Qeveria e papërgjegjëshme e Edi Ramës ka disa vjet që synon ta kthejë edhe diasporën një kopje të asaj që ekziston sot në Shqipëri, duke u dhënë pushtet përfaqësimi ingranazheve të krijuara prej saj, sikur është edhe Këshilli Koordinues i Diasporës. I kam drejtuar një letër të hapur Z.Mark Gjonaj, figurë e nderuar në diasporë që të japin dorëheqjen nga ky instrument politik i qeverisë Rama.
Këtë reagim bëra edhe kur ky Këshill përmes Ardian Radovickës, nga komuniteti shqiptar në Kanada, uroi diasporën me rastin e festave të fundvitit. Nuk jam marrë me analizë shterruese, por duke i respektuar, pavarësisht bindjeve të tyre politike, kam shprehur qendrimin tim se ky ingranazh nuk mund të përfaqësojë diasporën, kur ata janë të emëruarit politikë të qeverisë të Shqipërisë.
Jemi 3 milionë shqiptarë jashtë, (pra jemi më shumë se shqiptarët brenda Republikës së Shqipërisë), të gjithë të larguar sepse vendi ynë nuk përmbushi detyrën minimaliste, të siguronte një shtet të së drejtës dhe të mbronte sistemin demokratik. Kemi burime të mjaftueshme që të organizohemi pa marrë bekimin e Edi Ramës ose të Pandeli Majkos.
Në lidhje me qëndrimin tim u shpreh zonja Adriana Bejko, njëra nga anëtaret e Këshillit Koordinues të Diasporës. Po e botoj në mënyrë integrale çfarë më shkruan zonja Bejko dhe pastaj reagimin tim:
“Pergjigje per komentet e Elida Skenderi Bucpapaj. E nderuar bashkeatdhetarja ime. Se pari ju kerkoj ndjese per kohen qe do t’ju marr sepse dua te ndaj me ju disa mendime ( jo vetem nje pergjigje te thjeshte ndaj baltes qe hidhni mbi te tjeret). Le te prezantohem se nuk njihemi – Jam Dr. Adriana Fishta- Bejko dhe kam nje karriere te nderuar prej 45 vitesh si mesuese/pedagoge ne 3 kontinenete dhe gjithashtu kam privilegjin te jem ZGJEDHUR antare e KKD. Kam disa dite qe ndjek replikat tuaja me shume mellef ndaj dy kolegeve te mij te nderuar dhe ne te njejten kohe nuk me vjen mire qe hidhni balte mbi te gjithe ne antaret e KKD. Te gjitha keto jane mbeshtetur ne urrejtjen tuaj kunder PS. Te urresh eshte e drejta juaj, por, sic e keni pare edhe ne postimet ne kete faqe, shume bashkeatdhetare ju kane injoruar duke uruar z. Radovicka dhe z. Sinaj dhe duke mos influencuar nga ju. Shpresoj t’a keni marre kete mesazh te heshtur te miqve ne facebook. Kjo eshte fryma qe po sjell Diaspora e nderuar ne Atdhe, nje fryme dashamiresije duke kritikuar te metat pa anatemizuar personat. Deviza e KKD eshte identike si ky qendrim dinjitoz i shume bashkeatdhetareve tane – SHQIPERIA E VELLEZERVE DHE MOTRAVE, PA PROTAGONIZEM DHE MLLEFE. U perpoqa te mos polemizoj me ju. I respektoj mendimet tuaja, edhe nese nuk jemi ne te njejten gjatesi vale, por nuk mund te hesht me gjate sepse do t’ju demtoja ju nese do te heshtja. a) Jeni nje vajze e kompletuar dhe mos lejoni ate mllef te vjeter t’ua shkaterroje ditet e vyera qe kaloni sot. Kjo nuk d.m.th te jeni konform cdo gjeje, absolutisht jo (edhe une jam si ju, nuk duroj padrejtesite dhe FLAS), por sic eshte ajo historija ne bibel, “gjuaj tjetrin me gur, vetem nese nuk bere vete mekate.”. Para se t’ju shkruaj desha t’ju them se me pelqeu shume foto e juaj me Papen, shpresoj se te gjithe kemi cfare te mesojme nga dashurija dhe fisnikerija e Atit te Shenjte, sidomos nese kemi fatin t’i japim doren; b) nese nuk heqim dore nga e vjetra e”hidhur” do te mbetemi te burgosur prej saj. Sic thote Mandeila kur del nga burgu “Ndërsa dilja derën drejt portës që do të çonte në lirinë time, unë e dija se nëse nuk i lija (ne burg) hidhërimin dhe urrejtjen time, do të isha në burg perjestesisht.”. Eshte koha te mesojme nga ai, ne shqip ne i themi “Uthulla e forte vetem plas enen e vet”; dhe c) ne CV tuaj shoh vetem fjalet “former” perpara arritjeve tuaja dhe asgje “present”. Me lejoni t’ju kujtoj se ne CV e tij Z. Radovicka ka shume “present” ne arritjet e tija- ndermjet te tjerave, i eshte besuar pergjegjesia per sherbimin me delikat ne Bashkine e Torontos UJIN E PIJSHEM per 2.5 million qytetare Kanadez…. arritje jo e vogel dhe ai gjen edhe kohen te sjelle bukuri ne jeten tone nepermjet pikturave te tij. Ndersa Z. Sinaj ne CV e tij si arrritje “present” shenon vetem disa preja arritjeve te tij ne perendim -Senior scientist at ETH Zürich, Prof. Dr. Head of the Plant Nutrition Team at Agroscope. Pra sic duket, (sipas jush) PS dhe Ministri Majko paskan ditur ke te zgjedhin ndermjet shume kandidaturave shume prestigjoze te propozuar nga shoqata e nderuara shqiptare ne bote!, te cilat ju i anatemizoni pa asnje finese intelektuale apo gazetareske. Nuk po permend ketu antare te tjere shume te nderuar te KKD, se nuk dua t’ju marr kohen tuaj te vyer, te cilen uroj t’a harxhoni ne sherbim te bashkimit dhe jo percarjes se kombit tone te mrekullueshem. Duke i uruar sukses portalit tuaj, mbetem me shpresen qe ne si disapore te japim kontributin tone modest ne sjelljen e nje rreze shprese dhe vellazerimi ndernjet Shqiptareve sepse kemi me shume gjera qe n’a bashkojne se sa ato qe n’a ndajne. Le te punojme se bashku e t’a bejme Shqiperine me ate gjene e vogel qe quhet RESPEKT DHE DASHURI per njeri tjetrin. Gezohem per ju dhe ju uroj nje vit te mbare 2020, mikja ime.”
Ja përgjigja që i dhashë zonjës së nderuar:
E dashur Zonje e nderuar Adriana Bejko,
më vjen shumë keq që ka patur keqkuptim per ato që kam shkruar. Fatmiresisht scripta manent. E kam thënë që në krye nuk protestoj per ju, si emra, per vlerat tuaja individuale, nuk protestoj per who is who! Protestoj se jeni të kyçur në një ingranazh politik. Nuk kam mllefe, nuk kam urrejtje, nuk shpreh as mllefe dhe as urrejtje, shprehem qartë kundër çdo organizimi të krijuar nga edi rama dhe pandeli majko apo te kujdo krahu qofshin.
Tek Sokrat Sina u ndala sepse tregon ne menyre tipike se nuk eshte zgjedhur nga komuniteti shqiptar këtu në Zvicër por nga lart! Sokrat Sinaj ka formim Akademik, ai është larguar nga Shqipëria në vitin 1986 për në Perëndim ku ka plotësuar formimin e tij për 17 vjet. Më 2003 ai është kthyer në Shqipëri i emëruar nga Fatos Nano, kryeministër i asaj kohe, si Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, detyrë shtetërore e marrë nga PS. Më pas zoti Sokrat Sinaj është kthyer në Perëndim dhe sot me gradën Profesor punon e jeton në Zvicër. Nuk kam asgjë kundër që figura të shquara të përfshihen në politikën shqiptare, por jam kundër që figura me emër të zgjidhen nga politika në Shqipëri për të drejtuar diasporën.
Si figurë akademike nuk kam asgjë kundër Sokrat Sinës, por si i emëruar i PS jam kundër dhe do të jem. PS le ta zgjedhë deputet, ministër, por jo të përfaqësojë diasporën! Të them te drejtën per vlerat qe keni dhe per ata qe jeni, integriteti juaj i paster cenohet kur futeni ne nje ingranazh politik, kur pm i vendit eshte nje njeri i papergjegjshem. Une apeloj qe diaspora jone me burime njerezore, intelektuale dhe financiare, duke respektuar emrat tuaj, t’i krijoje vete organizmat e veta! Me Ardian Radovicken nuk kam asgje, respekt per te, per Prof. Petrit Radovicken dhe ju, e kam me qeverine e Tiranes!
Të kthehemi tek Mandela. Mandela fali, se i kerkuan ndjese. Ne Shqiperi bijte e nomenklatures vijojne karieren, ndersa viktimat e diktatures mbeten viktima. Ne Kanada ne çdo 23 Gusht, kujtohen viktimat e Hitlerit dhe komunizmit, ku vihet shenja e barazimit midis diktaturave te djathta e te majta, naziste dhe staliniste, ndersa ne Shqiperi vijon lufta e klasave. Une jam viktime e diktatures qe femije, si bija e tim Eti, gjate tranzicionit nuk kam asnje ore ne administraten publike, ndersa bijte e nomenklatures kane kariere brilante ne postdiktature, jo per meritat e tyre, por si eksponente partiake. Edi Rama lejoi ndertimin e nje memoriali per deshmoret e Erdoganit, ndersa ne Shqiperi nuk ka as memoriale dhe as kujtese per mijra e mijra viktima te diktatures!
Ne 3 milione Shqiptaro-Perendimoret jemi te integruar ne Perendim, ne vende me sistem demokratik, me shtet te se drejtes, bazuar ne vlerat universale. Shteti i se drejtes eshte orientimi yne çka mungon totalisht ne Shqiperi. Prandaj duhet te faktorizohemi si institucion Perendimor, jo e krijuar nga nje qeverisje qe i ka çuar shqiptaret ne degrade. Kaq. Edhe nje here theksoj. Nuk kam asgje kundra jush. Por jam kunder ingranazheve te krijuara nga nje qeverisje qe i ka lene ne mjerim shqiptaret.
Zonjë e nderuar, sukseset individuale pa kontribut direkt per te miren e shoqerise, mbeten suksese individuale. Sa për mua, me thua që jam former (ish). Po te shtoj edhe ca former te tjera. Mbarova shkelqyer gjimnazin Sami Frasheri nuk m’u dha e drejta e studimit, paçka rezultateve apo talentin tim qe e vinin re dhe e evidentonin mesueset e letersise. Me çuan te punoj ne Kombinatin Josif Pashko, si punetore ne Fabrikën e Pllakave; pastaj punetore mirembajtje ne Varrezat e Sharres, mendo nje vajze 20 vjeçare.
Prej 1991 jam gazetare, perpara nuk me lejohej, nuk e lejonte PPSH, trashegimtare e se cilës eshte sot PS, nuk ma lejonte Xhelil Gjoni, i biri i te cilit sot eshte ambasador, si partiak i PS, pasi ka qene deputet, minister keta 30 vjet tranzicion. Une jam gazetare dhe ti mund ta kuptosh se gazetaret nuk dalin ne pension edhe kur mbushin moshen. Pasi atyre kontributeve si former (ish) në media te ndryshme, që ti i citon, prej 11 vitesh bashke me bashkeshortin tim, Skënder Buçpapaj, jemi botues te voal.ch, portali me i lexuar ne diaspore. Jemi gazetare me te gjitha atributet dhe prerogativat e gazetareve profesioniste ne Zvicer, ku jetojme prej gati 24 vitesh me familjen tone.
Une nuk shkruaj t’i rregulloj pune vetes, perkundrazi, sepse tentakulat e çakejve të pushtetit te degraduar te edi rames dhe pandeli majkos kane futur kthetrat deri ne diaspore, por une permbush detyren qe ka nje gazetar, te mbroje sistemin. Perendimi ka sistem demokratik dhe diaspora nuk do te lejoje qe te drejtohet nga ingranazhe te kurdisura nga edi rama dhe pandeli majko dhe as nga partia socialiste, aq me pak apo parti tjeter. Besoj se jemi sqaruar. Komentin tuaj dhe timin po e botoj tek voal.ch
Gëzuar 2020 per ju dhe Familjen! Gezuar per te gjithe shqiptaret, sidomos per ata qe vuajne ne Atdheun tone te shtrenjte, të rrjepur deri ne kockë nga politikanet, me ne krye kete shallvaregjerin.
Respekte,
Elida Buçpapaj
Z.Mark Gjonaj, dukeni si buratin në duart e Edi Ramës – jepni dorëheqjen nga instrumentat antidiasporë krijuar nga Tirana zyrtare Nga Elida Buçpapaj
Komentet