25 vite nga vdekja e Osman Kazazit, atdhetarit tironas, Mandela shqiptar.
Lala siç e thërrisnin të gjithë tironsit u nda nga jeta më 3 mars 1999 pas një jete vuajtje, burgimi e persekutimi nga diktatura komuniste.
Antifashist, antinazist, antikomunist, nacionalist i rinisë së Ballit Kombëtar, atdhetar e patriot i familjes autoktone tironse Kazazi.
I biri i Abdulla Kazazit e Hatixhe Huta, Lala pati një rrugëtim formimi si shumë pinjollë tironas që studiuan në Universitetet më të mira Europiane.
Osman Kazazi studioi në Universitetin La Sapienza të Romës, dega Farmaci.
Kthehet në Tiranë më 1942 për t’iu bashkuar rezistencës antifashiste në Shqipëri.
Në vjeshtën e terrorit komunist 1944 në Tiranë, arrestohet nga çetat partizane e nis kalvari i burgosjes e persekutimit sic ndodhi me shumicën e elitës antikomuniste e dyert e mëdha tironse.
Ishte djalë i vetëm e për Lalën në burg e më pas, u kujdesën 5 motrat e tij, Mahmudija, Lutfija, Xhevrija, Afërdita dhe Sabireja.
Qe Kryetari i parë i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë Shqiptarë.
Pishtar i Demokracisë dekoruar më 1992 nga Presidenti i Republikës Sali BERISHA.
Akuza të rreme, dëshmitarë të rremë, dokumente të rreme përdorur e sajuar nga diktatura shkatërruan jetën e tij, por mundi t’i mbijetojë gulagëve komunistë.
Qofsh i paharruar Lala.
PS. (Foto me Ambasadorin e parë Amerikan në Shqipëri Reyerson.)
Eh mer Lal si per t ‘diele e kemi ne tironsit puqna per t’mos t’harru e per t’majt fort njoni tjetrin!
Eh mer Lale mo mire qe nuk po shef mo gjo me sy!
Mo ibret o bo si dikur fara e keqe!