Më 29 janar 1845 – Poema “Raven” (Korbi) u botua për herë të parë në gazetën Evening Mirror në Nju Jork; Edgar Allan Poe (1809 – 1849) përdori pseudonimin Quarles në këtë botim. Stili i poemës ishte i ri, ashtu edhe emri i rremë i autorit. Më vonë, Poe do të shprehej në esenë e tij “The Poetic Principle ” se nuk i pëlqente didaktizmi dhe alegoria, edhe pse besonte se kuptimi në letërsi duhet të jetë nën sipërfaqe. Shkrimet me kuptime të dukshme, shkruante ai, pushojnë së qeni art. Poe besonte se shkrimi i mirë duhet të jetë i shkurtër dhe të përqëndrohet në një efekt të veçantë. Ai besonte se shkrimtari duhet të llogarisë me kujdes çdo ndjenje dhe ide. “Këtë mënyrë rigoroze, ndoqa kur shkrova poemën “Korbi”, thotë Poe në esenë “The Philosophy of Composition”.
THE RAVEN, Edgar Allen Poe
1
“Once upon a midnight dreary, while I pondered, weak and weary,
Over many a quaint and curious volume of forgotten lore —
While I nodded, nearly napping, suddenly there came a tapping,
As of some one gently rapping, rapping at my chamber door.
“Tis some visiter,” I muttered, “tapping at my chamber door –
Only this and nothing more.”
Për njohjen e Poes në shqip, një rol të madh si përkthyes luajti Fan Noli në fillim të shekullit XX. E njëjta strofë, e shqipëruar nga Noli:
KORBI
1-
“Një mes-natë të bezdisur
Tek këndonja i zalisur
Disa pralla dhe magjira
Të një shkence të harruar,
Tek dermitnja i kapitur
Befas vjen një e trokitur,
Me ngadalë e goditur
Përmi derë t’ odës sime.
“Dikush është, thashë, jashtë
Që troket mi derën time –
Vetëm kjo, dhe asgjë më.”
Përkthyer nga Arjan A. Bejko, (revista «Mehr Licht» Nr.36) gati një shekull pas Nolit, kjo strofë e Poes vjen kështu:
KORBI
1-
“Një mesnatë të zymtuar, mëndjevrarë, shpirtlënduar
Përmbi libra plot enigma, të një lënde të harruar,
Lodhur, gati në dremitje, befas ndjeva një trokitje.
Mjaft të lehtë, si fanitje, pak të ndrojtur përmdi derë
Ndonjë mik është, pëshpërita, që vjen e troket në derë –
Vetëm kjo, dhe tjetër jo.”
Komentet