Irwin Allen Ginsberg (; 3 qershor, 1926 – 5 prill, 1997) ishte një poet amerikan me origjinë hebreje dhe një nga figurat kryesore të Beat Generation e të kundërkulturës së cilës më vonë do t’i përkushtohej. Ai iu kundërvu fuqishëm militarizmit, materializmit ekonomik dhe ndrydhjes seksuale duke u bërë i njohur në përkrahjen e dukurive kundërkulturë si drogat, armiqësia ndaj burokracisë dhe hapja ndaj religjioneve lindore. Ai ishte një ndër shkrimtarët amerikanë më ndikues të rrymës së njohur të kohës së tij, Beat Generation, ku përfshiheshin edhe shrimtarë të tjerë të famshëm si Jack Kerouac and William S. Burroughs.
Allen Ginsberg lindi në Newark të shtetit New Jersey, tashmë mirëfilli një rrethinë e New Yorkut. Fëmijëria e tij ishte e privilegjuar duke qënë fëmija i parë i një çifti të borgjezisë hebreje. Babai ishte një profesor i njohur i letërsisë, ndërsa nëna, me origjinë ruse, ishte një veprimtare e përkushtuar filokomuniste, e cila e merrte të birin në mbledhjet e partisë. Kjo mënyrë jetese ndikon shumë tek Alleni duke i ofruar madje atij një perspektivë politike nëpërmjet së cilës ai do ta shikojë botën. Alleni që atëherë filloi të interesohet për fatin e punëtoreve dhe të klasës punëtore të shfrytëzuar në të gjithë botën. Për këtë do ta ndihmonte ëndërra për t’u bërë avokat.
Studion, përkushtohet e më në fund më 1943 merr një bursë në Columbia University. Këtu studiojnë personazhe të panjohura por që do të kenë rol të madh në mendimin artistik ameikan. Grupi përfshin edhe emra si Jack Kerouac, Neal Cassady, Lucien Carr e William Burroughs (ky i fundit ishte dhjet vjet më i madh e nuk ishte student).
Ginsberg kishte filluar të shkruante poezi qysh në të mesmen, nën ndikimin e Walt Whitmanit, ,por takimi me personalitete të tilla të forta, të çmendur e kureshtarë e orienton atë në një krijimtari alternative.
Në këtë kotekst shumë shpejt tek të rinjtë intelektualë zhvillohet një prirje e fortë drejt drogave dhe për shumë sish ajo shndërrohet në një përkushtim absurd. Ata janë të dhënë edhe pas krimit, seksit dhe përgjithësisht ndaj asaj që përfaqëson, sipas tyre, shkelje të normave të rrepta të kodeve të detyruara nga shoqëria borgjeze. Ginsberg, në mes të kësaj klime të “delirit” psikologjik, është ai që arrin të jetë më i kthjellët, duke u përdorur energjitë e tij që të nxjerrë më të mirën nga armiqtë e saj më të çmendur.
Pasoja e këtyre tepërimeve do të ishte mosvazhdimi i studimeve, ndërsa Ginsber përjashtohet nga universiteti. Filloi të lidhet me gjithkënd që vërdallosej në Times Square në New York, shumë prej tyre halabakë e hajdutë, kryesisht miq të Burroughs. Droga dhe mbrapshtitë e tjera nuk mungojnë. Drogat i ndihmojnë të përballen me vizione të reja poetik, të cilat ai dhe Keouac do t’i quajnë me emrin “New Vision” (“Vizione të Reja”).
Një nga ato Vizione ka mbetur legjendar. Një ditë vere të vitit 1948 duke lexuar William Blake në një apartament të Harlemit, poeti njëzetegjashtëvjeçar përballet me njüe vizion të habitshëm e të çmendur kur Blake i shfaqet personalisht, duke e lavdëruar dhe duke i paralajmëruar të ardhme të madhe. Ai madje fillon të tregojë në familje dhe me shokët se më në fund e kishte gjetur Zotin.
Në atë kohë Ginsberg kishte shkruar tashmë shumë poezi, pa i botuar asnjëherë. Kthesa pozitive vjen kur ai reciton poemën e tij “Howl” (“Ulërima”, edhe sot e kësaj dite më e famshmja e tij) në legjendaren “Six Gallery poetry reading”. Fama vjen bujshëm dhe rrufeshëm. Vargjet e tij fillojnë të qarkullojnë he më 1956 shtëpia botuese e Lawrence Ferlinghettit, “City Lights Books”, boton “Howl and Other Poems”, që bëhet shkak procesesh gjyqësore falë shkeljeve morale të poemave. Por asnjë proces apo ndalim nuk pengon që “Howl” të bëhet një prej poemave më të famshme të letërsisë bashkëkohore. Ginsberg është shkrimtari i parë beat që arrin të ketë një publik të gjerë.
Bashkë me afirmimin e tij personal rritet edhe lëvizja Beat në tërësi. Njëkohësisht Amerika ndodhet në periudhën e klimës së luftës së ftohtë dhe të frikës së shkaktuar nga Komisioni i senatorit McCarthy kundër atyre që dyshohen për veprimatar antiamerikane. Në këtë periudhë të mbylljes shoqërore shpërthyen poetët beat, tashmë të shfrenuar falë suksesit të Ginsbergut.
Në fillim të viteve ’60 aventura e Ginsbergu është plot gjallëru. Vazhdojnë eksperimentet dhe përvojat e tij të reja. Forma e tij krijuese është ende plot vrulle. Në skenë ngjitet një personazh i habitshëm, njëfarë alkimisti modern, Timothy Leary, të cilit i atribuohet zbulimi i LSD, drogës sintetie, të cilën Ginsbergu e pret me entusiazëm duke ndihmuar në afirmimin dhe përhapjen e saj.
Në mënyrë paralele rritet interesimi i thellë për religjionet me prejardhje nga Lindja, sidomos për vargje të afërta me misticizmin tipik të përgjithshëm të asj kohe. I përkushtohet kutit budist, duke frekuentuar gurunë e famshëm kundërthënës tibetian Chogyam Trungpa Rinpoche. Studimi i “Librit Tibetian të të Vdekurve” e i filosofive orientale bëhen pikë qendrore të mendimit të Allen Ginsbergut, dhe lënë gjurmë të thella në poezinë e tij.
Pas shumë peripecish, iniciativash, leximesh, polemikash e plot andrllash të tjera, Ginsbergu vdes më 5 prill 1997 në East Village di New York City nga një sulm në zemër dhe nga kancer që po e dërmonte prej kohësh./ Skënder Buçpapaj
Komentet