afatet zgjedhore për zgjedhësit nga jashtë”.
Këshilli Koordinues i Diasporës, a është ai gjithëpërfshirës? Pra a i përket ai gjithë diasporës si një institucion hershmërisë së emigrantëve shqiptarë dhe veçanërisht diasporës së se të viteve ’90-të?
Ky fakt duhet trajtuar me peshën e duhur sepse, çdo shqiptar në emigracion e ka një adresë, zotëron një banesë, pronë, biznes apo qoftë edhe ka kontratë pune dhe leje qëndrimi për studime kualifikime etj. Dhe më e rëndësishmja integrimi i tyre në vendet ku punojnë dhe jetojnë apo gëzojnë edhe nënshtetësinë i ka bërë ata jo vetë të integruar, por edhe kontribues financiarë, për ndihmën e familjarëve të tyre, për mirëmbajtjen e pronave, për dëshirën e zhvillimit të një aktiviteti ekonomik e deri tek e fundit ardhja si pushues dhe për t’u çmallur me atdheun.
E drejta e tyre për të votuar, nuk është thjeshtë pjesëmarrje e votës së diasporës, por është forcë ndryshuese nga 2025 e në vazhdim sepse jeta e gjithsecilit në emigracion është sfidë dhe sipërmarrje, është përgjegjësi për familjen dhe gjithashtu dashuri për familjen dhe për vendlindjen. Shqiptari i diasporës vjen i barabartë me votën dhe kjo garanci e integritetit nuk duhet të ketë diferencime dhe të përdoret për interesa propagande zgjedhore. Kjo më e fundit shënohet në një takim që kryeministri Rama ka zhvilluar më 19 Dhjetor me  Këshillin Koordinues të Diasporës, të cilësuar si takim vjetor ku janë hedhur dy ide lidhur me kontributet shoqërore me 8 shtete si dhe nënshtetësia shqiptare. Pavarësisht se propaganda e trajton si një rutinë kur theksohet takim vjetor me KKD-në, shumë kush që nuk e ka harruar di të thotë se tre samite të mëdha me diasporën janë zhvilluar.
Por edhe nëse po i marrim të përvitshme cili ishte rezultati i tyre në 12 vite ?
Pamundësia e përgjigjes është sërish propaganda tek e cila edhe 5-6 muaj para zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 duket se nuk është fokusi tek zhvillimi i zgjedhjeve model ku diaspora merr pjesë, por numrat, turet në diasporë dhe premtimet. Ashtu siç u premton pensionistëve në Shqipëri bonusin, loja hapet tek kontributet shoqërore dhe nënshtetësia. Në rastin Gjerman kur njohja e dyshtetësisë në fund të Qershorit 2024 u bë realitet, koha e shkurtër me një qeveri që kujdeset për diasporën dhe jo për patronazhimin e saj duhet ta ketë vullnetin për ta kapur shpejtësinë e kohës pasi me të shprehet vullneti i procesit zgjedhor me pjesëmarrjen e diasporës. E nëse Gjermania përfaqëson një realitet të ri çfarë ndodh me shtetet e tjera ku përqendrimi është i madh dhe dyshtetësia po ashtu.  shprehje e Ramës me përfaqësuesit e KKD-s: –“… besoj se ministria e Jashtme do të ‘’lante shumë mëkate” të trashëguara nga koha e asaj hijes që më përndjek mua sa herë futem këtu. Me siguri ka anëtarë të Këshillit Kombëtar të Diasporës që nuk e kanë pasaportën shqiptare”. Kjo nuk tregon as shkallë të lartë përgjegjësie dhe as barazi procesi për pajisjen me dokumentacionin pasaportës shqiptare/nënshtetësinë të gjithë atyre që duan ta zotërojnë. E në këtë rast anëtarët e KKD nuk bëjnë përjashtim.
Format mund të plotësohen sepse shtetasit janë të barabartë pa i diktuar prioritetet si një arritje e qeverisë në xhiron e fundit të vitit elektoral pas disa mandateve në pushtet me detyra të pa realizuara për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Jashtme trupën diplomatike apo trupën diplomatike.
Por si për ironi të fatit dhe të garës së imazhit në mes të rilindësve socialistë zgjedhjet dhe dy shtetësia kanë edhe konkurrencën brenda. Ajo nuk mund të nënvleftësohet. Në qoftë se kryeministri Rama doli në diasporë dhe tuboi emigrantët për votë, kryetari i bashkisë Veliaj ka punuar pak nga pak me dhënien e pasaportave shqiptare. Në muajt e fundit, diku me 15, herë me 6 apo edhe me 5 shtetas të rinj që do të jenë votues, Veliaj nuk e ndal interesin për votën brenda dhe jashtë jo vetëm në ditën e imazhit patriotik që kulmoi me paradën e kuadrateve të diasporës, por edhe në ditët më të vështira me drejtësinë të Bashkisë Tiranë, ai nuk mungon të sjellë pamje nga takime me shtetas të rinj shqiptarë.
18-19 Dhjetor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë

Zjarr në një ndërtesë banimi pasi u godit nga një dron në qytetin rus Kazan, 21 dhjetor.

 

Dronët kanë goditur ndërtesa të larta banimi në Kazan, kryeqytetin e republikës Tatarstan të Rusisë, gjatë një vale sulmesh që e kanë detyruar aeroportin e qytetit t’i pezullojë fluturimet përkohësisht.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se sulmet ndodhën në tri valë midis orës 7:40 dhe 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale, më 21 dhjetor.

Shërbimi për shtyp i Rustam Minnikhanov, udhëheqësit të republikës autonome të Tataristanit, tha në një komunikatë se tetë dronë e sulmuan qytetin. Sipas komunikatës, gjashtë prej tyre i goditën ndërtesat e banimit, një e goditi një objekt industrial dhe një tjetër u rrëzua mbi një lumë.

Ministria ruse pretendoi se dronët ishin me origjinë ukrainase, ndërsa autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar.

Sipas një komunikate në Telegram nga zyra e kryetarit të Kazanit, zona e banimit në tri qarqe të qytetit ishin në shënjestër të dronëve.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa raste ku dronët godasin ndërtesa shumëkatëshe dhe shpërthejnë në flakë.

Nxënësit evakuohen nga shkollat

Shërbimi Tatar-Bashkir i Radios Evropa e Lirë raportoi se nxënësit janë evakuuar nga shkollat në qarkun sovjetik të Kazanit dhe se sirenat mund të dëgjoheshin në qytet.

Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar mbi numrin e viktimave.

Sipas Interfax, kryetari i Kazanit, Ilsur Metshin, tha se njerëzit janë evakuuar nga ndërtesat e prekura dhe po u sigurohet strehim dhe ushqim.

Kazani ndodhet rreth 800 kilometra në lindje të Moskës.

Në një komunikatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një “mjet ajror ukrainas, pa pilot, u shkatërrua mbi territorin e Republikës së Tataristanit nga forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë”.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë tha në një komunikatë se “janë vendosur kufizime të përkohshme në Aeroportin e Kazanit në mëngjesin e 21 dhjetorit për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile”.

Në të kaluarën, në shënjestër të sulmeve të dronëve ukrainas kanë qenë vendet ushtarake dhe industriale ruse në rajon. REL


Send this to a friend