VOAL – Stefani Joanne Angelina Germanotta, e njohur më mirë si Lady Gaga, ka lindur në New York më 28 mars 1986, popstarja është një prej famozeve më të adhuruara jo vetëm për muzikën e saj, por edhe për paraqitjet skenike, pamjen dhe provokacionet.
Lady Gaga në kuadrin e ditëlindjes ka postuar në Twitter – ku ka mbi 21 milionë bashkëbisedues – një pamje të saj pa truk ndërsa bën një vetëshkrepje me celular.
Prindërit janë me prejardhje italiane, babai nga Palermo e nëna nga Venecia.
Lady Gaga ka filluar të përformojë në moshën 19 vjeçare si këngëtare roku në skenat e qytetit të New York-ut. Ajo është edhe autore këngësh. Akon pasi e dëgjoi Lady Gaga-n, e bindi presidentin Interscope, Jimmy Iovine të nënshkruante me të një marrëveshje dhe me Kon Live Distribution të Acon.
Albumi i saj debutues Fama, The Fame, doli në Gusht të 2008 dhe pati një sukses të madh komercial. Dy këngët hite të albumit që dolën edhe si hite-single “Just Dance” dhe “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Poker_Face_%28Lady_Gaga_song%29″>Poker Face”, u kthyen në hite Number 1 të suksesit ndërkombëtar.
Lady Gaga e gjeti frymëzimin e saj tek rokerë të famës si David Bowie, Queen, si dhe tek mbretërit e muzikës pop Madonna dhe Michael Jackson. Ajo po ashtu ka një tërheqje të veçantë pas modës, të cilën e sheh si komponente esenciale të performancave të saj. Ajo deri më tani ka shitur 15 milionë albume në të gjithë botën dhe 51 milionë disqe single.
1986–2004: Fëmijëria dhe edukimi
Lady Gaga ka lindur më 28 mars 1998 në lagjen Yonkers, New York, ishte fëmija më i madh i prindërve me origjinë italo-amerikane Joseph dhe Cynthia Germanotta. Në moshën 11 vjeçare ndoqi mësimet në shkollën Juilliard School në Manhattan, por në vend të saj vazhdoi studimet në Convent of the Sacred Heart, një shkollë me edukim Katolik. Në moshën 4 vjeçare filloi të luajë në piano, balladën e parë për piano e shkroi në moshën 13 vjeçe dhe performimin e parë në skenë kur ishte 14 vjeç. Kur ishte 17 vjeç, ajo u pranua në moshë tepër të re në Universitetin e New York-ut Tisch School of the Arts. Atje ajo studioi muzikë përmirësoi aftësitë e saj për kompozim, duke kompozuar esse, si dhe u mor me kritikë arti. Më vonë ajo u largua nga shkolla për të vijuar karierën e saj muzikore.
2005–2007: Fillimi i karierës
Germanotta nënshkroi një kontratë me Def Jam Records kur ishte vetëm 19 vjeç. Po rreth kësaj moshe ajo largohet nga shtëpia e prindërve duke filluar përformimin në skena të klubeve në Lower East Side me grupe si Mackin Pulsifer SGBand. Në këtë kohë ajo pati eksperiencat e para me drogë si dhe duke përformuar në show të tipit burlesque; Lady Gaga thoshte për muaj të tërë se i jati nuk e kuptonte. Producenti muzikor Rob Fusari, i cili e kish ndiuhmuar Lady Gaga në kompozimin e disa këngëve në fillim e krahasonte stilin e saj vokal me atë të Freddie Mercury. Pseudonimi i saj Gaga, vjen sipas këngës të grupit Queen “Radio Ga Ga.” Ajo filloi ta përdorë këtë emër në skenë dhe prej asaj kohe njihet si Lady Gaga.
Ndërkohë ajo filloi të kompozojë për artistë të nivelit Pussycat Dolls, Britney Spears, dhe New Kids on the Block. Ishte Acon që pasi dëgjoi potencialin e saj vokal erdhi në përfundimin se Lady Gaga është po ashtu një këngëtare e mirë.
2008 deri sot: The Fame dhe The Fame Monster
Prej 2008, Gaga u vendos në Los Angeles, duke punuar për albumin e saj debutues The Fame. Gaga thotë se ajo ka kombinuar shumë gjini të muzikës në albumin e saj të parë. Më pasi ajo filloi të punojë në Haus of Gaga, ku ajo prodhon muzikë dhe veshje. Suksesi i albumit të parë dhe disqeve single të tij si “Just Dance” ose “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Poker_Face_%28Lady_Gaga_song%29″>Poker Face”, që dolën për herë të parë respektivisht më 8 Prill 2008 dhe 23 Shtator 2008 patën një sukses të padiskutueshëm në të gjithë botën.
Pas kësaj Haus of Gaga u kthye në fokus të Amerikës dhe botës mbarë.
Lady Gaga është kontraverse në paraqitjen dhe jetën e saj duke përformuar dhe jetuar gjithnjë kundra rrymës. Gjatë kësaj kohe ajo pati një lidhje sentimentale me një trumpetist të muzikës heavy metal. “Unë isha Sandy e tij dhe ai ishte Danny im” (personazhë të filmit Grease). Ndarja me të u kthye si frymëzim për disa këngë të albumit The Fame.
Gaga u kandidua për tetë çmime të 2009 MTV Video Music Awards duke përfshirë edhe Video of the Year, Best New Artist, Best Female Video dhe Best Pop Video për “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Poker_Face_%28Lady_Gaga_song%29″>Poker Face” dhe Best Direction, Best Editing, Best Special Effects, Best Cinematography dhe Best Art Direction për hitin “Lady Gaga song)” href=”http://en.wikipedia.org/wiki/Paparazzi_%28Lady_Gaga_song%29″>Paparazzi.[43] Gaga ia arriti të fitojë çmimin si “Best New Artist” ndërsa disku i saj single “Paparazzi” fitoi dy çmimet për “Best Art Direction” dhe “Best Special Effects.”[44] Në tetor 2009 Gaga fitoi çmimin e revistës Billboard Yjet në ngjitje 2009.
Pastaj ajo u shfaq në shown Saturday Night Live bashkë me Madonna-n duke perfomuar një pjesë nga disku single “Bad Romance”, që është këngë nga albumi i saj i dytë titulluar The Fame Monster. Gaga merr pjesë në shumë aktivitete si Human Rights Campaign’s “National Dinner” në 10 tetor 2009, përpara marshit National Equality March në Washington, D.C. Në fillim të këtij muaji, pra në nëntor 2009, gaga njoftoi për daljen e albumit të saj të ri The Fame Monster, në përbërjen e të cilit ka tetë këngë. “Bad Romance” sapo ka dalë si single duke arritur majat e shitjeve në SHBA, Australi, Angli, Irlandë, Suedi etj.
Stili muzikor dhe influencat
Lady Gaga në fillim ka pasur ndikime prej Michael Jackson dhe Madonna. Po ashtu tek yjet e rokut të glam rock si David Bowie dhe grupi Queen, prej nga ka marrë edhe pseudonimin si këngëtare. Artistë si Andy Warhol, poeti Rainer Maria Rilke, dhe ikona e modës skenës dhe këngës Grace Jones kanë qenë po ashtu frymëzuesit e saj. Si vokal e krahasojnë me Madonna-ën dhe Gwen Stefani, ndërsa për strukturën e këngës thonë se janë reminishenca të muzikës pop të viteve `80 dhe `90.
Pas debutit të saj të parë The Fame, The Sunday Times e krahason atë me Madonna-ën, Gwen Stefani, Kylie Minogue të viteve 2001 ose Grace Jones tani.” E ngjashme në kritikat e saj edhe Sarah Rodman tek The Boston Globe ku po ashtu heq paralele duke filluar nga Madonna deri tek Gwen Stefani, ndërsa vetë Madonna tek revista Rolling Stone ka thënë se e sheh vetveten tek Lady Gaga.
Gaga ka thënë se ajo është shumë e përfshirë tek moda, dhe se moda është për të gjithçka, dhe këtë ndjenjë për modën e ka trashëguar prej së ëmës e cila mbahet shumë mirë dhe është tepër e bukur. Ajo thotë se : “Kur jamë duke kompozuar unë mendoj se çfarë do të vesh në skenë kur do ta këndoj këtë këngë” dhe se kur ajo performon, perfomon art, muzikë dhe modë. Ajo ka skuadrën e saj producente dhe plot kreativitet, ku ajo drejton gjithçka. Arti i saj del nga Haus of Gaga, të cilën ajo e drejton personalisht. Lady Gaga ka gjashtë tatuazhe, midis tyre një simbol paqe peace symbol frymëzuar nga John Lennon, të cilin The Guardian e cilëson si heroin e Lady Gaga. Po ashtu ka një vargje në gjermanisht nga poeti Rainer Maria Rilke në të cilat thuhet “Në orët më të thella të natës, tregoi vetvetes se do të vdesësh nëse do të jesh i ndaluar të shkruash, dhe shih thellë në zemrën ku ka shpërndarë rrënjët përgjigjia dhe pyet vetveten, duhet unë të shkruaj?” Gaga e përshkruan Rilken si filozofin e saj të preferuar, duke e cilësuar atë si „filozofin e vetmisë”, ndërsak ajo e konsideron Donatella Versace si muzën e saj.
Gaga është një brune natyrale, por ajo bëhet shpesh bionde sepse e ngatërrojnë me Amy Winehouse.
Debuton në tregun diskografik në vitin 2008 me albumin “The Fame”: pren nga nxirren single të suksesit të madh si “Just Dance”, “Poker Face”, “Bad Romance” e “Paparazzi”. Fama e saj përhapet sidomos në Australi, Amerikë, Kanada, Zelandën e Re dhe Itali.
Falë albumit të saj të parë ka arritur në Shtetet e Bashkuara rekordin e e renditjes së 4 singleve numër 1 në Billboard Pop 100.
Në vitin 2009 del vepra e saj e dytë, me titull “The Fame Monster”. Në gusht të vitit 2010 jepet lajmi se Lady Gaga do të ketë një riprodhim të saj në dyll në të gjithë muzetë e Madame Tussauds, duke vendosur rekordin si artistja e parë në histori që t’i ketë shtatoret e saj njëkohësisht në dhjetë muze në mbarë botën.
Në të njëjtën periudhë mori triembëdhjetë kandidime për MTV Video Music Awards, rekord absolut për një artist: i fiton tetë.
Në vitin 2010 është në vendin e parë në klasifikimin special të 100 artistëve më me ndikim të shpallur nga revista TIME e në vendin e katër të klasifikimi të famozëve më të fuqishëm të shpallur nga javorja Forbes. E njëjta javore e rendit numër 7 në klasifikimin e femrave më të fuqishme të botës. Këngëtarja është zgjedhur drejtore e re artisitke e ndërmarrjes fotografike Polaroid. Lady Gaga ka një gamë zanore kontralto.
Në fillim të vitit 2011 Lady Gaga ka kënduar në duet me Elton John në pjesën Hello, Hello, marrë nga kolona zanore e filmit animativ Gnomeo e Giulietta. Pjesa është publikuar më 8 shkurt 2011. Albumi i dytë në studio i Lady Gaga do të titullohet Born This Way e do të publikohet më 23 maj 2011, siçe ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet Twitter në një paraqitje të saj më 31 dhjetor 2010. Titulli është konfirmuar gjatë MTV Video Music Awards të vitit 2010, ku ka marrë plot 8 trofè. Singli me të njëjtin emër, paralajmëruar për datën 13 shkurt 2011 është vënë në qarkullim më 11 shkurt. Brenda më pak se 3 orëve ka arritur vendin e parë në plot 14 vende në iTunes dhe në më pak se 24 orë ka arritur kreun e renditjes në shumë vende. Interpretimi i parë i drejtpërdrejtë e singlit të ri është dhënë gjatë ceremonisë së dorëzimit të Grammy Awards 2011. Born This Way është kënga e njëmijtë që ka arritur vendin e parë në klasifikimin amerikan. Më 2013 ajo nxjerr albumin muzikor Artpop, më 2014 albumin tjetër Cheek to Cheek, 2016 – Joanne. Lady Gaga ka kryer këto turne botërore të koncerteve: The Fame Ball Tour (2009): The Monster Ball Tour (2009–2011); The Born this way ball tour (2012 – 2013 ); ArtRAVE (2013-2014); 2014/15 – Cheek to Cheek Tour; 2016 – Dive Bar Tour; 2017 – Joanne World Tour/ELIDA BUÇPAPAJ
Komentet