Princesha Sofi formalisht Madhëria e Saj Mbretëresha e Shqipërisë Sofia (21 maj 1885, Potsdami – 3 shkurt 1936, Fântânele; gjatë Sophie Helene Cecilie of Schönburg-Waldenburg (zu Wied)) ishte bashkëshortja e Princ Vidit me të cilin u martua më 30 nëntor 1906. Njihet gjithashtu si Princeshë Sofia e Shqipërisë. Çifti mbretëror pati dy fëmijë:
- Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956)
- Princi trashëgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973)
Jetëshkrimi
Princesha Sofi u lind në Potsdam, Brandenburg. Ishte vajza e Princit trashëgimtar Victor of Schönburg-Waldenburg (1856–1888) dhe e gruas së tij, Princeshës Lucia of Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1859–1903). Ajo pati disa rrënjë shqiptare, duke filluar me Ruxandra Ghica (Gjika), vajza e Grigore I Ghica (Gjika), sundimtar i Vllahisë (Rumani). Gjyshërit e saj nga e ëma qenë Emil, Princ i Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1824–1878) dhe gruaja e tij, Pulcheria Cantacuzene (1820–1865), princeshë rumune. Emil ishte djali i August Ludwig of Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1788–1874) dhe i Franziska Allesina von Schweitzer (1802–1878).[1] August Ludwig ishte djali i tetë nga dhjetë djemtë e Christian Heinrich, Princ i Sayn-Wittgenstein-Berleburg (1753–1800) dhe gruas së tij Charlotte Friederike Franziska, Konteshë e Leiningen-Westerburg. Christian Heinrich ishte një drejtues premtues i Sayn-Wittgenstein-Berleburg, shtet i Perandorisë së Shenjtë Romake. Ai drejtoi si Kont nga 1773 deri më 1792 dhe si Princ nga 1792 e deri në vdekje. Sayn-Wittgenstein-Berleburg ishte nën Dukatin e Madh të Hesse-ve në 1806. Prindët e saj vdiqën kur Sofia ishte e vogël, kështu që ajo kaloi rininë e saj në Moldavi, ku gjendeshin kushërinjtë e saj nga e ëma.[2]

Princeshë e Shqipërisë
Princesha Sofi ishte bashkë me bashkëshortin e saj tek Mbretëresha Elizabeta e Rumanisë, kushërirë e Vilhemit. Dy gratë luajtën një rol vendimtar që Princ Vidi të pranonte kurorën e Skënderbeut.
Çifti mbretëror mbërriti në Durrës, Shqipëri më 7 mars 1914, për efekt të pranimit që Princ Vidi i bëri kurorës shqiptare më 21 shkurt 1914 nga një delegacion shqiptar i kryesuar nga Esat Toptani. Delegacioni shqiptar vizitoi edhe Valdenburgun, Saksoni, për respekt të familjes së Princeshës Sofi.

Shihni edhe
Lidhje të jashtme
Komentet