Daniel Defoe (1660-1731) [1]St. Giles Cripplegate, Londër, ishte shkrimtar, gazetar, pamfletist dhe spiun, i cili njihet me veprën e tij Robinson Kruzo, i cili është libri i dytë pas Biblës me më shumë përkthime. Konsiderohet babai i rmanit anglez. Ishte bir i nje qiriberes londinez Xhejms Fo, mbiemër të cilin meqë tingëllonte bukur Danieli e ndryshoi Defo. Ai mësoi në një shkollë fetare dhe më pas filloi tregëtinë. Duke shitur e blerë mallra të ndryshme. Në këtë mënyrë ai bëri shumë udhëtime nëpër Evropë.
Daniel Defoe (; mendohet se lindi më 3 prill 1660 – vdiq më 24 April 1731).
Daniel Defo në fillim luftoi kundër mbretit Xheims II. Kurse më vonë u fut në ushtrinë e Uilliam III. Asaj kohe u burgos dy here, pasi kishte shkruar disa tekste kundër kishës dhe qeverisë.
Ai punoi shumë në fillimet me gazetën e tij, ku botoi më shumë se 500 shkrime me emrin e vet – më shumë se çdo shkrimtar tjetër në gjuhën angleze. Ndërkohë , duhet përmendur se ai pati një jetë shumë aktive. Vdiq në vitin 1731, në Londër.
Diçka e veçantë dhe e çuditshme ka ndodhur me këtë shkrimtar. Daniel Defo filloi të shkruante novela kur mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nxori nga dora gjëra të mrekullueshme të cilat u bën të njohura në gjithë botën.
Veprat
Koloneli Jack
Kapiten Singellton
Moll Flanders
Roksana
Kujtimet e nje Kavalieri
Robinson Kruzo
Referencat
^ According to Paul Duguid in “Limits of self organization”, First Monday (11 September 2006): “Most reliable sources hold that the date Defoe’s his birth was uncertain and may have fallen in 1659 or 1661. The day of his death is also uncertain.”
Komentet