26 shkurt 1951 Gjenocid komunist me pasojë pushkatimin e 22 intelektualëve të shpallun zyrtarisht të pafajshëm e të vorrosun në njo vorr monumental prej Qeverisë Shqiptare,
PA AUTORËSI… ! ! !
70 vjetë ma parë, me 26 Shkurt 1951, makina kriminale komuniste enveriste përgjaku me terrorizëm barbarisht 22 intelektualë nacionalista shqiptar.
30 vjetë ma parë, në Gusht 1991, makina e drejtësisë së “reformueme” komuniste i shpalli viktimat e atij terrori të pafajshëm.
30 vjetë ma parë familjarët e viktimave të masakrës së 26 Shkurtit, u janë drejtue Prokurorisë Shqiptare me nji shkrese-padi kundër pjestarëve të Byrosë Politike të cilët unanimisht patën vendosë zbatimin e aktit makaber të vrasjeve, megjithëse ishin të ndergjegjëshëm se nuk egzistonte asnji provë konkrete, por vetem për terrorizem.
Heshtje absolute e Prokurorisë…!
4 vjetë ma parë “Shoqata e të përndjekurve antikomunistë të Shqipërisë” në bashkëpunim me familjarët e të pushkatuemve, iu drejtuen me nji tjeter padi Prokurorisë Shqiptare për dënimin e aktit terrorist të 26 Shkurtit 1951.
Heshtje absolute e Prokurorisë…!
Edhe sot makina e drejtësisë së ” Shqipnisë demokratike” ende mbas 30 vjetëve nuk e ka shqyrtue e dënue krimin terrorist komunist të 26 Shkurtit 1951, unikal per egersinë, jo vetem ne Shqipni , por edhe për historinë e krimit komunist në vendet komuniste të Eurpoës lindore ( përjashto B.R.S.S.)
Kjo situatë turpnon jo vetem Drejtësinë Shqiptare,
por të tanë sistemin Drejtues të Shqipnisë “demokratike”, atë politik, legjislativ dhe egzekutiv.
Në fotot bashkangjitun ” Nderim familjar për 22 ” Herojt e pafajsisë” së masakrës së 26 Shkurtit 1951 edhe prej brezit te katërt ( sternipi).
![]()


![]()



Komentet