Një kopshtar i moshuar, çdo pranverë ndihmohej nga i biri për ta punuar kopshtin. Por qëkur djali i tij ishte në burg, për fat të keq ai nuk mund ta ndihmonte. Plaku i shkruajti të birit në burg duke i shpjeguar këtë tragjedi të vogël.
“I dashur djalë, ndihem shumë i trishtuar, sepse këtë vit nuk mund të punoj kopshtin si çdo vit. Jam shumë i vjetër për ta bërë vetë. Nëse do të ishe këtu, unë nuk do të isha aq i trishtuar, sepse do të mendoje për mua duke punuar tërë kopshtin.
BABAI YT
Disa ditë më vonë plaku mori një letër nga djali i tij.
“Babi i dashur, paç mirësinë, mos e puno kopshtin. Atje fsheha të gjitha paratë dhe barin tim që e kisha për të shitur.”
YT BIR
Në orën gjashtë të mëngjesit të nesërm, me urdhër të ministrit Lleshaj, policët mbërrijnë dhe e rrëmihin kopshtin gjatë gjithë ditës pa gjetur asgjë. Pasi nuk kishin lënë vend pa rrëmihur, kërkojnë falje dhe largohen.
Pas tri ditësh babai merr një letër nga djali i tij.
“I dashur baba, tani mund ta mbjellësh kopshtin. Ishte më e mira që mund të bëja duke marrë parasysh rrethanat.”
YT BIR
Do you have a ѕpam issսe on this website;
Ӏ also am a blogɡer, aand I was curious about your situatiоn; we have developeԁ sοme nice procedures and ᴡe are lookіng to swap strategies ᴡih others, please shoot me an e-mail if interested.
Feel free to surf to my blog pоst … payday loans mckinney tx