Edhe pas 25 vitesh martesë, Michelle Obama është e dashuruar marrëzisht me bashkëshortin e saj, Barack. Një ndër çiftet më të dashura në botë, festojnë sot një pervjetor të rëndësishëm të martesës së tyre.

Michelle ka zgjedhur një foto të 25 viteve më para nga dasma e tyre, ku të dy duken kaq të rinj dhe të dashuruar njësoj si sot. Ajo i shkruan Obama-s se edhe pas një çerek shekulli ai vazhdon të mbetet shoku i saj më i mirë dhe mashkulli më i jashtëzakonshëm.

“Gëzuar 25-vjetorin e martesës. Edhe pas një çerek shekulli, ti vazhdon të mbetesh shoku im më i mirë, dhe mashkulli më i jashtëzakonshëm që njoh. Të dua”,-shkruan Michelle .
Komentet